Ministrja e Ekonomisë dhe e Financave, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë është shprehur se duke filluar nga java e ardhshme të gjithë do të marrin shtesat e premtuara të pagës.
Ibrahimaj është shprehur se do të jepet shtesa mbi pagë për muajin prill dhe maj, ndërsa duke filluar muajin e ardhshëm do të merren pagat e reja.
“Kemi diskutuar për çështjen e zbardhjes së VKM për pagat dhe udhëzimit. Janë gati dhe nga java e ardhshme të gjitha institucionet do vazhdojnë të paguajnë shtesat për pagat sa i përket muajit maj dhe prill. Do jepet shtesa mbi pagë për muajin prill dhe maj, ndërkohë që nga muaji i ardhshëm do paguhen pagat e plota të reja siç janë të pasqyruara në VKM“, ka thënë ministrja.