Aktualisht, Zamir Meta ndodhet në qeli, përballë akuzave të rënda për veprat penale:

“Marrëd8ënie s*ksuale ose homo8suale me të mitur”,

“Marrëdhënie se8suale ose homo8ksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” – akuza që mbartin një dënim shumë të rëndë sipas Kodit Penal.

E mitura është larguar nga ambientet familjare dhe po qëndron aktualisht në një institucion të posaçëm mbrojtjeje në Tiranë, ku po merr trajtim psikologjik dhe përkujdesje të specializuar.

Ndërkohë, në shtëpinë e familjes Meta kanë mbetur gjashtë fëmijë të tjerë, të mitur, për të cilët po kujdeset nëna e tyre, Juela Meta – një nënë e cila po përballet me dramën e jetës në mënyrë të vetme, mes varfërisë, stigmës dhe pasojave psikologjike të ngjarjes.

Pas bërjes publike të abuzimit, pronari i banesës ku familja Meta qëndronte me qira, ka nxjerrë me forcë familjen jashtë, duke e konsideruar “të padëshirueshme” praninë e tyre. Euronews raporton se pas daljes së lajmit në media, pronarja e banesës, së bashku me vëllain, ka shkuar në shtëpi dhe ka kërkuar që banesa të lirohej brenda 48 orëve, duke përdorur edhe gjuhë kërcënuese.

“Komshia po më kërcënonte që do të derdhet gjak. Vjen e zonja së bashku me të vëllain dhe më thotë: ‘Edhe dy ditë e shumta duhet të lironi shtëpinë, se do të derdhet gjak’”, – rrëfen Juela Meta për mediat.

E tmerruar dhe e pambrojtur, ajo ka shkuar në polici për të kërkuar ndihmë dhe urdhër mbrojtje, por nuk është marrë asnjë masë konkrete ndaj personit që e kishte kërcënuar. Në deklaratat e saj, Juela tregon se pronarja ka ndryshuar versionin në polici, duke pretenduar se “ndihej edhe ajo e kërcënuar” nga vetë Juela – duke anuluar automatikisht mundësinë për një urdhër mbrojtjeje nga shteti.

“Shkova në polici, dhashë deklaratë, por policia nuk më dha urdhër mbrojtje. Ajo (zonja e shtëpisë) ka thënë në polici se edhe ajo ndihet e kërcënuar, dhe kështu unë mbeta pa ndihmë,” – u shpreh Juela mes lotëve.

Ndërhyrja e vonuar e shtetit dhe vendbanimi i ri

Vetëm pas presionit mediatik dhe ndjeshmërisë së publikut, autoritetet vendore janë angazhuar për të ofruar një banesë të re për familjen Meta, ku aktualisht strehohen gjashtë fëmijët e mbetur dhe nëna e tyre. Megjithatë, situata mbetet e brishtë, pasi familja është pa të ardhura, pa mbështetje të qëndrueshme dhe pa një plan afatgjatë për rehabilitimin psikologjik dhe social të fëmijëve.

Një tragjedi që ngre shumë pikëpyetje

Rasti i tmerrshëm i Fierit ngre shqetësime serioze për funksionimin e sistemit të drejtësisë, mbrojtjes së fëmijëve dhe reagimit të institucioneve të sigurisë publike. Si është e mundur që një nënë që denoncon kërcënim me jetë nuk merr urdhër mbrojtjeje, ndërsa agresorja pretendon “ndjesi frike” dhe rreziku i anulohet?

Gjithashtu, përse nuk ishte zbuluar më herët abuzimi i vajzës 12-vjeçare, dhe si ka qenë monitoruar kjo familje nga strukturat e mirëqenies sociale dhe arsimore?

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *