{"id":322,"date":"2023-05-23T21:59:56","date_gmt":"2023-05-23T21:59:56","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=322"},"modified":"2023-05-23T21:59:57","modified_gmt":"2023-05-23T21:59:57","slug":"fatos-lubonja-merruni-me-kasapin-edi-rama-jo-me-viktimat-berisha-dhe-meta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=322","title":{"rendered":"Fatos Lubonja: Merruni me kasapin Edi Rama, jo me viktimat Berisha dhe Meta"},"content":{"rendered":"<div class=\"78954ae5fa42b68c1393fe3da4998882\" data-index=\"1\" style=\"float: none; margin:0px 0 0px 0; text-align:center;\">\n<div data-type=\"_mgwidget\" data-widget-id=\"1576712\">\r\n<\/div>\r\n<script>(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push([\"_mgc.load\"])})(window,\"_mgq\");\r\n<\/script>\r\n\n<\/div>\n<p>Fatos Lubonja ka shfaj\u00ebsuar Sali Berish\u00ebn dhe Ilir Met\u00ebn nga humbja e thell\u00eb, duke p\u00ebrdorur argumentin e tyre, se zgjedhjet u vodh\u00ebn nga Edi Rama.<\/p>\n<p>Ndaj ai k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb merremi me kasapin Edi Rama, jo me viktimat Berisha-Meta.<\/p>\n<p>Shkrimi i Lubonj\u00ebs<\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve kam th\u00ebn\u00eb se, sikur t\u00eb rritej opozita, do t\u00eb k\u00ebrkoja me g\u00ebzim ndjes\u00eb publike p\u00ebr pesimizmin e thell\u00eb q\u00eb kam treguar kur kam folur e shkruar se grushti gradual institucional i shtetit q\u00eb ka kryer Rama ka instaluar nj\u00eb regjim q\u00eb ka eliminuar \u00e7do mund\u00ebsi jo vet\u00ebm rrotacioni, por edhe rritjeje. K\u00ebto zgjedhje fatkeq\u00ebsisht e provuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe m\u00eb dramatike se m\u00eb par\u00eb tez\u00ebn time pesimiste.<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb kam d\u00ebgjuar shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret nga disa termi \u201coperacion kirurgjikal\u201d\u2013 n\u00eb kuptimin e nj\u00eb manipulimi pa len\u00eb shenja. Mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term i gabuar, q\u00eb tregon shkall\u00ebn, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kemi humbur ndjeshm\u00ebrin\u00eb demokratike. Sepse, regjimi nuk ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb operacion prej kirurgu, por nj\u00eb nd\u00ebrhyrje prej kasapi, shenjat e s\u00eb cil\u00ebs ul\u00ebrasin gjithandej.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrhyrje prej kasapi flet vet\u00eb marrja e 53 t\u00eb bashkive, \u00e7ka ngre menj\u00ebher\u00eb dyshime n\u00ebse ky vend \u00ebsht\u00eb demokraci.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrhyrje prej kasapi flet edhe rritja e p\u00ebrqindjes t\u00eb votuesve n\u00eb raport me opozit\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb parti q\u00eb ka mandatin e tret\u00eb dhe q\u00eb n\u00eb shum\u00eb komuna qeveris p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tri mandate.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrhyrje prej kasapi flet edhe gjuha elektorale e Kryeministrit me k\u00ebrc\u00ebnime se nuk do t\u00eb jap\u00eb asnj\u00eb kacidhe p\u00ebr komunat q\u00eb do t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrhyrje prej kasapi flasin edhe disa rezultate me p\u00ebrmbysje spaktakolare p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb fare t\u00eb shkurt\u00ebr \u2013 si ai i Shkodr\u00ebs dhe Kamz\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrhyrje prej kasapi flet edhe fakti se burgjet votojn\u00eb 99% p\u00ebr partin\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrhyrje prej kasapi flet edhe arrestimi dy dit\u00eb para zgjedhjeve i kandidatit opozitar t\u00eb Himar\u00ebs, Beleri, q\u00eb provoi se policia dhe prokuroria e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, tashm\u00eb mund t\u00eb konsiderohen pjes\u00eb plot\u00ebsisht e integruar e band\u00ebs q\u00eb qeveris p\u00ebr t\u00eb vjedhur dhe vjedh p\u00ebr t\u00eb qeverisur.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrhyrje praj kasapi flasin edhe b\u00ebmat ep jes\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb band\u00ebs si Gjykata e Apelit, Kolegji zgjedhor, KQZ-ja dhe KASI-i, q\u00eb e zhvesh\u00ebn opozit\u00ebn reale nga sigla, emri dhe flamuri, duke i zhvatur bashk\u00eb me to edhe financimin, koh\u00ebn televizive, komisioner\u00ebt, num\u00ebruesit e me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Ky shkrim do t\u00eb dilte shum\u00eb i gjat\u00eb n\u00ebse do t\u00eb vazhdoja t\u00eb rreshtoja treguesit e k\u00ebsaj kasaphane. Por nuk \u00ebsht\u00eb ky synimi i tij. Synimi i tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb polemizoj\u00eb me disa (t\u00eb shumt\u00eb) q\u00eb, n\u00eb vend se t\u00eb merren me kasapin dhe kasaphan\u00ebn, merren me viktim\u00ebn e hanxhar\u00ebve dhe thikave t\u00eb tij. Midis tyre dalloj tri kategori: nj\u00ebr\u00ebn q\u00eb e b\u00ebn n\u00eb funksion t\u00eb synimeve t\u00eb Ram\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb goditjen p\u00ebrfundimtare opozit\u00ebs s\u00eb vetme q\u00eb e rrezikon akoma, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb livadhis\u00eb i patrazuar n\u00eb narkoshtetin q\u00eb ka krijuar; nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb thjesht synon t\u00eb marr\u00eb lidershipin e opozit\u00ebs p\u00ebr hesape personash q\u00eb nuk merakosen fare se do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si fasad\u00eb demokratike e narkoshtetit; dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruarish t\u00eb sinqert\u00eb q\u00eb shfryjn\u00eb m\u00ebrzin\u00eb e humbjes sipas asaj shprehjes: \u201cs\u2019ke \u00e7\u2019i b\u00ebn gomarit dhe i bije samarit\u201d.<\/p>\n<p>E pra, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta bashkohen n\u00eb tez\u00ebn, q\u00eb ka pushtuar ekranet e mediave, se p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb humbje \u00ebsht\u00eb opozita; se sikur ajo t\u00eb mos ishte e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, sikur t\u00eb mos kishte n\u00eb krye non-grat\u00ebn, Sali Berisha (q\u00eb disa e p\u00ebrkthejn\u00eb: sikur t\u00eb kishte mb\u00ebshtetje amerikane), kjo humbje nuk do t\u00eb kishte ndodhur. Disa i shtojn\u00eb list\u00ebs s\u00eb shkaqeve edhe ndarjen administrative, edhe sistemin elektoral duke na p\u00ebr\u00e7uar mesazhin se, sikur t\u00eb rregulloheshin k\u00ebto probleme, do ta kishim t\u00eb garantuar rrotacionin.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb harrojn\u00eb ose b\u00ebjn\u00eb sikur harrojn\u00eb deri edhe faktin se k\u00ebta probleme \u2013 duke filluar q\u00eb nga p\u00ebr\u00e7arja e opozit\u00ebs e me radh\u00eb \u2013 jan\u00eb vepra t\u00eb mir\u00ebmenduara t\u00eb regjimit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar q\u00ebndrimin e tij n\u00eb pushtet. T\u00eb gjith\u00eb harrojn\u00eb ose b\u00ebjn\u00eb sikur harrojn\u00eb se argumenti \u201cnon grata\u201d bie ndesh me faktin se non gratat e Ram\u00ebs korr\u00ebn nj\u00eb fitore spektakolare n\u00eb k\u00ebto zgjedhje.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb nuk dua t\u00eb them se s\u2019duhet t\u00eb merremi me problemet dhe limitet e opozit\u00ebs. Dua t\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje se ky lloj diskursi nxjerr n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb ose dhe zhduk fare nga ekranet problemin e problemeve: at\u00eb se fakti q\u00eb Edi Rama, p\u00ebr t\u00eb fituar, detyrohet t\u2019u vjedh\u00eb e blej\u00eb vot\u00ebn atyre, q\u00eb sipas tij dhe atyre t\u00eb diskursit nuk i do populli (pasi non grata) tregon se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebj\u00eb ai (s\u00eb bashku me non gratat e tij) sikur t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb do ta donte dhe besonte populli.<\/p>\n<p>E pra, k\u00ebto zgjedhje na treguan se po t\u00eb ndihet i rrezikuar n\u00eb pushtet Rama dhe banda e tij do t\u00eb b\u00ebnte gjith\u00e7ka p\u00ebr ta nxjerr\u00eb nga loja, deri edhe mjete nga ato q\u00eb nuk i kemi par\u00eb akoma t\u00eb p\u00ebrdoren deri m\u00eb sot. Rasti Beleri ishte nj\u00eb paralajm\u00ebrim i k\u00ebsaj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj gjykoj se diskursi i par\u00eb post elektoral duhet t\u00eb nis\u00eb nga analizimi dhe denoncimi i k\u00ebsaj kasaphane me vet\u00ebdijen se viktim\u00eb e saj, humb\u00ebsi i v\u00ebrtet\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb opozita, por populli shqiptar dhe e ardhmja e tij. Edhe vet\u00eb diskursi se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb opozita \u2013 q\u00eb mendoj se ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u2013 duhet t\u00eb nis\u00eb nga kjo analiz\u00eb dhe kjo vet\u00ebdije.<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatos Lubonja ka shfaj\u00ebsuar Sali Berish\u00ebn dhe Ilir Met\u00ebn nga humbja e thell\u00eb, duke p\u00ebrdorur argumentin e tyre, se zgjedhjet u vodh\u00ebn nga Edi Rama. Ndaj ai&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":323,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-322","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/322","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=322"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/322\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/323"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=322"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=322"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=322"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}