23-vjeçarja shqiptare “pushton” skenat e botës, fiton çmim në zemër të Serbisë: Jam shumë krenare

Pianistja nga Kosova, Anila Aliu i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët, pasi ka fituar çmime shumë të rëndësishme në të gjithë botën.

Vetëm 23-vjeçe, ajo është rreshtuar mes emrave të njohur ndërkombëtarë të muzikës klasike. Së fundmi, ka fituar çmimin kryesor në një konkurs në Tailandë. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Anila ka treguar se për të arritur deri këtu i është dashur të kalojë raunde të ndryshme për disa vite me radhë dhe padyshim shumë punë.

“Unë tani sapo u ktheva nga Tailanda, ka qene një nga eksperiencat më të bukura për gjatë karrierës sime. Një garë e një niveli jashtëzakonisht profesional, pasi kishte përfaqësues nga e gjithë bota. Unë përfaqësova Kosovën dhe pata nderin dhe kënaqësinë të prezantoj muzikën klasike të shtetit tonë dhe nivelit ku ne jemi. Për këtë garë, jam përgatitur për vite me radhë, ka pasur disa raunde nëpër të cilat më është dashur të kalojë. Raundi i pari ka qene në vitin 2020-2021, ku fitova një çmim, që më mundësoi të kalojë në raundit tjetër. Në secilin raund konkurenca sa vinte e rritej, sepse shtetet vetëm zvogëloheshin. Tani arrita të jem pjesë e shteteve finalistë, të cilët morën pjesë dhe performuan në BangKok të Tailandës tani në fund të muajit prill. Ka qene një organizim fantastik në të gjitha detajet, shumë profesional, konkurentët kanë qene të jashtëzakonshëm. Kemi pasur nga moshat më të ndryshme, deri në kategorinë e moshës pa limit, mund ta merrni me mend se çfarë niveli dhe konkurence ka qene. Mirëpo, fal punës së madhe, arrita të triumfoj”, tha ajo.

Më tej, lidhur me çmimin e fituar në Beograd, Anila u shpreh se është shumë krenare, pasi në botën e muzikës klasike nuk ka rëndësi se nga vjen, por talenti që ke.

“Më bën krenare dhe shumë të lumtur, fakti që në botën e muzikës klasike nuk ka rëndësi se nga vjen dhe çmohesh dhe vlerësohesh për atë që ti dhuron në skenë. Është diçka që e sheh dhe e ndjek një audiencë, një publik i tërë, një juri shumë profesionale me prejardhje nga shtete të ndryshme të botës. Kështu që ti aty vlerësohesh vetëm për atë ç’ka ti ofron në skenë. Mund të jesh e një niveli të jashtëzakonshëm, mirëpo gjatë atyre pak minutash performancë në skenë, ndoshta nuk është dita jote dhe nuk arrin të shpalosësh ato ç’ka ti ke punuar me vite e vite”, tregoi pianistja.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *