Burime të gazetës “SOT” bëjnë me dije se Sali Berisha kurohet aktualisht nga një mjek italian, të cilin e takon një herë në javë për shkak të problemeve serioze me veshkat. Gjendja e tij shëndetësore është më e rënduar nga sa është perceptuar publikisht. Përveç trajtimit për veshkat, gjatë muajve të fundit Berisha ka kryer edhe disa vizita të shpeshta te neurologët. Këto detaje e shpjegojnë praninë e vigonit në dorën e tij gjatë fushatës dhe shtojnë pikëpyetje mbi gjendjen e përgjithshme fizike të kreut të Partisë Demokratike në një moment kritik për të në lidhje me problemet me drejtësinë dhe për forcën politike që ai drejton. Ndërkohë, gjatë fushatës elektorale, Berisha ka shfaqur disa herë episode asfiksie dhe lodhje të theksuar, që e kanë detyruar të braktisë takime të planifikuara, duke mos mundur t’i çojë deri në fund. Këto raste kanë kaluar pa njoftime zyrtare, por janë vënë re nga pjesëmarrësit dhe njerëzit e ngushtë që e rrethojnë.

16 qershor, Berisha nuk u paraqit në SPAK

Nga ana tjetër Berisha nuk u paraqit në SPAK në datën 16 qershor për zbatimin e masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani, për shkak se ishte i sëmurë. Kreu i PD duhej të ishte para oficerit të policisë gjyqësore në orën 10:00, por avokati i tij Ledio Nuraj, njoftoi prokurorët për problemet e Berishës. Edhe avokati Genc Gjokutaj e konfirmoi këtë lajm. “Në cilësinë e avokatit mbrojtës ju bëj me dije se sot me datë 16.06.2025 ora 10.00, zoti Berisha kishte paraqitjen e tij në SPAK në zbatim të vendimit të GJKKO për caktimin e masës së “detyrimit për paraqitje”! Për arsye shëndetësore (gjendje virale) paraqitja e tij ishte e pamundur! Në lidhje me sa me sipër, u njoftua prokurori!” shkroi Gjokutaj.

Deklarata e Brahos për sëmundjen e Berishës

Meqënëse në këtë artikull trajtohen problemet e fundit shëndetësore që ka shfaqur Berisha, po risjellim deklaratën e ish deputetit të njohur socialist Spartak Braho, i cili ka folur disa kohë më parë për sëmundjen që vuan Sali Berisha. “Jam shprehur edhe më parë për statusin e dyshimtë të Berishës, jo vetëm nga ana politike, por edhe ajo mendore. Berisha mesa duket paraqet simptomën e një psikopati të lindur, truri i të cilit përjeton turbullime të renda nervore për shkak të sëmundjes, të cilën ai vuan. Ai është diagnostikuar kohë më parë dhe tani është provuar se ai vuan nga çrregullime të furnizimit të trurit me gjak. Këtë diagnozë atij ia ka vënë në dukje shume vite më parë profesor Bajram Preza dhe doktor M. Veveçka.

Më vonë në të njëjtin konkluzion arriti dhe mjeku austriak, Kurt Jellinger, i klinikës Lainz, në Vjene, i cili e ka kuruar Berishën gjatë vitit 1990. Berisha është vetë mjek dhe e di ç’pasoja ka një tru, që nuk furnizohet normalisht me gjak”, u shpreh Braho në një reagim për gazetën “SOT”. Ai tregon se ka dhe dokumentet në duar për ta faktuar këtë gjë. “Ka një dokumentacion për këtë, të cilin e disponoj jo vetëm unë, por edhe Ministria e Jashtme dhe ajo e Shëndetësisë nxjerrë nga studioja mjekësore e profesor Kurt Jellinger. Mjekët psikiatër dhe neurologë e njohin mirë statusin mendor të Berishës. Ata heshtin se Berisha është i pamërshishëm, madje një pjesë e tyre janë detyruar të largohen nga Shqipëria”, ka thënë Spartak Braho disa kohë më parë për gazetën “SOT”.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *