Një burrë në qytetin e Novosibirsk, u hodh nga kati i tetë i një ndërtese duke përdorur një çadër dhe vdiq rrugës për në spital.
Ngjarja ka ndodhur sot. Burri kapi një ombrellë, doli në ballkonin e tij dhe u rrëzua.
“Para se të binte, ai bërtiste me të madhe duke i shqetësuar të gjithë. Dukej se kishte pirë shumë, u ngjit në ballkon me ombrellë dhe ra poshtë”, kanë thënë dëshmitarët.
Fqinjët thirrën menjëherë një ambulancë me ndihmës mjekë në përpjekje për t’i dhënë ndihmën e parë. Megjithatë, burri ndërroi jetë në ambulancë pak metra larg spitalit.
In #Novosibirsk, a man jumped from the eighth floor using an umbrella instead of a parachute. On the way to the hospital, he died. pic.twitter.com/QQJaamq8uB
— NEXTA (@nexta_tv) May 18, 2023