{"id":29513,"date":"2025-12-27T14:39:18","date_gmt":"2025-12-27T14:39:18","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=29513"},"modified":"2025-12-27T14:39:20","modified_gmt":"2025-12-27T14:39:20","slug":"familja-hoxha-brenda-nje-viti-konsumoi-2-tone-mish-e-7-kuintale-sallam-raporti-i-kontrollit-te-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=29513","title":{"rendered":"&#8220;Familja Hoxha brenda nj\u00eb viti konsumoi 2 ton\u00eb mish e 7 kuintal\u00eb sallam&#8221; &#8211; Raporti i Kontrollit t\u00eb Shtetit"},"content":{"rendered":"<p>\u201cN\u00eb vitin 1989-\u201890, konsumin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, e ka pasur familja Hoxha, me rreth 2 ton\u00eb mish, 7 kv. sallam, 523 litra vaj, 3.1 kv. gjalp\u00eb, 326 litra raki, pije e ver\u00eb, 250 litra birr\u00eb, 5.8 ton\u00eb fruta dhe agrume, 1.5 kv lajthi, kikirik\u00eb e arra, 1.8 kv. kafe etj.\u201d \u2013<\/p>\n<p>Niveli i lart\u00eb i korrupsionit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr problematikat kryesore t\u00eb qeverisjes n\u00eb k\u00ebto 34 vite t\u00eb tranzicionit shqiptar, por rr\u00ebnj\u00ebt e k\u00ebtij fenomeni, jan\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Elita drejtuese n\u00eb komuniz\u00ebm, Byroja Politike, Komiteti Qendror e t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb posht\u00eb n\u00eb nivel drejtimi, jan\u00eb akuzuar vazhdimisht p\u00ebr krimet e tmerrshme q\u00eb kryen gjat\u00eb 45 viteve t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste t\u00eb udh\u00ebhequr nga Enver Hoxh\u00ebs dhe pasuesit t\u00eb tij, Ramiz Alia. P\u00ebr k\u00ebto krime nuk ka paguar askush, nuk ka madje as nj\u00eb k\u00ebrkim ndjese, p\u00ebr mij\u00ebra viktima t\u00eb pafajshme t\u00eb regjimit diktatorial. Krahas krimeve kund\u00ebr njer\u00ebzimit, n\u00eb Shqip\u00ebri ka pasur korrupsion n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb, nga Byroja Politike e PPSH-s\u00eb, t\u00eb ardhura dhe shpenzime, dhjet\u00ebra ose qindra her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, se sa qytetari mesatar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport i kontrollit shtet\u00ebror, rezultat i pun\u00ebs s\u00eb nj\u00eb komisioni parlamentar, i ngritur n\u00eb sesionin e par\u00eb t\u00eb parlamentit pluralist, pas zgjedhjeve t\u00eb 31 marsit 1991, do t\u00eb b\u00ebhej publik n\u00eb seanc\u00ebn parlamentare t\u00eb 29 korrikut t\u00eb atij viti. I ngarkuar nga komisioni, deputeti i opozit\u00ebs Genc Ruli, lexoi para deputet\u00ebve rezultatet e k\u00ebtij hetimi parlamentar. Kontrolli ishte kryer nga Ministria e Financave dhe Komisioni i Kontrollit t\u00eb Shtetit dhe kishte si subjekt privilegjet, abuzimet dhe shp\u00ebrdorimet e organizuara nga ish-kasta e lart\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, Byroja Politike dhe t\u00eb shtetit komunist.<\/p>\n<p>K\u00ebrkimi ishte kryer p\u00ebr vet\u00ebm 2-3 vitet e fundit, pra periudha 1987-1990. Kontrolli ishte kryer n\u00eb ish-Drejtorin\u00eb e Pritjes, si dhe n\u00eb disa institucione dhe organizma t\u00eb tjer\u00eb. Drejtoria e Pritjes u krijua n\u00eb vitin 1956, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb jetes\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb vendosur edhe n\u00eb vendet drejtuese t\u00eb Kuvendit Popullor dhe t\u00eb Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo drejtori u sh\u00ebrbente kryesisht familjeve t\u00eb tyre, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb t\u00eb cilave b\u00ebnin pjes\u00eb edhe prind\u00ebrit, f\u00ebmij\u00ebt e martuar dhe familjet e tyre. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb raport, u konstatua se veprimtaria e Drejtoris\u00eb s\u00eb Pritjes, nuk ishte krijuar mbi baz\u00ebn e nj\u00eb ligji t\u00eb caktuar, por bazohej tek nj\u00eb vendim i Byros\u00eb Politike, me num\u00ebr 39, dat\u00eb 23.7.1976; \u201cMbi trajtimin e kuadrove udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Partis\u00eb e t\u00eb shtetit\u201d, shoq\u00ebruar edhe me ndonj\u00eb let\u00ebr t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbajtja e k\u00ebtyre dokumenteve, ka qen\u00eb tep\u00ebr sekrete. Ato i fshiheshin popullit, aq sa edhe punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Pritjes, duhet t\u00eb dinin vet\u00ebm pjes\u00ebn q\u00eb ua k\u00ebrkonte detyra. Komisioni hetimor i vitit 1991, kishte arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se; veprimtaria ekonomike e financiare e Drejtoris\u00eb s\u00eb Pritjes, thithte financime t\u00eb m\u00ebdha shtet\u00ebrore, q\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr vitet e fundit, arrinin n\u00eb shifr\u00ebn prej 200 milion\u00eb lek\u00eb (t\u00eb reja), nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e t\u00eb cilave ishin n\u00eb valut\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb komisionit, drejtoria dispononte nj\u00eb potencial prej 183 milion\u00eb lek\u00eb, mjete themelore dhe nj\u00eb personel prej 646 punonj\u00ebsish, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt harxhohet 6.2 milion\u00eb lek\u00eb paga. Komisioni konstatonte nd\u00ebr t\u00eb tjera se; p\u00ebr 26 familje t\u00eb elit\u00ebs komuniste, sigurohej e konsumohej ajka e produkteve ushqimore t\u00eb prodhuara n\u00eb vend e, n\u00eb disa raste edhe t\u00eb importuara nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Referuar shifrave q\u00eb paraqiten n\u00eb konkluzionet e raportit t\u00eb m\u00ebposht\u00ebm, deputet\u00ebt e opozit\u00ebs than\u00eb n\u00eb kuvend, se; shuma e shpenzuar nga Byroja Politike dhe familja e tyre, ishte e barasvlershme me shum\u00ebn q\u00eb konsumonin disa qytete t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo p\u00ebr shkak se n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste, shumica e popullsis\u00eb jetonte n\u00eb zonat rurale, ku paga mesatare nuk arrinte as deri n\u00eb 1000 lek\u00eb t\u00eb vjetra, n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Raporti i Kontrollit t\u00eb Shtetit, p\u00ebr abuzimet e udh\u00ebheqjes s\u00eb PPSH-s\u00eb<\/p>\n<p>T\u00eb 26 familjet e trajtuara, jan\u00eb furnizuar pa kufizim me shum\u00ebllojshm\u00ebri artikujsh ushqimor\u00eb t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb. P\u00ebr periudh\u00ebn shtator 1989 \u2013 shtator 1990, kur u vu n\u00eb zbatim sistemi i racionimit t\u00eb produkteve ushqimore p\u00ebr t\u00ebr\u00eb popullat\u00ebn, t\u00eb 26 familjet, konsumonin mesatarisht \u00e7do dit\u00eb produkte t\u00eb ndryshme si: 62 kg mish e n\u00ebnproduktet e tij, 13 litra vaj, 86 litra qum\u00ebsht, 20 litra pije, ver\u00eb e birr\u00eb, 56 kg. fruta e perime, etj. Me k\u00ebto sasi ushqimesh, n\u00eb kushtet e tallonit n\u00eb Tiran\u00eb, do t\u00eb garantohej furnizimi me mish i 450 familjeve, me vaj, i 110 familjeve, me djath\u00eb, i 190 familjeve dhe me vez\u00eb, i 134 familjeve.<\/p>\n<p>Konsumin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe nj\u00ebvje\u00e7are e ka pasur familja Hoxha, e cila \u00ebsht\u00eb furnizuar me rreth 2 ton\u00eb mish, 7 kv. sallam, 523 litra vaj, 3.1 kv gjalp\u00eb, 326 litra raki, pije e ver\u00eb, 250 litra birr\u00eb, 5.8 ton\u00eb fruta dhe agrume, 1.5 kv. lajthi, kikirik\u00eb e arra, 1.8 kv. Kafe, etj., etj.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1989, familjet jan\u00eb furnizuar me artikuj ushqimor\u00eb, me vleft\u00ebn prej 1.8 milion\u00eb lek\u00eb. Nga k\u00ebto, sipas rregullit t\u00eb parashikuar n\u00eb vendimin e Byros\u00eb Politike, \u00ebsht\u00eb zbritur vlefta e ushqimeve t\u00eb caktuara p\u00ebr personelin sh\u00ebrbyes t\u00eb k\u00ebtyre familjeve, si dhe p\u00ebr tri familjet kryesore: Hoxha, Alia e \u00c7ar\u00e7ani, zbriteshin edhe shpenzimet e pritjeve, p\u00ebrcjelljeve e t\u00eb darkave, q\u00eb organizoheshin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, t\u00eb cilat mbuloheshin nga shteti; t\u00eb gjitha k\u00ebto me nj\u00eb shum\u00eb prej 582 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Si rezultat, jan\u00eb paguar nga familjet 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb p\u00ebr familje t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shuma tep\u00ebr t\u00eb m\u00ebdha, tej mund\u00ebsive, nga t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb tyre, po t\u00eb kemi parasysh edhe shpenzimet e tjera t\u00eb jetes\u00ebs, si p\u00ebr qiran\u00eb, ujin, energjin\u00eb elektrike, veshjen, e t\u00eb tjera me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Familja Hoxha, nga 367 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb konsumuara, ka paguar vet\u00ebm 72 mij\u00eb lek\u00eb.<br \/>\nFamilja Alia, nga 133 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb konsumuara, ka paguar vet\u00ebm 25 mij\u00eb lek\u00eb.<br \/>\nFamilja \u00c7ar\u00e7ani, nga 91 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb konsumuara, ka paguar vet\u00ebm 57 mij\u00eb lek\u00eb.<br \/>\nVilat luksoze t\u00eb Byros\u00eb Politike t\u00eb PPSH-s\u00eb<\/p>\n<p>Jetohej n\u00eb vila luksoze dhe t\u00eb pajisura tej normativave t\u00eb parashikuara n\u00eb vet\u00eb vendimin e Byros\u00eb Politike. N\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb familjeve, t\u00eb 82 vilat e banimit dhe t\u00eb pushimit, i kan\u00eb kushtuar shtetit, 88 milion\u00eb lek\u00eb dhe pajisjet e brendshme, 28 milion\u00eb lek\u00eb. Vet\u00ebm familja Hoxha, ka pasur n\u00eb dispozicion 2 vila banimi dhe 4 vila pushimi, me vleft\u00eb 26 milion\u00eb lek\u00eb dhe me pajisje me vleft\u00eb 10 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt, nga nj\u00eb vil\u00eb p\u00ebr banim dhe nga nj\u00eb vil\u00eb p\u00ebr pushim, megjith\u00ebse vendimi nuk p\u00ebrcakton, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb vila pushimi personale. Vilat personale t\u00eb Haki Tosk\u00ebs, Spiro Kolek\u00ebs, Vito Kapos, Manush Myftiu, Lenka \u00c7ukos, Rita Markos, Hekuran Isait, Pali Misk\u00ebs, Simon Stefanit, Hajredin \u00c7elikut, Besnik Bekteshit etj., kushtojn\u00eb 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, me sip\u00ebrfaqe banimi t\u00eb bollshme e, q\u00eb n\u00eb kushtet tona n\u00eb secil\u00ebn prej tyre, mund t\u00eb strehoheshin 7 deri 8 familje.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu p\u00ebr banes\u00ebn e Foto \u00c7amit, megjith\u00ebse kishte nevoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr rikonstruksion \u00e7atie, n\u00eb vitin 1988, u shpenzuan 657 mij\u00eb lek\u00eb, pasi iu shtuan 3 dhoma e 3 banjo, duke e \u00e7uar numrin e tyre, n\u00eb 11 dhoma dhe 5 banjo, kur p\u00ebrb\u00ebrja familjare, ishte vet\u00ebm 4 veta.<\/p>\n<p>P\u00ebr banes\u00ebn e Manush Myftiut, (an\u00ebtar i Byros\u00eb Politike t\u00eb PPSH-s\u00eb dhe zv\/kryeminist\u00ebr), megjith\u00ebse kishte nevoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr rikonstruksionin e \u00e7atis\u00eb dhe veshjen e disa mjediseve dhe anekseve, n\u00eb vitin 1988, u shpenzuan 400 mij\u00eb lek\u00eb, pasi u shtuan 4 dhoma dhe 3 banjo, duke e \u00e7uar numrin e tyre, n\u00eb 12 dhoma e 6 banjo, kur p\u00ebrb\u00ebrja familjare ishte vet\u00ebm 6 veta.<\/p>\n<p>N\u00eb banes\u00ebn e Lenka \u00c7ukos, (an\u00ebtare e Byros\u00eb Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb) n\u00eb vitin 1986, kur filluan punimet p\u00ebr riparimin e \u00e7atis\u00eb, me k\u00ebrkes\u00ebn e saj u nd\u00ebrhy edhe n\u00eb strukturat e tjera ekzistuese t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs, si dhe u shtuan 4 dhoma e 2 banjo, duke e \u00e7uar numrin e tyre n\u00eb 15 dhoma e 5 banjo.<\/p>\n<p>N\u00eb banes\u00ebn e Besnik Bekteshit, (an\u00ebtar i Byros\u00eb Politike t\u00eb PPSH-s\u00eb dhe minist\u00ebr i Energjetik\u00eb), megjith\u00ebse kishte 10 dhoma, n\u00eb vitin 1986 shpenzohen 312 mij\u00eb lek\u00eb, duke shtuar edhe 3 dhoma t\u00eb tjera dhe 3 banjo, kur p\u00ebrb\u00ebrja familjare ishte vet\u00ebm 6 veta.<\/p>\n<p>N\u00eb banes\u00ebn e Simon Stefanit, (an\u00ebtar i Byros\u00eb Politike, sekretar i Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb dhe minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme), n\u00eb vitin 1988 shpenzohen 626 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtuar 4 dhoma, megjith\u00ebse kishte 8 dhoma dhe p\u00ebrb\u00ebrja familjare ishte vet\u00ebm 8 veta.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb vilat e plazhit t\u00eb Durr\u00ebsit, q\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr pushime, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shtesa t\u00eb pamotivuara p\u00ebr nevojat e familjes. K\u00ebshtu vil\u00ebs s\u00eb Pali Misk\u00ebs, me 4 dhoma, n\u00eb vitin 1986, i shtohen 5 dhoma dhe 4 banjo, duke shpenzuar 400 mij\u00eb lek\u00eb. Vil\u00ebs s\u00eb Hekuran Isait, me 7 dhoma, n\u00eb vitin 1987, i shtohen 3 dhoma e 2 banjo. Vil\u00ebs s\u00eb Qirjako Mihalit, me 5 dhoma, n\u00eb vitin 1988, i shtohen 2 dhoma dhe 4 banjo t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb mjediset e banimit t\u00eb familjes Hoxha, n\u00eb pallatin kryesor t\u00eb saj, ka 7.2 milion\u00eb lek\u00eb pajisje, nd\u00ebr t\u00eb cilat 262 kolltuk\u00eb, kanape e divane, me nj\u00eb vleft\u00eb prej 430 mij\u00eb lek\u00ebsh, 47 dollap\u00eb, me nj\u00eb vler\u00eb prej 71 mij\u00eb lek\u00ebsh, 556 abazhur\u00eb, llambadar\u00eb e ndri\u00e7ues, me vleft\u00eb 314 lek\u00eb, 28 frigorifer\u00eb me vleft\u00eb 133 mij\u00eb lek\u00eb, 29 televizor\u00eb e videokaseta, me vleft\u00eb 178 mij\u00eb lek\u00eb, 19 magnetofon e radio-magnetofon, me vleft\u00eb 73 mij\u00eb lek\u00eb, 65 biblioteka, dollap\u00eb e dhoma gjumi, me vleft\u00eb 448 mij\u00eb lek\u00eb, 200 qilima leshi, me vleft\u00eb 233 mij\u00eb lek\u00eb, 3.747 metra katror\u00eb sixhade e tapet, me vleft\u00eb 900 mij\u00eb lek\u00eb e, me radh\u00eb aparatura ngrohjeje, ftohjeje, pastrimi, kondicioner\u00eb, aparate fotografike dhe aparate t\u00eb tjera, me vlefta t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Nga 25 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vlefta e pajisjeve n\u00eb vilat personale t\u00eb banimit e t\u00eb pushimit, sipas vendimit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, u takojn\u00eb familjeve vet\u00ebm 6.5 milion\u00eb lek\u00eb, ose vet\u00ebm nj\u00eb e kat\u00ebrta e asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpenzuar, pjesa tjet\u00ebr prej 18.5 milion\u00eb lek\u00ebsh, jan\u00eb shpenzime t\u00eb tep\u00ebrta p\u00ebr luks dhe t\u00eb shp\u00ebrdoruara p\u00ebr privilegje t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Edhe po ta marrim si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb Byros\u00eb Politike, amortizimi i pajisjeve mbi normat e lejuara p\u00ebr to, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb d\u00ebm ekonomik dhe shp\u00ebrdorim. Nga amortizimi i tyre, i llogaritur p\u00ebr 3 vjet\u00ebt e fundit, q\u00eb z\u00eb shum\u00ebn p\u00ebr 2.7 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00eb ngarkim t\u00eb familjes Hoxha, jan\u00eb 1.4 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb familjes Alia, 372 mij\u00eb lek\u00eb, t\u00eb familjes \u00c7ar\u00e7ani, 105 mij\u00eb lek\u00eb, t\u00eb familjes Isai, 102 mij\u00eb lek\u00eb, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPako nga jasht\u00eb shtetit\u201d!<\/p>\n<p>Koli apo pako t\u00eb ardhura nga ambasadat e vendeve t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Pritjes ose, edhe me iniciale t\u00eb tjera. Vet\u00ebm nga pikat doganore t\u00eb Rinasit, t\u00eb Tiran\u00ebs e t\u00eb Durr\u00ebsit, p\u00ebr vitet 1989-1990, n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Pritjes, kan\u00eb ardhur 1 323 koli, me adres\u00ebn marr\u00ebse; \u201cDrejtoria e Pritjes\u201d, 294 koli me adres\u00eb \u201cx-31\u201d dhe \u201cDrejtoria e Shtypit\u201d, nd\u00ebrsa 335 t\u00eb tjera, n\u00eb adres\u00eb t\u00eb familjeve t\u00eb ve\u00e7anta. K\u00ebto nuk kontrolloheshin nga Dogana, pasi i till\u00eb ishte edhe udh\u00ebzimi sekret. K\u00ebtu nuk llogariten qindra apo mij\u00ebra pako, t\u00eb ardhura e t\u00eb dala nga drejtime e pika doganore t\u00eb ndryshme, t\u00eb paregjistruara e pa kontroll doganor.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana, nuk gjendet se sa kan\u00eb qen\u00eb, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb futur dhe \u00e7far\u00eb ka dal\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre kolive. P\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Pritjes, nuk kan\u00eb munguar edhe pakot p\u00ebr familje t\u00eb ve\u00e7anta, sigurisht pa tag\u00ebl dhe kontroll doganor.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, p\u00ebr vitet 1989-1990, familjes s\u00eb Nexhmije Hoxh\u00ebs, i kan\u00eb ardhur 294 koli, familjes s\u00eb Lumturi Rexh\u00ebs, 18 koli, Simon Stefanit 32 koli, Qirjako Mihalit 25, Haxhi Lleshit 101 koli, Lenka \u00c7ukos e Spiro Kolek\u00ebs, nga 24 koli, Besnik Bekteshit 47, Shefqet Pe\u00e7it 9 dhe t\u00eb tjer\u00ebve nga 6, apo m\u00eb tep\u00ebr. Ndoshta k\u00ebto koli kan\u00eb qen\u00eb taksat q\u00eb k\u00ebto familje mblidhnin nga rrjeti i t\u00eb af\u00ebrmve apo, i miqve t\u00eb caktuar n\u00ebp\u00ebr ambasada, apo kudo n\u00eb bot\u00eb prej tyre.<\/p>\n<p>Grabitja e pajisjeve kur u p\u00ebrzun\u00eb nga vilat luksoze<\/p>\n<p>Ka p\u00ebrfunduar inventarizimi fizik i pajisjeve t\u00eb familjeve t\u00eb p\u00ebrmendura. Me dor\u00ebzimin e vilave t\u00eb banimit, disa persona i zhvesh\u00ebn e, i d\u00ebmtuan ato, duke marr\u00eb pjes\u00ebt e instaluara. K\u00ebshtu vlefta e d\u00ebmit nga familja Toska, \u00ebsht\u00eb 11 mij\u00eb lek\u00eb, nga familja Myftiu, 5.300 lek\u00eb, nga familja Mihali, 4.300 lek\u00eb, nga familja Murra, 1.300 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu rezultuan edhe 90 mij\u00eb lek\u00eb mungesa, n\u00eb pajisjet p\u00ebr p\u00ebrdorim n\u00eb banesa, t\u00eb cilat u zhd\u00ebmtuan ashtu si dhe d\u00ebmtimet e m\u00ebsip\u00ebrme. Krahas k\u00ebsaj, me komision t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, u rivler\u00ebsuan pajisjet q\u00eb u mbajt\u00ebn nga vet\u00eb familjet dhe u ark\u00ebtuan prej tyre shumat p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebr 750 mij\u00eb lek\u00eb. Pjesa tjet\u00ebr u grumbullua.<\/p>\n<p>Veshjet luksoze dhe kozmetika e grave t\u00eb udh\u00ebheqjes<\/p>\n<p>Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shpenzime t\u00eb konsiderueshme n\u00eb valut\u00eb, p\u00ebr veshje luksoze dhe kozmetik\u00eb. Edhe pse nuk ka ndonj\u00eb vendim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr t\u2019u trajtuar udh\u00ebheqja partiake dhe shtet\u00ebrore, si dhe familjet e tyre, me veshje apo kozmetik\u00eb importi, si dhe me veshje speciale t\u00eb porositur n\u00eb vend, \u00e7do vit jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion shuma t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb valut\u00eb dhe n\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Me urdh\u00ebr t\u00eb ish-titullar\u00ebve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Tregtis\u00eb s\u00eb Jashtme, Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shtetit, n\u00ebp\u00ebrmjet Industrial-Impeksit, p\u00ebr vitet 1988-1990, u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ambasadave n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb Vjen\u00eb dhe n\u00eb Paris, 457 mij\u00eb dollar, p\u00ebr blerje, privatisht me dollar\u00eb n\u00eb dor\u00eb n\u00eb dyqanet speciale dhe t\u00eb mod\u00ebs mallra, si; veshmbathje, kozmetik\u00eb, pajisje gjuetie, elektro sht\u00ebpiake apo ushqimore.<\/p>\n<p>Theksojm\u00eb se fondet e dh\u00ebna nga Drejtoria e Pritjes dhe t\u00eb p\u00ebrdorura nga Industrial-Impeksi, n\u00ebp\u00ebrmjet edhe ambasadave, kan\u00eb qen\u00eb jasht\u00eb kontrollit. N\u00eb disa raste mallrat jasht\u00eb shtetit, jan\u00eb bler\u00eb nga vet\u00eb p\u00ebrdoruesit dhe pagesa e vleft\u00ebs s\u00eb tyre, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me vones\u00eb, nga nj\u00eb deri n\u00eb tre vjet.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu familja Hoxha n\u00eb vitin 1988, ka marr\u00eb 3.300 dollar\u00eb dhe pagesa e vleft\u00ebs s\u00eb mallrave t\u00eb blera me to, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1991. Po k\u00ebshtu ka vepruar familja \u00c7ar\u00e7ani, p\u00ebr 1.500 dollar\u00eb dhe e Qirjako Mihalit, p\u00ebr 1.000 dollar\u00eb. N\u00eb k\u00ebto ambasada ,nuk justifikohen sot, 91 mij\u00eb dollar\u00eb. Kjo diferenc\u00eb dhe t\u00eb tjera, mund t\u00eb argumentohen n\u00ebse jan\u00eb shp\u00ebrdorime, abuzime apo shpenzime t\u00eb pa dokumentuara, vet\u00ebm pasi t\u00eb kryhet kontrolli n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Blerja e veshjeve dhe e artikujve t\u00eb kozmetik\u00ebs, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me \u00e7mime t\u00eb larta n\u00eb valut\u00eb, nd\u00ebrsa vler\u00ebsimi p\u00ebr pages\u00eb nga ana e p\u00ebrfituesve, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me lek\u00eb vendi dhe me \u00e7mime tep\u00ebr t\u00eb ul\u00ebta. Ka p\u00ebrfituar m\u00eb shum\u00eb nga diferenca midis valut\u00ebs s\u00eb harxhuar dhe \u00e7mimit t\u00eb paguar, familja Alia, p\u00ebr 174 mij\u00eb lek\u00eb, familja Hoxha, p\u00ebr 84 mij\u00eb lek\u00eb, Pirro Kondi, p\u00ebr 13.700 lek\u00eb, Adil \u00c7ar\u00e7ani, p\u00ebr 25.200 lek\u00eb, Qirjako Mihali, p\u00ebr 5.500 lek\u00eb, Llambi Gegprifti, p\u00ebr 3.300 lek\u00eb. (Memorie.al)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cN\u00eb vitin 1989-\u201890, konsumin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, e ka pasur familja Hoxha, me rreth 2 ton\u00eb mish, 7 kv. sallam, 523 litra vaj, 3.1 kv. gjalp\u00eb, 326&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29514,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-29513","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29513","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29513"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29513\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29515,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29513\/revisions\/29515"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29514"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29513"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29513"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29513"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}