Drejtori i së ashtuquajturës ”Zyra për Kosovë në Qeveri të Serbisë”, Petar Petkoviq është përgënjeshtruar sot lidhur me deklaratën e djeshme që bëri se
”“Policia e Kurtit ka tentuar disa arrestime në lagjen e bosnjakëve dhe kanë tentuar të arrestojnë dy vëllezërit, Goran dhe Vlada Vuçetiq, në qendër të qytetit, e më pas edhe Miroslav Zhivkoviqin”.
Në një video-mesazh, Jelena Zhivkoviq, bashkëshortja e Zhivkoviqit, i ka mohuar pretendimet e Petkoviqit, duke thënë se burri i saj dhe djemt e tjerë janë mirë dhe se ajo që deklaroi Petkoviq ishte gënjeshtër, shkruan Gazeta10.
Ajo e ka pyetur atë edhe se nga e ka marrë një informacion të tillë që dikush po e ndiqte burrin e saj duke i kërkuar që t’i drejtohet personalisht dhe t’i tregojë.