3Ritakimi 2 vite pas divorcit, Blero i kërkon falje publikisht Afronës: Unë jam arsyeja që martesa s’funksionoi

E lajmëruar prej kohësh duke i lënë në pritje të gjithë, Afrona Dika ka publikuar më në fund intervistën me Bleron. Kjo intervistë vjen 2 vite pas divorcit të tyre të bujshëm që erdhi pas 7 vitesh së bashku. Dyshja i dha fund martesës në vitin 2022.

Që në fillim të bisedës, të dy shprehen se ky shpjegim s’është vetëm për ta, por edhe për publikun që të dijë arsyet dhe të shërbejë si një reflektim për mënyrën e komunikimit mes çifteve, edhe pas ndarjes.

Afrona e nis intervistën me një pyetje të drejtpërdrejtë ndaj ish-bashkëshortit të saj, që e zë Bleron disi në befasi.

Afrona Dika: Pse erdhi deri këtu ku jemi sot, Blerim?

Blero: Sepse mendoj prej disa vendimeve të mia personale që s’kanë qenë të matura, s’kanë qenë të duhura në atë kohë. Besoj që kanë qenë gabim, sido që të jetë ne jemi njerëz dhe secili gabon.

Mund të them që arsyejs që s’na ka funksionuar ose kemi ardhur ku kemi ardhur, është pjesë shumë e madhe imja dhe gabimi im, dua ta pranoj publikisht dhe dua të të kërkoj falje ty publikisht Afronë, sinqerisht dhe… në atë kohë ka qenë ideja ime për të ndenjur në Kosovë, ti e di dhe u desh të vija me ty në Zvicër, por s’e kam parë siç e shoh sot, e kam menduar ashtu dhe…ti ke pasur të drejtë gjithmonë kur më ke thënë mua duhet kështu, kështu dhe sigurisht që kokëfortësia ime ka qenë arsyeja kryesore në mosfunksionimin e martesës sonë, por njeriu pastaj i sheh gabimet e veta më vonë.

Afrona Dika: E vërtetë, si edhe unë të miat.

Blero: Siç të kam thënë edhe privatisht, pjesa shumë kryesore e mosfunksionimit të martesës tonë jam unë dhe…

Afrona Dika: Distanca.

Blero: Idetë. Ti ke ardhur në Kosovë për një kohë, ke provuar, s’ke mundur, s’je ambientuar tamam. Është dashur edhe unë të vij në Zvicër, nuk e kam bërë, është gabimi im, e pranoj publikisht dhe sinqerisht të kërkoj falje shumë, por ka ndodhur dhe ky ishte fati.

Edhe Afrona shprehet se ka gabimet e saj pasi ka shkëputur komunikimin mes tyre. Ndarja gjithashtu ka ndodhur në distancë, por as për të s’ka qenë e lehtë të pranonte çfarë kishte ndodhur.

Afrona Dika: E di që unë kam gabuar shumë që s’jemi ulur dhe s’i kemi sqaruar gjërat siç është dashur t’i sqarojmë pas 7 viteve.

Ka qenë edhe ky faji im që veç jam zhdukur nga jeta jote, sepse kam qenë, e kam pasur një mllef brenda, e kam pasur një vuajtje, e kam pasur një dëshpërim brenda, s’di si të ta shpjegoj, thjesht… një… s’e di… më është nevojitur shumë kohë edhe për vete që të pranoj që është…ka përfunduar kjo lidhje, ka përfunduar kjo martesë sepse ne në distancë kemi qenë bashkë dhe në distancë jemi ndarë dhe s’ka qenë e lehtë. Kam dashur të kem një bisedë siç e kemi tani për momentin, pa ofenduar njëri-tjetrin, pa lënduar njëri-tjetrin, pa i vënë fajin njëri-tjetrit, thjesht një bisedë të shëndoshë.

Intervista e plotë gjendet në kanalin zyrtar të Afrona Dikës në Youtube.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *