{"id":3956,"date":"2023-09-26T17:52:39","date_gmt":"2023-09-26T17:52:39","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=3956"},"modified":"2023-09-26T17:52:40","modified_gmt":"2023-09-26T17:52:40","slug":"kur-genc-pollo-qortonte-si-mesues-ilir-meten-per-floririn-e-krrabes-mos-trego-perralla-te-tipit-ali-baba-me-40-hajdute","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=3956","title":{"rendered":"\u201cKur Genc Pollo qortonte si m\u00ebsues Ilir Met\u00ebn p\u00ebr floririn e Krrab\u00ebs: \u201cMos trego p\u00ebrralla t\u00eb tipit \u201cAli Baba me 40 hajdut\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<div class=\"78954ae5fa42b68c1393fe3da4998882\" data-index=\"1\" style=\"float: none; margin:0px 0 0px 0; text-align:center;\">\n<div data-type=\"_mgwidget\" data-widget-id=\"1576712\">\r\n<\/div>\r\n<script>(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push([\"_mgc.load\"])})(window,\"_mgq\");\r\n<\/script>\r\n\n<\/div>\n<p>Adriatik Do\u00e7i: \u201cN\u00eb fillim t\u00eb vitit 2000, politika shqiptare u p\u00ebrfshi nga debatet dhe akuzat p\u00ebr nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb bujshme n\u00eb historin\u00eb e pluralizmit shqiptar, grabitjen e thesarit t\u00eb shtetit n\u00eb tunelet e siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb n\u00eb Krrab\u00eb.<\/p>\n<p>280 kg ar u vodh\u00ebn n\u00eb thesarin e shtetit gjat\u00eb ngjarjeve t\u00eb vitit 1997.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra e vjedhjes dhe autor\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb akoma mbet\u00ebn nj\u00eb mister q\u00eb nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje nga drejt\u00ebsia. Misteri tjer\u00eb i madh konsiston n\u00eb pretendimin e strukturave m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetit shqiptare se jan\u00eb informuar p\u00ebr vjedhjen e floririt tre vite pasi ishte realizuar grabitja.<\/p>\n<p>Kur skandali plasi n\u00eb media dhe p\u00ebrfshiu politik\u00ebn, fillim t\u00eb vitit 2000, kryeminist\u00ebr ishte ilir Meta. Ky i fundit akuzohej nga Sali Berisha si i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vjedhjen e floririt. Por, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Berisha kishte t\u00ebrhequr PD-n\u00eb nga Parlamenti. Nga ana tjet\u00ebr, Genc Pollo me Dritan Shehun dhe disa deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ishin ndar\u00eb nga Berisha, pas mosmarr\u00ebveshjeve dhe p\u00ebrplasjeve t\u00eb brendshme. Pollo me grupin e tij ishte n\u00eb parlament. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, deputet\u00ebt e PD k\u00ebrkuan nj\u00eb interpelanc\u00eb me Met\u00ebn n\u00eb Kuvend p\u00ebr vjedhjen e floririt.<\/p>\n<p>interpelanca u zhvilluar n\u00eb 17 maji t\u00eb vitit 2000. Duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb Pollos, Meta shprehet se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr vjedhjen e floririt n\u00eb dat\u00ebn 7 prill t\u00eb vitit 2000, pas nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb tij p\u00ebr inventarizimin e arit. Meta sqaron edhe veprimet q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb informuar p\u00ebr grabitjen e thesarit, q\u00eb nga informacioni institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare financiare deri tek v\u00ebnia n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb Prokuroris\u00eb. Po pse fillimisht qeveria \u2018Meta\u2019 mohoi vjedhjen e thesarit? Meta sqaron se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dy verifikime t\u00eb floririt. Pas verifikimit t\u00eb par\u00eb i \u00ebsht\u00eb raportuar ministrit t\u00eb rendit Publik q\u00eb nuk ka pasur probleme. Por, s\u00ebrish ka pasur dyshime. N\u00eb k\u00ebto kushte, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb verifikim i dyt\u00eb, i cili ka konfirmuar grabitjen.<\/p>\n<p>Procesverbali i seanc\u00ebs s\u00eb 17 maji 2000 p\u00ebr vjedhjen e floririt<\/p>\n<p>-Genc Pollo: Kur \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni Kryeministri p\u00ebr vjedhjen e thesarit?<\/p>\n<p>-ilir Meta: Mund t\u2019ju them se un\u00eb jam v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni zyrtarisht p\u00ebr d\u00ebmtimin e nj\u00eb pjese t\u00eb thesarit n\u00eb dat\u00ebn 7 prill t\u00eb k\u00ebtij viti, kur, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb mia t\u00eb m\u00ebparshme si Kryeminist\u00ebr p\u00ebr informacion t\u00eb detajuar, jam v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr mungesa fizike t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb thesarit n\u00eb vendruajtjen e tij n\u00eb objektin \u201cLumi\u201d n\u00eb K\u00ebrrab\u00eb, si rezultat i inventarizimit t\u00eb kryer me k\u00ebrkes\u00ebn time n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryeministrit.<\/p>\n<p>-Genc Pollo: Cili ka qen\u00eb statusi i ruajtjes s\u00eb thesarit dhe a ka ndryshuar ai n\u00eb vitet 1997-2000?<\/p>\n<p>-ilir Meta: Dua t\u00eb n\u00ebnvizoj, s\u00eb pari, se statusi i ruajtjes s\u00eb thesarit nuk ka ndryshuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb q\u00eb pyet z. Pollo. Detyrat e organeve t\u00eb ekzekutivit p\u00ebr ruajtjen e thesarit, pavar\u00ebsisht nga detyrat e institucioneve t\u00eb tjera q\u00eb nuk varen nga ekzekutivi, jan\u00eb p\u00ebrcaktuar, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerave, n\u00eb vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr. 138, dat\u00eb 28.06.1974, \u201cP\u00ebr kalimin n\u00eb ruajtje t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb arit dhe t\u00eb argjendit t\u00eb monetar\u201d, n\u00eb rregulloren nr. 3 t\u00eb dat\u00ebs 15.03.1995, t\u00eb ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm \u201cP\u00ebr sigurimin dhe regjimin e ruajtjes s\u00eb objektit \u201cLumi\u201d dhe t\u00eb zon\u00ebs p\u00ebrreth, n\u00eb rregulloren nr. 1 t\u00eb ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm t\u00eb dat\u00ebs 26.04.1996, \u201cP\u00ebr administrimin, ruajtjen dhe sigurimin fizik t\u00eb thesarit t\u00eb shtetit \u201c\u00c7eliku\u201d. Si p\u00ebrfundim t\u00eb p\u00ebrgjigjes s\u00eb k\u00ebsaj pyetjeje, theksoj se objekti i thesarit t\u00eb shtetit ka vazhduar edhe gjat\u00eb k\u00ebtyre tre vjet\u00ebve t\u00eb trajtohet si\u00e7 \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb vitet e m\u00ebparshme. Statusi i k\u00ebtij objekti \u00ebsht\u00eb sekret, i r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb trajtuar si i till\u00eb.<\/p>\n<p>-Genc Pollo: Cilat kan\u00eb qen\u00eb veprimet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e guvernatorit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, si dhe ato t\u00eb Kryeministrit dhe t\u00eb ministrit t\u00eb rendit Publik?<\/p>\n<p>-ilir Meta: Lidhur me k\u00ebt\u00eb pyetje, dua t\u2019ju kujtoj se, p\u00ebr sa i p\u00ebrket guvernatorit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si institucion, kompetencat, detyrat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebrcaktohen qart\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d nr. 8269, dat\u00eb 23.12.1997, ndryshuar me ligjin nr. 8384, dat\u00eb 29.07.1998.<\/p>\n<p>Lidhur me at\u00eb se \u00e7far\u00eb veprimesh kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb, si kryeminist\u00ebr dhe drejtues i institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb varen nga qeveria, deri tani, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb them se: s\u00eb pari, menj\u00ebher\u00eb sapo ka rezultuar kjo humbje nga inventari q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, qeveria ka informuar institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare financiare partnere, me t\u00eb cilat kemi programe t\u00eb bashk\u00ebpunimit, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb transparent me to. S\u00eb dyti, menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kam k\u00ebrkuar nga organi kompetent, Prokuroria, dhe nga institucionet e tjera t\u00eb ekzekutivit, si Ministria e rendit Publik dhe Sh\u00ebrbimi informativ i Shtetit, t\u00eb kryejn\u00eb detyrimet e tyre ligjore me p\u00ebrpik\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb intensifikohet procesi i hetimit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb u \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar drejtuesve t\u00eb institucioneve q\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb dispozicion t\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr zbardhjen, zbulimin dhe dokumentimin e k\u00ebsaj vjedhjeje, si dhe t\u00eb personave p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Kam k\u00ebrkuar q\u00eb institucionet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb marrin masa, brenda kompetencave t\u00eb tyre, p\u00ebr sigurimin dhe ruajtjen e k\u00ebtij objekti t\u00eb vjedhur e t\u00eb dekonspiruar nga nxjerrja e sekretit.<\/p>\n<p>Kam k\u00ebrkuar rishikimin e gjith\u00eb baz\u00ebs ligjore p\u00ebr sigurimin dhe administrimin e thesarit t\u00eb shtetit, me synimin p\u00ebr v\u00ebnien e tyre n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebrsosjen e teknik\u00ebs profesionale t\u00eb k\u00ebtij rregullimi juridik, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb mos ndodhin m\u00eb ngjarje t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Kam k\u00ebrkuar marrjen e masave t\u00eb shpejta, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb gjitha strukturave p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebr zbulimin, dokumentimin dhe kapjen e autor\u00ebve t\u00eb shumave t\u00eb vjedhura.<\/p>\n<p>Mund t\u2019ju them se t\u00eb dh\u00ebnat e para nga procesi i hetimit jan\u00eb premtuese, \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb gjendet nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e thesarit t\u00eb grabitur, jan\u00eb ndaluar disa prej autor\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj vepre dhe Prokuroria, n\u00eb bashk\u00ebpunim me t\u00eb gjitha institucionet e tjera, po punon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb intensive p\u00ebr t\u00eb verifikuar m\u00eb tej e p\u00ebr ta zbardhur edhe m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr t\u00eb ndaluar edhe personat e tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb autor\u00eb ose bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb deritanish\u00ebm t\u00eb ndaluar dhe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb personat p\u00ebrkat\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn e tyre ashtu si\u00e7 duhet.<\/p>\n<p>Detaje t\u00eb m\u00ebtejshme un\u00eb nuk mund t\u00eb jap, p\u00ebr arsye se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb hetim, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga Prokuroria, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb nuk varet nga Kryeministri dhe nga Qeveria. N\u00eb rast se ajo do ta gjykoj\u00eb t\u00eb arsyeshme t\u00eb jap\u00eb t\u00eb dh\u00ebna m\u00eb t\u00eb plota, k\u00ebt\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb; k\u00ebt\u00eb mund ta k\u00ebrkoni edhe ju si Kuvend, si grupe parlamentare ose si deputet\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebtu ka d\u00ebshir\u00eb e vullnet p\u00ebr t\u00eb politizuar me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, un\u00eb jam gati q\u00eb tani t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb debate politike, por mendoj se kjo nuk do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb zbardhjes s\u00eb plot\u00eb dhe deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje; p\u00ebrkundrazi, do t\u00eb shfryt\u00ebzohet p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar procesin e hetimit dhe p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb akuza politike t\u00eb panevojshme. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb thash\u00eb se thesari nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i qeveris\u00eb, por \u00ebsht\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb. Pra, shpresoj n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb objektiv\u00eb n\u00eb gjykimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb qet\u00eb. un\u00eb personalisht jam i qet\u00eb dhe i bindur se procesi i hetimit ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb.<\/p>\n<p>-Genc Pollo: \u2026humbja e thesarit t\u00eb shtetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb serioze. Fakti q\u00eb preket nj\u00eb objekt i siguris\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe q\u00eb preket nga njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt i din\u00eb kodet, me sa del nga informacionet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb pa pasoj\u00eb. Dhe jo pa q\u00ebllim kishim v\u00ebn\u00eb n\u00eb pyetjet q\u00eb paraqit\u00ebm si grup deputet\u00ebsh, q\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb personale p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit e k\u00ebsaj vjedhjeje. Kryeministri nuk e p\u00ebrjashton dot veten nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia, gjithashtu edhe ministri i Financave dhe ministri i Brendsh\u00ebm. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, edhe Guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pavar\u00ebsisht nga pavar\u00ebsia e tij ligjore. Dhe \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb q\u00eb t\u00eb merren disa fshatar\u00eb, t\u00eb arrestohen nat\u00ebn, t\u00eb hapen gropa, t\u00eb nxirren florinj dhe pastaj t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb p\u00ebrralla t\u00eb tipit \u201cali Baba me 40 hajdut\u00eb\u201d, sepse ata jan\u00eb t\u00eb fundit q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vjedhje t\u00eb madhe t\u00eb thesarit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku p\u00ebrgjegj\u00ebsia kryesore duhet t\u00eb filloj\u00eb nga titullar\u00ebt. Prandaj them q\u00eb jam i pak\u00ebnaqur nga sqarimi i Kryeministrit. Duke perifrazuar fjal\u00ebn e urt\u00eb, themi \u201cthesari luan, Qeveria s\u2019luan\u201d. Por t\u00eb jeni t\u00eb sigurt q\u00eb do t\u00eb luajn\u00eb t\u00eb gjitha, z. kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>ilir Meta: un\u00eb b\u00ebra nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr mir\u00ebkuptim, por m\u00eb vjen keq q\u00eb z. Pollo nuk e pranoi. ajo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb debat, sepse un\u00eb thash\u00eb q\u00eb jam gati t\u00eb b\u00ebj debat gjith\u00eb dit\u00ebn dhe gjith\u00eb nat\u00ebn me Partin\u00eb Demokratike, me z. Pollo, me z. Berisha, me zonj\u00ebn Topalli e me cilindo tjet\u00ebr. Dua t\u2019ju them se inventari ka p\u00ebrfunduar m\u00eb 6 ose 7 prill, koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb jam informuar zyrtarisht p\u00ebr t\u00eb. Ky inventar \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebhet nga ana ime si Kryeminist\u00ebr, pasi m\u00eb par\u00eb, jo thjesht nga ato q\u00eb ka deklaruar opozita, por edhe nga shqet\u00ebsime t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb ardhur nga institucione n\u00eb vart\u00ebsi t\u00eb kryeministrit dhe t\u00eb qeveris\u00eb, ka pasur dyshime p\u00ebr d\u00ebmtimin e k\u00ebtij objekti, ndaj un\u00eb kam k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebhet verifikimi fizik.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb her\u00eb verifikimi fizik dhe i \u00ebsht\u00eb raportuar ministrit t\u00eb rendit Publik q\u00eb nuk ka pasur probleme. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb ka pasur nj\u00eb deklarat\u00eb, e cila nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me at\u00eb q\u00eb g\u00ebnjen ministri i rendit ose q\u00eb ka g\u00ebnjyer kryeministri, por ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me munges\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb personave t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pasur p\u00ebrgjegj\u00ebsi direkte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb objekt dhe k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb hetim. Nuk ka vajtur atje ministri i rendit Publik t\u00eb b\u00ebj\u00eb verifikimin fizik, as un\u00eb nuk kam vajtur dhe nuk \u00ebsht\u00eb detyra jon\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb interesimi ka qen\u00eb i vazhduesh\u00ebm. Edhe pas k\u00ebtij raportimi, p\u00ebrs\u00ebri shqet\u00ebsimet kan\u00eb vazhduar. Kjo ka qen\u00eb arsyeja q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrs\u00ebri verifikimi. Pas k\u00ebsaj, p\u00ebrfundimisht ka pasur nj\u00eb q\u00ebndrim se objekti \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar fizikisht.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, pas k\u00ebsaj, kam k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebhet inventari, q\u00eb ka p\u00ebrfunduar n\u00eb fillim t\u00eb muajit prill dhe un\u00eb jam informuar zyrtarisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb 7 prill. Lidhur me at\u00eb q\u00eb pse nuk e d\u00ebgjuam kaq shum\u00eb opozit\u00ebn, un\u00eb dua t\u00eb them se opozita thot\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra; ka raste q\u00eb thot\u00eb edhe gj\u00ebra t\u00eb v\u00ebrteta, por jo n\u00eb pak raste ne e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb mashtrimesh dhe sajimesh prodhon z. Berisha dhe partia e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast paska qen\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe z. Berisha e ka ditur p\u00ebrpara meje dhe p\u00ebrpara shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb thesari qenka d\u00ebmtuar dhe qenka vjedhur. Madje, ai ka treguar edhe histori se si \u00ebsht\u00eb vjedhur, nga \u00ebsht\u00eb hyr\u00eb e nga \u00ebsht\u00eb dal\u00eb, q\u00eb tregon se ka nj\u00eb informim t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. un\u00eb e ftoj z. Berisha dhe Partin\u00eb Demokratike, q\u00eb kan\u00eb informacione t\u00eb plota, t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me Prokurorin\u00eb, t\u00eb tregojn\u00eb se nga i kan\u00eb marr\u00eb k\u00ebto informacione, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb p\u00ebr zbardhjen e k\u00ebsaj t\u00eb v\u00ebrtete. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, mendoj se ata r\u00ebndojn\u00eb veten e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i takon statusit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb objekt nga viti 1997 deri n\u00eb vitin 2000, m\u00eb duket se p\u00ebrgjigjja ishte e qart\u00eb dhe ju p\u00ebr k\u00ebt\u00eb koh\u00eb e kishit b\u00ebr\u00eb pyetjen, z. Pollo. Por nd\u00ebrrim statusi ka pasur m\u00eb p\u00ebrpara dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb folur n\u00eb shtyp. Pra, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrrimin e statusit nga viti 1997 deri n\u00eb vitin 2000. Lidhur me vler\u00ebn e d\u00ebmit, ju nuk keni b\u00ebr\u00eb pyetje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb saj, Qeveria e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb vlera e p\u00ebraf\u00ebrt e k\u00ebtij d\u00ebmi \u00ebsht\u00eb 2,8 milion\u00eb dollar\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb si rezultat i p\u00ebrdorimit t\u00eb kursit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb procedurave q\u00eb ka edhe Bursa e Londr\u00ebs, dhe u \u00ebsht\u00eb komunikuar edhe institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare financiare. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb do t\u2019ju ftoja t\u00eb mos e politizonit m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d.(Shqiptarja.com)<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Adriatik Do\u00e7i: \u201cN\u00eb fillim t\u00eb vitit 2000, politika shqiptare u p\u00ebrfshi nga debatet dhe akuzat p\u00ebr nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb bujshme n\u00eb historin\u00eb&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3957,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-3956","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3956","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3956"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3956\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3957"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}