Duke ironizuar, Vezaj shkruan se ndërsa bota po mbante frymën për një luftë të re mes Izraelit dhe Iranit, në Shqipëri ndodhi një përplasje tjetër, po aq “strategjike”, beteja për pushtet në SPAK.

Ai thotë më tej se Dumani, të cilit i mbaron mandati në dhjetor, po mundohet të garantojë që SPAK, edhe kur ai të largohet të mbajë emrin e tij. Këtë, sipas gazetarit, po e bën fillimisht duke tentuar të emërojë shefin e ri të BKH-së, për një mandat 5-vjeçar, jo me meritë por me “besnikëri”. Vezaj shprehet se shkarkimi i Krajës erdhi për shkak se nuk mbështetit emrin e zgjedhur nga Dumani për drejtimin e BKH-së. Më tej shton se ky ndryshim ishte mesazh i nënkuptuar edhe për prokurorin Behar Dibra, që dyshohet se do të votonte ashtu si Kraja për personin që do drejtojë BKh-në. Vezaj nuk ka lënë pa përmendur dhe pasuesen e Krajës në postin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë, Dorina Bejkon që sipas tij u soll në SPAK me porosi të Dumanit dhe ish-ministrit Fatmir Xhafa. Gazetari shkruan se kjo është drejtësia e re në Shqipëri, “me prokurorë hakmarrës, oficerë të dosjeve të paplota, votime “parimore” dhe institucione “të pavarura” që në fakt varen më shumë se asnjëherë më parë, nga “shefi””.

Fronti i ri i luftës? Jo në Lindjen e Mesme, por në SPAK!

Ndërsa bota mbante frymën për një luftë të re mes Izraelit dhe Iranit, dhe SHBA shpërtheu depot bërthamore iraniane me kirurgji precize, në Shqipëri ndodhi një përplasje tjetër, po aq “strategjike”, beteja për pushtet në SPAK! Jo, nuk bëhet fjalë për ndonjë aksion ndaj krimit të organizuar apo aferave miliardëshe, por për një luftë të vogël, të ndyrë dhe plot inate personale, që po zhvillohet në kulisat e drejtësisë së “re”. Altin Dumani, drejtuesi i SPAK që e ka biletën e largimit të prenotuar për në dhjetor, nuk po lë gur pa lëvizur për të garantuar që SPAK-u, i nesërm, të mbetet gjithsesi… Dumani. Dhe si fillim, po tenton të emëroj shefin e ri të BKH-së, për një mandat 5-vjeçar. Dhe siç e do tradita shqiptare, jo me meritë, po me “besnikëri”. Zgjedhja u bë arenë përplasjeje mes Dumanit dhe ish-shefit të tij, prokurorit Arben Kraja. Kraja, që guxoi dhe e shprehu votën kundër kandidatit Elton Kerluku dhe përkrahu rivalin veteran Jon Keta, u ndëshkua pa mëshirë. U shkarkua menjëherë nga pozicioni. Mesazhi? Kush nuk bie dakord me “shefin”, i hiqen gradat institucionale.

Por me sa duket, ky veprim hakmarrës ndaj prokurorit Kraja, ishte edhe një kërcitje gishtash ose mesazh me nëntekst për prokurorin Behar Dibra, që sipas gojëve të liga, do të votonte njësoj si Kraja. Pra, po ti heqësh “spaletat” një Prokurori të respektuar në institucion siç është Kraja, çfarë mund t’i bësh një prokurori të njohur për afeksionin ndaj gotës? Do ta shohim në episodet në vijim… Ndërkohë, procedura për zgjedhjen e kreut të BKH-së u shty pa asnjë bazë ligjore. Arsyeja? Kandidati i Dumanit kishte… dosje të paplotë! Po hej, për çfarë kemi letra ligjore kur kemi dëshira personale, apo jo? Por siç ndodh shpesh në Shqipëri, kur s’është ligji, hyn në lojë “dëshira e shefit”.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, Dumani ka nisur edhe ndërtimin e dinastisë së tij brenda SPAK-ut. Trashëgimtarja e kurorës? Prokurorja Dorina Bejko. Sipas zërave të korridoreve, të gjatë e me pllaka mermeri, u soll në SPAK me porosi të Dumanit dhe ish-ministrit Fatmir Xhafa. Qëndroi pak muaj në komandim, dha provën e besnikërisë, dhe KLP-ja, si gjithmonë në versionin “kemi vendosur të vendosim çfarë na thanë”, e emëroi me një vendim të “pavarur”. Pra, Dumani largohet në dhjetor, por bën gjithçka që “dëshira” e tij të mos ikë kurrë nga godina. Jo më kot, çdo herë që ka dashur diçka, shefi i SPAK-ut, gjykatat dhe KLP-ja e kanë zbatuar me përpikëri… dëshirën e tij, jo ligjin e Kushtetutën.

Kjo është drejtësia e re në Shqipëri: me prokurorë hakmarrës, oficerë të dosjeve të paplota, votime “parimore” dhe institucione “të pavarura” që në fakt varen më shumë se asnjëherë më parë, nga “shefi”!

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *