Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të PD-së për shfuqizimin e ligjit të marrëveshjes që Shqipëria ka me Emiratet e Bashkuara, per ndertimin e Portit te ri te Durresit
Kjo marrëveshje konsiderohej si baza ligjore që i hapte rrugë projektit të portit turistik “Durrës Yacht & Marina”.
Në padinë me 40 faqe të 37 deputetëve të PD dhe partive të tjera opozitare nënvizohej se kërkohet shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare i ligjit ratifikues mbi marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik ndërmjet qeverive të Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, ku përfshihet edhe zhvillimi i Portit të Durrësit.