{"id":3240,"date":"2023-09-02T11:27:04","date_gmt":"2023-09-02T11:27:04","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=3240"},"modified":"2023-09-02T11:27:05","modified_gmt":"2023-09-02T11:27:05","slug":"enver-hoxha-deklasifikohen-ditaret-rinia-e-nje-diktatori-qe-se-donte-artin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=3240","title":{"rendered":"ENVER HOXHA, deklasifikohen ditaret, rinia e nj\u00eb diktatori q\u00eb s\u2019e donte artin"},"content":{"rendered":"<div class=\"78954ae5fa42b68c1393fe3da4998882\" data-index=\"1\" style=\"float: none; margin:0px 0 0px 0; text-align:center;\">\n<div data-type=\"_mgwidget\" data-widget-id=\"1576712\">\r\n<\/div>\r\n<script>(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push([\"_mgc.load\"])})(window,\"_mgq\");\r\n<\/script>\r\n\n<\/div>\n<p>Nga liceu n\u00eb Kor\u00e7\u00eb me nota sa p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb klas\u00ebn tjet\u00ebr, e deri te studimet n\u00eb Franc\u00eb e Belgjik\u00eb, Enver Hoxha nuk arriti kurr\u00eb t\u00eb sh\u00ebnonte rezultate t\u00eb mira apo dashuri p\u00ebr artin e guximsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse u d\u00ebrgua t\u00eb shkollohej n\u00eb nj\u00eb nga vendet ku g\u00eblonin rrethet artistike, n\u00eb Franc\u00eb, Hoxh\u00ebn e t\u00ebrhiqte gjithnj\u00eb populli i varf\u00ebr shqiptar dhe gjuha e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Nga arrestimi p\u00ebr shitjen e mishit t\u00eb prishur e deri te puna si orator n\u00eb varrime, le t\u00eb zbulojm\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr rinin\u00eb e shthurrur t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe detaje nga ditar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Luela Myftari<\/p>\n<p>\u201cDisa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, k\u00ebndova n\u00eb gazet\u00eb se baleti yn\u00eb, duke p\u00ebrgatitur shfaqje p\u00ebr popullin, nuk ka gjetur subjekt tjet\u00ebr ve\u00e7se valset e Shtrausit, t\u00eb sajuara n\u00eb nj\u00eb kompozim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, me nj\u00eb tem\u00eb gjoja t\u00eb moralit proletar, q\u00eb s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb aspak me epok\u00ebn e marr\u00ebzishme t\u00eb valseve n\u00eb fjal\u00eb. Po \u00e7\u2019jan\u00eb valset e Shtrausit? Nj\u00eb excitant, shprehja e nj\u00eb epoke, shenja e transformimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb fundin e shekullit t\u00eb 19-t\u00eb. \u2018Danubi i kalt\u00ebr\u2019 nuk \u00ebsht\u00eb i kalt\u00ebr, po i turbullt, n\u00eb qoft\u00eb se studiojm\u00eb gjendjen shoq\u00ebrore dhe politike t\u00eb koh\u00ebs kur ai vals u shkrua. Po muzika \u00ebsht\u00eb e bukur. Ky \u00ebsht\u00eb fakt i pamohuesh\u00ebm dhe un\u00eb nuk jam kund\u00ebr q\u00eb n\u00eb radio t\u00eb vihet ky vals ose edhe t\u00eb tjera, por q\u00eb regjisor\u00ebt tan\u00eb, tok me ansamblin e baletit, t\u00eb rrin\u00eb t\u00eb punojn\u00eb muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb sajuar nj\u00eb shfaqje me k\u00ebto valse, kjo politikisht dhe p\u00ebr edukimin e masave nuk sjell asnj\u00eb fitim, pra \u00ebsht\u00eb pun\u00eb pa dobi\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb fjal\u00ebt e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb pleniumin e XV-t\u00eb t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb i cili iu kushtua artit, kultur\u00ebs dhe nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e tij edhe let\u00ebrsis\u00eb apo shkrimtar\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs. Ishte viti 1965 dhe menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebtij pleniumi t\u00eb mbajtur nga Ramiz Aliaj, fjala p\u00ebrmbyll\u00ebse e diktatorit, jepte komanda t\u00eb reja. Ishte koha q\u00eb t\u00eb d\u00ebnoheshin disa artist\u00eb. I pari balet maestro Sk\u00ebnder Selimi, i cili fillimisht u d\u00ebrgua p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb fshatrat e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, nd\u00ebrsa bashk\u00ebshortja e tij e huaj survejohej nga Ish \u2013 Sigurimi i Shtetit p\u00ebr \u00e7do hap q\u00eb hidhte. Valset e Shtrausit nuk u vun\u00eb m\u00eb n\u00eb sken\u00eb dhe Sk\u00ebnder Selimi bashk\u00eb me shum\u00eb krijues t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Teatrin e Operas dhe Baletit u shp\u00ebrblyen me indiferenc\u00ebn e shtetit e publikut dhe p\u00ebr disa edhe me d\u00ebnimet e sojit socialist t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs.<\/p>\n<p>eksa e gjej k\u00ebt\u00eb dokument n\u00eb nj\u00eb nga ditar\u00ebt sekret t\u00eb deklasifikuar s\u00eb fundmi nga Drejtoria e Arkivave n\u00eb Tiran\u00eb, nxitoj t\u2019ia p\u00ebrcjell familjar\u00ebve t\u00eb baletmaestros q\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb. \u201cKy \u00ebsht\u00eb d\u00ebnimi i diktatorit p\u00ebr tim at\u00eb Skend\u00ebr Selimi, fjalimi i atij dhjetori t\u00eb vitit 1965. Diskutohej at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr baletin \u201cJeta e Artistit\u201d, i cili pati vet\u00ebm prov\u00ebn gjenerale dhe u ndalua t\u00eb shfaqej. Pas k\u00ebtij krijimi, im at\u00eb u degdis n\u00eb fshatrat e thell\u00eb t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe nuk u kthye m\u00eb n\u00eb sken\u00ebn e Teatrit t\u00eb Operas dhe Baletit. Ishte pengu i madh i babit, pik\u00ebrisht ky takim me publikun: \u2018Jeta e Artistit\u2019 dhe Valset e Shtrausit n\u00eb nj\u00eb balet plot fantazi me kostumet e skenografi t\u00eb Shaban Hys\u00ebs. Krenare p\u00ebr tim at\u00eb dhe mendimin avangard q\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ndon\u00ebse q\u00eb at\u00ebher\u00eb gjith\u00e7ka ndryshoi jet\u00ebn ton\u00eb. T\u00eb mendosh se ishte viti 1965\u201d, tregon Milena Selimi kur para syve ka nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb aktit t\u00eb d\u00ebnimit dhe indoktrinimit t\u00eb popullsis\u00eb p\u00ebrmes rregulla strike q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ndiqnin artist\u00ebt. Sepse nga ky vit, diktatori Hoxha do t\u00eb indoktrinonte edhe m\u00eb shum\u00eb popullin p\u00ebrmes artit. Kulmi i  indoktrinimit do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb vitet \u201970 dhe k\u00ebt\u00eb e pohojn\u00eb thuajse t\u00eb gjith\u00eb artist\u00ebt e asaj kohe.<\/p>\n<p>Nga ditaret e diktatorit Enver Hoxha do t\u00eb doja t\u00eb shk\u00ebpusja m\u00eb shum\u00eb. Sepse ironia e fatkeq\u00ebsive t\u00eb m\u00ebvonshme vijn\u00eb pik\u00ebrisht nga k\u00ebto rreshta. Nis v\u00ebrtet me Shtrausin, por n\u00eb k\u00ebto sh\u00ebnime t\u00eb mbajtura mbi artin, gjen edhe akuza mbi luksin e shfrenuar t\u00eb borgjezis\u00eb, si\u00e7 e quante Hoxha nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb m\u00eb von\u00eb mezi do t\u00eb mund t\u00eb siguronin edhe ushqimin e p\u00ebrditsh\u00ebm p\u00ebrmes tollonave.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr \u00e7far\u00eb i duhet popullit ton\u00eb ky balet? P\u00ebrse e frym\u00ebzon at\u00eb ky balet? P\u00ebr asgj\u00eb, kisha p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb rast na del p\u00ebrpara \u00e7\u00ebshtja se si duhet ta studiojm\u00eb dhe ta shfryt\u00ebzojm\u00eb eksperienc\u00ebn e huaj bot\u00ebrore n\u00eb fush\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb, t\u00eb muzik\u00ebs, t\u00eb arteve figurative, t\u00eb teatrit e t\u00eb kinematografis\u00eb. A duhet t\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb ne nga eksperienca bot\u00ebrore n\u00eb k\u00ebto drejtime? Nuk do t\u00eb ishte marksiste po t\u00eb thoshim jo, por do t\u00eb ishte gjithashtu antimarksiste po t\u00eb b\u00ebheshim skllavi i tyre, t\u2019i g\u00eblltitnim t\u00eb gjitha \u00e7\u2019kan\u00eb prodhuar njer\u00ebzit e huaj, pa nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thell\u00eb kritike, pa nj\u00eb klasifikim t\u00eb drejt\u00eb. \u00c7do vep\u00ebr, e \u00e7do gjinie dhe e \u00e7do kohe qoft\u00eb, ka an\u00ebt e mira, ka edhe ato t\u00eb k\u00ebqija\u201d.<\/p>\n<p>Let\u00ebrsia<\/p>\n<p>Por, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb diktatori do t\u00eb gjente an\u00eb t\u00eb k\u00ebqija n\u00eb veprat shqiptare. Dhe ajo nuk duronte dot diktatori ishte liria, q\u00eb n\u00eb ditar\u00ebt e tij e gjen shpesh t\u00eb etiketuar me fjal\u00ebn \u201cliberale\u201d. \u00c7do vep\u00ebr q\u00eb ishte liberale, ndalohej, madje shkat\u00ebrroj deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa me t\u00eb t\u00eb prodhohej karton p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr vep\u00ebr t\u00eb komunizmit. Gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb diktatori filloi t\u00eb merrej edhe me kritik\u00ebn letrare, apo at\u00eb t\u00eb arteve figurative. Madje edhe me muzik\u00ebn q\u00eb krijohen n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Enver Hoxha do t\u00eb d\u00ebnonte m\u00eb von\u00eb n\u00eb 26 qershor t\u00eb vitit 1973 poezin\u00eb e 21-vje\u00e7arit Rudolf Marku. U akuzua p\u00ebr nj\u00eb poezi me influenca moderniste dhe t\u00eb huaja. V\u00ebllimi poetik i k\u00ebtij autori t\u00eb ri, at\u00eb koh\u00eb i sapobotuar me titullin \u201cShok\u00ebt e mi\u201d u hoq nga qarkullimi dhe u d\u00ebrgua p\u00ebr karton, nd\u00ebrsa autori Rudolf Marku u d\u00ebrgua m\u00ebsues, n\u00ebp\u00ebr fshatra. Fatin e k\u00ebtij v\u00ebllimi poetik e ndoqi edhe romani i Petro Markos. Menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr karton. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb mbledhjet e Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve, edhe poezit\u00eb e Faslli Halitit u kritikuan. Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb 28 qershor t\u00eb 1973 edhe poezia \u201cJet\u00eb\u201d e Xhevahir Spahiut u akuzua p\u00ebr t\u00eb meta ideologjike. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb pohuara nga vet\u00eb shkrimtar\u00ebt. Ishtin vitet \u201970 kur arti duhet t\u00eb nd\u00ebrtohej si donte diktatori Hoxha, ndryshe artisti do t\u00eb kishte fatin e Visar Zhitit, n\u00eb burg, apo at\u00eb t\u00eb artist\u00ebve t\u00eb festivalit t\u00eb 11-t\u00eb t\u00eb k\u00ebng\u00ebs n\u00eb Radio-Televizion.<\/p>\n<p>Po si ka mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs shteti t\u00eb mund t\u00eb shkruante e fliste k\u00ebshtu p\u00ebr artin n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kishte studiuar n\u00eb nj\u00eb nga kryeqytetet ku kultura dhe ishte z\u00ebri kryesor i jet\u00ebs shoq\u00ebrore? Dhe nuk \u00ebsht\u00eb krejt e pajustifikueshme n\u00ebse thellohesh n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb dhe rinin\u00eb e k\u00ebtij udh\u00ebheq\u00ebi q\u00eb u b\u00eb tiranik me artist\u00ebt e popullit t\u00eb vet.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebria<\/p>\n<p>F\u00ebmilj\u00ebria e tij \u00ebsht\u00eb plot an\u00eb t\u00eb errta. Shum\u00eb dokumente jan\u00eb shkat\u00ebrruar kur Enver Hoxha u b\u00eb diktator. T\u00eb gjitha informacionet q\u00eb nuk ishte e nevojshme t\u2019i njihte populli shqiptar, thuajse shkuar p\u00ebr karton nj\u00eblloj si veprat q\u00eb s\u2019duheshin lexuar. Duke nisur q\u00eb nga data e lindjes e deri tek pushkatimi apo internimi i shok\u00ebve t\u00eb klas\u00ebs q\u00eb e njihnin deri ku arriti p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar, apo talenti t\u00eb riut Hoxha.<\/p>\n<p>N\u00eb Arkivin Q\u00ebndror t\u00eb Shtetit n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn, jan\u00eb sh\u00ebnuar 5 dit\u00eblindje t\u00eb ndryshme. Regjistri i bashkis\u00eb Gjirokastr\u00ebs, nr. 6, fleta 75 sh\u00ebnon se Enver Hoxha, ka lindur m\u00eb 12 maj 1908. N\u00eb Liceun e Kor\u00e7\u00ebs, Hoxh\u00ebs i jan\u00eb sh\u00ebnuar dy dit\u00eblindje: 17 qershor dhe 3 tetor (vitet 1929 e 1930). N\u00eb Franc\u00eb, figuron se ka lindur m\u00eb 3 tetor, nd\u00ebrsa gazeta Bashkimi n\u00eb vitin 1946 vendoste si dit\u00eblindje 3 shtatorin. 16 Tetori n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb dit\u00eblindja q\u00eb njohin shqiptar\u00ebt sepse Hoxha zgjodhi q\u00eb t\u00eb festonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebri publike po n\u00eb gazet\u00ebn \u201cBashkimi\u201d m\u00eb 16 tetor t\u00eb vitit 1947.<\/p>\n<p>M\u00ebsimet e para i ka marr\u00eb n\u00eb lice. Por, nj\u00eb gazet\u00eb e koh\u00ebs tregon se ish \u2013 diktatori Hoxha mezi kalonte n\u00eb vitet e para t\u00eb arsimit. Liceisti i Kor\u00e7\u00ebs, Enver Hoxha, ishte nd\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, mesatarja e tij 5+.  Kur u b\u00eb diktator thuajse d\u00ebnoi dhe ekzekotoi t\u00eb gjith\u00eb shok\u00ebt e klas\u00ebs, sepse mendohet se ata e dinin q\u00eb Enver Hoxha kishte qen\u00eb nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i keq, pa talente t\u00eb ve\u00e7anta dhe kush e di se si e kishte p\u00ebrfituar burs\u00ebn. N\u00eb gazet\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs ato dit\u00eb kur jepeshin rezultatet e nx\u00ebn\u00ebsve, u harrua emri i Enver Hoxh\u00ebs, por nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, gazeta shkruan disa rreshta p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Por, nota t\u00eb mira nuk mori dot as jasht\u00eb vendit ku u d\u00ebrgua p\u00ebr studime. Se si fitoi t\u00eb drejtat p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb Franc\u00eb e Belgjik\u00eb ende asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb drit\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Nga liceu me nota thuajse thjesht kaluese, n\u00eb nj\u00eb vend ku kultura g\u00eblon, me p\u00ebrvoja dhe mund\u00ebsi fantastike p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb zyrat e kancelarive evropiane, Enver Hoxha kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri. Ishte gati t\u2019i shiste mish dhe djath t\u00eb prishur shqiptar\u00ebve rrug\u00ebve, n\u00eb vend t\u2019i kushtonte r\u00ebnd\u00ebsi m\u00ebsimeve. N\u00eb 7 gusht t\u00eb 1940-\u00ebs Hoxha arrestohet pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb.<\/p>\n<p>KUR ENVER HOXHA SHISTE DJATH T\u00cb PRISHUR ITALIAN<\/p>\n<p>Nuk ndodh shpesh q\u00eb historian\u00ebt t\u2019i japin dokumentet, proces-verbalet, letrat apo faktet p\u00ebrpara se t\u2019i publikojn\u00eb ato. Por nj\u00eb nga procesverbalet q\u00eb doli nga nj\u00eb cep i dosjeve t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr rishkrimin e historis\u00eb, ishte ai i vitit 1940, ku nj\u00eb djal\u00eb i ri me emrin Enver Hoxha ndalohet nga policia, sepse mashtronte njer\u00ebzit si tregtar ambulant dhe i shiste atyre ushqime t\u00eb prishura. N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr ndalimin e Enver Hoxh\u00ebs, faktet q\u00eb pasqyrohen jan\u00eb mjaft interesante p\u00ebr t\u00eb kuptuar t\u00eb shkuar\u00ebn rinore t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebrpara se ai t\u00eb angazhohej si pjes\u00eb e l\u00ebvizjes komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb t\u00eb shkuar q\u00eb ai padiskutim me marrjen e pushtetit arriti ta fshihte nga arkivat, sigurisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb edhe historian\u00ebt ta kishin t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb zb\u00ebrthimin e s\u00eb shkuar\u00ebs s\u00eb ish diktatorit. Sipas k\u00ebtij procerverbali t\u00eb koh\u00ebs, ngjarja ka ndodhur n\u00eb 7 gusht 1940 dhe Enver Hoxha \u00ebsht\u00eb kapur n\u00eb flagranc\u00eb nga policia e asaj kohe duke shitur n\u00eb rrug\u00eb k\u00ebmb\u00eb derri t\u00eb prishura dhe djath Italian q\u00eb kut\u00ebrbon er\u00eb t\u00eb keqe.<\/p>\n<p>Procesverbali original ka k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje :<\/p>\n<p>Mbajtun me dat\u00eb 7-8-940 dit\u00ebn e M\u00ebrkur\u00eb ora 17.00 n\u00eb Tiran\u00eb kundra t\u00eb qojtunit Enver Hoxha i biri i Halitit lindun m\u00eb 1905, banues n\u00eb Tiran\u00eb. Me profesin Gj. Ushqimore p\u00ebr shkak se n\u00eb Rruga H. Toptani, i deklaruar n\u00eb ketravajtje pse iu gjet\u00ebn 3 (tre) zampe (kamb derri) t\u00eb prishuna me krymbe qi i kishte ekspozue p\u00ebr shitje si dhe 2 (dy) kutije me cop\u00eb djathi t\u00eb firm\u00ebs Bell Paese t\u00eb prishun me er\u00eb t\u00eb keqe.<\/p>\n<p>I riu Hoxha la edhe pun\u00ebn si kancelar n\u00eb legat\u00ebn shqiptare n\u00eb Bruksel dhe u kthye s\u00ebrish n\u00eb Shqip\u00ebri, ku do t\u00eb punonte si kamarier dhe m\u00eb von\u00eb si fol\u00ebs, apo orator n\u00eb varrimet e atyre q\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin patriot\u00ebt, apo d\u00ebshmor\u00ebt e vendit.<\/p>\n<p>Autori francez me origjin\u00eb hungareze, Thomas Schreiber ka botuar nj\u00eb biografi p\u00ebr jet\u00ebn e Hoxh\u00eb n\u00eb rini duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim seksualitetin e tij, jet\u00ebn e shturrur n\u00eb Franc\u00eb e Belgjik\u00eb dhe rikthimin n\u00eb atdhe p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb diktatori, nj\u00ebriu i past\u00ebr q\u00eb do t\u00eb vriste t\u00eb gjith\u00eb shok\u00ebt e m\u00ebhersh\u00ebm q\u00eb ia njohnin b\u00ebmat dhe temperamentin, q\u00eb do t\u00eb falsifikonte gjith\u00e7ka q\u00eb nga dita e lindjes e deri te fotografia e kafe Flor\u00ebs ku imazhi retushohet sepse diktatori nuk mund t\u00eb shihej me cigare n\u00eb dor\u00eb duke shijuar i shfrenuar jet\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb. Sepse kur u b\u00eb diktator, ai, Enver Hoxha mund ta shkruante gjith\u00eb jet\u00ebn e tij si nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ta shijonin. Veprat e t\u00eb tjet\u00ebrve do t\u00eb shkonin p\u00ebr karton, por jo ajo e Enver Hoxh\u00ebs, sepse veprat e tij do t\u00eb duhet t\u2019i p\u00eblqenin t\u00eb gjith\u00eb. Dhe n\u00ebse \u201cDanubi nuk i dukej i kalt\u00ebr\u201d, asnj\u00eb prej shqiptar\u00ebve nuk do t\u00eb duhej ta njihte trazin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe n\u00ebse Enver Hoxha donte t\u00eb festonte m\u00eb 16 tetor, ashtu do t\u00eb ishte. Ai e shkroi jet\u00ebn nga fillimi dhe mes rreshtave gjen ende stoike veprat e tij n\u00eb vil\u00ebn e Bllokut. Dhe ndon\u00ebse nuk dim\u00eb dat\u00ebn e lindjes, sakt\u00ebsisht dim\u00eb at\u00eb t\u00eb vdekjes. Ishte prill i vitit 1985.  \/newsbomb.al<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga liceu n\u00eb Kor\u00e7\u00eb me nota sa p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb klas\u00ebn tjet\u00ebr, e deri te studimet n\u00eb Franc\u00eb e Belgjik\u00eb, Enver Hoxha nuk arriti kurr\u00eb t\u00eb&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3241,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-3240","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3240","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3240"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3240\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3241"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3240"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3240"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3240"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}