Ka pasur aludime të shumta për marrëdhënien e Kiarës me familjarët e Luizit dhe shkak u bë edhe mungesa e tyre në dasmën e organizuar finalen e “Big Brother VIP”. Mirëpo së fundmi Luizi duket se ka vendosur pikat mbi i.
Prej disa javësh ai ndodhet në SHBA ku po mban koncerte dhe në një prej tyre ka sqaruar edhe raportet e Kiarës me nënën e tij.
Teksa ka qenë duke kënduar në skenë, Luizi i ka ndryshuar paksa tekstin këngës duke thënë “Kurrë nënën time Kiara s’e idhnon, do t’i bëjë kafe, çaj me limon.”