do_shortcode('[rt_reading_time]')

Alban Dushku, Drejtor i Doganës-Kukës; nga ushtar i Qifes, sekser i Lindita Nikollës

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 3 min.

Gjatë vitit 2023, agjencitë e SHBA-BE, kanë financuar 11 milionë USD e 8 milionë Euro, për logjistikë në doganat shqiptare, me qëllim forcimin e luftës kundër trafiqeve e kontrabandës.

Por krimi i ka të hapura portat e doganave në Shqipëri, dhe vazhdon aktivitetin lirshëm e masivisht, mbasi në krye të doganave, janë emëruar trafikantë e kontrabandistë; të mbështetur nga krerët e pushtetit, te të cilët çojnë miliona, si “taksë emërimi e qëndrimi në ato detyra”.

Përveç Ergys Hoxhës, ish-Drejtorit të Anti-Korrupsionit në Kryeministri, e prej 3 shkurtit 2023 Zv/drejtor i Përgjithëm i Doganave për sektorin hetimor e operacional; drejtori që organizon dhe lejon trafiqet e kontrabandën në Doganën e Morinës është Alban Dushku.

Nga “ushtar” trafiqesh e kontrabande i ish-deputetit “non grata” Aqif Rakipi; drejtuesi i Doganës së Kukësit, Alban Dushku, është bërë së fundmi sekser i Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla; që e ka marrë në kujdestari për të mos e hequr as nga kjo detyrë e as nga shërbimi doganor.

E dinë jo vetëm zyrtarët e Doganës, krerët e qeverisë e të PS, drejtuesit policor lokalë e qendror dhe agjencitë doganore e biznesmenët, që Dogana e Kukësit është vetëm nën kontrollin e Lindita Nikollës, ndërsa kjo ka caktuar drejtor të besuarin e saj Aban Dushku, me disa dosje penale.

Më 20 shkurt 2020, kreu i Doganës së Kukësit, kontrabandisti Alban Dushku dhe vëllai i tij trafikant Eduard (Edison) Dushku, u hoqën nga lista e OFL, duke i ndërprerë procesin hetimor dhe sekuestrimin e afro 4 milionë Euro pasuri.

Më 5 prill 2021, në Doganën e Tiranës u bllokuan veshje firmato, me etiketa të falsifikuara të markave të njohura; për të cilat, anti- krimi zbuloi se ishin futur nga Përgjegjësi i Anti-Kontrabandës Tokësore, Alban Dushku dhe Shefi Operativ Hetimor, Eldi Hoxha.

Më 3 tetor 2023, Policia e Tiranës zbuloi mallra kontrabandë në vlerë 160 mijë Euro te një magazinë; për të cilat, të arrestuarit Gentian Plaku, Ledio Kamberi e Etmir Dogjani, deklaruan se ishin futur nga Dogana e Morinës-Kukës me ndihmën e shefit Alban Dushku.

Më 29 tetor 2023 në hyrje të Tiranës, anti- krimi ekonomik ndaloi një automjet me 300 mijë Euro mallra kontrabandë, të cilat ishin futur nga Dogana e Morinës Kukës, që sipas të arrestuarve, ishin lejuar me urdhër të shefit Alban Dushku dhe do çoheshin te magazina e tij private në Sauk, por policia e arrestoi dhe e liroi.Më 7 Tetor 2015, Policia e Tiranës arrestoi 7 persona me operacionin “Petrela”; 4 prej të cilëve ishin zyrtarë të Hipotekës; bashkë me të cilët dhe Alban Dushku, mbasi me dokumente false, i kishte grabitur shtetasit G.H, 4000 m2 tokë në fshatin Stërmas dhe e shiti 600 mijë Euro.

Më 22 gusht 2017, Policia e Tiranës, njoftoi se Alban Dushku me vëllain e tij, plagosi me armë zjarri 3 pjestarë të familjes “Osma” në Sauk, gjatë presionit e dhunës për tu rrëmbyer 6000 mijë m2 tokë, por policia e shtetit e arrestoi dhe e liroi pa e proceduar në prokurori.

Edhe për 4 rastet e tjera të kontrabandës së mallrave dhe grabitjes së tokave në Petrelë me dokumente false, Alban Dushku është arrestuar 5 herë e është dënuar 2 herë, por këto damka penale nuk e kanë penguar të emërohet shef në Doganë.

Tre javë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, me Urdhër Nr. 5873, datë 31 mars 2021 të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, trafikanti, kontrabandisti e kontigjenti penal Alban Dushku, në atë kohë Përgjegjës i Anti-Kontrabandës Tokësore, u transferua Specialist në sektorin e mallrave të rrezikshme “Dual Use” dhe trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Por pas 24 orësh, urdhri u anulua dhe me Urdhër Nr. 6001, datë 1 prill 2021, Alban Dushku u emërua Përgjegjës i Sektorit të Anti-Kontrabandës Detare.Por edhe në këtë detyrë, qëndroi vetëm 24 orë, mbasi me Urdhër Nr. 6069, datë 2 prill 2021, Alban Dushku u rikthye në Përgjegjës i Sektorit të Anti-Kontrabandës Detare, ndërsa tani është emëruar Drejtor i Doganës së Morinës në Kukës.

Tre vendime emërimi e transferimi brenda 3 ditësh për një trafikant në poste të larta doganore, ku kontrollohen trafiqet e kontrabanda, nuk janë lajthitje të Drejtorit të Përgjithshëm Genti Gazheli; por kanë urdhëruar shefat e qeverisë, që “mjeshtrin” Alban Dushku e përdorin për thasë me miliona, kontrabandë e trafiqe; tashmë i përdorur prej Lindita Nikollës si Drejtor i Doganës Morinë në Kukës. (Vijon)./Pamfleti

Related Posts

FOTO/ 7 vite nga humbja e Adelës, mikja e saj bën postimin prekës: Kemi kaq shumë për të treguar!

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Lajmi tragjik i vdekjes së saj të parakohshme të gazetares së njohur, Adelajda Xhamani në moshën 31-vjeçare, la pas dhimbje të mëdha,…

Maya thyen heshtjen mbi divorcin: Ish-bashkëshorti im ka probleme me alkoolin dhe drogën

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 3 min.Disa muaj më parë, u bë me dije se këngëtarja e njohur Maya Aliçkaj kishte probleme serioze me bashkëshortin e saj. Sipas…

“Ndalu Burim…”, po nxehet situata në Big Brother Kosova

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Burimi ka vazhduar t’u flasë kamerave brenda shtëpisë më të famshme e më të vëzhguar në vend. Teksa fliste ai kishte afër…

U qëIIua me thikë nga vëllai ky është i riu që humbi jetën në Prishtinë. Emri

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Prishtinë. Vëllai qëlloi me thikë vëllain. Sipas mediave kosovare, ngjarja ka ndodhur në…

Nacionale: Shaip Mikullovci, biznesmeni i afërt me pushtetin, blen kompaninë Shell Kosova për rreth 60 milionë euro Lajmi i plotë në koment

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 2 min.Pak kohë më parë, Mikullovci, i cili është pronar edhe i disa bizneseve tjera, e ka blerë edhe IP Petrolin për rreth…

Mirupafshim vendlindja ime, unë po iki: Po lë familjen, shokët nuk do të kthehem kurrë!!!

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Mirupafshim Shqipëria ime! Po lë çdo gjë në duart e të paepurve, kri*mit, dr*ogës, injorancës. Unë nuk mund ta bëj shpirtin pis…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *