{"id":28888,"date":"2025-11-07T14:48:47","date_gmt":"2025-11-07T14:48:47","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=28888"},"modified":"2025-11-07T14:48:48","modified_gmt":"2025-11-07T14:48:48","slug":"e-rrahu-diten-e-bajramit-astrit-isufi-e-kishte-paralajmeruar-gruan-e-tij-se-nese-ndahesh-do-ta-vrase-familjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=28888","title":{"rendered":"E rrahu dit\u00ebn e Bajramit, Astrit Isufi e kishte paralajm\u00ebruar gruan e tij se \u2018n\u00ebse ndahesh do ta vras\u00eb familjen\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Rrahje me kabllo, k\u00ebrc\u00ebnime se do t\u2019i vras\u00eb familjen, paralajm\u00ebrime se mbante arm\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, jan\u00eb vet\u00ebm disa nga detajet e ngjarjes q\u00eb ishte regjistruar n\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti e ku viktim\u00eb ishte gruaja e tashm\u00eb t\u00eb dyshuarit kryesor p\u00ebr vrasjen e v\u00ebllez\u00ebrve Morina n\u00eb Malishev\u00eb, Astrit Isufit.<\/p>\n<p>Ndaj Isufit kishte pasur nj\u00eb aktakuz\u00eb n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb familje e kanosje.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje KALLXO.com zbuloi se ekzistonte edhe nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs p\u00ebr \u00e7ka e d\u00ebnonte Isufin p\u00ebr rrahjen dhe k\u00ebrc\u00ebnimin e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>E madje ngjarja shkon edhe m\u00eb larg kur vendoset q\u00eb d\u00ebnimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs t\u00eb ndryshohet nga Gjykata e Apelit, d\u00ebnimi ulet duke vler\u00ebsuar se ka arritur efektin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit.<\/p>\n<p>Isufi ishte d\u00ebnuar nga Gjykata Themelore e Prishtin\u00ebs m\u00eb 07.04.2025. N\u00eb vendimin q\u00eb ka siguruar KALLXO.com jepen detaje t\u00eb ngjarjes s\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe kanosjes ndaj bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Dosja p\u00ebrshkruan se Astrit Isufi m\u00eb 30 mars 2025, rreth or\u00ebs 15:00 por edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kishte rrahur gruan e tij e kishte k\u00ebrc\u00ebnuar q\u00eb n\u00ebse ndahet nga ai do t\u2019ia vras\u00eb familjen.<\/p>\n<p>Ky paralajm\u00ebrim \u00ebsht\u00eb theksuar edhe n\u00eb dosjen e gjykat\u00ebs p\u00ebr vendimin q\u00eb i ishte dh\u00ebn\u00eb me burgim.<\/p>\n<p>E rrahu gruan n\u00eb dit\u00ebn e fest\u00ebs s\u00eb Bajramit<\/p>\n<p>M\u00eb 30 mars 2025, Astrit Isufi, sipas dosjes s\u00eb gjykat\u00ebs, rreth or\u00ebs 06:00 t\u00eb m\u00ebngjesit p\u00ebrderisa gruaja e tij e kishte p\u00ebrgatitur drek\u00ebn e fest\u00ebs s\u00eb Brajramit, i pandehuri ishte zgjuar nga gjumi e kishte thirr\u00eb gruan e tij dhe e kishte goditur me peshqir n\u00eb trup duke i k\u00ebrkuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs q\u00eb t\u2019i zgjoj\u00eb f\u00ebmij\u00ebt nga gjumi.<\/p>\n<p>Gruaja kishte shkuar t\u00eb f\u00ebmij\u00ebt por ata nuk ishin zgjuar e ishte kthyer s\u00ebrish te Astrit Isufi p\u00ebr t\u2019i treguar. Dosja q\u00eb ka siguruar KALLXO.com tregon se Astrit Isufi ishte nervozuar e m\u00eb pas kishte nisur ta sulmoj gruan e tij me shuplak\u00eb e grushte n\u00eb fytyr\u00eb e trup.<\/p>\n<p>Disa or\u00eb m\u00eb von\u00eb, kur Astrit Isufi ishte kthyer n\u00eb sht\u00ebpi pasi kishte shkuar t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes familjar\u00ebt p\u00ebr fest\u00ebn e Bajramit, kishte k\u00ebrkuar ushqim nga gruaja e tij dhe kjo e fundit i kishte th\u00ebn\u00eb se mungonte nj\u00eb produkt ushqimor e kjo m\u00eb pas s\u00ebrish kishte qen\u00eb nj\u00eb sherr i cili shkaktoi dhun\u00ebn fizike t\u00eb dyt\u00eb brenda dit\u00ebs nga Astrit Isufi te bashk\u00ebshortja e tij.<\/p>\n<p>Dosja shpjegon se kur kishte marr\u00eb vesh Astriti se mungon nj\u00eb produkt, i kishte marr\u00eb pjatat e ushqimit dhe i kishte gjuajtur n\u00eb tok\u00eb e m\u00eb pas e kishte kap gruan e tij p\u00ebr dore e kishte t\u00ebrhequr zvarr\u00eb e kishte futur brenda dhom\u00ebs dhe kishte nisur ta q\u00eblloj me nj\u00eb kabllo t\u00eb rrym\u00ebs n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit.<\/p>\n<p>N\u00eb ato momente vajza e tyre kishte hyr\u00eb brenda dhom\u00ebs dhe i kishte k\u00ebrkuar babait t\u00eb saj t\u00eb ndaloj sepse \u2018po e mbyste n\u00ebn\u00ebn\u2019.<\/p>\n<p>Ani pse kishte k\u00ebrkes\u00eb nga vajza, dosja shpjegon se Astrit Isufi nuk kishte ndaluar deri sa i \u00ebsht\u00eb dukur mjaftuesh\u00ebm se e ka rrahur t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast gruaja e tij dhe m\u00eb pas e kishte larguar nga sht\u00ebpia.<\/p>\n<p>N\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, Astrit Isufi sipas dosjes q\u00eb ka siguruar KALLXO.com e kishte k\u00ebrc\u00ebnuar gruan e tij dhe e kishte paralajm\u00ebruar se n\u00ebse ndahet nga ai do t\u2019ia vras\u00eb gjith\u00eb familjen.<\/p>\n<p>\u201cTi nuk guxon me u nda me mua, se ka me ta vra familjen, ka me t`i faru krejt\u201d- p\u00ebrshkruhet k\u00ebrc\u00ebnimi q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb Astrit Isufi, gruas s\u00eb tij m\u00eb 30 mars 2025.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs i kishte shkaktuar ankth, frik\u00eb dhe pasiguri p\u00ebr jet\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb krejt k\u00ebto veprime q\u00eb Astrit Isufi kishte kryer ndaj gruas s\u00eb tij, Gjykata n\u00eb Prishtin\u00eb- Dega n\u00eb Drenas, kishte d\u00ebnuar t\u00eb nj\u00ebjtin me burg n\u00eb koh\u00ebzgjatje me 154 dit\u00eb dhe 300 euro gjob\u00eb p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb familje nd\u00ebrsa p\u00ebr kanosje ishte gjobitur me 500 euro.<\/p>\n<p>Xhelozia shkak i dhun\u00ebs n\u00eb familje<\/p>\n<p>Pa telefon, duke p\u00ebrjetuar dhun\u00eb t\u00eb vazhdueshme fizike, gruaja e Astrit Isufit n\u00eb deklarimin e saj n\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr caktimin e paraburgimit kishte th\u00ebn\u00eb se burri i saj nuk i kishte lejuar telefon, nuk ka mundur m\u00eb her\u00ebt t\u00eb raportoj dhun\u00ebn n\u00eb familje sepse nuk kishte mund\u00ebsi, burri i saj ishte xheloz dhe i nj\u00ebjti nuk ia kishte dashur familjen gruas s\u00eb tij dhe i kishte th\u00ebn\u00eb shum\u00eb her\u00eb q\u00eb \u2018nuk kan\u00eb \u00e7ka lypin k\u00ebtu\u2019.<\/p>\n<p>KALLXO.com zbuloi se gruaja kishte informuar organet e rendit muaj m\u00eb par\u00eb se burri i saj kishte nj\u00eb arm\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e posedonte koh\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo pas ngjarjes kishte q\u00ebndruar te familja e saj nd\u00ebrsa f\u00ebmij\u00ebt te babai p\u00ebr shkak q\u00eb t\u00eb mos nd\u00ebrpritej shkollimi i tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr vendimin e Themelores, Astrit Isufi ishte ankuar n\u00eb Apel<\/p>\n<p>Astrit Isufi ishte d\u00ebnuar me rreth 5 muaj nga Gjykata Themelore e Prishtin\u00ebs nd\u00ebrsa Gjykata e Apelit kishte b\u00ebr\u00eb ndryshim t\u00eb vendimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb duke i ndryshuar edhe koh\u00ebzgjatjen e d\u00ebnimit nga 5 n\u00eb 3 muaj p\u00ebr rrahjen brutale t\u00eb gruas s\u00eb tij si dhe k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs.<\/p>\n<p>KALLXO.com zbulon se Gjykata e Apelit m\u00eb 26.06.2025 kishte marr\u00eb vendim q\u00eb t\u00eb aprovoj ankes\u00ebn e mbrojt\u00ebsit t\u00eb Astrit Isufit.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit kishte vendosur q\u00eb n\u00eb total t\u2019i jap Astrit Isufit d\u00ebnim me burg 3 muaj dhe gjob\u00eb prej 300 euro p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb familje nd\u00ebrsa nuk kishte ndryshuar d\u00ebnimin me gjob\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb kanosjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr vendimin e Gjykat\u00ebs Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs, kishte b\u00ebr\u00eb ankes\u00eb avokati i Astrit Isufit, Muhamet Binaku. N\u00eb p\u00ebrgjigjen n\u00eb ankes\u00eb ishte paraqitur edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i gruas s\u00eb Astritit, Faik Morina duke treguar se gruaja ishte kthyer n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt me Astritin n\u00eb Komoran te f\u00ebmij\u00ebt e saj m\u00eb 22.04.2025 me marr\u00ebveshjen e dy pal\u00ebve t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit kishte mbajtur edhe seanc\u00ebn e kolegjit dhe kishte shqyrtuar ankes\u00ebn e cila nuk ishte p\u00ebr shkelje esenciale t\u00eb vendimit por p\u00ebr ndryshimin e saj. Mbrojt\u00ebsit e dy pal\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Astrit Isufit dhe gruas s\u00eb tij kishin mb\u00ebshtetur k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb t\u00eb shqiptohej nj\u00eb d\u00ebnim alternativ si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ai me kusht.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit kishte shqyrtuar t\u00eb gjith\u00eb situat\u00ebn dhe kishte ardhur n\u00eb p\u00ebrfundim q\u00eb t\u2019i ulte d\u00ebnimin me burgim t\u00eb d\u00ebnuarit Astrit Isufit nga 5 muaj n\u00eb tre muaj burgim duke shtuar se ky d\u00ebnim \u00ebsht\u00eb m\u00eb i but\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me intensitetin e rrezikshm\u00ebris\u00eb shoq\u00ebrore t\u00eb kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale me shkall\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb akuzuarit dhe kjo do t\u00eb sh\u00ebrbej si preventiv\u00eb gjenerale.<\/p>\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb Astrit Isufi<\/p>\n<p>Astrit Isufi deri m\u00eb tani dyshohet se \u00ebsht\u00eb i dyshuari kryesor p\u00ebr vrajsen e dy v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb gruas s\u00eb tij n\u00eb fshatin Gollubovc t\u00eb Malishev\u00ebs.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani ende nuk jan\u00eb t\u00eb qarta rrethanat q\u00eb \u00e7uan deri te vrasja por q\u00eb nga Policia \u00ebsht\u00eb konfirmuar se i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb i plagosur po ashtu.<\/p>\n<p>N\u00eb vendin e ngjarjes ishin gjetur dy arm\u00eb nd\u00ebrsa p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 15 or\u00eb, Isufi ishte n\u00eb arrati nd\u00ebrsa u arrestua m\u00eb 07.11.2025 n\u00eb fshatin Pllo\u00e7ic\u00eb.<\/p>\n<p>Ai aktualisht ndodhet n\u00eb Qendr\u00ebn Klinike Universitare t\u00eb Kosov\u00ebs duke marr\u00eb tretman mjek\u00ebsor nd\u00ebrsa gjendja e tij \u00ebsht\u00eb stabile.\/Kallxo\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rrahje me kabllo, k\u00ebrc\u00ebnime se do t\u2019i vras\u00eb familjen, paralajm\u00ebrime se mbante arm\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, jan\u00eb vet\u00ebm disa nga detajet e ngjarjes q\u00eb ishte regjistruar n\u00eb&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28889,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-28888","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28888","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28888"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28888\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28890,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28888\/revisions\/28890"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28889"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28888"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28888"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28888"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}