341 paund vetëm një palë bikini/ Luksi i Ajola Xoxës, dalin faturat “e kripura” të veshjeve

Kur shpërndanë informacionin se Ajola Xoxa ka shpenzuar mbi 860 mijë euro për veshje dhe aksesorë të shtrenjtë, dy prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani kanë qenë të ndërgjegjshëm se po hidhnin një bombë shkatërruese për imazhin e Erjon Veliajt dhe bashkëshortes së tij.

Shifra e çmendur e blerjeve online është provë për luksin e pamohueshëm, ku qenë zhytur njerëzit që supozohet se i administrojnë me kursim taksat e qytetarëve Tiranës. Irritimi i opinionit publik, që në nisje të procesit, është një avantazh për prokurorët në sallën e gjyqit.

“Ajola Xoxa vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose rreth 880 mijë euro”, shkruhej në njoftimin e SPAK, që ashtu siç pritej kapi menjëherë titujt kryesorë në media.

Prandaj Erjon Veliaj e denoncoi menjëherë, si të pavërtetë përdorimin e 860 mijë euro blerje të Ajola Xoxës. Kryebashkiaku tha se shpenzimet ishin për eventet kulturore që menaxhonte e shoqja, jo për qejfet e saj personale.

“Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal” u shpreh Veliaj që solli si argument faktin se Olsi Dado nuk ka gjetur asnjë nga veshjet në shtëpinë e tij.

Edhe Edi Rama e mbështeti alibinë e Erjon Veliajt, pavarësisht se e shoqëroi me një arsyetim qesharak, që më vonë e justifikoi duke thënë se nuk e ka lexuar dosjen. “Të thuash 800 mijë euro blerje online për bizhu dhe fustan ndërkohë që kryetari i bashkisë nuk vesh fustan e nuk përdor bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët dhe ta mbyllësh në dhomë paraburgimi” u shpreh Rama.

Por si qëndron e vërteta? Çfarë veshjesh ka blerë Ajola Xoxa për të arritur shumën marramendëse prej 860 mijë euro? A janë porositë në internet, materiale për evente kulturore apo ato janë thjesht kapriçiot e gruas së një politikani, që e ka humbur sensin me realitetin që e rrethon?

Lapsi.al ka siguruar faturat doganore të porosive që ka bërë Ajola Xoxa të vitit 2014, 2015 dhe blerjet nga muaji janar deri në qershor vitit 2016.

Siç e ka sqaruar SPAK, blerjet herë i gjen në emrin Ajola Xoxa, herë në emrin e nënës së saj, Valbona Xoxa. Herë porositë kanë si destinacion zyrat e kompanive tek Sky Toëer, herë shtëpinë në Kodrën e Diellit. Herë blerjet bëhen në paund, herë tjetër në euro apo dollarë.

Të paktën në ato fatura që ka siguruar Lapsi.al, blerjet bëhen në intervale të shkurtra, një herë në javë apo në dy javë.

Porositë janë në marka të njohura, ku bien në sy Michale Kors, Victoria Beckham, Prada, Karl Lagerfeld, Dolce Gabbana, Viviene Westëood etj. Në to porositen fustane, vathë, çanta, veshje intime, këpucë etj.

Çmimet variojnë herë disa dhjetëra paund për një artikull, (blerjet porositen kryesisht në Britaninë e Madhe në kompaninë online Net-a-Porter), herë në disa qindra paund, herë në disa mijëra paund për artikuj të veçantë.

Vetëm në vitin 2014 janë 39 fatura blerjesh, secila me disa artikuj të ndryshëm. Në vitin 2015 janë 30 fatura të ndryshme, secila me disa artikuj. Ndërsa nga janari deri në muajin qershor të vitit 2016 janë 11 fatura të ndryshme.

Më konkretisht, fatura e parë për vitin 2014, e marrë si provë nga prokuroria është si më poshtë.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *