{"id":6883,"date":"2023-11-19T23:27:50","date_gmt":"2023-11-19T23:27:50","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=6883"},"modified":"2023-11-19T23:27:52","modified_gmt":"2023-11-19T23:27:52","slug":"ka-ardhur-koha-tu-kthejme-vendeve-emrat-origjinale-shqip-ja-disa-shembuj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=6883","title":{"rendered":"Ka ardhur koha t\u2019u kthejm\u00eb vendeve emrat origjinal\u00eb shqip! Ja disa shembuj\u2026"},"content":{"rendered":"<div class=\"78954ae5fa42b68c1393fe3da4998882\" data-index=\"1\" style=\"float: none; margin:0px 0 0px 0; text-align:center;\">\n<div data-type=\"_mgwidget\" data-widget-id=\"1576712\">\r\n<\/div>\r\n<script>(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push([\"_mgc.load\"])})(window,\"_mgq\");\r\n<\/script>\r\n\n<\/div>\n<p>Nga Dr. Nelson R. \u00c7abej<\/p>\n<p>Korpusi madhor i t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb provojn\u00eb autoktonin\u00eb e banor\u00ebve t\u00eb trojeve t\u00eb sotme shqipfol\u00ebse jan\u00eb makrotoponimet, emrat e qyteteve, lumenjve dhe maleve t\u00eb k\u00ebtyre trojeve. Tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se emrat e t\u00eb gjitha qyteteve (Arta, Nishi, Shkupi, Shtipi, Shkodra, Vlora, Lezha, Durr\u00ebsi, Peqini, Qafa e Gjasht\u00ebs, Dimali, Palokastra, Ballshi, \u00c7am\u00ebria, Ulqini, Drishti, Finiqi, etj.).<\/p>\n<p>Lumenjve (Drini, Drino, Mati, Erzeni, Ishmi, Vjosa, Buna, Shkumbini) dhe maleve (Tomor, Sharr, Pind), q\u00eb dalin n\u00eb burimet e lashta, kan\u00eb evoluar deri n\u00eb format e sotme n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjeve fonetike t\u00eb shqipes e t\u00eb asnj\u00eb gjuhe tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Vrojtimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm rreth pranis\u00eb s\u00eb shum\u00eb fshatrave me emra me prejardhje latine, greke ose turke, e sidomos sllave, \u00ebsht\u00eb rrjedhim i thuajse 21 shekujve t\u00eb sundimit dhe pranis\u00eb s\u00eb administratave pushtuese. Por si\u00e7 ka shpjeguar Eqrem \u00c7abej1, fshatrat n\u00eb Ballkan jan\u00eb t\u00eb reja e p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb l\u00ebvizshme dhe nuk dalin thuajse fare n\u00eb burimet lashta. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, edhe vlera tyre n\u00eb p\u00ebrcaktimin e etnicitetit t\u00eb baor\u00ebve t\u00eb trojeve shqiptare \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrfillshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prania e emrave t\u00eb huaj t\u00eb fshatrave \u00ebsht\u00eb fakt, numri dhe p\u00ebrqindja e tyre \u00ebsht\u00eb mbivler\u00ebsuar dhe sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pabotuara ato p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 20% t\u00eb numrit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb mikrotoponimeve shqiptare.<\/p>\n<p>Nisma e koh\u00ebve t\u00eb fundit e Bashkis\u00eb s\u00eb Skraparit p\u00ebr shqip\u00ebrimin e disa emrave t\u00eb huaj t\u00eb fshatrave \u00ebsht\u00eb shprehje frym\u00ebzuese e nj\u00eb q\u00ebndrimi atdhetar q\u00eb duhet p\u00ebrsh\u00ebndetur. Ky shkrim \u00ebsht\u00eb n\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebsaj nisme p\u00ebr t\u00eb nxitur nj\u00eb diskutim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe vjelur mendimet, idet\u00eb dhe propozimet e qytetar\u00ebve, historian\u00ebve dhe gjuh\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebsimi i emrave t\u00eb vendbanimeve n\u00eb trojet shqiptare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem serioz q\u00eb nuk mund t\u00eb lihet kurrsesi n\u00eb dor\u00ebn e bashkive t\u00eb rretheve, qarqeve ose qarqeve, p\u00ebr shkak t\u00eb kompetenc\u00ebs s\u00eb pamjaftueshme. Kjo pun\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aksion politik, por nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e momentit historik. Ajo duhet b\u00ebr\u00eb mbi parime t\u00eb sh\u00ebndosha, historike, gjuh\u00ebsore e kulturore dhe k\u00ebrkon njohuri te thella t\u00eb histories dhe gjuh\u00ebsis\u00eb, dhe duhet b\u00ebr\u00eb nga kolektiva specialist\u00ebsh, t\u00eb shkollave t\u00eb larta dhe t\u00eb institucioneve t\u00eb specializuara t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave.<\/p>\n<p>Kjo pun\u00eb mund t\u00eb fillohej me z\u00ebvend\u00ebsimin e atyre vendemrave t\u00eb huaj t\u00eb fshatrave q\u00eb jan\u00eb dokumentuar se kan\u00eb qen\u00eb shqip fillimisht, por n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb reja, jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me emra t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb po rendis vet\u00ebm disa sh\u00ebmbuj emrash t\u00eb till\u00eb. Gjuh\u00ebtari rus Aleksander Selish\u00e7ev2 na jep emrat e m\u00ebparsh\u00ebm shqip t\u00eb dy vendeve (Fushgjana dhe Plakonia) dhe format e tyre sllavisht q\u00eb p\u00ebrdorim ne sot.<\/p>\n<p>Velipoja \u2013 Sipas gjuh\u00ebtarit rus, ajo q\u00eb quhet sot \u201cVelipoj\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthim i emrit t\u00eb vendit Fushgjan\u00eb, q\u00eb p\u00ebrdorej n\u00eb Shkod\u00ebr deri nga shekulli XIX.<\/p>\n<p>Starov\u00eb \u2013 fshat n\u00eb rrethin e Pogradecit, m\u00eb par\u00eb ka q\u00ebn\u00eb quajtur Plakoni.<\/p>\n<p>Zagoria \u2013 ende sot banor\u00ebt e krahin\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit e quajn\u00eb k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb Prapamal dhe banor\u00ebt e saj \u2013 prapamalas, nd\u00ebrsa zyrtarisht krahina njihet me emrin Zagori, q\u00eb \u00ebsht\u00eb qartas p\u00ebrkthim i emrit shqip Prapamal gjat\u00eb sundimit bullgar ne Mesjet\u00ebn e hershme\/t\u00eb mesme.<\/p>\n<p>Palokast\u00ebr nj\u00eb fshat n\u00eb veri t\u00eb Gjirokastr\u00ebs. N\u00eb vitin 1835 udh\u00ebtari anglez \u00cbilliam Martin Leake3 e lokalizoi qytetin e lasht\u00eb epirot, Phanote (\u03a6\u03b1\u03bd\u03cc\u03c4\u03b7) n\u00eb rrethinat e Kardhiqit (Gjirokast\u00ebr) dhe n\u00eb vitin 1938 gjeografi gjerman Eugen Oberhummer e sakt\u00ebsoi n\u00eb fshatin Palokast\u00ebr ku zbuloi germadhat dhe k\u00ebshtjell\u00ebn e qytetit l\u00eb lasht\u00eb epirot Phanote. P\u00ebrb\u00ebr\u00ebsi i dyt\u00eb i k\u00ebtij emri \u2013 kast\u00ebr, nj\u00eb greqizim i emrit latin castello (k\u00ebshtjell\u00eb), \u00ebsht\u00eb shtuar dikur n\u00eb mesjet\u00eb, si\u00e7 provohet nga fakti q\u00eb qyteti p\u00ebrmendet me emrin Phanote 4-5 shekuj para se t\u00eb nd\u00ebrtohej k\u00ebshtjella.<\/p>\n<p>Me q\u00eb ky em\u00ebr qyteti epirot na vjen nga burime greke duhen mbajtur parasysh dy ve\u00e7ori t\u00eb greqishtes s\u00eb lasht\u00eb:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, Ph (\u03c6) n\u00eb greqishten e lasht\u00eb shqiptohej ph- dhe vet\u00ebm dikur pas shekullit X t\u00eb er\u00ebs son\u00eb n\u00eb greqishten e re, ajo filloi t\u00eb shqiptohej si -f-,<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, zakonisht tingullin -p- t\u00eb emrave t\u00eb vendeve t\u00eb huaja grek\u00ebt e lasht\u00eb e shkruanin ph- (\u03c6)4, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se emri i qytetit mund t\u00eb jet\u00eb shqiptuar *Panote nga \u201cshqiptar\u00ebt e Lasht\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb P- ja ballore nuk u ndrua n\u00eb F- tregon se ky em\u00ebr nuk ka kaluar n\u00ebp\u00ebr goj\u00ebn e grek\u00ebve. Po k\u00ebshtu ndrimi n>l, ka ndodhur vet\u00ebm n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjeve t\u00eb dialektit t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Gjirokastr\u00ebs, si\u00e7 ka ndodhur me fjal\u00ebt ner\u00ebnx\u00eb > ler\u00ebnx\u00eb, Panormo> Palermo; Nevzat> Levzat, etj.), duke dh\u00ebn\u00eb form\u00ebn Palo me hiferez\u00ebn e t-s\u00eb fundore.<\/p>\n<p>Gjirokastra \u2013 N\u00eb regjistrimin kadastral t\u00eb vitit 1831 dhe n\u00eb sh\u00ebnimet e Evlia \u00c7elepis\u00eb (Evliya \u00c7elebi, 1611-1682) n\u00eb shekullin XVII, Gjirokastra del me emrin Ergj\u00ebri, em\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb ruajtur n\u00eb folklorin e krahin\u00ebs deri n\u00eb shekulin XX, si\u00e7 shihet nga poezia popullore kushtuar Kuvendit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs t\u00eb mbajtur n\u00eb at\u00eb qytet n\u00eb 23 korrik t\u00eb vitit 1880:<\/p>\n<p>\u201cKurvelesh e Geg\u00ebr\u00ed,<\/p>\n<p>U mblodh\u00eb n\u00eb Ergj\u00ebri\u201d<\/p>\n<p>Forma Gjirokast\u00ebr ka dal\u00eb nga em\u00ebrtimi administrativ bizantin, Argyrokastro q\u00eb del s\u00eb pari n\u00eb shekullin XIV te historian e perandori bizantin Kantakuzeni. Edhe pse nuk del n\u00eb burimet e lashta, emri i qytetit Ergj\u00ebri rrjedh nga emri i n\u00ebnfisit kaon t\u00eb argjirin\u00ebve n\u00eb Epirin e lasht\u00eb q\u00eb banonte n\u00eb at\u00eb rajon sipas Stefan Bizantinit5 n\u00eb shekullin VI t\u00eb er\u00ebs son\u00eb. Historiani gjerman Conrad Bursian (1830-1883) sakt\u00ebsoi se vendbanimi i argirin\u00ebve ishte lugina e lumit Drino6. Emri Ergj\u00ebri mund te ket\u00eb dal\u00eb nga nje form\u00eb e rikonstruktuar *Argyrion7, q\u00eb regullisht do t\u00eb jepte form\u00ebn e dokumentuar Ergj\u00ebri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ruajtur deri n\u00eb dit\u00ebt tona. Nga ky em\u00ebr, me etimologjizim popullor, ka dal\u00eb emri Mali i Gjer\u00eb (nga Mal i Ergj\u00ebrit), q\u00eb n\u00eb hart\u00ebn e Kiepert-it del edhe me emrin Ergjenik8. Edhe konsulli i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Napoleon Buonapartit te Ali Pasha Tepelena, Puk\u00ebvili (1770-1838), flet per nj\u00eb mal Argenik, q\u00eb fillon nga jugu i Tepelen\u00ebs duke u shtrir\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Gjirokastr\u00ebs\u201d9.<\/p>\n<p>Saranda \u2013 ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i ri, q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim pas pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Deri n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX k\u00ebtu kishte vet\u00ebm nj\u00eb port dhe barinj stinor\u00eb nga Lab\u00ebria q\u00eb vinin p\u00ebr t\u00eb dim\u00ebruar bag\u00ebtit\u00eb, andaj quhej thjesht Skel\u00eb, me burim t\u00eb af\u00ebrt fjal\u00ebn turqisht iskele10 \u2013 \u201cport, gji deti\u201d. Ndryshe quhej edhe \u201cSkela e Delvin\u00ebs \u201c. Emri i lasht\u00eb i k\u00ebtij qyteti ka qen\u00eb nj\u00eb em\u00ebr ilir, Onchesmus (Onkesmus), q\u00eb p\u00ebrm\u00ebndet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga shtetari dhe filozofi romak, Ciceroni11 dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebrmendet n\u00eb shekullin VI t\u00eb er\u00ebs son\u00eb12. Duke zbatuar regullat fonetike t\u00eb shqipes (humbja e zanores ballore t\u00eb patheksuar, ndrimi q>gj dhe r\u00ebnien e mbares\u00ebs \u2013<\/p>\n<p>us), emri i qytetit do t\u00eb evoluonte n\u00eb Gjashma, e cila, n\u00ebp\u00ebrmjet etimologjizimit popullor (prirjes p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb kuptim k\u00ebsaj fjale \u201ct\u00eb pakuptimt\u00eb\u201d) e quajti Qafa e Gjasht\u00ebs qaf\u00ebn q\u00eb t\u00eb shpie n\u00eb qytetin e zhdukur (Saranda e sotme), q\u00eb nuk ruhej m\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e tij historike13.<\/p>\n<p>Domosdova \u2013 Ky em\u00ebr i fush\u00ebs n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Prrenjasit \u00ebsht\u00eb lidhur me emrin e lasht\u00eb t\u00eb qytetit ilir Damastion, argjendi i t\u00eb cilit p\u00ebrdorej p\u00ebr t\u00eb prer\u00eb monedha argjendi edhe nga Korinthi. Sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb nuk ka miniera argjendi, por prania e argjendit n\u00eb mineralet e kromit dhe t\u00eb argjendit t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh se ato duke u shfryt\u00ebzuar q\u00eb nga lasht\u00ebsia mund t\u00eb jen\u00eb varf\u00ebruar ose shfryt\u00ebzuar plot\u00ebsisht. P\u00ebr shkak t\u00eb ting\u00ebllimit t\u00eb af\u00ebrt, emri Domosdov\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhur me fjal\u00ebn turke domuz \u201cderr\u201d, por kjo \u00ebsht\u00eb e gabuar sepse emri Damastion del t\u00eb pakt\u00ebn 15 shekuj para pushtimit osman t\u00eb vendit ton\u00eb. P\u00ebr arsye gjeografike dhe gjuh\u00ebsore emri i fush\u00ebs Domosdov\u00eb besohet t\u00eb jet\u00eb forma e sotme e emrit t\u00eb lasht\u00eb Damastion, me prapashtes\u00ebn -ova14.<\/p>\n<p>Drimadhes \u2013 nj\u00eb form\u00eb e greqizuar e emrit t\u00eb fshatit Dh\u00ebrm\u00ed, q\u00eb tani ka filluar t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb disa gazeta dhe media t\u00eb tjera. Dh\u00ebrm\u00ed \u00ebsht\u00eb emri i vet\u00ebm me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb njohur fshati nga banor\u00ebt e zon\u00ebs p\u00ebrreth dhe nga shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. I vetmi shpjegim q\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb deri sot p\u00ebr prejardhjen e emrit t\u00eb fshatit bazohet n\u00eb nj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb del nga Komentari i Luft\u00ebs Civile i Jul Qezarit n\u00eb shekullin I p.e.s. ku lidhur me fillimin e fushat\u00ebs s\u00eb tij kund\u00ebr Pompeut n\u00eb Ballkan, ai shkruan: \u201cT\u00eb nes\u00ebrmen ai arriti n\u00eb shk\u00ebmbinjt\u00eb Keraune dhe n\u00eb brigje shk\u00ebmbore t\u00eb tjera t\u00eb rrezikshme, me q\u00eb e kuptonte se t\u00eb gjitha portet ishin n\u00eb dor\u00ebn e kund\u00ebrshtarit; ai zbriti trupat e tij n\u00eb vendin e quajtur Palaeste (Palasa e sotme \u2013 N.R.\u00c7.), pa humbur asnj\u00eb anije\u201d15. N\u00eb indeksin e k\u00ebtij botimi lexojm\u00eb p\u00ebr \u201cGermin\u00ebt, nj\u00eb fis i asaj pjese t\u00eb bregdetit t\u00eb Epirit, ku jan\u00eb malet Keraune. N\u00eb tok\u00ebn e tyre arriti Cezari me 7 legjione\u201d16.<\/p>\n<p>Ndrimi g>dh, q\u00eb ka ndodhur n\u00eb emrin e fisit kaon t\u00eb germin\u00ebve dhe n\u00eb emrin e fshatit Dh\u00ebrmi mund t\u00eb ndodhte vet\u00ebm duke kaluar n\u00ebp\u00ebr goj\u00ebn e shqiptar\u00ebve, as t\u00eb grek\u00ebve, as t\u00eb latin\u00ebve, as t\u00eb sllav\u00ebve.<\/p>\n<p>Referencat<\/p>\n<p>1.\u00c7abej, E. (1958). Problemi i autoktonis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebvet n\u00eb drit\u00ebn e emravet t\u00eb d\u00ebndeve. Buletini i Universitetit Shtet\u00ebror t\u00eb Tiran\u00ebs, Seria Shk. shoq. Tiran\u00eb, 2, 54-62.<\/p>\n<p>2. \u0421\u0435\u043b\u0438\u0449\u0435\u0432, \u0410. (1931). \u0421\u043b\u0430\u0432\u044f\u043d\u0441\u043a\u043e\u0435 \u041d\u0430\u0441\u0435\u043b\u0435\u043d\u0438\u0435 \u0432 \u0410\u043b\u0431\u0430\u043d\u0438\u0438. \u0421\u043e\u0444\u0438\u044f (Slavianskoe naselenie v Albanjii.<\/p>\n<p>3. Leake, W.M. (1835). Travels in Northern Greece. I. J. Rod\u00ebell, Ne\u00eb Bond Street, London, f. 72-73.<\/p>\n<p>4. Kretschmer, P. (1896). Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache. Vandenboeck and Ruprecht, G\u00f6ttingen, f. 268.<\/p>\n<p>5. \u03a3\u03c4\u03ad\u03c6\u03b1\u03bd\u03bf\u03c2 \u0392\u03c5\u03b6\u03ac\u03bd\u03c4\u03b9\u03bf\u03c2, \u0395\u03ba \u03c4\u03c9\u03bd \u0395\u03b8\u03bd\u03b9\u03ba\u03c9\u03bd \u03a3\u03c4\u03b5\u03c6\u03b1\u03bd\u03bf\u03c5 \u03ba\u03b1\u03c4 \u0395\u03c0\u03b9\u03c4\u03bf\u03bc\u03b7\u03bd (Stephani Byzantii Ethnicorvm quae svpersvnt), Red. A. Meineke, Reimer, Berlin, 1849.<\/p>\n<p>6. Bursian, C. (1862). Geographie der Griechenland. B.G. Teubner, Leipzig, f. 19.<\/p>\n<p>7. \u00c7abej, N.R. (2014). Vazhdim\u00ebsi Iliro-Shqiptare n\u00eb Emrat e Vendeve. Fan Noli, Tiran\u00eb, f. 102-106.<\/p>\n<p>8. Kiepert, H. General-Karte von der europ\u00e4ischen T\u00fcrkei: nach allen vorhandenen Originalkarten und itinerarischen H\u00fclfsmitteln \u2013 bearbeitet und gezeichnet von Heinrich Kiepert. Internet: http:\/\/\u00eb\u00eb\u00eb.lib.uchicago.edu\/e\/collections\/maps\/kiepert\/G6800-1853-K5.html.<\/p>\n<p>9. Pouqueville, F.C.H.L. (1820). Travels in Epirus, Albania, Macedonia, and Thessaly. R. Phillips and Co., London, f. 63.<\/p>\n<p>10. \u00c7abej, E. (2006). Studime Etimologjike n\u00eb Fush\u00eb t\u00eb Shqipes VII. Tiran\u00eb, p. 16.<\/p>\n<p>11. M. Tullius Cicero, Letters to Atticus 7.2.<\/p>\n<p>12. Hieroclis synecdemus et notitiae Graecae episcopatuum. Ed. T. Mommsen, Berlin, 1866.<\/p>\n<p>13. \u00c7abej, N.R. (2014). Vazhdim\u00ebsi Iliro-Shqiptare n\u00eb Emrat e Vendeve. Fan Noli, 96-101.<\/p>\n<p>14. \u00c7abej, N.R. (2014). Po aty, f. 78-82.<\/p>\n<p>15. C. Iuli Caesaris Commentarii cum A. Hirti aliorumque supplementis. Libri 3, 6. Teubner, 1876, Lipsiae.\u201cPostridie terram attigit Germiniorum. Saxa inter et alia loca periculosa quietam nactus stationem at portus omnes timens, quod teneri ab adversariis arbitrabantur, ad cum locum, qui appellabatur Palaeste, omnibus navibus ad unam incolumibus milites exposuit.\u201d<\/p>\n<p>16. C. Iuli Caesaris Commentarii cum A. Hirti aliorumque supplementis. Teubner, 1876, Lipsiae, p. 227 (n\u00eb indeksin e librit).<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dr. Nelson R. \u00c7abej Korpusi madhor i t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb provojn\u00eb autoktonin\u00eb e banor\u00ebve t\u00eb trojeve t\u00eb sotme shqipfol\u00ebse jan\u00eb makrotoponimet, emrat e qyteteve, lumenjve dhe&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6884,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-6883","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6883","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6883"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6883\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6884"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6883"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6883"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6883"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}