Prej dy ditësh makineria e propagandës ka angazhuar jo vetëm llumin publik por edhe llumin institucional për të goditur një kontratë lobimi të ligjshme, e me kontribut të atdhetarëve shqiptarë që duan këtë vend ta shpëtojnë nga diktatura, njëlloj si angazhimi i paraardhësve të tyre më 1944, kur Enver Hoxha i shpalli ata armiq! Përpara se të sulmoni lobin shqiptar në SHBA për kontributin e tyre, hidhini një sy historisë, për të mos “ngrënë barin” si dikur kur Enver Hoxha shpallte armiq ajkën e shoqërisë dhe mendjes shqiptare!

Por ta lëmë historinë e të shohim të tashmen! Kjo kontratë nuk ka asgjë më pak se zbatimi i ligjit amerikan, të cilin Edi Rama refuzon ta zbatojë, e për pasojë është bërë pjesë e dosjeve të korrupsionit në gjyqet e famozit Charles McGonigal. 

“Shkelja” e vetme e kësaj kontrate është se shuma prej 250 mijë dollarësh, që paguhet për aq muaj sa zgjat kontrata e lobimit, është e barabartë me shumën në qeskën e zezë që Agron Neza ia dha Charles McGonigal në një parkim për llogari të Edi Ramës, me qëllim goditjen e Sali Berishës në institucionet amerikane.

Por le ta lëmë edhe historinë e korruptimit të Charles McGonigal nga Edi Rama, deri sa në gropën e hapur në SHBA të zhytet edhe Altin Dumani i SPAK, që sot edhe njëherë vërtetoi se nuk është asgjë më shumë se një vegël qorre e Edi Ramës.

Ndërsa Edi Rama po përpiqet të vijojë me sulmet ndaj opozitës për respektimin e ligjeve të SHBA, t’u tregojë shqiptarëve se si vetëm për një telefonatë të lobuesit të tij me ish-senatorin Marc Rubio (sot Sekretar Shteti), linjat turke të lidhura me Iranin paguan 140 mijë euro! 140 mijë euro, të dyshuara në SHBA si të financuara nga Irani, u paguan për të lobuar Edi Ramën në zyrën e Marc Rubios, i cili në atë kohë ishte një nga zërat më të fortë kundër Iranit. 

Për sytë e verbuar të SPAK, po sjell edhe disa detaje: Historia korruptive nisi në vitin 2017, kur në një kontratë lobimi me “Ballard Partners” bëhen bashkë interesat e Edi Ramës dhe Rexhep Taip Erdoganit, e qëllimi për pjesën shqiptare ishte kontakti me Marc Rubion, në atë kohë senator. Kjo kontratë dhe ky financim sot rezulton një aferë e pastër korruptive, për mënyrën se si u bë pagesa. Kontrata u firmos nga njëra anë nga Ambasadori i Turqisë në SHBA, e shteti turk pagoi pjesën e vet, dhe firmosesi tjetër ishte Endri Fuga, krahu i djathtë i Edi Ramës. Sipas kësaj kontrate, 750 mijë dollarë u paguan nga Turqia dhe 350 mijë dollarë, për llogari të Edi Ramës, u paguan nga banka turke Halk Bank!

Ndërsa sulmojmë atdhetarët tanë se çfarë interesi kanë për këtë angazhim, a mund të pyesim se cili ishte interesi i një Banke Turke që të paguante 350 mijë dollarë për Edi Ramën? Pagesë e cila nuk është raportuar kurrë, apo të sqarohet se si ua shleu Edi Rama biznesmenëve turq këtë “dhuratë”. I vetmi informacion që u bë publik ishte fakti se në SHBA u arrestua Mehmet Hakan Atilla, njëri nga zv/drejtorët e përgjithshëm të Halkbank, banka që financonte lobimin e Edi Ramës. Motivi i arrestimit? Banka që paguante për lobimin e Edi Ramës kishte thyer ligjet dhe sanksionet e SHBA, dhe bashkëpunonte me një biznesmen iranian të arrestuar po në SHBA.
Por cilat janë interesat në të njëjtën kontratë lobimi në SHBA të Edi Ramës, Erdoganit dhe Iranit? Nuk kemi për t’i mësuar për sa kohë SPAK do të jetë një vegël qorre! Por ndërsa SPAK do të vijojë të përdoret politikisht, për opinionin publik disa fakte të këtyre lidhjeve janë të njohura.

E para: “Tigrat e Beles”, të mbërritura në Vlorë me bekimin e Yuri Kim, do t’u kushtojnë xhepave të shqiptarëve 120 milionë euro, pa prodhuar asnjë KvH energji! Sipas investigimeve të ndryshme, kompani të lidhura me Iranin kanë përfituar miliona euro nga kjo aferë. A jemi përballë të njëjtës linjë korruptive për lobime? SPAK, vegla qorre e Edi Ramës duhet ta kishte dhënë një përgjigje që me kohë.

E dyta: 60 milionë euro me firmë direkte të Edi Ramës iu falën biznesmenëve turq për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë! Aferë e pastër korruptive. A jemi përballë të njëjtës linjë korruptive për lobime? SPAK, vegla qorre e Edi Ramës duhet ta kishte dhënë një përgjigje që me kohë. 

Një nga lobuesit kryesorë të Edi Ramës në SHBA sot merr pagesa të majme nga kompania telefonike ONE! Edi Rama fali Sazanin dhe Zvernecin për këtë lobim, por përsëri dështoi. Etj.Etj.
Ndaj sot halli i Edi Ramës nuk është pse kundërshtarët e tij po lobojnë konform ligjeve në fuqi në SHBA, por sepse milionat e lobimeve korruptive dhe pushteti nuk po arrijnë dot të depërtojnë në administratën e re amerikane!

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *