{"id":29535,"date":"2025-12-28T17:22:50","date_gmt":"2025-12-28T17:22:50","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=29535"},"modified":"2025-12-28T17:22:51","modified_gmt":"2025-12-28T17:22:51","slug":"me-ndihmo-me-ca-para-e-kam-gruan-pa-buke-ne-shtepi-kerkesa-e-kadri-roshit-nga-shtrati-i-spitalit-per-servet-pellumbin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=29535","title":{"rendered":"\u201cM\u00eb ndihmo me ca para, e kam gruan pa buk\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, k\u00ebrkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit p\u00ebr Servet P\u00ebllumbin!"},"content":{"rendered":"<p>Gazetari i njohur Hamdi Jupe ka rr\u00ebfyer nj\u00eb histori t\u00eb rrall\u00eb nga jeta e tij kur sh\u00ebrbente si shef kabineti i kryetarit t\u00eb Kuvendit, Servet P\u00ebllumbi.<\/p>\n<p>Ai kujton koh\u00ebn kur ka qen\u00eb shef kabineti i P\u00ebllumbit dhe ky i fundit i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb p\u00ebrgatiste nj\u00eb vizit\u00eb te Kadri Roshi n\u00eb spital.<\/p>\n<p>Sipas Jupes, kur shkuan n\u00eb dhom\u00ebn e artistit t\u00eb madh ky i fundit i k\u00ebrkoi t\u00eb rrinte disa momente vet\u00ebm me kreun e Kuvendit.<\/p>\n<p>Postimi i Hamdi Jupes:<\/p>\n<p>Shp\u00ebrblimi m\u00eb i bukur i jet\u00ebs sime (ne vend te kartolin\u00ebs s\u00eb Vitit t\u00eb Ri) N\u00eb m\u00ebngjes m\u00eb thirri Kryetari i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Servet P\u00ebllumbi n\u00eb zyr\u00eb. Punoja si shef i kabinetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u2013 Do t\u00eb shkojm\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Spitalin Ushtarak. Atje \u00ebsht\u00eb shtruar i s\u00ebmur\u00eb Artisti i Popullit Kadri Roshi. Ka qen\u00eb aktor i madh prandaj meriton respekt \u2013 tha ai.<\/p>\n<p>U nisa para tij p\u00ebr t\u00eb takuar drejtorin e spitalit me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ishte aty kur do t\u00eb vinte Kryetari. Eskorta me P\u00ebllumbin mb\u00ebrriti n\u00eb or\u00ebn e caktuar.<\/p>\n<p>Hym\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn ku ishte artisti. Me ne, edhe oficeri i eskort\u00ebs. Aktori ishte sistemuar i vet\u00ebm n\u00eb dhom\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i qet\u00eb nga pacient\u00ebt e tjer\u00eb. Pak fjal\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse me t\u00eb dhe papritur ai na u drejtua neve:<\/p>\n<p>\u2013 Ju lutem, dilni pak nga dhoma ju, se kam nj\u00eb muhabet vet\u00ebm me Servetin. \u2013 Ai po fliste sikur Kryetarin e Kuvendit ta kishte v\u00eblla. U habit\u00ebm nga fjal\u00ebt e aktorit dhe v\u00ebshtruam nga Kryetari. Mir\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebt, po edhe drejtori \u2013 mjek i spitalit, duhet t\u00eb dilte jasht\u00eb nga dhoma e pacientit!?<\/p>\n<p>\u2013 \u2013 Dilni, dilni \u2013 tha Kryetari. \u2013 Ne jemi burra t\u00eb vjet\u00ebr dhe kemi edhe ne sekretet tona. \u2013 Edhe p\u00ebr t\u00eb ishte e papritur kjo k\u00ebrkes\u00eb e aktorit, por nuk mund ta kund\u00ebrshtonte.<\/p>\n<p>Dol\u00ebm nga dhoma dhe po prisnim n\u00eb korridor t\u00eb habitur, derisa dera u hap dhe Kryetari na ftoi t\u00eb hynim prap\u00eb. Q\u00ebndruam ca koh\u00eb aty, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kryetari po bisedonte me aktorin dhe drejtorin p\u00ebr situat\u00ebn e tij sh\u00ebndet\u00ebsore. Pastaj u kthyem n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Sapo kisha hyr\u00eb n\u00eb zyr\u00eb, kur Kryetari m\u00eb thirri t\u00eb shkoja te zyra e tij. M\u00eb habiti kjo, sepse para pak minutash ishim bashk\u00eb n\u00eb spital. Mos vall\u00eb kishte ndodhur ndonj\u00eb gj\u00eb e pap\u00eblqyeshme gjat\u00eb vizit\u00ebs son\u00eb atje (\u00e7\u00ebshtje protokolli) dhe tani po m\u00eb th\u00ebrriste p\u00ebr t\u00eb m\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebrejten p\u00ebr \u201cpakujdesi n\u00eb detyr\u00eb\u201d? U ul\u00ebm t\u00eb dy n\u00eb kolltukun e gjat\u00eb t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb tij. Kryetari heshti p\u00ebr pak \u00e7aste, pastaj hapi goj\u00ebn.<\/p>\n<p>\u2013 E more vesh p\u00ebrse ju nxori artisti nga dhoma juve?<\/p>\n<p>\u2013 Jo, nga ta merrja vesh? \u2013 u p\u00ebrgjigja. \u2013 Ju e pat\u00eb vet\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodhi, ne dol\u00ebm jasht\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Po \u2013 tha profesori, gjithnj\u00eb me nj\u00eb hije t\u00eb r\u00ebnd\u00eb trishtimi n\u00eb fytyr\u00eb \u2013 Ai ju nxori juve jasht\u00eb dhe at\u00ebher\u00eb, kur ngel\u00ebm vet\u00ebm, m\u00eb b\u00ebri mua nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb panatyrshme. \u2013 Kryetari mori frym\u00eb thell\u00eb, sikur t\u00eb donte t\u00eb thoshte di\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnde. \u2013 M\u00eb tha: \u201cT\u00eb lutem, m\u00eb ndihmo t\u00eb gjej ca para, se e kam gruan pa buk\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Nuk po pyes p\u00ebr veten time, se e di q\u00eb do vdes, po kam hallin e saj\u201d.<\/p>\n<p>U habita nga k\u00ebrkesa e tij \u2013 vazhdoi Kryetari. \u2013 M\u2019u duk sikur m\u00eb ra tavani mbi kok\u00eb, por shpejt e mblodha veten. Mendova se nj\u00eb njeri n\u00eb hall, mbi tet\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7, i shtruar n\u00eb spital n\u00eb prag t\u00eb vdekjes mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe k\u00ebrkesa t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Prandaj t\u00eb kam thrirrur \u2013 vazhdoi. \u2013 T\u00eb shikosh se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne si Kuvend p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb di\u00e7ka, ndonj\u00eb fond t\u00eb vog\u00ebl, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar aktorin. Bisedo me ata t\u00eb financave t\u00eb Kuvendit dhe m\u00eb sill nj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Atij i takon pension i posa\u00e7\u00ebm si nj\u00eb artist i madh, dreqi ta haj\u00eb, dhe un\u00eb do merem me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje pran\u00eb qeveris\u00eb, deri sa ta zgjidh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb ka plot padrejt\u00ebsi dhe nj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe kjo me artistin Kadri Roshi.<\/p>\n<p>Por ai \u00ebsht\u00eb keq p\u00ebr buk\u00eb sot dhe kjo pun\u00eb m\u00eb ngeli mua n\u00eb shpin\u00eb tani. Me rrog\u00ebn time po lajm\u00eb nj\u00eb kredi q\u00eb kemi marr\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e re dhe nuk tepron gj\u00eb prej saj.<\/p>\n<p>M\u00eb erdhi e papritur kjo k\u00ebrkese e Kryetarit, prandaj thirra menj\u00ebher\u00eb n\u00eb zyr\u00eb drejtoren e financave t\u00eb Kuvendit Dafin\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnim p\u00ebr ta ndihmuar artistin. Ajo ishte nj\u00eb financiere e vjet\u00ebr, e rrahur me vaj e me uthull p\u00ebr gati dyzet\u00eb vjet me financat e shtetit, prandaj vet\u00ebm ajo mund t\u00eb gjente zgjidhjen e problemit.<\/p>\n<p>\u2013 Para p\u00ebr aktorin!? \u2013 pyeti ajo sapo hapa goj\u00ebn p\u00ebr to. \u2013 Mos e diskuto! Nuk kemi asnj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ligjore p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. \u00cbsht\u00eb pun\u00eb q\u00eb s\u2019b\u00ebhet.<\/p>\n<p>A, po, ndryshe do t\u00eb ishte puna, n\u00ebse artisti do t\u00eb ishte ndonj\u00eb piktor i njohur dhe ne mund t\u00eb blinim disa vepra arti t\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb zkukuruar mjediset e Kuvendit, se i kemi p\u00ebr ibret t\u00eb zotit, pa nj\u00eb vep\u00ebr arti n\u00eb to. Po aktori \u2026 \u00e7far\u00eb mund t\u2019i blejm\u00eb ne atij? Asgj\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Po ti prit nj\u00ebher\u00eb \u2013 i thash\u00eb. \u2013 Mos e thuaj fjal\u00ebn e fundit n\u00eb fillim. Kjo \u00ebsht\u00eb porosi e Kryetarit, nuk \u00ebsht\u00eb imja \u2013 Iu luta ta shikonte edhe nj\u00eb here me kujdes k\u00ebrkes\u00ebn, se nuk kisha \u00e7far\u00eb p\u00ebrgjigje t\u2019i jepja shefit q\u00eb po m\u00eb priste n\u00eb zyr\u00eb p\u00ebr porosin\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Por ajo nuk luante nga e saja. U ngrit e doli nga zyra, duke m\u00eb l\u00ebn\u00eb me gisht n\u00eb goj\u00eb, pa asnj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkoja.<\/p>\n<p>Ngela i vet\u00ebm dhe i \u00e7armatosur n\u00eb zyr\u00eb. \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja tani? Kur s\u2019e zgjidh dot Dafina k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, nuk e zgjidh dot askush tjet\u00ebr. Vet\u00eb nuk kisha para, kisha dy f\u00ebmij\u00ebt student\u00eb n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Tani do t\u00eb duhet t\u00eb shkoja t\u2019i jepja Kryetarit lajmin e keq, q\u00eb Kuvendi nuk ka asnj\u00eb mund\u00ebsi ligjore t\u00eb nxirrte di\u00e7ka p\u00ebr aktorin e madh n\u00eb prag t\u00eb vdekjes. Por nuk m\u00eb b\u00ebhej t\u00eb shkoja te ai me duar bosh, nuk m\u00eb b\u00ebhej.<\/p>\n<p>M\u2019u faneps n\u00eb mendje cironka e thar\u00eb n\u00eb xhepin e poetit arb\u00ebresh Derada, n\u00eb dit\u00ebn e nisjes s\u00eb tij p\u00ebr n\u00eb parajs\u00eb. Ra zylja e telefonit t\u00eb zyr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2013 Dafina jam \u2013 u d\u00ebgjua z\u00ebri i saj n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb tij. \u2013 N\u00eb zyr\u00eb je? Dua t\u00eb vij edhe nj\u00eb her\u00eb atje. \u2013 \u00c7far\u00eb lajmi tjet\u00ebr t\u00eb zi donte t\u00eb m\u00eb jepte tani femra me shpirtin prej akulli, me detyr\u00ebn \u201cgardiane\u201d e financave publike t\u00eb Kuvendit?<\/p>\n<p>\u2013 Po hajde pra, n\u00eb zyr\u00eb jam si\u00e7 e sheh. Ti k\u00ebtu ishe tani. \u2013 Ajo erdhi me nj\u00eb frym\u00eb. Pasi u mendua pak, hapi goj\u00ebn:<\/p>\n<p>\u2013 Shiko, ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb ca para nga arka e Kuvendit p\u00ebr artistin, por kjo b\u00ebhet vet\u00ebm me urdh\u00ebr t\u00eb Kryetarit.<\/p>\n<p>\u2013 Natyrisht q\u00eb me urdh\u00ebr t\u00eb Kryetarit do t\u00eb b\u00ebhet, nuk do b\u00ebhet me urdhrin tim. Po cila \u00ebsht\u00eb rruga? \u2013 e pyeta.<\/p>\n<p>\u2013 Po ja, Kryetari ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb t\u00eb jap\u00eb ty si shef i kabinetit dy rroga mujore shp\u00ebrblim p\u00ebr pun\u00eb \u201cshum\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb institucionit. Futja kot dometh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Ti pastaj i merr ato para dhe ia \u00e7on artistit. Vet\u00ebm kjo \u00ebsht\u00eb rruga ligjore. Duket si di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon, e kuptoj, por b\u00ebj be q\u00eb nuk ka asnj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb mundshme, asnj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u2013 Ajo sikur u \u00e7lirua m\u00eb n\u00eb fund nga tensioni q\u00eb e kishte pushtuar, pas asaj q\u00eb tha. I k\u00ebrkova t\u00eb ma shpjegonte edhe nj\u00eb her\u00eb \u201czgjidhjen\u201d e saj ligjore q\u00eb ta kuptoja m\u00eb mir\u00eb dhe ajo ma shpjegoi.<\/p>\n<p>Nuk kisha b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb \u201ct\u00eb shquar\u201d p\u00ebr institucionin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb shp\u00ebrblim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, kisha b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e zakonshme p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn merrja rrog\u00ebn por\u2026<\/p>\n<p>Shkova te Kryetari dhe ia thash\u00eb \u201czgjidhjen\u201d.<\/p>\n<p>\u2013 B\u00ebhet kjo pun\u00eb? \u2013 pyeti.<\/p>\n<p>\u2013 B\u00ebhet. K\u00ebshtu thot\u00eb Dafina. \u2013 iu p\u00ebrgjigja.<\/p>\n<p>\u2013 Epo mir\u00eb pra, ma sillni urdhrin ta firmos.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me Dafin\u00ebn formuluam urdhrin: \u201cN\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit kaq e aq \u2026 shp\u00ebrblehet shefi i kabinetit (emri im) me dy rroga mujore p\u00ebr pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ky urdh\u00ebr hyn n\u00eb fuqi menj\u00ebher\u00eb. Kryetari: Servet P\u00ebllumbi.\u201d<\/p>\n<p>Ia \u00e7ova urdhrin p\u00ebr firm\u00eb. E vulosa n\u00eb protokoll dhe \u00e7do gj\u00eb ishte gati. Mora parat\u00eb n\u00eb llogari dhe ia \u00e7ova artistit n\u00eb spital. Kishte kaluar mesdita dhe ai ishte vet\u00ebm n\u00eb dhom\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>I dor\u00ebzova zarfin me \u201cporosin\u00eb e Servetit\u201d n\u00eb dor\u00eb. Ai m\u00eb falenderoi me lot n\u00eb sy. Ishte nj\u00eb sasi parash sa p\u00ebr nj\u00eb \u201cngushullim\u201d t\u00eb \u00e7astit, t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb zgjidhnin problemin e tij p\u00ebr gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk dihej n\u00ebse artisti do t\u00eb dilte m\u00eb i gjall\u00eb prej andej. Drejtori i spitalit e kishte then\u00eb ket\u00eb kur dol\u00ebm nga dhoma e t\u00eb s\u00ebmurit. Merreni at\u00eb shtatore dhe kushtojani ndonj\u00eb ministri a deputeti q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb \u201cmerita\u201d, duke e l\u00ebn\u00eb Artistin e Popullit pa buk\u00ebn e goj\u00ebs n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb nisje t\u00eb shekullit t\u00eb nj\u00ebzetenj\u00ebzet\u00eb.<\/p>\n<p>Kisha frik\u00eb se mos n\u00eb dhom\u00ebn e tij hynte ndonj\u00eb nga ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u201ckontrolle t\u00eb paautorizuara\u201d, kur pacienti ishte n\u00eb gjum\u00eb dhe at\u00ebher\u00eb na shkonte \u201cshp\u00ebrblimi\u201d p\u00ebr dhjam\u00eb qeni. Ai tha se pasdite atje do t\u00eb shkonte gruaja e tij dhe do t\u2019ia jepte asaj zarfin.<\/p>\n<p>U ktheva n\u00eb institucion dhe i raportova Kryetarit p\u00ebr detyr\u00ebn e kryer.<\/p>\n<p>\u2013 Oh, \u00e7\u2019m\u00eb ke shp\u00ebtuar nga nj\u00eb siklet shum\u00eb i madh! \u2013 tha i leht\u00ebsuar. Kryetari ishte te t\u00eb shtat\u00ebdhjetat.<\/p>\n<p>Urdhri p\u00ebr shp\u00ebrblimin tim p\u00ebr pun\u00eb \u201cshum\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d ndodhet n\u00eb arkivin e Kuvendit prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebzet\u00eb vjet\u00ebsh. \u00cbsht\u00eb \u201cshp\u00ebrblimi\u201d m\u00eb i bukur i jet\u00ebn sime.<\/p>\n<p>Me firm\u00ebn time n\u00eb bordero ishte b\u00ebr\u00eb e mundur t\u00eb ndiheshin mir\u00eb p\u00ebr pak \u00e7aste dy njer\u00ebz t\u00eb shquar t\u00eb k\u00ebtij kombi. D\u00ebshmitare \u00ebsht\u00eb Dafina, drejtorja \u201cshpirtakull\u201d e financave.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari i njohur Hamdi Jupe ka rr\u00ebfyer nj\u00eb histori t\u00eb rrall\u00eb nga jeta e tij kur sh\u00ebrbente si shef kabineti i kryetarit t\u00eb Kuvendit, Servet P\u00ebllumbi. Ai&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29536,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-29535","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29535","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29535"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29535\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29537,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29535\/revisions\/29537"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29536"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29535"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29535"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29535"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}