2026 nis me stuhi dimërore, paralajmëron meteorlogia: Ngricat dhe dëbora pushtojnë gjithë Shqipërinë

Pas një dhjetori të pazakontë, thuajse pa reshje dhe me mungesë dëbore edhe në zonat e thella malore, janari pritet që të vijë krejt ndryshe. Sinoptikania Lajda Porja, tha se ditët në vijim do të shoqërohen fillimisht nga temperatura shumë të ulëta dhe mot i kthjellët, si pasojë e një mase ajrore të ftohtë që vjen nga Poli i Veriut.

Megjithatë, ky episod i acartë nuk do të zgjasë shumë, pasi në fillim të janarit pritet një ndryshim i menjëhershëm i kushteve atmosferike, me rikthim të reshjeve, dëborë në zonat malore dhe më pas shira të dendur e erë të fortë në pjesën më të madhe të vendit.

“Nuk ka reshje dëbore edhe zonat e thella kanë pasur shumë pak në një episod të shkuar, duke qenë se dhjetori ishte një muaj shumë i thatë, pa reshje. Kemi pasur dy episode me reshje të papërfillshme, ose shumë të pakta.

Parashikohet që sot edhe nesër moti të jetë i kthjellët pa reshje dhe shumë i ftohtë. Është masë që vjen nga Poli i Veriut dhe po përpiqet që të depërtojë dhe të qëndrojë në Ballkan, është futur tashmë.

Nuk do të qëndrojë shumë gjatë, por do të kthehet shumë shpejt. Me pak fjalë sot edhe nesër do të kemi temperatura shumë të ulëta në të gjithë territorin. Ka edhe një shtim të lagështirës. Tirana i është afruar sot temperaturave 0 gradë, sonte gjatë natës temperaturat do shkojnë -8 dhe -9 në zonat malore, në Korçë temperaturat do shkojnë në -6.

Më pas kemi një ndryshim total në datën 2 janar, futet një sistem që sjell reshje të pakta, kryesisht dëborë dhe reshje akoma më të forta në datat 4 dhe 5. Në datën 2 rikthehet dëbora në të gjithë zonën malore, do të afrohet dëbora në qarkun e Shkodrës, në Krujë dhe në Elbasan.

Zbret dëbora deri në zonat e ulëta, por duke qenë se reshjet janë në sasi të ulëta. Më pas në datat 4 dhe 5 do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, do të jenë kryesisht reshje shiu pasi rriten temperaturat. Dita e diel dhe e hënë do të ketë erë shumë të fortë, Ultësira Perëndimore do të ketë edhe rrebeshe shiu”, tha meteorologia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *