Deputeti thekon se kontrata është më shumë se një marrëveshje lobimi; ajo është një platformë strategjike për forcimin e demokracisë shqiptare, për afrimin më të ngushtë me SHBA.
Dje Sali Berisha, u shfaq në një biznes fason ku shmangu çdo koment mbi kontratën e lobimit. Madje u anulua konferenca me gazetarët, në mënyrë që të shmangte pyetjet mbi kontratën e lobimit.

Në mesazhin drejtuar kandidatëve të PD, thuhej “Përqendrimi i medias, me urdhër të Ramës, te tema e ‘kontratës’ është një përpjekje për ta shpërqendruar fushatën tonë dhe tërhequr vëmendjen e publikut nga dështimet e Ramës në 12 vjet dhe mungesa e ofertës. Duke qenë se fushata e PD-ASHM ka ngjitur, do të ishte gabim strategjik nëse ne do të ndihmonim qeverinë për të larguar vëmendjen nga thelbi i fushatës, që është programi dhe oferta ekonomike. Pas konsultimeve me ekipin amerikan është marrë vendimi politik që: asnjë përfaqësues i PD-ASHM të mos dalë në media për këtë temë. Partia Demokratike e ka dhënë variantin e saj final për këtë çështje në një deklaratë të bërë të shtunën.”

Reagimi i Bujar Leskaj:
Kontrata e re në SHBA: Një moment historik për Partinë Demokratike dhe demokracinë shqiptare. Më 30 mars 2025, një zhvillim i rëndësishëm ndodhi në marrëdhëniet ndërkombëtare të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Fondacioni shqiptaro-amerikan “Ta Bëjmë Shqipërinë Madhështore Sërisht”, drejtuar nga patrioti demokrat z.Nuredin Seci, me bazë në Nju Jork, firmosi një kontratë shërbimi me kompaninë lobuese amerikane Continental Strategy, për të mbështetur Partinë Demokratike në strategjinë e saj të afrimit me administratën Trump II dhe për të forcuar lidhjet institucionale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo kontratë, e regjistruar zyrtarisht në përputhje me Aktin Amerikan të Rregjistrimit të Veprimtarëve të Huaj (FARA), përfaqëson një njohje të qartë politike dhe juridike të Partisë Demokratike në skenën ndërkombëtare. Për më tepër, ajo shënon fundin e narrativës së rreme të izolimit të Partisë Demokratike dhe zhbën propagandën politike të ngritur prej vitesh nga kundërshtarët e saj. Një falenderim të veçantë është për punën, përkushtimin, finalizimin e kësaj kontrate nga z.Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD.
Një investim për demokracinë dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë Përmes kontratës me Continental Strategy, Partia Demokratike garanton ndërtimin e marrëdhënieve të forta me vendimmarrësit kryesorë në qeverinë dhe Kongresin amerikan. Kjo nismë synon të promovojë demokracinë, të forcojë shtetin e së drejtës dhe të mbështesë nisma kundër korrupsionit në Shqipëri (të prodhuara me shumicë nga sekti Rama në këto 12-vite) duke e vendosur vendin tonë në rrugën e pakthyeshme drejt standardeve perëndimore. Në këtë proces, një rol të jashtëzakonshëm luan komuniteti shqiptaro-amerikan, i cili ka treguar gatishmëri për të mbështetur Partinë Demokratike, si në aktivitetin politik, ashtu edhe në atë financiar.

Kjo kontratë është një dëshmi konkrete e fuqisë mobilizuese të diasporës sonë në mbrojtje të vlerave demokratike. Historikisht diaspora në SHBA, përmes VATRËS së Nolit, Konicës, etj ka mbështetur Shqipërinë në kohërat e vështira.
Partneritet me figura kyçe të administratës amerikane Në zbatimin e kësaj kontrate janë përfshirë figura me peshë nga administrata Trump, si Carlos Trujillo, Alex Garcia dhe Alberto Martinez. Ky angazhim i nivelit të lartë garanton që kauza demokratike shqiptare të përfaqësohet me seriozitet dhe profesionalizëm pranë institucioneve më të rëndësishme në Uashington.

Rikonfirmim i drejtimit historik të Partisë Demokratike Kontrata riafirmon orientimin historik të Partisë Demokratike dhe liderit të saj Prof.Dr.Sali Berisha drejt një marrëdhënieje të qëndrueshme strategjikisht me SHBA-të, një parim kyç që ka udhëhequr këtë forcë politike që nga themelimi i saj, në vitin 1990. Ftesa e Prof. Dr. Sali Berishës për të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane 2025 në Valencia është një tjetër dëshmi e rikthimit të fuqishëm të Partisë Demokratike në arenën ndërkombëtare.

Një izolim i ri për qeverinë aktuale Në të njëjtën kohë, kontrata thekson izolimin e Edi Ramës nga partnerët strategjikë amerikanë, duke shënuar një ndryshim të qartë në qasjen e Uashingtonit ndaj realitetit politik në Shqipëri. Administrata e Presidentit Trump mbështet tashmë qartazi alternativën demokratike që përfaqëson Partia Demokratike. Rama është kukulla e Sorosit.

Përfundim: Një kontratë për të ardhmen Kontrata me Continental Strategy është më shumë se një marrëveshje lobimi; ajo është një platformë strategjike për forcimin e demokracisë shqiptare, për afrimin më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe për ndërtimin e një Shqipërie të drejtë, demokratike dhe perëndimore. Falë kësaj kontrate dhe mbështetjes së diasporës shqiptaro-amerikane, Partia Demokratike hyn në një fazë të re force dhe legjitimiteti në betejën e saj për të rikthyer demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri. Fitore PD-ASHM, fitore 1 në zgjedhjet e 11 majit!

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *