{"id":28057,"date":"2025-07-24T16:29:50","date_gmt":"2025-07-24T16:29:50","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=28057"},"modified":"2025-07-24T16:29:51","modified_gmt":"2025-07-24T16:29:51","slug":"28057","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=28057","title":{"rendered":""},"content":{"rendered":"<p>Po ashtu, nuk do t\u00eb jepen leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr prona q\u00eb parashikohen t\u00eb jen\u00eb sheshe, rrug\u00eb apo parqe, madje edhe n\u00ebse jan\u00eb private. \u00c7do k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi, ndryshim projekti apo certifikat\u00eb p\u00ebrdorimi do t\u00eb refuzohet automatikisht n\u00ebse nuk kryhet pagesa e tarif\u00ebs brenda 15 dit\u00ebve nga njoftimi.<\/p>\n<p>Projektet p\u00ebr banim n\u00eb zonat rurale do t\u00eb miratohen vet\u00ebm nga Agjencia Komb\u00ebtare e Planifikimit t\u00eb Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit t\u00eb Territorit. Bashkit\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb anulojn\u00eb lejet e dh\u00ebna gabimisht p\u00ebr rrethime n\u00eb zona me servitut publik.<\/p>\n<p>Ky vendim synon t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb procedurat p\u00ebr investitor\u00ebt ligjor\u00eb dhe t\u00eb siguroj\u00eb ruajtjen e hap\u00ebsirave publike p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>V E N D I M<br \/>\nP\u00cbR<br \/>\nDISA NDRYSHIME DHE SHTESA N\u00cb VENDIMIN NR.408, DAT\u00cb 13.5.2015, T\u00cb K\u00cbSHILLIT T\u00cb MINISTRAVE, \u201cP\u00cbR MIRATIMIN E RREGULLORES S\u00cb ZHVILLIMIT T\u00cb TERRITORIT\u201d, T\u00cb NDRYSHUAR<\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 100 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb shkronj\u00ebs \u201cb\u201d, t\u00eb pik\u00ebs 2, t\u00eb nenit 6, t\u00eb ligjit nr.107\/2014, \u201cP\u00ebr planifikimin dhe zhvillimin e territorit\u201d, t\u00eb ndryshuar, me propozimin e Z\u00ebvend\u00ebskryeministrit dhe minist\u00ebr i Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, K\u00ebshilli i Ministrave<\/p>\n<p>V E N D O S I:<br \/>\nN\u00eb tekstin e rregullores s\u00eb zhvillimit t\u00eb territorit, q\u00eb i bashk\u00eblidhet vendimit nr.408, dat\u00eb 13.5.2015, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, t\u00eb ndryshuar, b\u00ebhen k\u00ebto ndryshime dhe shtesa:<\/p>\n<p>Neni 1<br \/>\nPika 10\/7, e nenit 2, ndryshohet, si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>\u201c10\/7. \u201cProjekt TIP\u201d jan\u00eb projektet e hartuara dhe t\u00eb miratuara nga Agjencia Komb\u00ebtare e Planifikimit t\u00eb Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit t\u00eb Territorit p\u00ebr q\u00ebllime strehimi dhe banimi n\u00eb zonat rurale, n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin dhe dokumentet e planifikimit n\u00eb fuqi.\u201d.<\/p>\n<p>Neni 2<\/p>\n<p>Pas pik\u00ebs 9, t\u00eb nenit 10\/2, shtohet pika 10, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:<br \/>\n\u201c10. Sekretariati l\u00ebshon dokumentin e refuzimit t\u00eb lejes s\u00eb zhvillimit, n\u00eb rast se subjekti k\u00ebrkues nuk kryen pages\u00ebn e tarif\u00ebs p\u00ebr leje zhvillimi, brenda 15 (pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) dit\u00ebve nga marrja e njoftimit p\u00ebr l\u00ebshimin e fatur\u00ebs nga sekretariati.\u201d.<br \/>\nNeni 3<\/p>\n<p>N\u00eb shkronj\u00ebn \u201cd\u201d, t\u00eb nenit 11, fjal\u00ebt \u201c\u2026 t\u00eb miratuara nga autoriteti vendor \u2026\u201d hiqen.<\/p>\n<p>Neni 4<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 11\/3 b\u00ebhen ndryshimet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>a)  Pika 2 ndryshohet, si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>\u201c2. Autoriteti vendor i zhvillimit t\u00eb territorit miraton lejet e nd\u00ebrtimit p\u00ebr projektet TIP p\u00ebr objekte nj\u00ebfamiljare.\u201d.<\/p>\n<p>b) Shkronja \u201cb\u201d, e pik\u00ebs 4, ndryshohet, si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>\u201cb) Projektin TIP t\u00eb zbatimit, t\u00eb miratuar nga AZHT-ja dhe AKPT-ja;\u201d.<\/p>\n<p>Neni 5<br \/>\nPika 2, e nenit 13, ndryshohet, si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>\u201c2. Leja e nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb e transferueshme me ndryshimin e subjektit p\u00ebrfitues t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit dhe kryhet nga autoriteti q\u00eb ka miratuar lejen, me k\u00ebrkes\u00ebn e subjektit zhvillues ose t\u00eb subjektit p\u00ebrfitues.\u201d.<\/p>\n<p>Neni 6<br \/>\nPas nenit 13 shtohet neni 13\/1, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:<\/p>\n<p>\u201cNeni 13\/1<br \/>\nNdryshimi i subjektit zhvillues<\/p>\n<p>1. Subjekti zhvillues, si dhe subjekti p\u00ebrfitues mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pran\u00eb autoritetit, q\u00eb ka miratuar lejen e nd\u00ebrtimit, n\u00eb sistemin e-Leje, ndryshimin e subjektit zhvillues t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>2. Dokumentacioni, q\u00eb duhet t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb k\u00ebrkuesi p\u00ebr ndryshimin e subjektit zhvillues, \u00ebsht\u00eb, si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>a) Prokura ose autorizimi, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb personit fizik apo juridik, n\u00eb rast se k\u00ebrkesa paraqitet nga nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i zhvilluesit;<br \/>\nb) Marr\u00ebveshja p\u00ebr kalimin e t\u00eb drejtave t\u00eb zhvillimit, sipas lejes s\u00eb miratuar, midis subjektit zhvillues dhe subjektit p\u00ebrfitues;<br \/>\nc) Dokumenti, q\u00eb v\u00ebrteton dakord\u00ebsin\u00eb t\u00eb pronarit\/\u00ebve t\u00eb pron\u00ebs\/ave, q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zhvillim p\u00ebr kalimin e t\u00eb drejtave t\u00eb zhvillimit, nga subjekti zhvillues te subjekti p\u00ebrfitues;<br \/>\n\u00e7)  Tarifa e aplikimit, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>3. P\u00ebr rastet n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb KKTU-s\u00eb, sekretariati l\u00ebshon refuzimin e ndryshimit t\u00eb subjektit zhvillues, n\u00eb rast se k\u00ebrkuesi nuk kryen pages\u00ebn e tarif\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse, brenda 15 (pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) dit\u00ebve nga marrja e njoftimit p\u00ebr l\u00ebshimin e fatur\u00ebs nga sekretariati.\u201d.<\/p>\n<p>Neni 7<br \/>\nPas pik\u00ebs 4, t\u00eb nenit 14, shtohen pikat 5 dhe 6, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:<br \/>\n\u201c5. Ndalohet dh\u00ebnia e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit nga autoritetet e zhvillimit p\u00ebr pasurit\u00eb private, t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e kufirit t\u00eb zhvillimit dhe t\u00eb destinuara p\u00ebr hap\u00ebsira publike, si sheshe, parqe etj.<\/p>\n<p>6. Ndalohet dh\u00ebnia e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe e deklaratave paraprake p\u00ebr kryerje punimesh, si dhe kryerja e \u00e7do lloj punimi p\u00ebr vendosjen e rrethimeve, trar\u00ebve ose \u00e7do mjeti kufizues t\u00eb hyrjes n\u00eb ato prona private apo pjes\u00eb t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb tyre, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb ngarkuara me servitut publik, n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 34, t\u00eb ligjit nr.107\/2014, \u201cP\u00ebr planifikimin dhe zhvillimin e territorit\u201d, t\u00eb ndryshuar. Pavar\u00ebsisht, n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar servituti n\u00eb regjistrin e pasurive t\u00eb paluajtshme, t\u00eb nj\u00ebjtat leje dhe punime nuk lejohen as n\u00eb ato prona private apo pjes\u00eb t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb tyre n\u00eb zonat urbane, t\u00eb cilat plot\u00ebsojn\u00eb kushtet ligjore p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb ngarkuara me servitut publik, t\u00eb tilla, si prona q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrug\u00ebn e daljes nga objektet drejt hap\u00ebsirave publike, rrug\u00ebt e kalimit nd\u00ebrmjet objekteve apo nga objektet drejt rrug\u00ebve dhe shesheve publike etj.\u201d.<\/p>\n<p>Neni 8<br \/>\nPas pik\u00ebs 3, t\u00eb nenit 17, shtohen pikat 4 dhe 5, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:<\/p>\n<p>\u201c4. P\u00ebr rastet n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb KKTU-s\u00eb, n\u00eb rast se subjekti k\u00ebrkues nuk kryen pages\u00ebn e tarif\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr ndryshim projekti, brenda 15 (pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) dit\u00ebve nga marrja e njoftimit, sekretariati l\u00ebshon refuzimin e ndryshimit t\u00eb projektit gjat\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>5. N\u00eb \u00e7do rast t\u00eb ndryshimit t\u00eb projektit gjat\u00eb nd\u00ebrtimit, k\u00ebrkuesi duhet t\u00eb ngarkoj\u00eb n\u00eb sistemin e-Leje nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nd\u00ebrmjet zhvilluesit dhe projektuesit arkitekt, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebto pal\u00eb pranojn\u00eb dhe konfirmojn\u00eb ndryshimet n\u00eb projekt.\u201d.<\/p>\n<p>Neni 9<br \/>\nPas paragrafit t\u00eb par\u00eb, t\u00eb nenit 17\/1, shtohet paragrafi 2, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr rastet n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb KKTU-s\u00eb, sekretariati l\u00ebshon refuzimin e rishikimit t\u00eb kushteve t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit, n\u00eb rast se subjekti k\u00ebrkues nuk kryen pages\u00ebn e tarif\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse, brenda 15 (pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) dit\u00ebve nga marrja e njoftimit p\u00ebr l\u00ebshimin e fatur\u00ebs nga sekretariati.\u201d.<\/p>\n<p>Neni 10<br \/>\nPas pik\u00ebs 3, t\u00eb nenit 18, shtohet pika 4, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:<\/p>\n<p>\u201c4. P\u00ebr rastet n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb KKTU-s\u00eb, sekretariati l\u00ebshon refuzimin e shtyrjes s\u00eb afatit t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit, n\u00eb rast se subjekti k\u00ebrkues nuk kryen pages\u00ebn e tarif\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse, brenda 15 (pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) dit\u00ebve nga marrja e njoftimit p\u00ebr l\u00ebshimin e fatur\u00ebs nga sekretariati.\u201d.<\/p>\n<p>Neni 11<br \/>\nShkronja \u201c\u00e7\u201d, e pik\u00ebs 3, t\u00eb nenit 19, ndryshohet, si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>\u201c\u00e7) Veprat e infrastruktur\u00ebs apo\/dhe objektet nd\u00ebrtimore, pavar\u00ebsisht kushteve dhe kritereve t\u00eb zhvillimit, kur shtrihen brenda zon\u00ebs s\u00eb brezit bregdetar, si dhe \u00e7do objekt mbi 6 kate, kur shtrihen jasht\u00eb k\u00ebsaj zone.\u201d.<\/p>\n<p>Neni 12<br \/>\nN\u00eb nenin 25 b\u00ebhen shtesa dhe ndryshimi i m\u00ebposht\u00ebm:<\/p>\n<p>a)  Pas pik\u00ebs 10 shtohet pika 10\/1, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:<br \/>\n\u201c10\/1. Pas konfirmimit t\u00eb vendimit t\u00eb KKTU-s\u00eb njoftohet k\u00ebrkuesi nga sekretariati i KKTU-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer pages\u00ebn e tarif\u00ebs p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi, brenda 90 (n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb) dit\u00ebve nga l\u00ebshimi i fatur\u00ebs s\u00eb ark\u00ebtimit nga sekretariati.\u201d.<\/p>\n<p>b)  Pika 11 ndryshohet, si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>\u201c11. Pasi paguhet tarifa p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi, n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit elektronik t\u00eb lejes, k\u00ebrkuesi duhet t\u00eb ngarkoj\u00eb dokumentin q\u00eb provon pagimin e taks\u00ebs s\u00eb ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb nga nd\u00ebrtimet e reja, si dhe plot\u00ebsimin e kushteve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb vendim, n\u00eb rastin e vendimit t\u00eb miratimit me kusht, brenda 90 (n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb) dit\u00ebve nga marrja e njoftimit p\u00ebr pages\u00ebn e taks\u00ebs dhe plot\u00ebsimit t\u00eb kushteve n\u00eb sistemin e-Leje.\u201d.<\/p>\n<p>Neni 13<br \/>\nN\u00eb nenin 27 b\u00ebhen ndryshimi dhe shtesa e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>a) P\u00ebrmbajtja e fjalis\u00eb s\u00eb par\u00eb t\u00eb pik\u00ebs 1 z\u00ebvend\u00ebsohet me \u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit t\u00eb zhvillimit, k\u00ebrkuesi paraqet k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u2019u pajisur me certifikat\u00eb p\u00ebrdorimi, s\u00eb bashku me procesverbalin e kolaudimit dhe dokumentacionin shoq\u00ebrues, p\u00ebrfshir\u00eb deklarat\u00ebn teknike se objekti \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb p\u00ebrputhje me projektin dhe kushtet teknike n\u00eb fuqi, pran\u00eb autoritetit t\u00eb zhvillimit q\u00eb ka miratuar lejen e nd\u00ebrtimit.\u201d.<\/p>\n<p>b)  Pas pik\u00ebs 9 shtohet pika 10, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:<br \/>\n\u201c10. P\u00ebr certifikatat e p\u00ebrdorimit q\u00eb l\u00ebshohen nga KKTU-ja, sekretariati l\u00ebshon refuzimin e certifikat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorimit, n\u00eb rast se subjekti k\u00ebrkues nuk kryen pages\u00ebn e tarif\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse, brenda 15 (pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) dit\u00ebve nga marrja e njoftimit p\u00ebr l\u00ebshimin e fatur\u00ebs nga sekretariati.\u201d.<\/p>\n<p>Neni 14<br \/>\nN\u00eb pik\u00ebn 6, t\u00eb nenit 34, shtohen paragraf\u00ebt, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb situatat ekzistuese, n\u00eb rast se objekti ekzistues ka faqe kallkan, mund t\u00eb vijohet me nd\u00ebrtimin nga kufitari me faqe kallkan deri n\u00eb kufi t\u00eb pron\u00ebs, pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshje mes pal\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr objektet n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb KKTU-s\u00eb, vet\u00ebm n\u00eb rastet e mbushjes urbane, objekti nd\u00ebrtohet me faqe kallkan deri n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e objekteve q\u00eb kan\u00eb faqe kallkan, t\u00eb cilave u bashk\u00ebngjitet, si dhe duke respektuar lart\u00ebsin\u00eb e parashikuar n\u00eb planin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm vendor n\u00eb fuqi.\u201d.<\/p>\n<p>Neni 15<br \/>\nPas pik\u00ebs 2, t\u00eb nenit 35, shtohet pika 3, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:<\/p>\n<p>\u201c3. Objektet n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb KKTU-s\u00eb, t\u00eb cilat miratohen me rregullore t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebrjashtohen nga parashikimi i pik\u00ebs 1, t\u00eb k\u00ebtij neni, n\u00eb rastet kur kufitar \u00ebsht\u00eb pronari shtet.\u201d.<\/p>\n<p>Neni 16<br \/>\nPika 3, e nenit 45, ndryshohet, si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>\u201c3. Pavar\u00ebsisht parashikimeve t\u00eb nenit 18, t\u00eb k\u00ebsaj rregulloreje, p\u00ebr lejet e nd\u00ebrtimit t\u00eb l\u00ebshuara nga autoritetet e zhvillimit t\u00eb territorit, t\u00eb cilave u ka p\u00ebrfunduar afati i vlefshm\u00ebris\u00eb dhe afati i k\u00ebrkes\u00ebs, por pa tejkaluar afatin e p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 6, t\u00eb nenit 40, t\u00eb ligjit nr.107\/2014, \u201cP\u00ebr planifikimin dhe zhvillimin e territorit\u201d, t\u00eb ndryshuar, subjektet zhvilluese mund t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr shtyrjen e afatit t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit dhe autoritetet e zhvillimit mund t\u00eb shqyrtojn\u00eb k\u00ebrkesat n\u00eb sistemin elektronik t\u00eb lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, brenda muajit janar 2026.\u201d.<\/p>\n<p>Neni 17<br \/>\nDispozit\u00eb kalimtare<\/p>\n<p>1. Ngarkohen autoritetet e zhvillimit t\u00eb territorit p\u00ebr t\u00eb rishikuar njoftimet sipas        nenit 6, t\u00eb rregullores s\u00eb zhvillimit t\u00eb territorit, deklaratat paraprake dhe lejet e nd\u00ebrtimit p\u00ebr rrethime apo \u00e7do lloj pengese hyrjeje n\u00eb pronat private, t\u00eb cilat cenojn\u00eb servitutin publik, n\u00eb kuptim t\u00eb ligjit nr.107\/2014, \u201cP\u00ebr planifikimin dhe zhvillimin e territorit\u201d, t\u00eb ndryshuar, ose q\u00eb edhe n\u00ebse nuk kan\u00eb servitut t\u00eb regjistruar, p\u00ebrmbushin t\u00eb gjitha kushtet ligjore p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb ngarkuara me servitut publik, t\u00eb tilla, si prona q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrug\u00ebn e daljes nga objektet drejt hap\u00ebsirave publike, rrug\u00ebt e kalimit nd\u00ebrmjet objekteve apo nga objektet drejt rrug\u00ebve dhe shesheve publike etj.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se kushtet ligjore t\u00eb servitutit publik dhe pengimi i aksesit n\u00eb hap\u00ebsirat publike kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranishme q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb njoftimit, deklarat\u00ebs paraprake ose lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr rrethim apo p\u00ebr \u00e7do lloj punimi tjet\u00ebr q\u00eb pengon aksesin, at\u00ebher\u00eb njoftimet, deklaratat paraprake apo lejet i n\u00ebnshtrohen anulimit, t\u00eb plot\u00eb ose t\u00eb pjessh\u00ebm, n\u00eb p\u00ebrputhje me Kodin e Procedurave Administrative.<br \/>\nN\u00eb rast se kushtet ligjore t\u00eb servitutit publik dhe pengimi i aksesit n\u00eb hap\u00ebsirat publike kan\u00eb lindur pas dh\u00ebnies s\u00eb njoftimit, deklarat\u00ebs paraprake apo lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr rrethim apo p\u00ebr \u00e7do lloj punimi tjet\u00ebr q\u00eb pengon aksesin, at\u00ebher\u00eb njoftimet, deklaratat paraprake apo lejet i n\u00ebnshtrohen shfuqizimit, t\u00eb plot\u00eb ose t\u00eb pjessh\u00ebm, n\u00eb p\u00ebrputhje me Kodin e Procedurave Administrative.<\/p>\n<p>Procedura e anulimit ose e shfuqizimit nis ose kryesisht nga bashkit\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb inspektimeve t\u00eb kryera nga strukturat e kontrollit t\u00eb zhvillimeve n\u00eb territor, ose me ankes\u00eb t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb interesuara.<\/p>\n<p>2. Ndalohet dh\u00ebnia e deklaratave paraprake p\u00ebr vendosjen e rrethimeve, trar\u00ebve ose \u00e7do mjeti kufizues t\u00eb hyrjes n\u00eb ato prona private apo pjes\u00eb t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb tyre, p\u00ebr t\u00eb cilat ka aplikim p\u00ebr vendimmarrje p\u00ebr leje zhvillimi apo leje nd\u00ebrtimi pran\u00eb KKTU-s\u00eb.<\/p>\n<p>3. Ngarkohen Agjencia Komb\u00ebtare e Planifikimit t\u00eb Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit t\u00eb Territorit q\u00eb, brenda 6 (gjasht\u00eb) muajve nga hyrja n\u00eb fuqi e k\u00ebsaj rregulloreje, t\u00eb miratojn\u00eb projektet TIP, sipas parashikimeve t\u00eb k\u00ebsaj rregulloreje.<\/p>\n<p>4. P\u00ebr t\u00eb gjitha lejet e nd\u00ebrtimit, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb paguar tarifa e aplikimit para hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij vendimi, procedura do t\u00eb vijohet nga autoritetet vendore t\u00eb zhvillimit t\u00eb territorit, me kushtin e marrjes s\u00eb konformitetit nga sekretariati teknik i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit dhe Ujit.<\/p>\n<p>Neni 18<br \/>\nNgarkohen Agjencia e Zhvillimit t\u00eb Territorit, Agjencia Komb\u00ebtare e Planifikimit t\u00eb Territorit dhe autoritetet vendore t\u00eb zhvillimit t\u00eb territorit p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Neni 19<br \/>\nHyrja n\u00eb fuqi<br \/>\nKy vendim hyn n\u00eb fuqi pas botimit n\u00eb \u201cFletoren zyrtare\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Po ashtu, nuk do t\u00eb jepen leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr prona q\u00eb parashikohen t\u00eb jen\u00eb sheshe, rrug\u00eb apo parqe, madje edhe n\u00ebse jan\u00eb private. \u00c7do k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr leje&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-28057","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28057","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28057"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28057\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28059,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28057\/revisions\/28059"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28057"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28057"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28057"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}