{"id":28823,"date":"2025-10-31T17:08:35","date_gmt":"2025-10-31T17:08:35","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=28823"},"modified":"2025-10-31T17:08:36","modified_gmt":"2025-10-31T17:08:36","slug":"nderron-jete-fatos-nano-arkitekti-i-partise-socialiste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=28823","title":{"rendered":"Nd\u00ebrron jet\u00eb Fatos Nano, \u201carkitekti\u201d i Partis\u00eb Socialiste"},"content":{"rendered":"<p>Ka nd\u00ebrruar jet\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte, 31 tetor, ish-kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Fatos Nano.<\/p>\n<p>Ish-kreu i Partis\u00eb Socialiste, 73 vje\u00e7, ndodhej n\u00eb reanimacion prej afro 1 muaji, n\u00eb nj\u00eb spital n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Nano u shk\u00ebput nga politika n\u00eb vitin 2009 dhe ka qen\u00eb kryeminist\u00ebr gjat\u00eb viteve 1991, 1997-1998 dhe 2002-2005. Ai ishte themeluesi i Partis\u00eb Socialiste dhe kreu i par\u00eb i saj. <\/p>\n<p>Fatos Nano ishte kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb tre her\u00eb. Nd\u00ebrsa p\u00ebr 13 vjet, ishte kryetar i Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Nano e mbajti detyr\u00ebn e kryeministrit nga 29 shtator 2002-1 shtator 2005, 25 korrik 1997-27 shtator 1998, 22 shkurt 1991-4 qershor 1991. Nd\u00ebrsa si kryetar i Partis\u00eb Socialiste ai e mbajti k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb nga 12 qershori 1991 deri m\u00eb 3 korrik 2005.<\/p>\n<p>Fatos Nano e nisi karrier\u00ebn e tij politike n\u00eb vitin 1991, pasi u zgjodh Kryeminist\u00ebr i Qeveris\u00eb s\u00eb Tranzicionit, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb organizonte zgjedhjet e para demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb po at\u00eb vit dhe t\u00eb p\u00ebrgatiste vendin p\u00ebr tranzicionin drejt nj\u00eb ekonomie tregu dhe sistemi demokratik.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e 31 marsit 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqip\u00ebris\u00eb dhe ai u caktua p\u00ebrs\u00ebri Kryeminist\u00ebr. Pas dy muajsh, ai u detyrua t\u00eb jepte dor\u00ebheqje. At\u00eb vit, ai u zgjodh kryetar i Partis\u00eb Socialiste, e cila ishte pasardh\u00ebse e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb vitit 1992, Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe nj\u00eb vit m\u00eb pas, Fatos Nano u burgos, pasi u akuzua p\u00ebr korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata. Burgosja e tij u b\u00eb problemi kryesor i Shqip\u00ebris\u00eb postkomuniste, sepse shum\u00eb socialist\u00eb besonin se kjo burgosje ishte pasoj\u00eb e kund\u00ebrshtis\u00eb s\u00eb Nanos ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 1994, skemat piramidale po b\u00ebheshin t\u00eb njohura n\u00eb Shqip\u00ebri dhe r\u00ebnia e tyre n\u00eb vitin 1997 shkaktoi nj\u00eb revolt\u00eb t\u00eb armatosur, t\u00eb nxitur nga opozita kund\u00ebr qeveris\u00eb, me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr kthimin e parave t\u00eb humbura n\u00eb firmat piramidale. Kjo revolt\u00eb \u00e7oi n\u00eb shpalljen e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme nga presidenti i asaj kohe, Sali Berisha.<\/p>\n<p>Nano u lirua nga burgu pas nj\u00eb amnistie t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Berisha. Zgjedhjet u fituan nga Partia Socialiste. Berisha dha dor\u00ebheqjen dhe Kuvendi i ri zgjodhi president Rexhep Mejdanin. Presidenti Mejdani em\u00ebroi kryeminist\u00ebr Fatos Nanon.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb vitit 1998, vrasja e Azem Hajdarit \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb revolt\u00eb popullore dhe e detyroi Fatos Nanon t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen. Fatos Nano u gjykua i pafajsh\u00ebm nga nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb ndaj akuzave p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe korrupsion n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p>Partia Socialiste vazhdoi qeverisjen e vendit dhe fitoi zgjedhjet n\u00eb qershor 2001. Nano u b\u00eb Kryeminist\u00ebr p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb n\u00eb korrik 2002, i em\u00ebruar nga presidenti Alfred Moisiu. M\u00eb 3 korrik 2005, Partia Socialiste humbi zgjedhjet dhe shumic\u00ebn n\u00eb parlament. Partia Demokratike fitoi shumic\u00ebn dhe kryetari i saj, Sali Berisha, u em\u00ebrua Kryeminist\u00ebr i qeveris\u00eb s\u00eb re. M\u00eb 1 shtator 2005, Nano dha dor\u00ebheqjen si kryetar i Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Nano k\u00ebrkoi t\u00eb zgjidhej si president m\u00eb 8 korrik 2007, pas mbarimit t\u00eb mandatit t\u00eb presidentit Moisiu. Shumica e deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb drejtuar nga Partia Socialiste, nuk e p\u00ebrkrah\u00ebn kandidatur\u00ebn e tij dhe bojkotuan zgjedhjet.<\/p>\n<p>Si deputet i Parlamentit Shqiptar, Nano ka sh\u00ebrbyer zon\u00ebn e Ku\u00e7ov\u00ebs, Tepelen\u00ebs dhe Sarand\u00ebs. (Deri n\u00eb vitin 2009, kur u shk\u00ebput nga politika)<\/p>\n<p>Fatos Nano studio n\u00eb gjimnazin \u201cSami Frash\u00ebri\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. Kreu studimet e larta n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs (Fakulteti i Ekonomis\u00eb).<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1975, kreu specializimet p\u00ebr Ekonomi Politike. N\u00eb vitin 1983, me vendimin nr. 81, dat\u00eb 23 shtator 1983, t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, mori titullin \u201cDoktor i Shkencave\u201d n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2000, titullin \u201cProfesor Doktor\u201d n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga Universiteti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Milanos (Itali), n\u00eb vitin 2000, u dekorua me titullin \u201cDoktor Honoris Causa\u201d n\u00eb fush\u00ebn e Ekonomis\u00eb dhe Teknik\u00ebs s\u00eb Komunikimit, dhe po n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, mori titullin e nderit \u201cDoktor Honoris Causa\u201d n\u00eb fush\u00ebn e shkencave ekonomike, nga Universiteti i Barit (Itali).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka nd\u00ebrruar jet\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte, 31 tetor, ish-kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Fatos Nano. Ish-kreu i Partis\u00eb Socialiste, 73 vje\u00e7, ndodhej n\u00eb reanimacion prej afro 1 muaji, n\u00eb&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28824,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-28823","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28823","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28823"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28823\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28825,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28823\/revisions\/28825"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28824"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28823"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28823"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28823"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}