Aktori i humorit, Irgen Çela, rrëfen përvojën e tij të fëmijërisë, duke përshkruar komeditë dhe tragjeditë e jetës.
Në një moment të veçantë në shfaqjen ‘S’e luan topi’, ai tregon për aksidentin në të cilin prindërit e tij u përfshinë, duke lënë babain e tij të lënduar.
Përveç kësaj, ai tregon për periudhën e vështirë psikologjike që familja kaloi pas aksidentit dhe për rolin që ai mori për t’u kujdesur për veten dhe për familjen.
Babai i tij është heroi i tij dhe ka qenë një burim i humorit edhe në momentet më të vështira. Për të mbështetur familjen, Irgeni punoi si kamerier gjatë gjimnazit.
Mami ka qenë mësuesja ime e parë, dhe nuk më ka llastuar fare. Ka qenë marrëdhënie e çuditshme që të kisha mamin mësuese, mërzitesha kur nuk më mbante me hatër, ka qenë e rreptë si zysh. Jam fëmijë i vetëm.
Ka qenë një moment kur prindërit bënë aksident dhe periudha e rëndë psikologjike e familjes zgjati rreth 10 vite, babi u dëmtua më shumë. Nuk kam qenë me ta kur ka ndodhur aksidenti, ka ndikuar shumë ajo periudha, u rrita para kohe. Babi më çoi me makinë kur do ikja në Maqedoni, kur u ktheva gjeta dajën në shtëpi, por e kuptova se diçka ka ndodhur. Neglizhenca e mjekëve e mori më qafë babin, ndodhën komplikacione. Kam një akumulim ndaj atyre mjekëve, periudhë kasapësh.
Ka kaluar shumë operacione babai. Ai sot është mirë, është heroi im, jam me fat që e kam në jetë. Babi bën shumë humor edhe në momente më të vështira. Është shumë i lumtur që jam bërë aktor.
Në kaluam nga një moment që ishim shumë mirë ekonomikisht, më vonë gjithë investimet shkuan për shëndetin. Gjatë gjimnazit kur unë kisha nevojë për të pirë ndonjë kafe, kam punuar kamerier që të kisha lekët e mia dhe t’i hiqja barrën ekonomike familjes.