{"id":28334,"date":"2025-08-13T10:50:05","date_gmt":"2025-08-13T10:50:05","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=28334"},"modified":"2025-08-13T10:50:07","modified_gmt":"2025-08-13T10:50:07","slug":"28334","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=28334","title":{"rendered":""},"content":{"rendered":"<p>\u201997 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mister i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe nuk \u00ebsht\u00eb se ka pasur shum\u00eb zbardhje p\u00ebr episode dhe p\u00ebr ngjarjet q\u00eb kan\u00eb tronditur opinionin publik, por q\u00eb ende mbeten t\u00eb pazbardhura. Duhet t\u00eb prek dy aspekte q\u00eb, n\u00ebse do d\u00ebshironte drejt\u00ebsia t\u00eb zbardhte, shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb Shqip\u00ebri do ishin zbardhur. Dit\u00ebt e sotme jan\u00eb ndryshe. Nuk ka njeri q\u00eb nuk do t\u00eb nd\u00ebshkohet dhe, si un\u00eb, duhet t\u00eb flasin t\u00eb gjith\u00eb \u00e7far\u00eb din\u00eb p\u00ebr \u201997-\u00ebn. \u201997 ka shum\u00eb mistere. Mistere nga t\u00eb cilat ku jan\u00eb rrahur gazetar\u00eb shqiptar\u00eb e t\u00eb huaj, ku jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar me jet\u00eb dhe kan\u00eb tentuar dhe t\u2019i vrasin shum\u00eb politikan\u00eb p\u00ebr motive sepse tentonin t\u2019i zinin vendin e Sali Berish\u00ebs dhe eg\u00ebrsia e tij nuk pati fund deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Sali Berisha ka tentuar dhe ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb plan t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr vrasjen e Ilir Met\u00ebs. Kjo ka ndodhur n\u00eb Bruksel, n\u00eb at\u00eb momentin q\u00eb ku \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje mes tyre. Kam qen\u00eb dhe un\u00eb dhe Sali Lusha, shum\u00eb tropojan\u00eb e la\u00e7ian\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrkrah Sali Berish\u00ebs. Dhe kjo ka ndodhur kur \u00ebsht\u00eb rrahur Paskal Milo, kur i \u00ebsht\u00eb z\u00ebn\u00eb rruga Fatos Nanos, i \u00ebsht\u00eb gjuajtur dhe Fatos Nanos, pavar\u00ebsisht se ai s\u2019e ka pranuar. Dhe kjo ka ndodhur n\u00eb pranver\u00ebn 2001-it. At\u00ebher\u00eb do t\u2019i rikthehem faktit edhe koh\u00ebs duke i treguar Sali Berish\u00ebs vet\u00eb n\u00eb vet\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb ta dij\u00eb ai vet\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra, sepse ma ka p\u00ebrmendur dhe emrin, ka th\u00ebn\u00eb: \u201cT\u2019i themi gjith\u00eb tro\u00e7, La\u00e7i paguante.\u201d Po, La\u00e7i paguante hotelet e Sali Berish\u00ebs. La\u00e7i paguante kart\u00ebn e telefonit roaming t\u00eb Sali Berish\u00ebs, q\u00eb m\u00eb ka ardhur fatura 4000 euro q\u00eb ka biseduar Sali Berisha me kart\u00ebn e tij. Kam paguar hotelet n\u00eb Franc\u00eb. Le t\u2019u rikthehet memoria e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb i kan\u00eb shoq\u00ebruar Berish\u00ebn, q\u00eb kan\u00eb shtruar dreka e darka n\u00eb Champs-\u00c9lys\u00e9es, q\u00eb i kan\u00eb paguar dreka e darka n\u00eb Bruksel, q\u00eb kan\u00eb paguar hotel kudo q\u00eb l\u00ebvizte zot\u00ebria e tij. Po, aty i ka paguar zoti La\u00e7i. Ky rast ka qen\u00eb i k\u00ebtill\u00eb. I kujtohet shum\u00eb mir\u00eb mendoj Genc Pollos, ku i \u00ebsht\u00eb afruar Paro La\u00e7i, ose P\u00ebrparim si mund ta quajn\u00eb at\u00eb, si t\u00eb duan, s\u00eb bashku me Sali Lush\u00ebn, dhe n\u00eb hollin e hotelit, n\u00eb recepsion, i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb presion Genc Pollos.<\/p>\n<p>-Pra, ngjarja ka ndodhur n\u00eb Bruksel?<\/p>\n<p>N\u00eb Bruksel, n\u00eb Renaissance Hotel, \u00ebsht\u00eb hoteli ku rrin\u00eb t\u00eb gjith\u00eb eurodeputet\u00ebt. Dhe ne ishim futur me target si refugjat\u00eb politik\u00eb, si kishim nj\u00eb deg\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, ku ishim nj\u00eb grup demokrat\u00ebsh, ku un\u00eb isha president i k\u00ebsaj dege, dega e par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e Partis\u00eb Demokratike. Un\u00eb kam qen\u00eb president i Partis\u00eb Demokratike, ka zbuluar Partin\u00eb Demokratike n\u00eb Belgjik\u00eb. Dhe n\u00eb at\u00eb rast, plani ka qen\u00eb shum\u00eb i kurdisur mir\u00eb p\u00ebr eliminimin e Ilir Met\u00ebs. Dhe Ilir Meta le ta deklaroj\u00eb vet\u00eb se pse s\u2019mori pjes\u00eb si kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb. Se po nga mesi jon\u00eb, nga grupimi jon\u00eb, ka ndryshime. Duhet t\u00eb na ket\u00eb b\u00ebr\u00eb spiunimin Sazan Canaj, i cili punon dhe sot e k\u00ebsaj dite, ka punuar me vite t\u00eb t\u00ebra n\u00eb shkall\u00ebt e policis\u00eb, i cili shp\u00ebtoi dhe Fatos Nanon duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cShef, largohu se jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pir\u00eb, se e kan\u00eb me ty, e kan\u00eb me Ilir Met\u00ebn.\u201d Dhe plani ka qen\u00eb shum\u00eb i kurdisur. At\u00ebher\u00eb zoti Gjinushi e ka par\u00eb me syt\u00eb e vet se si n\u00eb autostrad\u00eb ka shkuar duke u rrethuar, nj\u00eb nga nj\u00eb, t\u00eb gjitha makinat ku k\u00ebrkoi Ilir Meta. Ilir Meta do ekzekutohej, ke parasysh? Dhe vrasjen e tij do ta pranonte Sali Lusha, edhe n\u00ebse s\u2019do kishte aft\u00ebsi dhe mund\u00ebsi ta vriste. Por n\u00eb autostrad\u00eb ka qen\u00eb ambasadori Artur Kuke dhe Sk\u00ebnder Gjinushi, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shtangur me rrethimet q\u00eb ne i kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha makinave t\u00eb delegacionit dhe ul\u00ebrimat dhe sharjet q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb aeroportin e Brukselit. Dhe Sali Berisha ka shkuar ka fjetur te Sofitel, q\u00eb t\u00eb ishte larg ngjarjes, ku ta priste t\u00eb hapte shishen e shampanj\u00ebs p\u00ebr vrasjen e Ilir Met\u00ebs, sepse Ilir Meta do vritej me urdh\u00ebr t\u00eb Sali Berish\u00ebs ato dit\u00eb. Por si\u00e7 duket, ngaq\u00eb ishte kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, kishte nj\u00eb informacion dhe, me sa di un\u00eb, ambasador, ambasada shqiptare, konsulja, i ka \u00e7uar informacion vet\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgatitur nj\u00eb grup k\u00ebshtu e k\u00ebshtu. Dhe gazetat e shtypit t\u00eb asaj kohe kan\u00eb shkruar q\u00eb \u201cBrukseli num\u00ebr dy do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb Lond\u00ebr\u201d. Dhe k\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb gjith\u00eb kurdisjet dhe krimet q\u00eb jan\u00eb mbi shpatullat e Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>-Ju ishit te grupi q\u00eb donit t\u00eb ekzekutonit zotin Meta me porosi, apo ishte iniciativa juaj p\u00ebr t\u00eb ndihmuar zotin Berish\u00ebn?<\/p>\n<p>Me porosi t\u00eb Sali Berish\u00ebs, si\u00e7 ka qen\u00eb me porosi t\u00eb Sali Berish\u00ebs eleminimi i Rexhep Mejdanit, si\u00e7 ka qen\u00eb me porosi t\u00eb Sali Berish\u00ebs vrasja e Neritan Cek\u00ebs, si\u00e7 ka qen\u00eb me porosi. Po flas jo p\u00ebr nj\u00eb person t\u00eb tret\u00eb t\u00eb porositur nga un\u00eb. Porositur ardhur te un\u00eb dhe n\u00ebse ne do mundoheshim ta realizonim, Ilir Meta do vritej n\u00eb Bruksel. E din\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebatdhetar\u00ebt tan\u00eb dhe vrasjen do ta mbante Sali Lusha p\u00ebr arsye se Ilir Meta ka dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr vrasjen e v\u00ebllait t\u00eb tij, q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb heroi i demokracis\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb me dat\u00eb 28 N\u00ebntor, dit\u00ebn e flamurit. Dhe kjo ka qen\u00eb plani i mir\u00ebkurdisur i Sali Berish\u00ebs. Le t\u00eb ngrihet dhe t\u00eb flas\u00eb vet\u00eb ambasadori i asaj kohe, Artur Kuke, se si ne i kemi bllokuar. Ka ndodhur vet\u00ebm nj\u00eb rast n\u00eb Bruksel q\u00eb delegacionet ndalohen n\u00eb autostrad\u00eb nga persona t\u00eb mir\u00eborganizuar nga Sali Berisha. Dhe e di Sali Berisha shum\u00eb mir\u00eb se si na organizoi, si na pruri makinat potente, tipi i fundit. Sali Berisha, le t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr hotelet q\u00eb kam paguar, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb un\u00eb personalisht, le t\u00eb flas\u00eb Sali Berisha. Edhe t\u00eb \u00e7ohet, po duhet dhe mos ta pranoj\u00eb. Por duhet t\u00eb shikohet mir\u00eb kjo ngjarje si shum\u00eb ngjarje t\u00eb tjera t\u00eb \u201997-\u00ebs.<\/p>\n<p>-La\u00e7i, p\u00ebrse, p\u00ebrse flisni n\u00eb k\u00ebto momente p\u00ebr k\u00ebto ngjarje trondit\u00ebse?<\/p>\n<p>P\u00ebrparim La\u00e7i: Sepse i erdhi koha p\u00ebr t\u00eb folur. Un\u00eb kam folur edhe n\u00eb Facebook, kam edhe fotot e mia, Sali Berisha \u00ebsht\u00eb n\u00eb prer\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e mi. Po t\u00eb shkoni n\u00eb Facebook-un tim n\u00eb maj t\u00eb 2011-\u00ebs, i kam postuar shum\u00eb gj\u00ebra. Kam th\u00ebn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra. Nuk m\u00eb vjen turp t\u2019i b\u00ebj gj\u00ebrat mediatike. Un\u00eb gj\u00ebrat i kam b\u00ebr\u00eb privatisht. Kurse k\u00ebto jan\u00eb deklarata q\u00eb po i l\u00ebshoj sot sepse i ka ardhur koha. Dhe k\u00ebshtu Sali Berisha le t\u00eb ngrihet dhe t\u00eb deklaroj\u00eb q\u00eb s\u2019ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebto urdhra. Jo t\u00eb ngrihet dhe t\u00eb m\u00eb thot\u00eb mua, Sali Berisha le t\u00eb ngrihet dhe t\u00eb deklaroj\u00eb q\u00eb s\u2019ka folur n\u00eb Parlament kur ishte pyetja: \u201cKu e ke Paro La\u00e7in, q\u00eb ma mbaje si kajmakun e Tiran\u00ebs?\u201d \u00cbsht\u00eb shkruar n\u00eb Parlament. Jan\u00eb t\u00eb shkruara k\u00ebto. T\u00eb ngrihet Berisha dhe t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr pasaportat e sh\u00ebrbimit q\u00eb na dha neve, kur u larguam, ishte akoma president. Pasi kishte humbur zgjedhjet, na pajisi t\u00eb gjith\u00ebve me pasaporta sh\u00ebrbimi. I pari kam qen\u00eb un\u00eb etj. Po nuk i ka m\u00eb k\u00ebto njer\u00ebz mbrapa. \u00c7ohu t\u00eb thot\u00eb q\u00eb s\u2019na ka folur n\u00eb mes t\u00eb Parlamentit p\u00ebr neve dhe ka th\u00ebn\u00eb: \u201cRuajeni Tiran\u00ebn mos t\u2019ju digjet.\u201d Tani, \u00e7far\u00eb ka ai q\u00eb do t\u00eb djeg\u00eb Tiran\u00ebn? P\u00ebr \u00e7far\u00eb? P\u00ebr \u00e7far\u00eb do t\u00eb djeg\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb? Sepse i ka ardhur koha t\u00eb paguaj\u00eb at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, se duhet t\u2019i paguaj\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. Kujt i ka dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr, kush e r\u00ebndoi mes Tiran\u00ebs, kush i gjuajti gazetar\u00eb, telekamera, kush ka rrahur gjith\u00eb popullin shqiptar, kush dogji lokalin e Yllit. Le t\u00eb \u00e7ohet Berisha t\u2019i deklaroj\u00eb k\u00ebto dhe pse u dogj, dhe ishte Sali Berisha q\u00eb urdh\u00ebroi personalisht t\u00eb digjet lokali i zotit Fidel Ylli. Nuk ishte b\u00ebr\u00eb d\u00ebm i madh. Jo, se m\u00eb shum\u00eb klientel\u00eb ka pasur pasi e kemi djegur lokalin, sepse ia kemi djegur nj\u00ebher\u00eb, e kemi djegur disa her\u00eb. Sepse Sali Berisha ka th\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr: \u201cMblidhni para or\u00ebs 12 t\u00eb gjith\u00eb komunist\u00ebt dhe socialist\u00ebt, shkoni, rrihini t\u00eb gjith\u00eb.\u201d Le t\u00eb thot\u00eb kush se s\u2019\u00ebsht\u00eb rrahur aty nga banda e Sali Berish\u00ebs, t\u00eb veshur me rrobat e Sali Berish\u00ebs, ose le t\u00eb thot\u00eb q\u00eb s\u2019kam qen\u00eb un\u00eb prezent. A kupton? T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta \u00e7una q\u00eb sot nuk i shkojn\u00eb m\u00eb mbrapa Sali Berish\u00ebs duhet t\u00eb flasin, po ka gjetur disa t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb m\u00eb vjen shum\u00eb keq, se shoh vetveten, q\u00eb ju ka b\u00ebr\u00eb shiring\u00ebn n\u00eb tru, lavazh truri. Kush na e solli p\u00ebr 34 vjet demokracin\u00eb? Nuk na e sjell m\u00eb Saliu demokracin\u00eb. Ne kemi qen\u00eb popull demokrat, kemi qen\u00eb popull i lir\u00eb gjithmon\u00eb. Un\u00eb jam rritur i lir\u00eb dhe koh\u00ebn e diktatur\u00ebs kam qen\u00eb i lir\u00eb. Kam folur, kam shar\u00eb, kam par\u00eb, dhe do jem demokrat gjith\u00eb jet\u00ebn. Nuk m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb demokrat Sali Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201997 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mister i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe nuk \u00ebsht\u00eb se ka pasur shum\u00eb zbardhje p\u00ebr episode dhe p\u00ebr ngjarjet q\u00eb kan\u00eb tronditur opinionin publik, por q\u00eb ende&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-28334","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28334","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28334"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28334\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28335,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28334\/revisions\/28335"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28334"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28334"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28334"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}