Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç që të lirohen menjëherë 3 policët e rrëmbyer të Kosovës.
Në një njoftim për mediat, DASH thekson se arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar. Kurti ka “injoruar” drafin e propozuar nga kryeministri i Shqiperise, Edi Rama i cili vazhdimisht ka bërë thirrje për të qetësuar situatën në veri, pasi BE dhe SHBA kanë paralajmëruar sanksione të forta ndaj Kosovës.
“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiç dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar”- thuhet në njoftimin e DASH.