{"id":28611,"date":"2025-09-28T15:27:24","date_gmt":"2025-09-28T15:27:24","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=28611"},"modified":"2025-09-28T15:27:25","modified_gmt":"2025-09-28T15:27:25","slug":"brazili-i-sjell-fndin-ervin-mates-nga-lidhja-me-elvanen-te-sherri-me-vis-martinajn-dhe-miqesia-me-erzen-brecanin-ja-cfare-e-pret-bossin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=28611","title":{"rendered":"Brazili i sjell f*ndin Ervin Mates? Nga lidhja me Elvan\u00ebn te sherri me vis Martinajn dhe miq\u00ebsia me Erzen Bre\u00e7anin, ja cfare e pret bossin"},"content":{"rendered":"<p>Paraditen e k\u00ebsaj t\u00eb diele, 28 shtator, emri i \u201cbolit t\u00eb kokain\u00ebs\u201d, Ervin Mat\u00ebs \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb faqet e para t\u00eb mediave, k\u00ebsaj here jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb Brazil.<\/p>\n<p>Mediat braziliane raportuan se Gjykata e Lart\u00eb Federale e k\u00ebtij vendi ka l\u00ebshuar nj\u00eb urdh\u00ebr-arrest nd\u00ebrkomb\u00ebtar ndaj Mat\u00ebs, t\u00eb cilin e p\u00ebrshkruajn\u00eb si nj\u00eb figur\u00eb ky\u00e7e t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00eb, duke e cil\u00ebsuar si \u201cbos i drog\u00ebs\u201d dhe \u201cmanjat\u201d.<\/p>\n<p>Mata, i cili prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb n\u00eb arrati, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i panjohur p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare. Ai \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb disa dosje t\u00eb r\u00ebnda penale dhe figura e tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur shpesh p\u00ebr lidhje me rrjete kriminale.<\/p>\n<p>Shpallja n\u00eb k\u00ebrkim e Ervin Mat\u00ebs nga SPAK n\u00eb 2023:<\/p>\n<p>Ervin Mata \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb N\u00ebntor 2023, pas 11 urdh\u00ebr-arresteve t\u00eb l\u00ebshuara nga Prokuroria e Posa\u00e7me, p\u00ebr nj\u00eb grup kriminal q\u00eb vepron n\u00eb trafikun e kokain\u00ebs dhe hashashit nga Amerika Jugut, vrasjeve dhe pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>N\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 2023, media periferike raportuan se ish-partneri i k\u00ebng\u00ebtares Elvana Gjata dhe nj\u00eb nd\u00ebr personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ngjarjen q\u00eb mori emrin si \u201cMasakra e ish-Bllokut\u201d, ishte zhdukur pa gjurm\u00eb n\u00eb Bolivi. Mediat aluduan se disa muaj pas zhdukjes pa gjurm\u00eb s\u00eb Ervis Martinaj, edhe Ervin Mata kishte pasur t\u00eb nj\u00ebjtin fat n\u00eb Bolivi.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, hetimet, akuzat dhe bisedat e transkriptuara q\u00eb SPAK ka siguruar nga autoritetet evropiane kan\u00eb nxjerr nga \u201cstrofulla\u201d biznesmenin nga Tirana. Ervin Mata ishte pjes\u00eb me grupin e djalit t\u00eb Erzen Bre\u00e7anit dhe kishte komunikime t\u00eb vazhdueshme n\u00eb rrjetin e komunikimit \u201cSKY\u201d.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pasi ndaj tij u l\u00ebshua urdh\u00ebr-arrest nd\u00ebrkomb\u00ebtar, u publikua dhe nj\u00eb video e fundit e Ervin Mat\u00ebs nga arratia. Pamjet rr\u00ebzuan pretendimet se biznesmeni nga kryeqyteti ishte zhdukur n\u00eb Bolivi dhe asgj\u00eb nuk dihej n\u00eb fatin e tij, sepse vet\u00eb Ervin Mata tregonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn n\u00eb kamera.<\/p>\n<p>Nga ish-Blloku te krimi i organizuar:<\/p>\n<p>Emri i tij u b\u00eb publik p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas ngjarjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e ish-Bllokut n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb 4 tetor 2018. Gjat\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasjeje me arm\u00eb n\u00eb lokalin \u201cMonopol\u201d, u vra Fabjol Gaxha, truproja i Ervis Martinajt, nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebr i njohur n\u00eb bot\u00ebn e krimit, i zhdukur n\u00eb rrethana misterioze q\u00eb prej gushtit 2022. Po at\u00eb nat\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb plagosur vet\u00eb Martinaj dhe Eljon Hato.<\/p>\n<p>Fillimisht u raportua se konflikti kishte shp\u00ebrthyer p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb ngacmimi ndaj k\u00ebng\u00ebtares Elvana Gjata, e cila ndodhej n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e Mat\u00ebs. Por m\u00eb von\u00eb, hetimet zbuluan nj\u00eb tjet\u00ebr prapasken\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrplasje p\u00ebr nj\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme kokaine, q\u00eb sipas autoriteteve ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Eldi Dizdarit, drejtues i njohur i \u201cKartelit Bello\u201d, i cili aktualisht ndodhet n\u00eb Dubai.<\/p>\n<p>At\u00eb koh\u00eb sherri nisi mes mes komandos Merviol Bilo dhe Eljon Hatos t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb z\u00ebn\u00eb p\u00ebr rreth 30 sekonda me grushta, nd\u00ebrsa pak m\u00eb tutje po ziheshin Ervis Martinaj dhe Ervin Mata.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment viktima Fabjol Gaxha ka nxjerr\u00eb arm\u00ebn dhe ka q\u00eblluar duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb komando Merviol Bilo t\u2019i p\u00ebrgjigjet po ashtu me arm\u00eb duke q\u00eblluar fillimisht Eljon Haton dhe m\u00eb pas mbi personat e tjer\u00eb, ku Gaxha mbeti i vetmi i vdekur.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrplasjes me arm\u00eb Mervjol Bilo dhe Ervin Mata ishin t\u00eb k\u00ebrkuar nga drejt\u00ebsia. Mata u vet\u00ebdor\u00ebzua pak dit\u00eb m\u00eb pas, duke mohuar t\u00eb ishte ai autori i vrasjes dhe se at\u00eb e kishin sulmuar.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia me Elvana Gjat\u00ebn:<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, Ervin Mata ishte fejuar me k\u00ebng\u00ebtaren e njohur shqiptare Elvana Gjata, pas nj\u00eb lidhjeje disa-vje\u00e7are. Lidhja e tyre ishte mbajtur diskrete, megjith\u00ebse k\u00ebng\u00ebtarja kishte folur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb p\u00ebr t\u00eb n\u00eb intervista publike, duke p\u00ebrshkruar partnerin si \u201cnj\u00eb fat t\u00eb mir\u00eb\u201d q\u00eb i kishte dhuruar Zoti.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj q\u00eb Zoti \u00ebsht\u00eb treguar shum\u00eb i mir\u00eb me mua, m\u00eb ka sjell\u00eb nj\u00eb fat shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d, thoshte Elvana asokohe, deklarat\u00eb e cila u interpetua n\u00eb rrjet se ishte pik\u00ebrisht p\u00ebr Matan.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfshirjes s\u00eb Mat\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale dhe hetime t\u00eb thelluara, edhe emri i k\u00ebng\u00ebtares do t\u00eb dilte n\u00eb sken\u00eb m\u00eb von\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb bisede t\u00eb p\u00ebrgjuar n\u00eb aplikacionin e enkriptuar Sky ECC.<\/p>\n<p>Dosja \u201cMetamorfoza\u201d, rrjeti i kokain\u00ebs dhe urdh\u00ebr-arresti nga SPAK:<\/p>\n<p>M\u00eb 20 n\u00ebntor 2023, SPAK firmosi nj\u00eb urdh\u00ebr-arrest ndaj Mat\u00ebs, si pjes\u00eb e nj\u00eb operacioni t\u00eb madh antidrog\u00eb t\u00eb koduar \u201cMetamorfoza\u201d. Nga hetimet rezultoi se ai kishte trafikuar rreth 250 kg kokain\u00eb nga Brazili drejt Gjermanis\u00eb, p\u00ebrmes aeroportit t\u00eb Frankfurtit. N\u00eb bisedat e p\u00ebrgjuara, Mata shprehej se nj\u00eb pjes\u00eb e ngarkes\u00ebs ishte sekuestruar,  konkretisht 240 kg dhe parashikonte q\u00eb lajmi t\u00eb b\u00ebhej publik dit\u00ebn pasuese.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna \u00e7uan n\u00eb ndalimin e disa personave t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb biznesmenin P\u00ebllumb Gjoka dhe zyrtarin e lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb, Oltion Bistri.<\/p>\n<p>Lidhjet me strukturat shtet\u00ebrore:<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr dimension i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i dosjes \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshirja e disa figurave t\u00eb njohura t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Ish-n\u00ebndrejtori i Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erzen Bre\u00e7ani, dhe ish-shefi i Krimeve n\u00eb Komisariatin Nr. 6, Dedan Gjoni, u akuzuan nga SPAK si t\u00eb dyshuar p\u00ebr pastrim parash dhe ndihm\u00eb ndaj grupit kriminal.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 lidhjeve miq\u00ebsore dhe bashk\u00ebpunimit, Bre\u00e7ani dhe Mata jan\u00eb t\u00eb lidhur edhe p\u00ebrmes krushqis\u00eb, pasi djali i Bre\u00e7anit \u00ebsht\u00eb i martuar me motr\u00ebn e Mat\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr bised\u00eb t\u00eb zbuluar n\u00eb Sky ECC, p\u00ebrmendet edhe nj\u00eb transfert\u00eb prej 500 mij\u00eb eurosh q\u00eb do t\u00eb kryhej nga llogaria bankare e \u201cElvan\u00ebs\u201d. N\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjimeve q\u00eb godit\u00ebn grupin e strukturuar kriminal doli dhe emri i \u201cElvan\u00ebs\u201d, e cila dyshohet se \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebng\u00ebtarja shqiptare Elvana Gjata, ish-e fejuara e Ervin Mat\u00ebs.<\/p>\n<p>Emri i saj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur gjat\u00eb nj\u00eb komunikimi q\u00eb Erzen Bre\u00e7ani ka b\u00ebr\u00eb me djalin e tij , Eralbin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb zbardhur ish-drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs i thot\u00eb t\u00eb birit se kishte folur me Ervinin dhe ky i fundit do i transferonte 500 mij\u00eb eruo borxh me llogarin\u00eb e Elvan\u00ebs. Si duket Mata p\u00ebrdorte llogarin\u00eb e ish-partneres s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb kryer transaksionet.<\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore thuhej se Erzen Bre\u00e7ani kishte n\u00eb dor\u00eb aparatin telefonik me SkyE\u00c7 me p\u00ebrdorues KOB9EP m\u00eb 18 gusht 2020 n\u00eb or\u00ebn 00:00:39. Ai m\u00eb pas i ka d\u00ebrguar nj\u00eb mesazh zanor \u00c74RE2 duke i th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<p>Erzeni: \u00c7\u2019a bone a je mir\u00eb?<\/p>\n<p>M\u00eb pas n\u00eb or\u00ebn 00:09:50 Erzeni ka komunikuar me djalin e tij, Eralb Bre\u00e7anin, t\u00eb cilit i ka treguar \u00ebpr aparatin telefonik me aplikacionin SkyE\u00c7 q\u00eb ia ka bler\u00eb Bujar Ajeti p\u00ebr shkak se jan\u00eb p\u00ebrgjuar.<\/p>\n<p>Erzen Bre\u00e7ani i tregon q\u00eb ka pasur nj\u00eb bised\u00eb me Ervin Mat\u00ebn dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mij\u00eb euro borxh, p\u00ebr ta ndihmuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb HEC-i, mir\u00ebpo Erzeni ka refuzuar.<\/p>\n<p>N\u00eb bised\u00eb me Eralbi Bre\u00e7anin i tregon p\u00ebr HEC-in dhe etapat e nd\u00ebrtimit qe po zhvillohen aty. Ai i k\u00ebrkon t\u00eb birit q\u00eb mos t\u00eb vazhdoj\u00eb me aktivitetin e tij jasht\u00eb shtetit duke rrezikuar, ku dyshohet q\u00eb i referohet aktivitetit t\u00eb jasht\u00ebligjsh\u00ebm me l\u00ebnd\u00ebt psikotrope q\u00eb zhvillon Eralbi Bre\u00e7ani dhe p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje rrezikshm\u00ebrin\u00eb i tregon edhe p\u00ebr rastin qe e ka p\u00ebrgjuar policia s\u00eb bashku me Bujar Ajetin.<\/p>\n<p>Bab\u00eb e bir shk\u00ebmbejn\u00eb mesazhet:<\/p>\n<p>Erzeni:&#8230;Persh\u2026A eshte ky. Tini i joti\u2026 Toni. Ok. Sa e kam une apo ate q\u00eb ta thash\u2026Ma bleu Bujari me 80 dit i mushun\u2026Ngage na kan pergjue\u2026\u00c7\u2019a je ka bani ju? Si asht Ervini?\u2026Nuk pata koh\u00eb me t\u00eb than\u00eb se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e elvanes 500 mij euro borxh\u2026<\/p>\n<p>E maroj punet sa t\u2019i kalosh kto halle\u2026I thash\u00eb jo ne asnje menyr\u00eb\u2026I ka Eralbi po nuk ka me \u00e7\u2019ka i sjell tha, kam njerez une q\u00eb i sjellin sa te dush. Nuk jam ka t\u00eb thom me nis gja jo, po t\u00eb thash se me pat than vet dhe nuk te pata kallxue se nuk nejtem bashk..<\/p>\n<p>Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten\u2026Nuk i thash une nismi mtha vet e i thash ne asnje menyr\u2026Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj s\u00ebmundje se fola me Bardhin e ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese Ramizit e nuk kem pague as pun\u00ebtoret gati nj\u00eb muaj jua kem shty rrogat po shof une kto dy dit e takoj do shok\u00eb me u marr noj gja q\u00eb mos te rim ne mshir te fatit\u2026.<\/p>\n<p>I thash Ramizit sot nuk kam lek me te dhan, tha shiko me gjej noj pun noj tender i thash pz po shof. Ruje veten ti eme kan shnosh per veti e lej punt q\u00eb rrezikojn\u00eb se apo e shef si mu kan vu mue e bujarit, tan shteti ne shpin\u2026\u201d<\/p>\n<p>Nga biseda e zhvilluar ku permenden \u201cBardhi\u201d \u201chidrocentrali\u201d, duke ju referuar edhe veprimeve dhe verifikimeve tona, rezulton se subjekti \u201cBre\u00e7ani R.O.S.P\u201d sh.p.k, me objekt veprimtarie sigurimi privat i sigurise fizike dhe nder tjera edhe shfrytezimin dhe administrimin e hidrocentralit \u201cDrita\u201d, me ortak t\u00eb vetem dhe administrator Fatbardh Bre\u00e7anin, v\u00ebllain e Erzen Bre\u00e7anit, me vendim Nr.14 date 12.07.2019 et K.K.T \u00ebsht\u00eb miratuar leja per ndertimin e objektit \u2018Ndertimi i burimit t\u00eb rigjenerues t\u00eb energjise, hidrocentralit \u201cDrita, n\u00eb lumin e Gahit, Bashkia Tropoje, Qarku Kukes\u201d.<\/p>\n<p>\u201cBre\u00e7ani R.O.S.P\u201d ka nd\u00ebrtuar hidrocentralin \u201cDrita\u201d dhe ka regjistruar n\u00eb QKB me NUIS L99524601K date 24.09.2019 \u201cHEC Drita Energy\u201d, me ortak t\u00eb vetem \u201cBre\u00e7ani R.O.S.P\u201d dhe administrator shtetasin Eralbi Bre\u00e7ani p\u00ebr periudhen 23.09.2019-23.09.2024. Emri i shtetasit Erzen Bre\u00e7ani nuk figuron n\u00eb asnje nga dokumentet e depozituara ne QKB apo akt themelimi. Vet\u00eb Erzen Bre\u00e7ani sipas sistemit \u00c7cTS rezulton i pun\u00ebsuar n\u00eb kompanine Bre\u00e7ani R.O.S.P.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb pritet tani?<\/p>\n<p>Pas shpalljes n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar nga autoritetet braziliane, arrestimi i Mat\u00ebs n\u00eb territorin e Brazilit duket i pashmangsh\u00ebm. N\u00ebse kapet, pritet q\u00eb ai t\u00eb ekstradohet n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar drejt\u00ebsin\u00eb, k\u00ebt\u00eb her\u00eb jo me vullnetin e tij si n\u00eb vitin 2019, por n\u00ebn pranga dhe me akuza shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Paraditen e k\u00ebsaj t\u00eb diele, 28 shtator, emri i \u201cbolit t\u00eb kokain\u00ebs\u201d, Ervin Mat\u00ebs \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb faqet e para t\u00eb mediave, k\u00ebsaj here jo vet\u00ebm n\u00eb&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28612,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-28611","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28611","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28611"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28611\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28613,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28611\/revisions\/28613"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28612"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28611"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28611"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28611"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}