Pedagogia Iris Luarasi ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku komentoi videoskandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici.
Luarasi tha se duke u bazuar dhe në organizatën që ajo drejton ka dëgjuar shpesh hitori të ngjashme për burra që shfrytëzojnë pushtetin në politikë, ose biznes për të kryer marrëdhënie seksuale me asistentet.
Luarasi nënvizoi se edhe nëse ka qenë e stisur videoja, personat që e kanë realizuar kanë kryer një shërbim ndaj qyetarëve për të treguar se personi nuk e meriton atë post.
“Ka një përdorim jo vetëm të pushtetit, ka një lloj epshi të madh për të treguar që të gjithë burrat që janë në vendimarrje kur kanë mudnësi për të pasur asistente kemi dëgjuar pafund historira që ndodhin në shtet dhe privat.
Më duket sikur gjithçka rrotullohet rreth seksit dhe këtu e gjitha fillon dhe mbaron me marrëdhëniet seksuale. Patjetër kur e mendon që kjo mund të ketë qenë e stisur, sinqerisht nuk kam asnjë lloj problem dhe personat që e kanë stisur.
Nëse ti je kundërshtar politik, përdor të gjitha mënyrat për të treguar që personi përballë nuk e meriton ta mbajë këtë post.
Pasi t’i vërteton që një njeri përdor pushtetin e tij ëpr të kryer marrëdhënie seksuale dhe kjo është një çështje mne të cilën po merret SPAK”, tha Luarasi.