10 milionë euro pasuri / Besi-Xhensila si Meta me Monën, bëjnë sikur zihen për të çorientuar SPAK-un

Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, me një pasuri me vlerë mbi 10 milionë euro dukshëm të pajustifikuar me të ardhura të ligjshme, po ndjekin strategjinë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për t’i shpëtuar veprimit të SPAK-ut.

Pas procedurave për divorc, Besi dhe Xhensila kanë nisur të thumbojnë njëri-tjetrin me tekste këngësh.

Në një kohë kur Ilir Meta distancoi partinë nga Monika, u largua nga shtëpia dhe akuzon Monikën se ka tërhequr vëmendjen e SPAK-ut me luks si dhe ka lënë prova rrugës, Besi akuzon indirekt Xhensilën si materialiste dhe intrigante.

Së fundmi Besi ka publikuar këngën e re me titull “Intrigante”, ku një sekuecë e tij thotë “Zemra do mi nisësh 1000 paund se e kam mamin sëmurë, e kam në spital”.

Kjo pjesë bëri të gjithë të rikujtojnë intervistën e Bes Kallakut, gjashtë vite më parë kur tregoi se ai është kujdesur për nënën e sëmurë të Xhensilës.

Nga ana tjetër, Xhensila Myrtezaj publikoi këngën e saj “Lotët” që u tha se ishte dedikim për fundin e martesës së saj më Bes Kallakun.

Edhe pse ndaj çifitit Besi-Xhensila ende nuk dihet nëse ka një hetim pasuror, dyshja duket se po vepron me shpejtësi dhe në koordinim me dyshen Meta-Kryemadhi.

Zbarkimi i BKH-së me urdhër të SPAK në shtëpinë e blogerit Olti Curri te Kodra e Diellit, shtëpi të cilën ia ka falur Monika, e bën më të afërt rrezikun për çiftin Besi-Xhensila, i njohur si lidhje e ngushtë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Disa juristë me të drejtë kanë konstatuar se një proces divorci nuk e mbulon dot origjinën e pasurisë, nuk e eviton dot një hetim pasuror dhe as rezultatet e një hetimi të mundshëm.

Por, frika nga SPAK po dikton zhvillime befasuese. Shumica personazheve pranë Ilir Metës, tek të cilët dyshohet se ka fshehur një pjesë të pasurisë, kanë nisur të divorcohen nga gratë.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *