{"id":4655,"date":"2023-10-11T23:45:29","date_gmt":"2023-10-11T23:45:29","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=4655"},"modified":"2023-10-11T23:45:30","modified_gmt":"2023-10-11T23:45:30","slug":"enveri-me-donte-shume-me-ftoi-ne-shtepi-dhe-me-thoshte-hajde-ketu-afer-kurse-nexhmija-deshmia-e-kengetares-se-famshme-e-ndryshova-mbiemrin-sepse","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=4655","title":{"rendered":"\u201cEnveri m\u00eb donte shum\u00eb, m\u00eb ftoi n\u00eb sht\u00ebpi dhe m\u00eb thoshte \u2018hajde k\u00ebtu af\u00ebr\u2019, kurse Nexhmija\u2026\u201d\/ D\u00ebshmia e k\u00ebng\u00ebtares s\u00eb famshme: E ndryshova mbiemrin sepse.."},"content":{"rendered":"<div class=\"78954ae5fa42b68c1393fe3da4998882\" data-index=\"1\" style=\"float: none; margin:0px 0 0px 0; text-align:center;\">\n<div data-type=\"_mgwidget\" data-widget-id=\"1576712\">\r\n<\/div>\r\n<script>(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push([\"_mgc.load\"])})(window,\"_mgq\");\r\n<\/script>\r\n\n<\/div>\n<p>Ajo nuk e fsheh se ka qen\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebng\u00ebtaret e preferuara t\u00eb udh\u00ebheqjes komuniste. Ka k\u00ebnduar n\u00ebp\u00ebr mbledhje, takime delegacionesh, madje dhe n\u00eb dit\u00eblindjen e diktatorit.<\/p>\n<p>Naile Hoxha, nj\u00eb nga emrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb muzik\u00ebs popullore shqiptare, tregon se si ia nisi rrug\u00ebs s\u00eb muzik\u00ebs, si erdhi n\u00eb Tiran\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb karrier\u00eb gati 60-\u00advje\u00e7are. Naile Hoxha, nuk ka asnj\u00eb arsye p\u00ebr t\u2019u ankuar.<\/p>\n<p>E ka zgjedhur vet\u00eb Enver Hoxha, ka k\u00ebnduar p\u00ebr delegacione t\u00eb huaja, madje edhe n\u00eb p\u00ebrvjetorin e 60\u00ad-t\u00eb t\u00eb diktatorit. Ajo nuk e fsheh se edhe mbiemri i nj\u00ebjt\u00eb me udh\u00ebheq\u00ebsin e asaj kohe, e ka ndihmuar shum\u00eb.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb z\u00eb melodioz, fytyr\u00eb t\u00eb qeshur, nj\u00eb nga k\u00ebng\u00ebtaret m\u00eb t\u00eb suksesshme dhe m\u00eb t\u00eb dashura p\u00ebr publikun dhe udh\u00ebheqjen komuniste, interpretuese e dhjet\u00ebra k\u00ebng\u00ebve, tregon se si i hyri rrug\u00ebs s\u00eb k\u00ebng\u00ebs, kur ishte vet\u00ebm 13 vje\u00e7, si e solli Enveri n\u00eb Tiran\u00eb, udh\u00ebtimet jasht\u00eb shtetit dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me k\u00ebng\u00ebtaret e tjera.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr sot, ajo thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb, por nuk i p\u00eblqen aspak q\u00eb k\u00ebng\u00ebtaret zhvishen n\u00eb sken\u00eb. \u201cA do t\u00eb k\u00ebndosh apo t\u00eb tregosh trupin\u201d?!, pyet ajo me habi, pasi q\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e vet, ka k\u00ebnduar e veshur me kostume popullore, e prap\u00eb se prap\u00eb, ka qen\u00eb shum\u00eb e suksesshme. Naile Hoxha thot\u00eb se, nuk e kishte frik\u00eb sistemin e shkuar, por nuk e ka as nostalgji. Ajo b\u00ebnte mir\u00eb at\u00eb q\u00eb dinte t\u00eb b\u00ebnte.<\/p>\n<p>Ka k\u00ebnduar bukur e me ndjenj\u00eb, si k\u00ebng\u00ebt p\u00ebr dashurin\u00eb, si k\u00ebng\u00ebn e famshme \u201cXhamadanin kuq si gjaku\u201d, \u201cMoj e mir synin larush\u201d, \u201cDjal i dashtun\u201d, \u201cSe\u00e7 po fryn fllad pranvere\u201d, etj., ashtu edhe ato p\u00ebr Partin\u00eb. Dhe kur e pyet se si i ka rezistuar atij regjimi, ajo thot\u00eb thjesht: \u201cKam qen\u00eb e urt\u00eb. Nuk kam b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se kam k\u00ebnduar\u201d. M\u00eb shum\u00eb ajo rr\u00ebfen vet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb<\/p>\n<p>Znj. Naile, a e mbani mend kur keni dal\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb sken\u00eb? Si ka ndodhur?<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb 13 vje\u00e7e, kur kam dal\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb sken\u00eb. Un\u00eb punoja n\u00eb nj\u00eb shtypshkronj\u00eb. Aty k\u00ebndoja p\u00ebr qejf dhe kur m\u00eb d\u00ebgjuan, z\u00ebri im u p\u00eblqeu. M\u00eb than\u00eb dilja dhe t\u00eb k\u00ebndoja. Pata sukses q\u00eb her\u00ebn e par\u00eb, kur dola n\u00eb sken\u00eb. M\u00eb pas m\u00eb ka marr\u00eb Radio-Shkodra dhe q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, kam b\u00ebr\u00eb disa regjistrime.<\/p>\n<p>Flitet se ju jeni zgjedhur nga vet\u00eb Enver Hoxha p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar. A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb?<\/p>\n<p>Po, e v\u00ebrtet\u00eb. Erdhi nj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, tek Sht\u00ebpia e Kultur\u00ebs. Na than\u00eb se duhet t\u00eb k\u00ebndonim, me rastin e vizit\u00ebs s\u00eb Enverit. Ai erdhi. Kur u ngjit p\u00ebr shkall\u00ebsh, i bukuri i dheut ishte\u2026! At\u00ebher\u00eb ishte 42 vje\u00e7. K\u00ebndoi Lu\u00e7ije Miloti, Ibrahim Tuki\u00e7i, Xhevdet Hafizi, Bik Ndoja dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Mua m\u00eb lan\u00eb p\u00ebr n\u00eb fund. K\u00ebndova k\u00ebng\u00ebn: \u201cN\u00eb pranver\u00eb q\u00eb kena hi\/drandofilja po lul\u2019zon\u2026\u201d, nj\u00eb k\u00ebng\u00eb q\u00eb ta nxjerr mir\u00eb z\u00ebrin. E k\u00ebndova dhe e p\u00ebrsh\u00ebndeta. U b\u00ebra gati t\u00eb shkoj n\u00eb vendin tim. Foli shkodranisht: \u201cPo hajde, hajde nj\u00ebher\u00eb ti k\u2019tu\u201d. Un\u00eb shkova ku ishte Enveri dhe i vendosa dy duart tek krah\u00ebt. M\u00eb pyeti se a shkoj n\u00eb shkoll\u00eb. Jo, i thash\u00eb un\u00eb, vet\u00ebm tek shkolla e nat\u00ebs, sepse punoj n\u00eb shtypshkronj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPunon dhe k\u00ebndon, shum\u00eb mir\u00eb\u201d, tha ai. \u201cPo kush asht njaj djali atje\u201d?, prap shkodranisht m\u00eb pyeti. \u201c\u00cbsht\u00eb i fejuari\u201d, i thash\u00eb. Erdhi burri im dhe i dha dor\u00ebn, e pyeti se ku punon dhe i tregoi se ishte shofer. E pyeti p\u00ebr mosh\u00ebn. At\u00ebher\u00eb ai ishte 18 vje\u00e7, kurse un\u00eb 15. \u201cShofer dhe me kurajo\u201d, tha Enveri. Meq\u00eb i p\u00eblqeu z\u00ebri im, tha se duhet t\u00eb shkonim n\u00eb Tiran\u00eb. U martuam dhe shkuam n\u00eb Tiran\u00eb, pas 3 vitesh nga ajo dit\u00eb. Kur shkova, Ansambli nuk ishte hapur akoma dhe m\u00eb d\u00ebrguan tek Estrada.<\/p>\n<p>Ju keni shum\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb bukura, q\u00eb i k\u00ebndoni dashuris\u00eb, rinis\u00eb, natyr\u00ebs etj. Po p\u00ebr partin\u00eb, a keni k\u00ebnduar?<\/p>\n<p>P\u00ebr partin\u00eb kam k\u00ebnduar shum\u00eb. Ata kishin mbledhje, vinin edhe t\u00eb huaj. Nuk e di si do duket ta them, por z\u00ebri im p\u00eblqehej shum\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb kam k\u00ebnduar shum\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb. Kush e di sa her\u00eb kam k\u00ebnduar \u201cRrofsh Enver sa malet tona\u201d.<\/p>\n<p>Dihet q\u00eb k\u00ebnga popullore dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht arti tradicional, u serviret si vler\u00eb dhe krenari delegacioneve t\u00eb huaja. A jeni ftuar gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar para delegacioneve t\u00eb huaja, apo p\u00ebrgjith\u00ebsisht para vizitor\u00ebve t\u00eb huaj?<\/p>\n<p>Shum\u00eb her\u00eb kam k\u00ebnduar p\u00ebr t\u00eb dhe jam takuar me shum\u00eb t\u00eb huaj. Ia kam harruar emrin nj\u00eb Mbreti (b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Princin e Kamboxhias, Samde Norodom Sihanuk. Sh\u00ebnimi yn\u00eb), q\u00eb ka ardhur nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Ai kishte ardhur n\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje me Enver Hoxh\u00ebn dhe krer\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm. Un\u00eb u vesha si mal\u00ebsore dhe dola e k\u00ebndova. Mbreti i tha Enverit; \u201cshum\u00eb bukur ajo q\u00eb k\u00ebndoi m\u00eb p\u00ebrpara dhe shum\u00eb bukur edhe kjo q\u00eb k\u00ebrceu\u201d.<\/p>\n<p>Enveri ia ktheu se; \u201c\u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjta, ajo q\u00eb k\u00ebndoi e ajo q\u00eb k\u00ebrceu\u201d. Pra, un\u00eb edhe k\u00ebndoja edhe k\u00ebrceja. Q\u00eb e vog\u00ebl, vinin lodraxhinjt\u00eb dhe shkoja me ta, k\u00ebndoja e k\u00ebrceja me ta. P\u00ebr t\u00eb gjitha delegacionet e huaja, m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, kam k\u00ebnduar un\u00eb. Por me t\u00eb huajt, nuk kam biseduar, sepse nuk dija gjuh\u00eb t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Cil\u00ebt nga ish\u00ad udh\u00ebheqja e lart\u00eb, i kishte m\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr k\u00ebng\u00ebt tuaja?<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb them p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Gjithsesi Enver Hoxha m\u00eb ka p\u00eblqyer shum\u00eb, por edhe Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e t\u00eb tjer\u00eb funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb koh\u00ebs. M\u00eb kan\u00eb p\u00eblqyer p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb gjith\u00eb. Sidomos kur interpretoja k\u00ebng\u00ebt shkodrane.<\/p>\n<p>A ju ka ndodhur q\u00eb funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb PPSH\u00ad-s\u00eb t\u2019ju ken\u00eb ftuar q\u00eb t\u00eb k\u00ebndoni n\u00eb g\u00ebzimet e tyre familjare?<\/p>\n<p>Po, kam shkuar kur Enveri mbushi 60 vje\u00e7. M\u00eb \u00e7uan q\u00eb t\u00eb k\u00ebndoj p\u00ebr dit\u00eblindjen e tij. K\u00ebndova k\u00ebng\u00ebn: \u201cKuvendon Marta me gra\/ Burrin plak mjer\u00eb kush e ka\/ Hall m\u00eb t\u00eb madh nuk ka moj motra\/ Kur e sheh burrin ndej te votra\/ 60 vjetat i ka mbush\u2026\u201d! Kur kam th\u00ebn\u00eb \u201c60 vjetat i ka mbush\u201d, sikur m\u00eb ra t\u00eb fik\u00ebt e m\u00eb erdhi turp, sepse Enveri kishte 60\u00ad vjetorin dhe atij nuk i dukej shum\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb e kam nd\u00ebrruar dhe kam b\u00ebrtitur: \u201cE v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb partia\/ i falsha shum\u00eb prej dit\u00ebve t\u00eb mia\u2026\u201d!<\/p>\n<p>Pra t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs k\u00ebng\u00eb, ia nd\u00ebrrova dor\u00eb p\u00ebr dor\u00eb tekstin. M\u00eb pas, kur po zbrisja shkall\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb shkuar aty ku isha ulur, Enveri m\u00eb tha: \u201cNaile, un\u00eb nuk t\u00eb njoha\u201d. Mbeta un\u00eb dhe nuk kisha \u00e7far\u00eb t\u00eb thoja e, nuk fola fare\u2026! U stepa. M\u00eb pa se u frik\u00ebsova dhe m\u00eb tha menj\u00ebher\u00eb: \u201cEja, eja k\u00ebtu n\u00eb tavolin\u00ebn tone\u201d. Shkova n\u00eb tavolin\u00ebn e tyre. (Gjat\u00eb mbr\u00ebmjes, b\u00ebhej nj\u00eb loj\u00eb. Nj\u00eb grua shp\u00ebrndante ca letra t\u00eb palosura. Kujt i binte ajo me vrim\u00eb, ishte me fat).<\/p>\n<p>Enveri e kishte pa bir\u00eb letr\u00ebn edhe un\u00eb pa bir\u00eb. M\u00eb tha: \u201cNaile nuk na ra gj\u00eb\u201d. I thash\u00eb: \u2018Po, po, mua po\u2019. \u201cJo, tha, nuk na ra\u201d. I thash\u00eb: \u2018Un\u00eb kam shum\u00eb fat, se jam te tavolina juaj\u2019. Sepse kujt i binte letra me bir\u00eb cil\u00ebsohej me fat. Aty ishin n\u00eb tavolin\u00eb Nexhmija, Mehmet Shehu dhe gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. P\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, s\u2019kam k\u00ebnduar n\u00eb festa familjare, vet\u00ebm p\u00ebr Enverin.<\/p>\n<p>Ju mbani mbiemrin Hoxha. A ju favorizoi gjat\u00eb komunizmit ky mbiem\u00ebr, t\u00eb cilin e kishte edhe ish-\u00adudh\u00ebheq\u00ebsi i PPSH-\u00ads\u00eb, Enver Hoxha?<\/p>\n<p>Un\u00eb mbiemrin e vajz\u00ebris\u00eb, e kam Tula, nd\u00ebrsa nga ana e burrit, e kishim Hoxhi\u00e7. Meq\u00eb Enveri e kishte Hoxha, mua m\u00eb p\u00ebrafruan dhe ma b\u00ebn\u00eb Hoxhaj. Un\u00eb i thash\u00eb: Shoku Enver, un\u00eb nuk e kam mbiemrin Hoxhaj, por Hoxha. \u201cPo pse ta kan\u00eb nd\u00ebrruar\u201d, m\u00eb tha. Nuk e di, i thash\u00eb. \u201cMir\u00eb, tha, se e rregulloj un\u00eb\u201d. Un\u00eb kisha d\u00ebshir\u00eb ta b\u00ebja si udh\u00ebheq\u00ebsi dhe ashtu ndodhi. Mbiemri m\u00eb favorizoi shum\u00eb.<\/p>\n<p>A keni dal\u00eb jasht\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar gjat\u00eb sistemit komunist? N\u00ebse po, a nuk ju shkoi n\u00eb mendje q\u00eb t\u00eb arratiseshit?<\/p>\n<p>Po, un\u00eb kam dal\u00eb shum\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar. Kam qen\u00eb n\u00eb; Kin\u00eb, Vietnam, Kore, Bullgari, Rumani, Franc\u00eb, Angli, Algjeri, Tunizi n\u00eb Itali dhe shum\u00eb shtete t\u00eb tjera. Aq shum\u00eb e doja Shqip\u00ebrin\u00eb, sa n\u00eb nj\u00eb rast, kur ishim jasht\u00eb, erdhi p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe i tha Lu\u00e7ije Milotit. Lu\u00e7, do t\u00eb rrim\u00eb edhe 3 dit\u00eb m\u00eb shum\u00eb. \u201cAh sa mir\u00eb, \u2013 tha Lu\u00e7ija dhe e pyeti; a do t\u00eb na japin lek\u00eb\u201d?<\/p>\n<p>\u201cPo, tha ai, \u2013 po shkoj me i marr\u201d. \u2018E di \u00e7\u2019ke ti, i thash\u00eb un\u00eb, -shko e merri ato lek\u00eb, un\u00eb do nisem q\u00eb nes\u00ebr p\u00ebr Shqip\u00ebri\u2019. Nuk e kam dashur vendin e huaj. Ne ishim n\u00eb Egjipt kur ndodhi kjo. S\u2019jam tunduar q\u00eb t\u00eb arratisem. Un\u00eb kam vajz\u00ebn n\u00eb Gjermani. Ndenja 3 vite atje dhe nuk munda m\u00eb shum\u00eb, ika se ika. E dua Shqip\u00ebrin\u00eb. Kurr\u00eb nuk mendoja t\u00eb arratisesha. S\u2019kam pasur frik\u00eb nga ai sistem, asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb jet\u00eb me k\u00ebng\u00ebn popullore, a keni tentuar q\u00eb t\u00eb k\u00ebndoni edhe k\u00ebng\u00ebn e leht\u00eb?<\/p>\n<p>Jo, asnj\u00ebher\u00eb, sepse s\u2019m\u00eb ka p\u00eblqyer. Vet\u00ebm k\u00ebng\u00ebn popullore. Va\u00e7e Zel\u00ebn e kisha shoqe t\u00eb ngusht\u00eb. Jemi dashur fort dhe Va\u00e7ja m\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb kur e k\u00ebndonte, por ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb si muzik\u00eb. Vet\u00ebm Va\u00e7ja e k\u00ebndonte, kurse un\u00eb doja populloren.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb folur shum\u00eb q\u00eb k\u00ebng\u00ebtaret e muzik\u00ebs s\u00eb leht\u00eb kan\u00eb pasur rivalitet dhe spiunime mes nj\u00ebri-tjetrit. Po mes k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebng\u00ebs popullore, si kan\u00eb qen\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet, a ndiheshin xhelozit\u00eb mes nj\u00ebri-tjetrit?<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00eb na than\u00eb se keni nj\u00eb mbledhje dhe na than\u00eb se do k\u00ebndonim dhe do flisnim p\u00ebr Partin\u00eb. Un\u00eb as nuk fola, e as nuk k\u00ebndova n\u00eb at\u00eb mbledhje. Kur kishim nj\u00eb shfaqje, Drita Papajani m\u00eb tha: \u201cTi nuk k\u00ebndove e as nuk fole p\u00ebr Partin\u00eb\u201d?! Un\u00eb i thash\u00eb: \u201cA e di se \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb Partia? At\u00eb fjal\u00eb q\u00eb e flas un\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb shoku Enver, tregojeni n\u00eb sken\u00eb se, nj\u00ebsoj ka folur p\u00ebr mua, kur nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtare \u00ebsht\u00eb e zonja n\u00eb sken\u00eb. Edhe un\u00eb n\u00eb sken\u00eb, jam e zonja\u201d.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj bisede, Papajani nuk ka folur p\u00ebr mua, sepse e kishte babain prift dhe nuk mundte. Spiunime nuk ka pasur mes nesh k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebng\u00ebs popullore, sepse \u201cna e ka mbledhur\u201d Partia dhe nuk ka mundur kush. Nuk ka guxuar kush.<\/p>\n<p>A ju ka ndodhur q\u00eb ndonj\u00eb koleg\/kolege, t\u00eb ankohet n\u00eb parti apo ndokund tjet\u00ebr p\u00ebr ju?<\/p>\n<p>Jo nuk \u00ebsht\u00eb ankuar kush, sepse kam qen\u00eb tejet e dashur me shok\u00ebt e shoqet. E zonja e pun\u00ebs, po dhe nuk kan\u00eb pasur nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Si ka arritur Naile Hoxha, t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb atij sistemi q\u00eb ka nd\u00ebshkuar shum\u00eb artist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb?<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb e urt\u00eb. Nuk kam b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se kam k\u00ebnduar.<\/p>\n<p>Ngacmime a kishte p\u00ebr ju femrat nga udh\u00ebheqja?<\/p>\n<p>Jo, jo, p\u00ebr mua jo. Nuk njoh as ndonj\u00eb tjet\u00ebr. Nuk jam ndjer\u00eb keq asnj\u00ebher\u00eb. Edhe Nexhmija m\u00eb ka dashur fort. Kur ishte puna p\u00ebr t\u00eb shkuar jasht\u00eb shtetit, mua m\u00eb vinte t\u00eb par\u00ebn n\u00eb list\u00eb dhe pastaj vendet e tjera i linte bosh, p\u00ebr t\u2019i vendosur t\u00eb tjer\u00ebt. Artistin e do \u00e7do qeveri dhe artist\u00ebt duan \u00e7do qeveri, sepse mua, nuk m\u00eb duhet gj\u00eb si e drejton vendin dikush, sepse puna e nj\u00eb artisti, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar bukur.<\/p>\n<p>M\u00eb mir\u00eb at\u00ebher\u00eb, apo sot?<\/p>\n<p>Jo, m\u00eb mir\u00eb sot. Shqip\u00ebria ka ndryshuar totalisht. Nuk kam nostalgji p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb. Nj\u00eb gj\u00eb ka pasur t\u00eb mir\u00eb, shkoja p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar dhe rrija deri n\u00eb 2 t\u00eb nat\u00ebs, dhe askush s\u2019t\u00eb thoshte asnj\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt, ishin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb at\u00ebher\u00eb apo sot?<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ishin. Sot zhvishen femrat k\u00ebng\u00ebtare lakuriq. Nuk b\u00ebn. A do t\u00eb k\u00ebndosh apo t\u00eb tregosh trupin?! Nj\u00ebher\u00eb, m\u00eb d\u00ebrgoi drejtori i Estrad\u00ebs, t\u00eb k\u00ebndoj n\u00eb nj\u00eb dasm\u00eb, sepse martohej nj\u00eb shok i tij. U desh ta d\u00ebgjoja, se ishte drejtori\u2026! Shkova dhe i thash\u00eb burrit tim: \u2018Do shkoj t\u00eb k\u00ebndoj, se m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb drejtori, marton nj\u00eb shokun e vet\u2019.<\/p>\n<p>Shum\u00eb mire, m\u00eb tha, dhe nuk b\u00ebri z\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen dola n\u00eb pun\u00eb dhe erdhi burri im tek drejtori dhe i tha: \u201cDua t\u00eb heq Nailen nga puna\u201d. U \u00e7udit, pse, tha, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira. \u201cJo, i tha ai, e kam futur n\u00eb pun\u00eb, p\u00ebr t\u2019i k\u00ebnduar popullit, e jo shok\u00ebve tuaj q\u00eb martohen\u201d. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, drejtori s\u2019m\u00eb tha asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb. Enverit nuk ka mundur q\u00eb t\u2019i thoshte k\u00ebshtu natyrisht, se kishim frik\u00eb.<\/p>\n<p>A ka sot k\u00ebng\u00ebtar\u00eb, si; Lu\u00e7ije Miloti, Xhevdet Hafizi, Ibrahim Tuki\u00e7i, Bik Ndoja e t\u00eb tjer\u00eb?<\/p>\n<p>Jo nuk ka, nuk vijn\u00eb m\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb vdekur dhe nuk i ka z\u00ebvend\u00ebsuar kush. Edhe un\u00eb do vdes, sepse jam 82 vje\u00e7e dhe nuk ka kush t\u00eb m\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb. Memorie.al\/ Nga Senad Nikshiqi<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ajo nuk e fsheh se ka qen\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebng\u00ebtaret e preferuara t\u00eb udh\u00ebheqjes komuniste. Ka k\u00ebnduar n\u00ebp\u00ebr mbledhje, takime delegacionesh, madje dhe n\u00eb dit\u00eblindjen e diktatorit&#8230;. <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4656,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-4655","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4655","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4655"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4655\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4656"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4655"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4655"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4655"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}