Marrëveshja garanton një sërë mundësish për ata që kanë punuar në të dyja vendet. Pjesë e saj janë ata që, për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale për pension janë përjashtuar deri tani nga pagesa e tij. Kjo do të mundësojë përfitime për rreth 20% të personave mbi moshën 67 vjeç, të cilët deri tani nuk janë trajtuar me pension, me mundësi për të marrë deri në 400 euro në muaj. Përfituesit do të kenë mundësinë të marrin pensione nga Shqipëria dhe Italia në varësi të viteve të punës që kanë kryer në secilin vend.

Marrëveshja ka bërë që zyrat përkatëse të shërbejnë si pikë kontaktesh të dyanshme, duke ofruar shërbime për qytetarët italianë dhe shqiptarë pa kosto shtesë. Nëse një qytetar që ka 13 vite punë në Itali, por ka vendosur të jetojë në Shqipëri, kërkesën për pension e bën në Shqipëri, në ISSH. Instituti i Sigurimeve Shoqërore merr kërkesën dhe ua transmeton kolegëve italianë. Ecejaket nuk do t’i bëjnë qytetarët, por i bëjnë institucionet respektive. E njëjta gjë edhe për një qytetar që jeton në Itali, bën kërkesë pranë autoriteteve italiane dhe autoritetet shqiptare do e konsiderojmë të njëjtë si të ishte bërë në Tiranë. Buxheti për realizimin e kësaj marrëveshjeje është parashikuar të nisë me 7,6 milionë euro për vitin e parë dhe të arrijë në 20,3 milionë euro në fund të periudhës së planifikimit.

Përveç pensioneve të zakonshme, emigrantët që kanë kontribuar në të dyja vendet do të mund të përfitojnë edhe pensione invaliditeti, pensione familjare, pagesa të papunësisë dhe ndihmë për shërbime shëndetësore dhe për lindjet. Kategoritë që do të përfitojnë përfshijnë ata që kanë mbushur moshën e daljes në pension, por që janë përjashtuar deri tani për shkak të mosplotësimit të kushteve për vitet e kontributeve. Nga viti 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar rreth 28 marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore mes të cilave; me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, me Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë. Sakaq, në fuqi pritet të hyjnë edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë. Në proces ende janë marrëveshjet me Poloninë e Serbinë, ndërsa me Francën procesi është drejt arritjes së një dakordësie për fillimin e negociatave. Vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraeli dhe Letonia kanë dhënë dakordësinë për fillimin e negociatave. Procesi më i gjatë dhe më i vështirë për palën shqiptare është ai me Greqinë.

SI NJIHET E DREJTA PËR PENSION

SIPAS LEGJISLACIONIT TË NJËRIT SHTET (NENI 12):
Një punonjës që plotëson kushtet e pensionit në një shtet, pa nevojën e bashkimit të periudhave të sigurimit nga shteti tjetër, merr pensionin e llogaritur vetëm mbi bazën e kontributeve të paguara në atë shtet.

SIPAS LEGJISLACIONIT TË TË DY SHTETEVE ME BASHKIMIN E PERIUDHAVE KONTRIBUTIVE (NENI 13):
Në mungesë të plotësimit të kontributeve minimale, periudhat e kontributeve të grumbulluara në të dy shtetet bashkohen për qëllime të së drejtës për pension. Shuma e përfitimit përcaktohet më pas sipas metodës proporcionale. Eksportimi i përfitimeve: Pensionet e paguara nga njëri prej dy shteteve, mund të transferohen pa penalitete, edhe në rast se përfituesi zhvendoset në një vend të tretë.

PËRFITIMET E PENSIONIT MINIMAL (NENI 16):
Përfitimi i pensionit minimal njihet vetëm nëse pensionisti banon në vendin që ofron përfitimin. Është përgjegjësi ekskluzive e shtetit të rezidencës.

KONTRIBUTET E SIGURIMEVE SHOQËRORE:
Për punëtorët e dërguar përkohësisht me punë (Neni 6): parashikohet ruajtja e së drejtës për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore në vendin e origjinës deri në 24 muaj. Për punonjësit e vetëpunësuar (neni 6, paragrafi 2): ekziston mundësia e ruajtjes së të drejtës sipas legjislacionit të sigurimeve shoqërore të vendit të origjinës për transferime të përkohshme më pak se 24 muaj. Për personelin udhëtues të transportit ajror, rrugor dhe hekurudhor si edhe anëtarët e ekuipazhit të anijeve detare (Neni 6, paragrafët 3 dhe 4): zbatohet legjislacionit i vendit në të cilin ka selinë kompania ose, për detarët, i shtetit të flamurit që mban anija.

NJOHJA E PERIUDHAVE TË MËPARSHME TË KONTRIBUTEVE:
Periudhat e sigurimit të grumbulluara para hyrjes në fuqi të marrëveshjes njihen për qëllime të bashkimit të periudhave kontributive. Megjithatë, ato nuk iu japin të drejtë për përfitime për periudhat e mëparshme.

Related Posts

Mother Finds Strange Substance in Son’s Room—What It Really Was Shocked Her

What started as a routine morning of cleaning around the house quickly turned into a moment of concern when I spotted several unusual fragments scattered across the…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

SHE WAS GIVEN WEEKS TO LIVE — THEN EVERYTHING CHANGED

Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *