{"id":6111,"date":"2023-11-12T00:53:20","date_gmt":"2023-11-12T00:53:20","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=6111"},"modified":"2023-11-12T00:53:21","modified_gmt":"2023-11-12T00:53:21","slug":"sajma-hasanoviq-vajza-tjeter-nga-sanxhaku-qe-kuptoi-se-nuk-eshte-boshnjake-por-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=6111","title":{"rendered":"Sajma Hasanoviq, vajza tjet\u00ebr nga Sanxhaku q\u00eb kuptoi se nuk \u00ebsht\u00eb boshnjake por shqiptare"},"content":{"rendered":"<div class=\"78954ae5fa42b68c1393fe3da4998882\" data-index=\"1\" style=\"float: none; margin:0px 0 0px 0; text-align:center;\">\n<div data-type=\"_mgwidget\" data-widget-id=\"1576712\">\r\n<\/div>\r\n<script>(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push([\"_mgc.load\"])})(window,\"_mgq\");\r\n<\/script>\r\n\n<\/div>\n<p>Sajma Hasanoviq, vajza tjet\u00ebr nga Sanxhaku q\u00eb kuptoi se nuk \u00ebsht\u00eb boshnjake por shqiptare<\/p>\n<p>Problemet e Masbjeshk\u00ebs (krahina e Sanxhakut e ndar\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi), jan\u00eb probleme historike q\u00eb nd\u00ebrlidhen me pozit\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb popullit shqiptar q\u00eb nga koh\u00ebt e pushtimit osman e sidomos t\u00eb pushtimit t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Andaj, moria e problemeve me pushtimin e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e vise t\u00eb tjera shqiptare n\u00ebn Jugosllavi, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb populli i Kosov\u00ebs t\u00eb mos e ket\u00eb v\u00ebmendjen kah problemet aq t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb asaj popullate, q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave specifike dhe krejt\u00ebsisht t\u00eb ve\u00e7anta historike n\u00eb raport me pushtimin serb, iu la vetvet\u00ebs dhe asimilimit gjuh\u00ebsor q\u00eb solli n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u201cboshnjakizimin\u201d e popullit, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb duke ikur nga vetja dhe identiteti shqiptar, mendonin se do t\u00eb gjejn\u00eb streh\u00eb nga dhuna dhe terrori pushtues.<\/p>\n<p>Pas aktit t\u00eb thuash heroik t\u00eb Amina Nurajt, e cila q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebm 17 vje\u00e7are e kishte kuptuar se nuk \u00ebsht\u00eb boshnjake por shqiptare, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb rr\u00ebnjve shqiptare ka ecur edhe e reja Sajma Hasanoviq nga Novi Pazari.<\/p>\n<p>Edhe Sajma Hasanoviq tashm\u00eb deklarohet z\u00ebsh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqiptare, se nuk do t\u00eb jetoj me \u201cidentitet t\u00eb dyfisht etnik\u201d, por vet\u00ebm me identitetin natyral q\u00eb e trash\u00ebgon brez pas brezi, por q\u00eb nga frika prej represaljeve serbe, prind\u00ebrit e kan\u00eb fshehur dhe mbajtur t\u00eb ndrydhur e n\u00eb harres\u00eb, perderisa me k\u00ebt\u00eb nuk u pajtua vajza e tyre, Sajma. Kjo sjellje kaq e guximshme e vajzave t\u00eb Sanxhakut (Masbjeshk\u00ebs), ishte arsye e mir\u00eb q\u00eb ta intervistoja.<\/p>\n<p>Intervistoi: Gjergj \u2013 Bajram Kabashi<\/p>\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb Sajma Hasanoviq? Ku ke lindur dhe prej nga e ke prejardhjen n\u00eb Sanxhak?<\/p>\n<p>Sajma Hasanovi\u0107: Une jam nj\u00eb vajz\u00eb e Pazarit t\u00eb Ri (Novi Pazarit), q\u00eb tashm\u00eb i kam mbushur 19 vjet. E kam kryer shkoll\u00ebn e mesme \u2013 gjimnazin n\u00eb Pazar t\u00eb Ri. Pra kam lindur n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet t\u00eb bukur dhe jetoj n\u00eb Joshanic\u00eb, nja dhjet\u00eb kilometra prej qytetit. Mbiemri yn\u00eb \u00ebsht\u00eb Hasanoviq (Hasanaj)dhe fisi prej nga kemi jan\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt tona \u00ebsht\u00eb Xhakovac, kjo \u00ebsht\u00eb nga ana e e babait. N\u00ebna ime (nana e nan\u00ebs), \u00ebsht\u00eb quajtur me mbiemrin Shkreli, dhe me k\u00ebt\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb rr\u00ebnje shqiptare. Historit\u00eb e familjeve k\u00ebtu pothuaj jan\u00eb t\u00eb njejta por q\u00eb dallojn\u00eb me faktin se ka vite e vite q\u00eb njer\u00ebzit paraqiten si boshnjak, ma shum\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb frik\u00ebs s\u00eb madhe nga dhuna dhe terrori i s\u00eb kaluar\u00ebs, q\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetrit e kan\u00eb mbajtur n\u00eb mend dhe se harrojn\u00eb kurr\u00eb. Une jam e re por kam nd\u00ebgjuar nd\u00ebrkoh\u00eb rr\u00ebfime t\u00eb trishtueshme, p\u00ebr masakra t\u00eb shum\u00ebta q\u00eb kan\u00eb ndodhur ndaj njer\u00ebzve n\u00eb k\u00ebto an\u00eb vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb na shfarosnin e t\u00eb mos mbetej kush q\u00eb do t\u00eb guxonte t\u00eb deklarohej si shqiptar.<\/p>\n<p>Kur ke qen\u00eb e vet\u00ebdijshme q\u00eb je shqiptare e jo boshnjake, pasi atje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj zakoni q\u00eb njer\u00ebzit \u201cikun\u201d nga p\u00ebrkat\u00ebsia e vet etnike. P\u00ebr \u00e7ka? P\u00ebr shkak t\u00eb shtypjes prej anash apo\u2026? A ka ekzistuar ndonj\u00eb ndikim p\u00ebranash apo vet i ke gjetur rr\u00ebnj\u00ebt shqiptare t\u00eb familjes, ato rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb fshehura identitare shqiptare?<\/p>\n<p>Sajma Hasanovi\u0107 : Para pes\u00eb a gjasht\u00eb vitesh kur isha shum\u00eb e re, dikur 15 vje\u00e7e e kam njohur rast\u00ebsisht Amina Nurajn, q\u00eb p\u00ebr mua si f\u00ebmij\u00eb ishte nj\u00eb shemb\u00eblltyr\u00eb e madhe, nj\u00eb yll t\u00eb thuash, k\u00ebshtu q\u00eb nga ajo koh\u00eb filloj rruga ime jet\u00ebsore kah identiteti im i fshehur etnik shqiptar, duke e zbuluar kush isha dhe cila \u00ebsht\u00eb rruga n\u00eb jet\u00eb si shqiptare. Amina m\u00eb ka ndihmuar ti njoh rr\u00ebnj\u00ebt e mija dhe ta kuptoj q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jam shqiptare e jo boshnjake. Kjo ishte nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e madhe p\u00ebr mua, nj\u00eb lumturim i pa fund dhe g\u00ebzim sikur t\u00eb kisha lindur p\u00ebr s\u00eb dyti. Se nuk \u00ebsht\u00eb leht\u00eb kur e kupton se t\u00eb par\u00ebt tuaj nga dhuna, terrori dhe ndjekjet e vazhdueshme qenkan detyruar t\u00eb ikun nga p\u00ebrkat\u00ebsia e tyre komb\u00ebtare n\u00eb nj\u00eb identitet tjet\u00ebr etnik. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tragjedi njer\u00ebzore me t\u00eb cil\u00ebn njeriu i gjall\u00eb nuk duhet t\u00eb pajtohet kurr\u00eb. Pavar\u00ebsisht t\u00eb gjithave, dhun\u00ebs, terrorit, shp\u00ebrnguljeve t\u00eb dhunshme e lloj-lloj presioni, njeriu duhet t\u00eb q\u00ebndroj n\u00eb t\u00eb vet\u00ebn pa ikur nga vetvetja. Se as serbi, boshnjaku, malazezi e kushdo tjet\u00ebr, nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se shqiptari. T\u00eb gjith\u00eb jemi qenie njer\u00ebzore me vlera t\u00eb njajta q\u00eb duhen respektue dhe nderue me dinjitet e respekt. Natyrisht jam e vet\u00ebdijshme se presione n\u00eb Novi Pazar ka pasur e ka ende, prandaj me k\u00ebt\u00eb p\u00ebr dike nuk \u00ebsht\u00eb leht\u00eb t\u00eb jet\u00eb ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb. Mjaft\u00eb \u00ebsht\u00eb e pranishme edhe frika nd\u00ebr njer\u00ebzit se edhe sot e k\u00ebsaj dite mund t\u00eb d\u00ebgjosh tek thuhet: \u201cKjo \u00ebsht\u00eb Serbi, nuk \u00ebsht\u00eb Kosov\u00eb\u201d. Probleme t\u00eb m\u00ebdha paraqet edhe fakti se ne me dokumente serbe kur vijm\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e na d\u00ebgjojn\u00eb tek flasim serbisht at\u00ebhere mendojn\u00eb q\u00eb jemi serb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Sajma Hasanovi\u0107 mendon se shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Pazar , ku shumica jan\u00eb me prejardhje shqiptare por q\u00eb disa edhe nuk e dijn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmas\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb asimilimit t\u00eb popullit pas viteve t\u00eb \u201990-ta.<\/p>\n<p>Pyetje: Interesant\u2026 Megjithat\u00eb, n\u00eb Serbi nuk jetojn\u00eb vet\u00ebm serb\u00ebt por edhe t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb gjithashtu i kan\u00eb t\u00eb garantuara t\u00eb drejtat kushtetuese. Esht\u00eb e kuptueshme frika e banor\u00ebve t\u00eb Sanxhakut p\u00ebr shkak t\u00eb represaljeve n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, vrasjeve, gjenocideve, d\u00ebbimeve p\u00ebr Turqi e gjetiu . Megjith\u00ebse je e re n\u00eb mosh\u00eb a thua p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsyeje i gjith\u00eb ky mosbesim dhe mosnjohje e t\u00eb drejtave e lirive njer\u00ebzore t\u00eb tjetrit, kur banor\u00ebt e Sanxhakut, shqiptar\u00ebt apo boshnjak\u00ebt, nuk e rrezikojn\u00eb integritetin e shtetit\u2026? N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, pasi p\u00ebrpjekjet tuaja n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb rr\u00ebnjve identkitare t\u00eb fshehura, nuk e c\u00ebnojn\u00eb askend, ju keni t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vazhdoni pa u ndalur, apo jo?<\/p>\n<p>Sajma Hasanoviq: Po, e v\u00ebrtet\u00eb\u2026 Ligji dhe e drejtat kushtetuese thot\u00eb q\u00eb \u201cne kemi t\u00eb drejt\u00eb\u201d , por realiteti \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr. Kjo i bije sikur duan t\u00eb na shtyjn\u00eb t\u00eb jemi ata q\u00eb nuk jemi, megjith\u00ebse nuk e rrezikojm\u00eb shtetin. Kemi ardhur deri aty sa t\u00eb frik\u00ebsohemi kush jemi e \u00e7ka jemi q\u00eb n\u00eb momentin kur d\u00ebshirojm\u00eb ti bartim shenjat e shtetit komb\u00ebtar shqiptar a rr\u00ebnjve tona, frik\u00ebsohemi dhe presim mos dikush prej anash na godet me thik\u00eb n\u00eb bark \u2026 Dhe gjithmon\u00eb kthehemi tek ajo e njejta \u2013 na presin p\u00ebrgjigjet: \u201cKjo \u00ebsht\u00eb Serbija, n\u00ebse nuk t\u00eb p\u00eblqen, p\u00ebrse at\u00ebhere jeton k\u00ebtu? P\u00ebrse nuk jeton n\u00eb Kosov\u00eb apo Shqip\u00ebri\u201d Prandaj, dua ta ritheksoj se jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb shkelura t\u00eb drejtat e Shqiptar\u00ebve n\u00eb Sanxhak, pasi duan me \u00e7do kusht t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb \u201cboshnjak\u201d, pavar\u00ebsisht q\u00eb nuk jemi t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb bot\u00ebn demokratike pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb jet\u00eb edhe Serbia, askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u2019ia shkel\u00eb tjetrit t\u00eb drejtat e njeriut, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ju duhet t\u00eb luftoni me metoda demokratike , duke i informuar t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr pozit\u00ebn tuaj. Ti si vajz\u00eb e re ke mund\u00ebsi t\u00eb studjosh edhe n\u00eb Prishtine\u2026\u201d<\/p>\n<p>Sajma Hasanovi\u0107: N\u00eb shekullin e 21 t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb duhej ti kishim t\u00eb drejtat e barabarta q\u00eb nd\u00ebrlidhen me baz\u00ebn e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb nacionale , por p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk \u00ebsht\u00eb ashtu. K\u00ebtu gj\u00ebrat e mira me gjas\u00eb vijn\u00eb me vones\u00eb. mendoj se pak flitet p\u00ebr gjendjen ton\u00eb e dihet shum\u00eb pak pavar\u00ebsisht se do t\u00eb duhej t\u00eb dihej m\u00eb shum\u00eb se q\u00eb dihet. P\u00ebr mua si nj\u00eb e re \u00ebsht\u00eb e pakuptimt q\u00eb serb\u00ebt t\u00eb trejtohen m\u00eb mir\u00eb kudo n\u00eb ballkan se ne shqiptar\u00ebt n\u00eb Serbi. Kjo padrejt\u00ebsi nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundoj por ne si njer\u00ebz human duhet t\u00eb punojm\u00eb e angazhohemi shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohet p\u00ebr ne, q\u00eb njer\u00ebzit ta kuptojn\u00eb se ishim t\u00eb dhunuar e t\u00eb shtypur dhe se nuk duam t\u00eb jetojm\u00eb m\u00eb si t\u00eb shtypur, pa dinjitet njeri, pa krenari njer\u00ebzore e komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Si t\u00eb d\u00ebgjohet p\u00ebr brengat e m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebsaj popullate kur njer\u00ebzit nuk e ngren\u00eb z\u00ebrin e tyre q\u00eb ta kuptojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt se jan\u00eb gjall\u00eb. Natyrisht askush s\u2019ka pse t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr boshnjak\u00ebve, por duhet t\u00eb mos pajtohemi kur dikush do tu b\u00ebj\u00eb boshnjak kur nuk jini t\u00eb till\u00eb\u2026?<\/p>\n<p>Sajma Hasanovi\u0107: Nuk kemi mb\u00ebshtetje as nga kjo e p\u00ebr fat t\u00eb keq shum\u00eb qytetar\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e vet etnike p\u00ebr shkak t\u00eb \u201cshp\u00eblarjes s\u00eb trurit\u201d dhe detyrimin e dhunsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb \u201cboshnjak\u201d. Kuptohet se nuk kam asgj\u00eb kund\u00ebr tyre- tuaje vet\u00ebn e nderoje t\u00eb huajen, por secili komb duhet ta ket\u00eb identitetin e vet t\u00eb papreksh\u00ebm. S\u00eb fundmi kam lexuar libra t\u00eb ndrysh\u00ebm, historike e t\u00eb tjera, dhe mund t\u00eb them se ka shkuar gjat\u00eb koh\u00eb, pothuaj nj\u00ebqindvje\u00e7are qyshkur nisi asimilimi me dhun\u00eb i shqiptar\u00ebve, gjenocidet ndaj tyre, shp\u00ebrnguljet e tyre, terrori dhe dhuna e pandalshme e shtetit t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Si dhe kur filloj procesi i \u201cshp\u00eblarjes s\u00eb trurit\u201d, duke i kthyer Shqiptar\u00ebt n\u00eb Boshnjak\u2026?<\/p>\n<p>Sajma Hasanovi\u0107 : Askush kurr\u00eb nuk ka folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb por ka ndodhur p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb gjeneratave t\u00eb m\u00ebparshme dhe luft\u00ebs s\u00eb tyre\u2026 T\u00eb par\u00ebt ton\u00eb sipas rr\u00ebfimeve t\u00eb prind\u00ebrve ton\u00eb nuk kan\u00eb guxuar kurr\u00eb t\u00eb flasin e tregojn\u00eb p\u00ebr prejardhjen etnike shqiptare, p\u00ebr rr\u00ebnj\u00ebt familjare, fisin e vet\u2026P\u00ebr k\u00ebt\u00eb sot shumica nuk e dijn\u00eb se kush jan\u00eb e na vijn\u00eb?!<\/p>\n<p>Cil\u00ebn luft\u00eb\u2026?<\/p>\n<p>Sajma Hasanovi\u0107: Jo bash luft\u00eb por mendova p\u00ebr vitet e \u201990-ta, p\u00ebr sulmet e \u00e7etnik\u00ebve n\u00eb Sanxhak. Prind\u00ebt tregojn\u00eb se \u00e7do ngjarje n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb ndier edhe n\u00eb Sanxhak me mobilizimin e organeve shtet\u00ebrore, policis\u00eb etj.<\/p>\n<p>Ti je e re dhe sigurisht nuk i njeh rrjedhat historike t\u00eb ngjarjeve n\u00ebn t\u00eb cilat jan\u00eb detyruar t\u00eb jetojn\u00eb sanxhakasit\u2026 Sigurisht kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar nga ngjarjet n\u00eb Kosov\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, por edhe nga ato t\u00eb l\u00ebvjes studentore t\u00eb vitit 1981 kur rinia e k\u00ebrkonte Kosov\u00ebn Republik\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos e ken\u00eb asnj\u00eb lidhje m\u00eb me Serbin\u00eb\u2026?<\/p>\n<p>Sajma Hasanovi\u0107: Jam e re dhe nuk jam e njohur me ato histori por prind\u00ebt na kan\u00eb folur shpesh se atje n\u00eb Kosov\u00eb ka pasur vazhdimisht mospajtim me pushtimin serb. Shpresoj q\u00eb do t\u00eb njihem me historit\u00eb e tilla se jan\u00eb histori t\u00eb popullit tim q\u00eb duhet ti njoh.<\/p>\n<p>Si e komentojn\u00eb n\u00eb familjen t\u00ebnde faktin se ti tashm\u00eb e ke kuptuar se cilit komb i p\u00ebrket\u2026?<\/p>\n<p>A jan\u00eb me ty an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes pasi zakonisht veprimet si ky i yti sjellin drama familjare, pasi prejardhja etnike \u00ebsht\u00eb mbajtur kaq gjat\u00eb e fshehur\u2026?<br \/>\nSajma Hasanovi\u0107 : Jemi bashk\u00eb une e motra ime. Babai nuk e pranon mjaftueshem k\u00ebt\u00eb sigurisht nga frika se \u00e7ka mund t\u00eb thon\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt dhe \u00e7ka mund t\u00eb sjell kjo, a mund ta d\u00ebmtoj kjo familjen ton\u00eb nga ana e serb\u00ebve\u2026? jan\u00eb k\u00ebto m\u00ebdyshje t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb familje por jo m\u00ebdyshje e ime. Une jam e qart\u00eb dhe e vednosur se nuk do t\u00eb jetoj e paraqitem me identitetin q\u00eb si takoj.<\/p>\n<p>Smaja, \u00e7ka medon t\u00eb punosh e angazhohesh n\u00eb t\u00eb ardhmen tash kur e ke kryer gjimnazin. A ke ndonj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb studjosh n\u00eb Tiran\u00eb apo Prishtin\u00eb, p\u00ebr shembull? Pasi \u201cproblemi\u201d me mosnjohjen e gjuh\u00ebs shqipe mund t\u00eb tejkalohet shpejt kur nj\u00eb e re a i ri inteligjent e m\u00ebsojn\u00eb at\u00eb p\u00ebr gjasht\u00eb muaj\u2026?<\/p>\n<p>Sajma Hasanoviq: Tashp\u00ebrtash nuk kam ndonj\u00eb plan\u2026 Do t\u00eb pushoj pak fillimisht e ndoshta pas pak do t\u00eb mendoj se ekziston mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb studjoj dhe p\u00ebrgatitem p\u00ebr t\u00eb ardhmen. P\u00ebrndryshe, ndihem krenare dhe e lumtur q\u00eb e gjeta identitetin etnik q\u00eb na e kishin pas fshehur. K\u00ebnaq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e pa fund kur njeriu e njef veten e tij dhe e din sakt\u00ebsisht se cil\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebsi komb\u00ebtare i takon. Une jam nj\u00eb shqiptare krenare dhe ky fakt m\u00eb b\u00ebn\u00eb shum\u00eb t\u00eb lumtur.<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sajma Hasanoviq, vajza tjet\u00ebr nga Sanxhaku q\u00eb kuptoi se nuk \u00ebsht\u00eb boshnjake por shqiptare Problemet e Masbjeshk\u00ebs (krahina e Sanxhakut e ndar\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Serbis\u00eb dhe&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6112,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-6111","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6111","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6111"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6111\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6111"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6111"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6111"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}