{"id":28827,"date":"2025-10-31T19:58:24","date_gmt":"2025-10-31T19:58:24","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=28827"},"modified":"2025-10-31T19:58:25","modified_gmt":"2025-10-31T19:58:25","slug":"washington-post-shkruan-per-florian-binajn-nje-komedian-qe-mund-te-ndryshoje-politiken-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=28827","title":{"rendered":"Washington Post shkruan p\u00ebr Florian Binajn: Nj\u00eb komedian q\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb politik\u00ebn shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb shkrimin e  reportereve William Booth dhe Fjori Sinoruka, \u201cWP\u201d ka skanuar profilin e Binajt, q\u00eb p\u00ebrshkruhet si nj\u00eb komedian dhe aktivist q\u00eb ka si q\u00ebllim t\u00eb \u00e7liroj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga partit\u00eb dhe t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb fus\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb profesionist\u00eb n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>Artikulli I plot\u00eb<br \/>\nA mund t\u00eb ndihmoj\u00eb humori q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb BE?<\/p>\n<p>Dikur e njohur si nj\u00eb cep stalinist i harruar, Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kandidat\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian \u2013 dhe ka nj\u00eb komedian q\u00eb kandidon p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Di\u00e7ka e \u00e7uditshme po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri. Qeveria ndaloi TikTok-un p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb rinjt\u00eb nga ndikimi negativ i mediave sociale. Presidenti em\u00ebroi nj\u00eb chatbot inteligjence artificiale si ministre p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin. Tani nj\u00eb nga komedian\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb vendit, i famsh\u00ebm p\u00ebr imitimet e tij t\u00eb mprehta t\u00eb liderit q\u00eb ka shum\u00eb vite n\u00eb pushtet, po kandidon p\u00ebr kryetar t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb: a mund t\u00eb ndihmoj\u00eb ndjenja e humorit dhe t\u00eb menduarit jasht\u00eb kornizave q\u00eb nj\u00eb vend i vog\u00ebl ballkanik t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian? Ekspert\u00ebt thon\u00eb se, seriozisht, nuk do t\u00eb b\u00ebnte d\u00ebm. Sidomos p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, e cila prej koh\u00ebsh vuan nga nj\u00eb imazh problematik \u2014 nga regjimi stalinist te krimi i organizuar.<\/p>\n<p>Por Shqip\u00ebria po b\u00ebn di\u00e7ka mir\u00eb, sepse tani konsiderohet si nj\u00eb nga kandidat\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebr t\u2019u bashkuar me BE-n\u00eb me 27 vende an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Dikur, gjat\u00eb 40 viteve t\u00eb sundimit t\u00eb diktatorit paranojak Enver Hoxha, Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb nga vendet m\u00eb shtyp\u00ebse (dhe m\u00eb pak arg\u00ebtuese) n\u00eb bot\u00eb. Ai nd\u00ebrtoi 750,000 bunker\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga nj\u00eb pushtim imagjinar \u2014 por fjala \u201cqesharake\u201d nuk do t\u00eb ishte kurr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshkrim i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb periudh\u00eb. Sot, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb destinacion i madh turistik, dhe Tirana \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kryeqytetet m\u00eb t\u00eb sigurta t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, vendi ende p\u00ebrballet me korrupsionin politik dhe mafiet e fuqishme q\u00eb merren me trafikim njer\u00ebzor dhe kokain\u00eb kolumbiane. Por n\u00eb Bruksel ka nj\u00eb konsensus t\u00eb gjer\u00eb se Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb ekonomie moderne, mbrojtjen e liris\u00eb s\u00eb medias dhe forcimin e sundimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Aktualisht, n\u00eb procesin e gjat\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE jan\u00eb n\u00ebnt\u00eb vende: Shqip\u00ebria, Bosnja, Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Ukraina.<\/p>\n<p>Nga Ballkani Per\u00ebndimor, vet\u00ebm Kroacia \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb BE \u2014 q\u00eb n\u00eb vitin 2013. Sot, Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi shihen si kandidat\u00ebt m\u00eb t\u00eb avancuar. Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb BE t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e prirur ndaj zgjerimit, si m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga Rusia agresive e Putinit.<\/p>\n<p>Eksperimente t\u00eb reja shqiptare<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po tregon se \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb eksperimentoj\u00eb dhe t\u00eb mendoj\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit, ajo bllokoi aksesin n\u00eb TikTok p\u00ebr nj\u00eb vit, pas vrasjes s\u00eb nj\u00eb djali 14-vje\u00e7ar q\u00eb ngriti shqet\u00ebsime p\u00ebr ndikimin e rrjeteve sociale te f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator, kryeministri em\u00ebroi nj\u00eb bot t\u00eb krijuar nga AI, me emrin Diella, si \u201cministre digjitale\u201d q\u00eb shqyrton tender\u00ebt publik\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb jan\u00eb pa korrupsion dhe pa ndikim njer\u00ebzor. Diella ka nj\u00eb avatar me veshje tradicionale shqiptare \u2014 pjes\u00ebrisht nj\u00eb truk publicitar, por sistemi i inteligjenc\u00ebs artificiale \u00ebsht\u00eb real.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb rreziqe: \u201cKrijon konfuzion midis teknologjis\u00eb dhe politik\u00ebs, sjell boshll\u00ebqe p\u00ebrgjegj\u00ebsie dhe rreziqe sigurie,\u201d thot\u00eb studiuesi Erjon Curraj.Por pik\u00ebrisht spektakli mund t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb e dallon Shqip\u00ebrin\u00eb \u2014 sepse ndoshta \u201cvlerat evropiane\u201d p\u00ebrfshijn\u00eb edhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shaka (dhe p\u00ebr t\u00eb mos arrestuar humoristin).<\/p>\n<p>Komediani q\u00eb sfidon politik\u00ebn<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb tetorit, satiristi i njohur Florjan Binaj shpalli kandidatur\u00ebn e tij t\u00eb pavarur p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb Tiran\u00ebs, me mb\u00ebshtetjen e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Europa ka par\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb figura t\u00eb ekranit q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb politik\u00eb: Volodymyr Zelensky n\u00eb Ukrain\u00eb, Beppe Grillo n\u00eb Itali, madje edhe Ronald Reagan n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e parakohshme n\u00eb Tiran\u00eb mbahen m\u00eb 9 n\u00ebntor, pasi kryebashkiaku i m\u00ebparsh\u00ebm, Erion Veliaj, u shkarkua dhe po pret gjyqin p\u00ebr akuza korrupsioni q\u00eb ai i mohon.<\/p>\n<p>Binaj i tha The Washington Post se kandidon p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs n\u00eb kryeqytet me planifikim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb urban dhe m\u00eb shum\u00eb sh\u00ebrbime publike. Ai e sheh Tiran\u00ebn e sotme si \u201ct\u00eb mbingarkuar me nd\u00ebrtime dhe me munges\u00eb shkollash\u201d.<\/p>\n<p>Ai shton se nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm komedian, por edhe aktivist social, ambientalist dhe arkitekt i diplomuar. Ai u fut n\u00eb aktrim sepse dinte t\u00eb b\u00ebnte imitime, dhe p\u00ebrfundoi duke moderuar nj\u00eb emision satirik p\u00ebr 18 vjet.<\/p>\n<p>Profesori Lutfi Dervishi e quan kandidatur\u00ebn e Binajt \u201cnj\u00eb eksperiment demokratik t\u00eb rrall\u00eb \u2013 nj\u00eb komedian q\u00eb sfidon modelin q\u00eb imiton\u201d. Ai thot\u00eb se kjo kandidatur\u00eb \u00ebsht\u00eb tregues i lodhjes me politik\u00ebn tradicionale dhe i d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr autenticitet, edhe n\u00ebse shprehet p\u00ebrmes sarkazm\u00ebs. Binaj shprehet se d\u00ebshiron t\u00eb \u00e7liroj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga partit\u00eb tradicionale, t\u00eb majta e t\u00eb djathta, dhe t\u00eb sjell\u00eb m\u00eb shum\u00eb profesionist\u00eb t\u00eb pavarur n\u00eb politik\u00eb \u2014 gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndihmoj\u00eb edhe n\u00eb ndalimin e \u201crrjedhjes s\u00eb trurit\u201d, pasi rreth 40% e shqiptar\u00ebve jetojn\u00eb jasht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi dy rrug\u00eb p\u00ebrpara: korrupsioni dhe betoni, ose ndryshimi me njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm e profesionist\u00eb,\u201d tha ai n\u00eb shpalljen e kandidatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Rama dhe \u201cdy komedian\u00ebt e Tiran\u00ebs\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebr shum\u00eb personazhe t\u00eb tij, Binaj b\u00ebn nj\u00eb imitim perfekt t\u00eb kryeministrit Edi Rama \u2014 i cili vet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e gjall\u00eb dhe e pazakont\u00eb n\u00eb politik\u00ebn evropiane. Ish-lojtar basketbolli dhe artist, Rama njihet p\u00ebr stilin e tij me atlete dhe kapele baseball-i.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb lider i Partis\u00eb Socialiste, ish-kryetar i Tiran\u00ebs dhe nj\u00eb nga t\u00eb par\u00ebt q\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit i pikturoi nd\u00ebrtesat gri t\u00eb qytetit me ngjyra t\u00eb ndritshme. Disa analist\u00eb e quajn\u00eb at\u00eb \u201cpopulist eurofil\u201d \u2014 pro-Amerik\u00eb, pro-NATO dhe pro-BE.<\/p>\n<p>Rama shpesh b\u00ebn shaka edhe n\u00eb samite nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por mund t\u00eb jet\u00eb edhe provokues. N\u00eb Lond\u00ebr jav\u00ebn e kaluar, gjat\u00eb nj\u00eb paneli n\u00eb Chatham House, ai u tha kritik\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: \u201cMbyllni goj\u00ebn.\u201d<\/p>\n<p>Ai lavd\u00ebroi emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Britani dhe tha se, krahasuar me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs q\u00eb grindet, \u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e vetmja e rritur n\u00eb dhom\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Rama shtoi se Brexit ishte nj\u00eb gabim gjigant:\u201cU larguat nga Europa p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb investime \u2014 tani keni m\u00eb pak.<\/p>\n<p>U larguat p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb lumturi \u2014 tani jeni t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, Rama kishte folur pozitivisht p\u00ebr Binajn, duke e quajtur \u201cdjal\u00eb simpatik e t\u00eb talentuar\u201d. Tani \u00ebsht\u00eb m\u00eb kritik, duke e quajtur kandidimin e tij \u201cnj\u00eb veprim t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar nga mo\u00e7ali\u201d (duke iu referuar opozit\u00ebs). Por shtoi me ironi: \u201cNuk e gjykoj aktorin keq p\u00ebr rolin e ri q\u00eb ka marr\u00eb \u2014 sepse aktor\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb pun\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb shenj\u00eb e re p\u00ebr demokracin\u00eb<\/p>\n<p>Andi Hoxhaj, ekspert p\u00ebr Ballkanin n\u00eb King\u2019s College London, thot\u00eb se kandidatura e Binajt duhet par\u00eb si nj\u00eb shenj\u00eb e hapjes demokratike dhe e p\u00ebrparimit politik n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cAjo reflekton nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri z\u00ebrash dhe p\u00ebrvojash q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb politik\u00eb \u2014 nj\u00ebsoj si zhvillimet q\u00eb kemi par\u00eb n\u00eb Itali dhe Ukrain\u00eb,\u201d p\u00ebrfundon ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb shkrimin e reportereve William Booth dhe Fjori Sinoruka, \u201cWP\u201d ka skanuar profilin e Binajt, q\u00eb p\u00ebrshkruhet si nj\u00eb komedian dhe aktivist q\u00eb ka si q\u00ebllim t\u00eb&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28828,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-28827","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28827","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28827"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28827\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28829,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28827\/revisions\/28829"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28828"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28827"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28827"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28827"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}