{"id":4245,"date":"2023-10-02T23:19:14","date_gmt":"2023-10-02T23:19:14","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=4245"},"modified":"2023-10-02T23:19:15","modified_gmt":"2023-10-02T23:19:15","slug":"arkeoiogu-bjeiiorus-zbulon-300-tuiia-me-aifabetin-me-te-vjeter-te-gjuhes-shqipe-ruset-i-vodhen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=4245","title":{"rendered":"ArkeoIogu BjeIIorus zbulon 300 tuIIa me aIfabetin m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, Ruset i vodh\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<div class=\"78954ae5fa42b68c1393fe3da4998882\" data-index=\"1\" style=\"float: none; margin:0px 0 0px 0; text-align:center;\">\n<div data-type=\"_mgwidget\" data-widget-id=\"1576712\">\r\n<\/div>\r\n<script>(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push([\"_mgc.load\"])})(window,\"_mgq\");\r\n<\/script>\r\n\n<\/div>\n<p>Me nj\u00eb shqipe t\u00eb shk\u00eblqyer, t\u00eb cil\u00ebn e ka m\u00ebsuar nga dy pedagoget ruse q\u00eb kishin jetuar n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet \u201950, Gertruda Intrei dhe Irina Horonina, studiuesi bjellorus Aleksand\u00ebr Novik rr\u00ebfen ekskluzivisht p\u00ebr \u201cShqiptarja.com\u201d nj\u00eb nga zbulimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Rusi t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb shekuj arkeologji, faktet e ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb alfabeti shqip mungojn\u00eb. Mbishkrimet e zbuluara m\u00eb s\u00eb shumti jan\u00eb ose n\u00eb alfabetin latin, ose grek, dhe ka vet\u00ebm ndonj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pastudiuar ende t\u00eb alfabeteve t\u00eb vdekura t\u00eb shqipes\u2026<\/p>\n<p>Por ja, n\u00eb vitin 2015, arkeologu rus Dmitry Zenyuk ka zbuluar n\u00eb fshatin Margaritovo n\u00eb zon\u00ebn e Uzovit, Rusi, mbishkrime n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe t\u00eb shkruara n\u00eb tulla. N\u00eb fillim, kur arkeolog\u00ebt zbuluan objektet me mbishkrimet shqipe, i krahasuan me Alfabetin e Elbasanit dhe u mendua se ishte nj\u00eb alfabet q\u00eb shqiptar\u00ebt e Ukrain\u00ebs e kishin marr\u00eb me vete.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, historia e vajtjes s\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb madh shqiptar\u00ebsh n\u00eb territorin e Perandoris\u00eb Ruse, p\u00ebr studiuesit shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb pothuajse e panjohur. P\u00ebr shum\u00eb vite, kjo histori ka qen\u00eb e panjohur, jo vet\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ruse, por edhe p\u00ebr shkenc\u00ebtar\u00eb dhe specialist\u00eb n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb disiplinave humanitare.<\/p>\n<p>Zbulimi i 200 tullave ku jan\u00eb ruajtur shkronja e fjal\u00eb shqipe ka tronditur tashm\u00eb opnionin shkencor, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot n\u00eb muzet\u00eb ruse num\u00ebrohen rreth 300 cop\u00eb t\u00eb ngjashme. Fakti q\u00eb p\u00ebr dy shekuj m\u00ebrgimi n\u00eb Rusi dhe tre shekujt t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Bullgari shqiptar\u00ebt e Ukrain\u00ebs kan\u00eb ruajtur identitetin, traditat dhe gjuh\u00ebn shqipe, nuk ka befasuar vet\u00ebm studiuesin e njohur Aleksand\u00ebr Novik, por edhe albanolog\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj interviste Aleksand\u00ebr Novik zbulon nj\u00eb faqe t\u00eb panjohur t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb shqiptare, nj\u00eb monument q\u00eb ruhet p\u00ebrtej k\u00ebtij vendi dhe larg syrit t\u00eb studiuesve shqiptar\u00eb apo v\u00ebmendjes s\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Dhe me sa duket k\u00ebt\u00eb vit, pas p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr reformimin e Akademis\u00eb, trash\u00ebgimia e shqiptar\u00ebve t\u00eb Ukrain\u00ebs po merr v\u00ebmendjen e merituar. Aleksand\u00ebr Novik u nderua pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb me \u00c7mimin Komb\u00ebtar t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave p\u00ebr vitin 2017, p\u00ebr studimet e tij p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u201cShqiptarja.com\u201d, Aleksand\u00ebr Novik ka rr\u00ebfyer se n\u00eb Rusi cc\u00ebshtja e studimit t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Sipas Novik gjat\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb n\u00eb Rusi jan\u00eb b\u00ebr\u00eb zbulime dhe analiza shkencore me nivel t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur\u00ebn shqipe n\u00eb vendbanimet e jugut t\u00eb Ukrain\u00ebs, n\u00eb rajonet e Odesas she Zaporozhies, ku nisi edhe periudha e themelimit t\u00eb kolonis\u00eb s\u00eb par\u00eb t\u00eb \u201cKarakurtit\u201d q\u00eb i takon fillimit t\u00eb shekullit t\u00eb 19-t\u00eb, m\u00eb sakt\u00eb vitit 1811.<\/p>\n<p>Intervista<br \/>\nZoti Novik, \u00e7far\u00eb ju ka nxitur ju p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb kontakt me shqiptar\u00ebt e Ukrain\u00ebs dhe t\u00eb nisnit studimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb minoritet etnik?<\/p>\n<p>-N\u00eb jug t\u00eb Ukrain\u00ebs ka kat\u00ebr fshatra shqiptar\u00eb. Paraardh\u00ebsit e shqiptar\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Ukrain\u00ebs kan\u00eb ikur nga krahina e Kor\u00e7\u00ebs dhe zonat rreth saj af\u00ebrsisht. Ne supozojm\u00eb se kan\u00eb ikur pes\u00eb shekuj m\u00eb p\u00ebrpara. Ata kan\u00eb ikur n\u00eb lindje t\u00eb Bullgaris\u00eb. N\u00eb rajonin e Varn\u00ebs n\u00eb Bullgari shqiptar\u00ebt kan\u00eb jetuar af\u00ebrsisht tre shekuj, edhe n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb 19-t\u00eb ata kan\u00eb ikur n\u00eb territoret e perandoris\u00eb ruse p\u00ebr shkak t\u00eb luftrave ruso-turke.<\/p>\n<p>Deri tani ata kan\u00eb ruajtur gjuh\u00ebn e tyre amtare. Kuptohet q\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb atje flasin shqip, kuptohet n\u00eb gjuh\u00ebn arkaike. Ata flasin \u201cklisha\u201d dhe jo \u201ckisha\u201d, ata flasin \u201cgluha\u201d e jo \u201cgjuha\u201d, ashtu si\u00e7 flasin edhe arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb.<\/p>\n<p>Ju vet\u00eb jeni ukrainas, shqiptaro-ukrainas apo rus?<\/p>\n<p>-Jo nuk jam shqiptar, nuk jam ukrainas, nuk jam rus. N\u00eb fakt kam prejardhje bjelloruse, jam bjellorus, por kam lindur n\u00eb Rusi, n\u00eb Magadan, n\u00eb verilindje t\u00eb Rusis\u00eb shum\u00eb af\u00ebr nga Alaska nga Amerika e Japonia, por shkoll\u00ebn e mesme e kam mbaruar n\u00eb Bjellorusi dhe pastaj kam vazhduar studimet e mia n\u00eb Pet\u00ebrburg, n\u00eb Universitetin shtet\u00ebror t\u00eb San Peterburg dhe pas mbarimit t\u00eb Universitetit kam mbaruar studimet pasunivesitare n\u00eb muzeun Punskamera dhe punoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb muze tani. Jam drejtor i Departamemetit t\u00eb Studimeve Europiane, dhe vazhdoj t\u00eb jap ligj\u00ebrata n\u00eb Universitetin e Sh\u00ebn Pet\u00ebrburgut.<\/p>\n<p>Cili ka qen\u00eb shkaku q\u00eb ju frym\u00ebzoheni nga tradita t\u00eb harruara t\u00eb popujve ose t\u00eb vet\u00eb popujve t\u00eb harruar?<\/p>\n<p>-\u00cbsht\u00eb profesioni im. Kam mbaruar studimet pasunivesitare dhe p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb interesanate dhe e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb zbuloj\u00eb t\u00eb studioj\u00eb ruajtjen dhe tradit\u00ebn e popujve ballkanik\u00eb.<\/p>\n<p>Kur keni ardhur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>-N\u00eb Shqip\u00ebri? Shum\u00eb interesante kjo. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb un\u00eb isha n\u00eb trojet shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 1990, dhe pastaj pas dy vjet\u00ebsh n\u00eb vitin 1992 kam ardhur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>E dinit mir\u00eb shqipen q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb?<\/p>\n<p>-Normale, natyrisht q\u00eb e dija sepse shqipen un\u00eb e kam studiuar n\u00eb Universitetin e Sh\u00ebn Pet\u00ebrburgut.<\/p>\n<p>Kur rat\u00eb n\u00eb kontakt me gjuh\u00ebn shqipe t\u00eb folur, vut\u00eb re ndonj\u00eb diferenc\u00eb me at\u00eb q\u00eb kishit m\u00ebsuar?<\/p>\n<p>-Jo. Un\u00eb e kam m\u00ebsuar gjuh\u00ebn shqipe me pedagog\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Universitetin e Pet\u00ebrburgut. P\u00ebr shembull Gertruda Intrei ka jetuar k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet \u201850 dhe pastaj vazhdonte t\u00eb punonte n\u00eb Universitetin e Pet\u00ebrburgut. Un\u00eb isha student i saj. K\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri ka filluar studimet n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201850 edhe Irina Horonina. Kur isha p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb Kosov\u00eb un\u00eb kam komunikuar pa problem.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka jetuar n\u00eb diktatur\u00eb dhe e izoluar, ju si albanolog a lejoheshit vinit n\u00eb vendin ton\u00eb?<\/p>\n<p>-Jo vendet tona ishin ndar\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb politik\u00ebs dhe para viteve \u201890 nuk mund t\u00eb vija. Nuk ksistonin marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike, politike, tregtare e kulturore<\/p>\n<p>Kur i takoni shqiptar\u00ebt e Ukrain\u00ebs, \u00e7far\u00eb gj\u00ebrash t\u00eb ve\u00e7anta keni zbuluar n\u00eb karakterin e tyre dhe q\u00eb u b\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje m\u00eb shum\u00eb?<\/p>\n<p>-P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb s\u00eb pari shqiptar\u00ebt e Ukrain\u00ebs kan\u00eb ruajtur gjuh\u00ebn e tyre amtare dhe vet\u00ebdijen pothuajse p\u00ebr pes\u00eb shekkuj, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb nuk kishin raporte me Gadishullin e Ballkanit p\u00ebr dy shekuj, kur u zhvendos\u00ebn n\u00eb Rusi dhe p\u00ebr mua kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rast t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe me shum\u00eb interes n\u00eb shkencat q\u00eb un\u00eb studioj. Ata kan\u00eb ruajtur gjuh\u00ebn amtare dhe vet\u00ebdijen etnike.<\/p>\n<p>Para tre vjet\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb seminar t\u00eb Kosov\u00ebs ju shpall\u00ebt se kishit zbuluar mbishkrime n\u00eb nj\u00eb alafabet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb shqipes rreth 500-vje\u00e7are dhe kjo m\u00eb la shum\u00eb mbres\u00eb. \u201cShqiptarja.com\u201d b\u00ebri nj\u00eb lajm q\u00eb ngjalli interes t\u00eb madh tek lexuesit. Ku bazohet ky studim juaji. Si zbuluan k\u00ebto dokumente?<\/p>\n<p>-K\u00ebto dokumente nuk u zbuluan n\u00eb territorin e Ukrain\u00ebs, por n\u00eb territorin e Rusis\u00eb s\u00eb sotme n\u00eb brigjet e detit Azov n\u00eb fshatin Margaritovo. Tre vitet e fundit un\u00eb shkova bashk\u00eb me student\u00ebt e koleg\u00ebt e mi n\u00eb jug t\u00eb Rusis\u00eb, n\u00eb brigjet e detit Azov, n\u00eb rajonin e Ostovit. N\u00eb fund t\u00eb sheklullit t\u00eb 18-t\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ishin n\u00eb themeluar disa fshatra, dometh\u00ebn\u00eb Margaritovo, Epirski, Albanski, dometh\u00ebn\u00eb fshati i Alban\u00ebve, i shqiptar\u00ebve. Para 20 vjet\u00ebsh arkeologu rus Midriz Injuk ka zbuluar disa tulla me mbishkrime t\u00eb sistemit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb shqipes.<\/p>\n<p>I keni ju fotografit\u00eb me k\u00ebto tulla?<\/p>\n<p>-Po po kemi i kemi, dhe jan\u00eb zbuluar rreth 200 tulla ku jan\u00eb ruajtuar shenjat e sistemit t\u00eb shkrimit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrsa duke i mbledhur t\u00eb gjitha zbulimet jan\u00eb rreth 300 kopje t\u00eb tilla. Themeluesi i fshatit Margaritovo \u00ebsht\u00eb Margaret Bllazon, dhe p\u00ebr t\u00eb ka pasur diskutime se \u00ebsht\u00eb edhe me origjin\u00eb greke, por kjo ngat\u00ebrrohet, sepse kan\u00eb ardhur n\u00eb Rusi shqiptar\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb, q\u00eb i quanin \u201cArvanut\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb\u201d dhe \u201cArvanut\u00eb\u201d. Ky problem ende diskutohet. Margariti ishte njeri pasur dhe un\u00eb mendoj se ai do t\u00eb b\u00ebnte fare mir\u00eb nd\u00ebrtime me tulla me shenja t\u00eb shkronjave greke, po t\u00eb ishte grek, dhe s\u2019kishte arsye t\u2019i b\u00ebnte n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb s\u2019ishte e askujt aty n\u00eb Rusi. Aty para disa vjet\u00ebsh arkeologu rus, Dmitry Zenyuk, ka zbuluar nj\u00eb sistem t\u00eb shkrimit shqiptar. Themeluesi i fshatit Margariti mendohet se ishte shqiptar nga Kreta dhe ai ka marr\u00eb shum\u00eb tok\u00eb nga qeveria ruse p\u00ebr sh\u00ebrbimin e tij n\u00eb ushtri dhe kishte af\u00ebrsht 200 kilometra tok\u00eb. K\u00ebshtu ai ka organizuar nj\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb till\u00eb q\u00eb ta rrethonte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe me tulla dhe n\u00eb \u00e7do tull\u00eb t\u00eb kishte nj\u00eb shenj\u00eb, shkronj\u00eb shqipe. N\u00eb korrik do shkojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb at\u00eb zon\u00eb dhe ndoshta do t\u00eb zbulojm\u00eb artefakte t\u00eb reja. N\u00eb zon\u00ebn e Detit Azov nuk flitet m\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, por popullata ka mbajtur kujtime p\u00ebr arnaut\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb themeluesit e k\u00ebtij fshati dhe vendbanimet p\u00ebrreth.<\/p>\n<p>Kur u b\u00eb lajmi p\u00ebr alfabetin e rrall\u00eb t\u00eb zbuluar n\u00eb let\u00ebr, kureshtje t\u00eb madhe pati edhe i ndjeri Robert Elsie, q\u00eb m\u00eb pyeti p\u00ebr burimin e lajmit, pasi ju supozonit se mund t\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr Alfabetin 400-vjeccar t\u00eb Elbasanit. Keni biseduar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ju me Elsie?<\/p>\n<p>-K\u00ebto mbishkrime q\u00eb jan\u00eb ruajtur n\u00eb k\u00ebto tulla, un\u00eb mendoj se jan\u00eb pjes\u00eb e sistemit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb shkrimit t\u00eb shqipes. N\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb Alafabeti i Elbasanit, sicc u mendua n\u00eb fillim, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alfabet tjet\u00ebr. Jemi duke vijuar studimet dhe n\u00eb korrik ne do t\u00eb shkojm\u00eb s\u00ebrish n\u00eb Margaritovo p\u00ebr ekspedit\u00eb me koleg\u00ebt. Kemi biseduar edhe me Elsie. Ne mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alfabet tjet\u00ebr edhe m\u00eb i hersh\u00ebm, me m\u00eb shum\u00eb shkronja. Ideja p\u00ebr nj\u00eb alfabet m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm ishte e Elsie. K\u00ebshtu q\u00eb do t\u00eb vijojm\u00eb zbulimet tona.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb territor, ekspedita jon\u00eb e organizuar nga Universiteti Shtet\u00ebror i Sh\u00ebn Petersburg n\u00eb vitin 2015 ka grumbulluar shum\u00eb materiale, tregime, etj. N\u00eb lidhje me pranin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb shekujt e 18-t\u00eb dhe 19-t\u00eb. K\u00ebshtu n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb 18-t\u00eb, n\u00eb rajonin e Azovit u themelua fshati Margaritovo, emri i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb i lidhur ngusht\u00eb me Margaret Bllazon, zyrtar i lart\u00eb, me origjin\u00eb nga shqiptar\u00ebt e m\u00ebrguar aty.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni ju b\u00ebj nj\u00eb pyetje jasht\u00eb profesionit, cili \u00ebsht\u00eb opinioni juaj p\u00ebr vendimin e largimit t\u00eb Ambasadave ruse nga vendet e Ballkanit dhe Europ\u00ebs?<\/p>\n<p>-Opinioni im privat dhe personal \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb gabim. P\u00ebr jet\u00ebn njer\u00ebzve puna e diplomat\u00ebve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, dhe na duhet t\u00eb kemi raporte t\u00eb mira, marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira, dhe diktati n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ndikon keq mes marr\u00ebdh\u00ebnieve mes popujve, mes vendeve t\u00eb ndryshme. Na duhet t\u00eb diskutojm\u00eb probleme nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet.<\/p>\n<p>Sa ka ndihmuar Ambasada Ruse gjat\u00eb pranis\u00eb s\u00eb saj n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb thelluar studimet p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Ukrain\u00ebs?<\/p>\n<p>-Tek ne institucionet shkencore punojn\u00eb vet\u00eb dhe nuk kan\u00eb ndikim nga politikan\u00ebt dhe nga qeveria. Un\u00eb p\u00ebr shembull mund t\u00eb merrem me \u00e7do popull n\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn, pa asnj\u00eb diktat nga K\u00ebshilli Shkencor. Jemi t\u00eb lir\u00eb n\u00eb zgjedhjen e studimeve tona. Jemi t\u00eb lir\u00eb n\u00eb veprimet tona.<\/p>\n<p>Zbulimi i tullave<br \/>\n\u201cLetrat\u201d e dheut t\u00eb harruar, ruhen shqip n\u00eb tulla t\u00eb lashta n\u00eb Margaritovo<\/p>\n<p>Sipas Aleksand\u00ebr Novik n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2015 n\u00eb fshatin Margaritovo t\u00eb rrethit Azov, n\u00eb rajonin e Rostovit, ka shkuar p\u00ebr t\u00eb punuar nj\u00eb ekspedit\u00eb etno-gjuh\u00ebsore nga Univesiteti i Sh\u00ebn Petersburg-ut. Arsyeja e mb\u00ebrritjes s\u00eb tyre atje, ishte zbulimi i nj\u00eb monumenti t\u00eb rrall\u00eb t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb shqiptare. Objektet e gjetura ishin rreth 200 tulla me mbishkrime t\u00eb ngjashme me tre alfabetet e p\u00ebrdorura n\u00eb Shqip\u00ebri rreth 400-500 vjet m\u00eb par\u00eb, si ai i Elbasanit, i Vithkuqit dhe Alfabeti i Veso Beut, q\u00eb kishin p\u00ebrkat\u00ebsisht 53 shkronja, 31 shkronja dhe 22 shkronja.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij zbulimi q\u00eb b\u00ebri buj\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb n\u00eb vitin 2015, arkeologu Dmitry Zenyuk n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat \u00ebsht\u00eb shprehur se:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fakt, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zbulim q\u00eb u b\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Tulla e par\u00eb e ngjashme q\u00eb kam gjetur ishte kur isha nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb klas\u00ebn e tret\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment nga zbulimet e b\u00ebra tulla t\u00eb tilla njihen me rreth 300 kopje.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2007 kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb krahasim t\u00eb letrave t\u00eb sh\u00ebnuara n\u00eb tulla me gjuh\u00ebn e Elbasanit, ku gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe u p\u00ebrgatit nj\u00eb baz\u00eb teorike dhe u b\u00ebn\u00eb tabelat krahasuese. Po kjo pun\u00eb nuk ishte e mjaftueshem pa marr\u00eb mendinin e skstert\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm tani, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, mund t\u00eb deklarojm\u00eb zyrtarisht se n\u00eb jug t\u00eb Rusis\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur nj\u00eb monument q\u00eb dokumentimin e shkrimit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Dhe \u00ebsht\u00eb e mahnitshme! N\u00eb bot\u00eb mbijetojn\u00eb disa disa shembuj t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb alfabetit t\u00eb vdekur t\u00eb shqipes n\u00eb arkivat shtet\u00ebrore n\u00eb Tiran\u00eb, ku nj\u00eb nga ato \u00ebsht\u00eb \u201cBibla e Anonimit t\u00eb Elbasanit\u201d dhe disa letra nga tregtar\u00ebt dhe artizan\u00ebt nga Elbasani t\u00eb af\u00ebrmit e tyre t\u00eb m\u00ebrguar.<\/p>\n<p>Prandaj gjetjet nga fshati Margaritovo jan\u00eb me interes serioz shkencor!\u201d. K\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb deklaratat e arkeologut Dmitry Zenyuk, pas zbulimit t\u00eb tullave me mbishkrime n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.\/Shqiptarja.com<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me nj\u00eb shqipe t\u00eb shk\u00eblqyer, t\u00eb cil\u00ebn e ka m\u00ebsuar nga dy pedagoget ruse q\u00eb kishin jetuar n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet \u201950, Gertruda Intrei dhe Irina Horonina,&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4247,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-4245","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4245","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4245"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4245\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4247"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4245"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4245"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4245"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}