{"id":3234,"date":"2023-09-02T11:18:32","date_gmt":"2023-09-02T11:18:32","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=3234"},"modified":"2023-09-02T11:18:33","modified_gmt":"2023-09-02T11:18:33","slug":"berisha-urdheroi-eleminimin-e-nanos-ne-mars-97-si-e-shpetoi-djali-nga-laci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=3234","title":{"rendered":"Berisha urdh\u00ebroi eleminimin e Nanos n\u00eb mars \u201897, si e shp\u00ebtoi djali nga La\u00e7i!"},"content":{"rendered":"<div class=\"78954ae5fa42b68c1393fe3da4998882\" data-index=\"1\" style=\"float: none; margin:0px 0 0px 0; text-align:center;\">\n<div data-type=\"_mgwidget\" data-widget-id=\"1576712\">\r\n<\/div>\r\n<script>(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push([\"_mgc.load\"])})(window,\"_mgq\");\r\n<\/script>\r\n\n<\/div>\n<p>Teksa shteti ishte jasht\u00eb kontrollit dhe burgjet u hap\u00ebn, Fatos Nanon tentuan ta fusnin n\u00eb makin\u00eb tre njer\u00ebz t\u00eb veshur me rroba t\u00eb Forcave Speciale. Kur po hynte n\u00eb automjet, nj\u00eb djal\u00eb nga La\u00e7i e merr thuajse me dhun\u00eb dhe e fut n\u00eb mjetin e tij. Ai kishte njohur nj\u00ebrin nga njer\u00ebzit e Berish\u00ebs, dhe i vet\u00ebm e solli tek miqt\u00eb t\u00eb tij n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Nano e k\u00ebrkoi n\u00eb Gjermani, Bruksel e kudo, por nuk e takoi. Fatos Klosi i dha informacionin p\u00ebr tentativ\u00ebn e Berish\u00ebs, dhe k\u00ebrkoi q\u00eb ta fus\u00eb si d\u00ebshmi p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur nga komisioni i hetimit \u201cNgjela-Braho\u201d<\/p>\n<p>Tragjedia e marsit ta vitit 1997 e gjen ish kreun socialist Fatos Nano n\u00eb burgun e siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb n\u00eb B\u00ebn\u00e7\u00eb t\u00eb Tepelen\u00ebs. I arrestuar n\u00eb vitin 1993, teksa po p\u00ebrgatitej t\u00eb organizonte nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb filluar p\u00ebrmbysjen e Sali Berish\u00ebs nga pushteti, ish presidenti demokrat nxitoi t\u2019i dilte s\u00eb keqes p\u00ebrpara dhe ta d\u00ebnonte at\u00eb me 12 vite burg p\u00ebr abuzim me ndihmat italiane.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, e pas zgjedhjeve t\u00eb 26 majit 1996 edhe SHBA, BE e K\u00ebshilli i Europ\u00ebs, kishin nisur t\u00eb artikulonin togfjal\u00ebshin \u201ci d\u00ebnuar politik nga  Berisha\u201d, Nano vijonte t\u00eb vuante d\u00ebnimin me burg.<\/p>\n<p>Ishte i izoluar nga PS q\u00eb drejtonte, familja dhe miqt\u00eb q\u00eb ia kufizonin deri kontaktet me bot\u00ebn jasht\u00eb mureve t\u00eb burgut, por Nano ishte kthyer n\u00eb B\u00ebn\u00e7\u00eb si i d\u00ebnuari m\u00eb i preferuar dhe m\u00eb i mir\u00ebtrajtuar q\u00eb nga gardian\u00ebt e deri tek vet\u00eb t\u00eb burgosurit.<\/p>\n<p>N\u00eb qelin\u00eb e tij mungonte vet\u00ebm liria, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb burgosurit, nga m\u00eb t\u00eb thjesht\u00ebt e deri tek vras\u00ebsit e njer\u00ebzit e hurit dhe t\u00eb litarit, e shihnin Fatos Nanon si nj\u00eb \u201cper\u00ebndi\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb batutave dhe sjelljes s\u00eb tij prej garipi q\u00eb manifestonte n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Por n\u00eb marsin e vitit 1997, teksa shteti kishte r\u00ebn\u00eb dhe u hap\u00ebn burgjet, ish kreu socialist Fatos Nano u gjend n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit n\u00eb ambientet e burgut t\u00eb B\u00ebn\u00e7es. Gardian\u00ebt dhe njer\u00ebzit e shtetit ishin larguar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendi ishte n\u00eb dor\u00ebn e bandave dhe n\u00eb prag t\u00eb luft\u00ebs civile.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i shkuar t\u00eb keqes deri n\u00eb fund, dhe duke shfryt\u00ebzuar kaosin n\u00eb t\u00eb cilej gjendej vendi, kishte menduar Sali Berisha, Presidenti n\u00eb largim i Shqip\u00ebris\u00eb, i cili tentoi t\u00eb realizonte eleminimin fizik t\u00eb rivalit t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb madh politik, Fatos Nano.<\/p>\n<p>I gjendur n\u00eb kushtet kur pushteti i tij praktikisht kishte r\u00ebn\u00eb dhe kur ishte e sigurt\u00eb q\u00eb PS do t\u00eb vinte n\u00eb pushtet, nd\u00ebrsa Fatos Nano do t\u00eb ishte kryeminist\u00ebr i vendit, Sali Berisha nuk ngurroi t\u00eb d\u00ebrgonte t\u00eb besuarit e tij n\u00eb B\u00ebn\u00e7\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer liderin e opozit\u00ebs s\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p>Zyrtarisht ky informacion \u00ebsht\u00eb zbardhur m\u00eb von\u00eb nga sh\u00ebrbimi sekret shqiptar, ku Fatos Klosi si kreu i SHISH, i ka njoftuar Fatos Nanos  skenarin q\u00eb kishte p\u00ebrgatitur Berisha p\u00ebr eleminimin e tij.<\/p>\n<p>Madje menj\u00ebher\u00eb pas ngritjes s\u00eb komisionit t\u00eb \u201cspartak\u00ebve\u201d, Ngjela e Braho, p\u00ebr hetimin e tragjedis\u00eb s\u00eb marsit \u201897, k\u00ebt\u00eb informacion Klosi k\u00ebrkoi ta shtonte si fakt r\u00ebndues n\u00eb dosjen e hetimit parlamentar, p\u00ebr t\u00eb ngritur ndaj Berish\u00ebs dhe akuz\u00ebn e eleminimit fizik t\u00eb liderit t\u00eb burgosur t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb mbetur n\u00eb tentativ\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas informacionit, nj\u00eb makin\u00eb e zakonshme, brenda s\u00eb cil\u00ebs ishin tre persona t\u00eb veshur si pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Forcave Speciale u paraqit n\u00eb B\u00ebn\u00e7e me misionin \u201cp\u00ebr t\u00eb marr\u00eb Fatos Nanon dhe p\u00ebr ta d\u00ebrguar sh\u00ebndosh e mir\u00eb n\u00ebn masa t\u00eb forta sigurie n\u00eb Tiran\u00eb\u201d. P\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb siguri k\u00ebtij akti, u tha se ishte urdh\u00ebr i presidentit Sali Berisha p\u00ebr t\u00eb garantuar jet\u00ebn e kreut t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu u paraqiten njer\u00ebzit e d\u00ebrguar nga Berisha n\u00eb k\u00ebt\u00eb burg dhe p\u00ebr pak Nano, i cili nuk i njihte dhe po respektonte rregullat e shtetit, do t\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb makin\u00eb e ndoshta do flisnim ndryshe sot.<\/p>\n<p>Ka q\u00ebn\u00eb fati i ish liderit t\u00eb opozit\u00ebs q\u00eb nj\u00eb djal\u00eb nga La\u00e7i, e kishte d\u00ebrguar rast\u00ebsia ndoshta aty, t\u00eb njihte nj\u00ebrin prej personave t\u00eb veshur me rroba speciale, dhe thuajse me dhun\u00eb e ka marr\u00eb Fatos Nanon dhe e ka futur n\u00eb makin\u00ebn e tij, duke e sjell\u00eb i vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, sh\u00ebndosh e mir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb pas Nano \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar tek miqt\u00eb e tij, t\u00eb cil\u00ebt menj\u00ebher\u00eb e kan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Durr\u00ebs duke e strehuar dhe mbrojtur gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb trazirave, derisa merr zyrtarisht frer\u00ebt e drejtimit t\u00eb PS dhe udh\u00ebheq opozit\u00ebn n\u00eb zgjedhjet parlamentare, duke i fituar ato.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e Fatos Nanos rr\u00ebfejn\u00eb se ish kryeministri socialist ka k\u00ebrkuar me insistim takim me la\u00e7ianin q\u00eb i shp\u00ebtoi jet\u00ebn, duke e hequr nga kthetrat e Sali Berish\u00ebs, por s\u2019ka mundur t\u00eb siguroj\u00eb asnj\u00eb kontakt me t\u00eb.<\/p>\n<p>Madje Nano rr\u00ebfen se gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs djali i rast\u00ebsish\u00ebm q\u00eb i shp\u00ebtoi jet\u00ebn nuk ka folur shum\u00eb, vet\u00ebm i ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb Tepelen\u00eb se \u201cjam nga La\u00e7i dhe do kaloj nga Tirana, e do t\u00eb t\u00eb l\u00eb aty\u201d. N\u00eb Tiran\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb \u201czbrit\u201d dhe \u00ebsht\u00eb larguar n\u00eb pun\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb mos u b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb m\u00eb i gjall\u00eb dhe mos identifikuar emrin e tij.<\/p>\n<p>Ndoshta ka dashur t\u00eb ruaj\u00eb veten dhe familjen e tij nga pasojat q\u00eb mund t\u00eb kishte pasur p\u00ebr nj\u00eb akti i till\u00eb t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm, n\u00eb shenj\u00eb hakmarrjeje nga ana e njer\u00ebzve t\u00eb Berish\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb armatosur dhe l\u00ebviznin n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb, pasi shteti ishte ende i brisht\u00eb.<\/p>\n<p>Fatos Nano nuk rreshti s\u00eb k\u00ebrkuari dhe emigrant\u00eb nga La\u00e7i n\u00eb Gjermani rr\u00ebfejn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb takim me ish kryeministrin socialist. Nano, sapo u vu n\u00eb dijeni se nga vinin, teksa u shtrua duke darkuar me ta, kishte th\u00ebn\u00eb se \u201ck\u00ebto q\u00eb kemi konsumuar tani dhe sa t\u00eb jem n\u00eb Gjermani p\u00ebr vizit\u00eb jan\u00eb t\u00eb hequra nga un\u00eb. Nga nj\u00eb djal\u00eb la\u00e7ian q\u00eb nuk ia di as emrin e kam jet\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn do ma kishin marr\u00eb njer\u00ebzit e Berish\u00ebs, me urdh\u00ebr t\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>Ish kreu socialist e ka p\u00ebrshkruar pamjen fizike t\u00eb djaloshit la\u00e7ian q\u00eb i shp\u00ebtoi jet\u00ebn n\u00eb mars 1997, por q\u00eb fatkeq\u00ebsisht nuk ia m\u00ebsoi kurr\u00eb emrin.<\/p>\n<p>T\u00eb njejt\u00ebn gj\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Nano dhe n\u00eb Bruksel, pasi shp\u00ebtoi nga dhuna fizike e organizuar njer\u00ebzit e Berish\u00ebs dhe nj\u00eb personazh tjet\u00ebr la\u00e7ian Paro La\u00e7i, teksa ka th\u00ebn\u00eb m\u00eb pas n\u00eb drek\u00eb me emigrant\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj zone: \u201cnga doli ky q\u00eb vepron n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, megjith\u00ebse nuk m\u00eb b\u00ebn q\u00eb t\u00eb humbas respektin e pakufish\u00ebm p\u00ebr burrat e k\u00ebsaj zone\u201d.<\/p>\n<p>Madje dhe Fatos Klosi, ish kreu i SHISH, n\u00eb momentin kur komisioni hetimor me urdh\u00ebr t\u00eb Nanos vendosi shkarkimin e tij nga detyra, ka th\u00ebn\u00eb se \u201ci kam dh\u00ebn\u00eb informacion se do ta rr\u00ebmbenin dhe zhduknin n\u00eb mars 1997 kur u hap\u00ebn burgjet, ndaj duhej t\u00eb ruhej dhe tani. Por ky \u00ebsht\u00eb njeri mosmir\u00ebnjoh\u00ebs dhe burgu e ka tjet\u00ebrsuar\u201d.<\/p>\n<p>Gjithsesi, kjo ngjarje vlen p\u00ebr t\u00eb kujtuar se n\u00eb marsin e vitit 1997, jeta e shqiptar\u00ebve, qoft\u00eb dhe e politikan\u00ebve, ishte n\u00eb fie t\u00eb perit. Vendi ishte n\u00eb prag t\u00eb luft\u00ebs civile, p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb firmave piramidale dhe urdh\u00ebrit q\u00eb Berisha dha p\u00ebr ushtrin\u00eb q\u00eb t\u00eb sulmonte jugun.\/Pamfleti<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teksa shteti ishte jasht\u00eb kontrollit dhe burgjet u hap\u00ebn, Fatos Nanon tentuan ta fusnin n\u00eb makin\u00eb tre njer\u00ebz t\u00eb veshur me rroba t\u00eb Forcave Speciale. Kur po&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3235,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-3234","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3234","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3234"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3234\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3235"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3234"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3234"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3234"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}