Arbër Hajdari: Në periudhën e pandemisë më vjen një telefonatë nga nëna e Elsës dhe më thotë që Elsa është në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë.
Study Suggests Amygdala Response Can Predict Depression Treatment Outcomes
Keep Watching

Ardit Gjebrea: Po çfarë kishte?

Arbër Hajdari: Kishte një sëmundje shumë të keqe ku mjekët u detyruan të bënin disa analiza të shpejta jashtë vendit për shkak të specifikimit të sëmundjes dhe ishte një sëmundje e agravuar tashmë. Jam gjendur në spital sapo kam marrë informacion nga nëna e vet, mos të harrojmë që në ato kohë Tirana ishte gati e izoluar për shkak të pandemisë, sapo kishte nisur izolimi nga pandemia sepse askush nuk dinte çfarë ishte kjo lloj sëmundjeje. Elsa luftoi për jetën gati shtatë ditë.

Ardit Gjebrea: Kaq shpejt?

Arbër Hajdari: Kaq shpejt. Pas shtatë ditësh, Elsa ndërroi jetë, me të gjithë mënyrat që mjekët u munduan ta shpëtonin. I gjendur para kësaj tragjedie që i ndodhi familjes dhe që ne ishim pjesë, jam mbyllur në shtëpi menjëherë që atë ditë dhe nuk doja që të më shikonin anëtarët e familjes sime në gjendjen e rënduar psikologjise që isha. Isha sepse ishim të lidhur me të, ishte një fëmijë që sapo e kishte nisur jetën, një fëmijë që sapo i buzëqeshi…

Humbja e Elsës la një shenjë dhe dhimbje të fortë te themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. Vetëm ai dhe nëna e saj e shoqëruan Elsën drejt banesës së fundit. Pas funeralit, Arbër Hajdari u mbyll në shtëpi për ditë me radhë dhe në kokë i vërtitej veç një mendim: të largohej nga fondacioni.

Me ndihmën e njerëzve pranë tij, gjeti forcën për t’u rikthyer dhe për t’u përballur me sfidën e radhës, largimin e katër bashkëpunëtorëve të afërt. Ndërkohë, Elsa e ka lënë gjurmën e saj. Dëshira e asaj vogëlusheje për dije ka frymëzuar një bursë me emrin e saj që i vendoset një kauze.

Arbër Hajdari: Kam qenë vetëm unë dhe nëna e saj në ditën e funeralit sepse nuk lejohej të shkonte askush, ishte pandemia.

Ardit Gjebrea: E paske përcjellë vetëm ti dhe e ëma?

Arbër Hajdari: Vetëm unë me të ëmën. Mund të ketë qenë një nga momentet më të vështira të miat sepse një javë më parë e kisha në krahë dhe një javë më vonë gjendesha në varrezat e Fierit me nënën e saj duke e përcjellë për herë të fundit. Një moment shumë i rënduar për mua dhe sigurisht për nënën e vet dhe të vëllanë që kishin humbur njeriun e tyre më të shtrenjtë.

Kthehem në Tiranë dhe vendos që ta braktis “Fundjavën Ndryshe”.Vendos që ta braktis, të shkëputem sepse e ndieja veten jo më të fortë emocionalisht për të përballuar ngarkesa të tilla, aq më tepër kur ne trajtojmë raste shumë të vështira dhe probabiliteti për të ndodhur sërish ishte i lartë. Kam kaluar gati 15 ditë pa dalë nga shtëpia, rrija vetëm në shtëpi, kisha shkëputur komunikimin me njerëzit.

Ardit Gjebrea: Me gjithë botën.

Arbër Hajdari: Me gjithë botën dhe kam qenë në një fazë të gjatë meditimi për të kaluar atë boshllëkun e madh… më dukej sikur më ishte vrarë shpirti dhe kishte përpjekje të vazhdueshme nga stafi, nga anëtarë, nga bashkëshortja ime për të thënë që ju keni bërë ç’ishte e mundur për Elsën dhe ndërkohë po bëheni ju arsyeja që shumë fëmijë të tjerë po shpëtojnë. Filluan të më trajtojnë me disa terapi meditimi që të rizgjohesha dhe të rikthehesha sërish te “Fundjavë Ndryshe” më i fortë, ndërkohë që katër anëtarë të tjerë të stafit të “Fundjavë Ndryshe” e lanë “Fundjavën” që atë ditë.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Arbër Hajdari: Po, dhe unë rikthehem dhe gjendem për të drejtuar “Fundjavën” në mungesë të katër aleatëve kryesorë që kisha në punë dhe m’u desh të ribëj sërish ekipin e “Fundjavës”, kryesorin. Nga ai moment, ne kemi filluar vit pas viti dhe kemi bërë një bursë që e kemi quajtur bursa Elsa. E kemi dedikuar kështu sepse ajo ishte një vajzë që e dëshironte shumë shkollën dhe këtë bursë e japim vit për vit, një bursë të plotë për një student/e që në mungesë të kushteve ekonomike lë shkollën apo nuk realizon dot atë ëndrrën që ka.

Related Posts

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

SHE WAS GIVEN WEEKS TO LIVE — THEN EVERYTHING CHANGED

Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *