{"id":27200,"date":"2025-06-20T07:16:58","date_gmt":"2025-06-20T07:16:58","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=27200"},"modified":"2025-06-20T07:16:59","modified_gmt":"2025-06-20T07:16:59","slug":"27200","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=27200","title":{"rendered":""},"content":{"rendered":"<p>Ja si ka qen\u00eb Shqip\u00ebria e \u201997. M\u00eb mir\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb Kosenit nuk do ta gjeni kund tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb i majt\u00eb, megjith\u00ebse pohon me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se n\u00eb Peqin edhe k\u00eblysh\u00ebt e maceve lindin komunist\u00eb.<br \/>\nN\u00eb 4 qershorin e shkuar mbushi 32 vje\u00e7, ndon\u00ebse i p\u00eblqen t\u00eb thot\u00eb 33 . \u00cbsht\u00eb i gjat\u00eb dhe pse nuk duket.<\/p>\n<p>Simpatik, me fytyr\u00eb t\u00eb qeshur dhe sy t\u00eb dashur, fjali q\u00eb askush nuk duhet ta ket\u00eb artikuluar t\u00eb plot\u00eb para tij, i frik\u00ebsuar nga fama prej polici t\u00eb fri ksh\u00ebm.<br \/>\nKa lindur, \u00ebsht\u00eb rritur dhe nuk pranon t\u00eb ik\u00eb nga sht\u00ebpia e vog\u00ebl e Peqinit, s\u00eb cil\u00ebs s\u00eb fundi i ka shtuar dy dhoma dhe jeton bashk\u00eb me familjen. Nuk do t\u00eb flitet askund, asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr familjen dhe nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi t\u00eb nxehet aq shum\u00eb, sa pasi t\u00eb lexoj\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim, t\u00eb m\u00eb marr\u00eb n\u00eb telefon dhe t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin ton, si\u00e7 thuhet n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Koseni nuk pranon kurrsesi t\u00eb ket\u00eb telefonuar n\u00eb gazet\u00eb, e aq m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ket\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar. \u201cNdoshta ka qen\u00eb Agron Llakaj q\u00eb m\u00eb ka imituar z\u00ebrin. Ai \u00e7far\u00eb nuk b\u00ebn\u201d, thot\u00eb peqinasi, q\u00eb u b\u00eb i famsh\u00ebm, kur prangosi Nehat Kull\u00ebn.<\/p>\n<p>KOSENI JETA TJET\u00cbR<br \/>\n\u201cN\u00ebna ime ka qen\u00eb rrobaqep\u00ebse. Babai pun\u00ebtor. Jemi kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Jam f\u00ebmija i par\u00eb, por nuk m\u00eb kan\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelur ndonj\u00ebher\u00eb. Isha i prap\u00eb, por pa vese. Njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb respektuar p\u00ebr mua qysh i vog\u00ebl ishin babai, m\u00ebsuesit dhe polic\u00ebt e Peqinit. Edhe sot nuk kam nd\u00ebrruar mendim. Familja, shkolla dhe shteti jan\u00eb t\u00eb parat dhe t\u00eb vetmet\u201d.<\/p>\n<p>Nuk i kishte shkuar nd\u00ebrmend asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb b\u00ebhej polic, sikund\u00ebr nuk i kishte ndodhur kurr\u00eb t\u2019i trokiste n\u00eb der\u00eb nj\u00eb polic, p\u00ebr ndonj\u00eb prap\u00ebsi t\u00eb mundshme vog\u00eblushi. \u201cT\u00eb t\u00eb vij\u00eb polici n\u00eb der\u00eb, ishte gj\u00ebma, turp m\u00eb t\u00eb madh nuk kishte, duhej t\u00eb kishe b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb tmerrshme, dhe mua s\u2019m\u00eb kujtohet t\u00eb b\u00ebja t\u00eb tilla. Un\u00eb m\u00ebsoja dhe luaja, pastaj kthehesha n\u00eb sht\u00ebpi. Motrat e mia gjithashtu. Madje nuk kam b\u00ebr\u00eb policin, as p\u00ebr to, n\u00eb kuptimin q\u00eb t\u2019i ruaja kur dilnin jasht\u00eb e zihesha me ndonj\u00eb djal\u00eb n\u00eb i ngacmonte. Sepse n\u00eb familjen time edukata dhe rregullat ishin ligj dhe asnj\u00eb nuk e shkelte ligjin e sht\u00ebpis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pastaj p\u00ebrfundoi n\u00eb Akademi. 4 vjet n\u00eb Tiran\u00eb, kaluan pa probleme p\u00ebr djalin e ardhur nga Peqini, i cili merrte vet\u00ebm dhjeta. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb shkoll\u00ebs, b\u00ebri nj\u00eb tjet\u00ebr shkoll\u00eb policie me korrespondenc\u00eb, derisa n\u00eb vitin \u201989 u gjend oficer n\u00eb Ersek\u00eb. \u201cQytet i qet\u00eb, pa probleme. Un\u00eb isha i ri dhe pa eksperienc\u00eb. At\u00eb koh\u00eb vet\u00ebm kam v\u00ebzhguar dhe mbledhur p\u00ebrvoj\u00eb. Pastaj nga fundi \u201993 m\u00eb d\u00ebrguan n\u00eb Peqin si komandant policie. Ishte koha kur nis\u00ebn t\u00eb krijonin probleme p\u00ebr pozicionimin politik, por me mua s\u2019u mor kush.<\/p>\n<p>N\u00eb qytetet e vogla njer\u00ebzit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb politikisht, se jan\u00eb aq t\u00eb ngat\u00ebrruar n\u00eb krushqira e farefisnira, sa ligjin e b\u00ebn gjaku, jo politika. Ndaj, i majt\u00eb apo i djatht\u00eb, s\u2019m\u00eb ngacmoi kush, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb un\u00eb isha e mbetem i depolitizuar\u201d. Rr\u00ebmujat e \u201997 e gjet\u00ebn shef komisariati n\u00eb Peqin. \u00c7udit\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, nuk mb\u00ebrrit\u00ebn dot deri te peqinasit, q\u00eb s\u2019pat\u00ebn mund\u00ebsi t\u2019i g\u00ebzohen shp\u00ebrthimit t\u00eb depove, p\u00ebr t\u00eb cilat Koseni ishte kujdesur jo vet\u00ebm t\u2019i ruante me polic\u00eb, por edhe t\u2019i saldonte dyert me shufra hekuri.<\/p>\n<p>Asokohe n\u00eb qytez\u00eb nuk ndodhi asgj\u00eb nga ato, p\u00ebr t\u00eb cilat ve\u00e7se u lexua n\u00eb gazeta. I sigurt se e la Peqinin n\u00eb duar t\u00eb sigurta t\u00eb komisariatit t\u00eb policis\u00eb q\u00eb nuk u th\u00ebrrmua p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast dhe n\u00eb hijen e fam\u00ebs s\u00eb tij, q\u00eb pak nga pak po krijohej, Koseni pranoi detyr\u00ebn si shef komisariati n\u00eb Tepelen\u00eb. \u201cShef komisariati i th\u00ebn\u00e7in. Ku kishte komisariat Tepelena! Un\u00eb k\u00ebrkoja t\u00eb mblidhja efektivin, atje kishin vjedhur edhe dorezat e dyerve. Nga gushti \u201997 deri n\u00eb tetor \u201997, pak nga pak, u b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha. U mblodh\u00ebn ca \u00e7una t\u00eb mir\u00eb, polic\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, u rregullua komisariati, u mblodh \u00e7\u2019ishte vjedhur dhe u vu rregull. Po nuk dua t\u00eb flas m\u00eb shum\u00eb. Shkoni m\u00eb mir\u00eb t\u00eb pyesni n\u00eb Tepelen\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb Koseni ra dhe n\u00eb sy t\u00eb medias, nj\u00eb intervist\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr BBC, pastaj intervista n\u00ebp\u00ebr gazeta. Ishin koh\u00eb t\u00eb tjera ato kur edhe ai besonte te shtypi, besim ky q\u00eb tashm\u00eb i p\u00ebrket vet\u00ebm s\u00eb shkuar\u00ebs, sepse tani nuk mban as telefon me vete, q\u00eb t\u00eb mos e kapin gazetar\u00ebt.<br \/>\nNga Tepelena p\u00ebrfundoi n\u00eb Lushnje. \u201cKisha p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb akoma n\u00eb Tepelen\u00eb, por pranova t\u00eb l\u00ebvizja q\u00eb t\u00eb isha sa m\u00eb af\u00ebr Peqinit, me q\u00ebllim q\u00eb ndonj\u00eb dark\u00eb t\u00eb shkoja t\u00eb haja n\u00eb sht\u00ebpi, se kur vinte fundi i 15 dit\u00ebshit, at\u00ebher\u00eb sado k\u00ebrkoja n\u00ebp\u00ebr xhepa, nuk kisha asnj\u00eb qindark\u00eb dhe s\u2019e kisha p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb flija pa ngr\u00ebn\u00eb. Pastaj n\u00eb Lushnj\u00eb filloi puna e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Atje komisariati si godin\u00eb ekzistonte, por polic\u00ebt nuk i dalloja mir\u00eb sa p\u00ebr qind ishin t\u00eb lidhur me bandat. M\u2019u desh ca derisa ta zbuloja. Pastaj nisi kapja e bandave. Banda e Karbunar\u00ebs ishte m\u00eb e rrezikshmja. I kap\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00ebrit q\u00eb e vrau nj\u00eb \u00e7am nga Fieri. Edhe \u00e7amin e kap\u00ebm.\u201dN\u00eb mars \u201998 Koseni nisi pun\u00ebn si drejtor policie n\u00eb Elbasan, detyr\u00eb q\u00eb vazhdon ta mbaj\u00eb edhe sot, dy vjet m\u00eb pas, nd\u00ebrsa nuk i kan\u00eb k\u00ebrkuar kurr\u00eb, si\u00e7 thuhet, t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ai dhe vet\u00eb s\u2019e ka fare me qejf.<\/p>\n<p>\u201cSI KAPA KATESHIN DHE KULL\u00cbN!\u201d<br \/>\nTani n\u00eb Elbasan kan\u00eb harruar edhe t\u00eb flasin p\u00ebr band\u00ebn e Kateshit, C\u00ebrrikut, Mandel\u00ebn, etj., bandit\u00eb nga m\u00eb popullor\u00ebt e qytetit, q\u00eb nga fundi i \u201997 e kishin p\u00ebr zakon t\u00eb pinin kafen, n\u00ebp\u00ebr kioskat rreth e rrotull komisariatit. Ndon\u00ebse Koseni e ka me qejf t\u00eb tregoj\u00eb p\u00ebr kapjen spektakolare t\u00eb Kateshit n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs, q\u00eb xhelozoi jo pak shef Havarin.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb xhelozie , s\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Ishte detyra e policis\u00eb s\u00eb Elbasanit ta kapte Kateshin dhe ne e kap\u00ebm. Kishim marr\u00eb informacion se ndodhej n\u00eb Tiran\u00eb. Nuk i tham\u00eb kujt ve\u00e7 ministrit p\u00ebr planin e kapjes dhe u nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje von\u00eb. Informatorin e kishim peng, por t\u00eb sigurt\u00eb se ndodhej n\u00eb vendin ku na tha, nuk ishim derisa e kap\u00ebm. Ishim 60 polic\u00eb, q\u00eb e kishim marr\u00eb n\u00eb sy edhe luft\u00ebn me kriminelin, po pati fat e s\u2019kishte luft\u00eb. Nga ora 21.00, kaluam n\u00eb lagjen ku ndodhej, krijuam nj\u00eb ide, duke ardhur rrotull me nj\u00eb makin\u00eb civile. Mblodh\u00ebm ca informata p\u00ebr lagjen, p\u00ebr njer\u00ebzit dhe pastaj i hodh\u00ebm nj\u00eb sy pallatit, ku dinim se ndodhej. K\u00ebshtu derisa ora vajti 3.00 pas mesnate. N\u00eb at\u00eb or\u00eb 60 polic\u00eb, \u00e7una t\u00eb shk\u00eblqyer dhe trima, q\u00eb dinin se do b\u00ebhej luft\u00eb, por s\u2019dinin me k\u00eb, sepse ishte vendosur q\u00eb sekreti t\u00eb qe total, rrethuan pallatin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grup bashk\u00eb me mua shkoi te dera, t\u00eb tjer\u00ebt kishin arm\u00ebt n\u00eb dor\u00eb, gati p\u00ebr \u00e7do t\u00eb papritur. E hodh\u00ebn der\u00ebn n\u00eb tok\u00eb me leva, hekura e shkelma, e mor\u00ebm Kateshin n\u00eb krah\u00eb dhe e zbrit\u00ebm n\u00ebp\u00ebr shkall\u00eb, p\u00ebr ta hedhur n\u00eb furgon. Nuk m\u00eb kujtohen holl\u00ebsit\u00eb, po e gjitha zgjati 3 minuta, asnj\u00eb minut\u00eb m\u00eb shum\u00eb.\u201d Koseni nuk pranon ta ket\u00eb shnd\u00ebrruar Kateshin n\u00eb kufom\u00eb me nj\u00eb sy, sikund\u00ebr u padit m\u00eb pas, kur doli para gjyqit.<br \/>\n\u201cSyrin e kishte vet t\u00eb plagosur. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb vum\u00eb dor\u00eb mbi t\u00eb, por nuk m\u00eb kujtohet. Di t\u00eb them q\u00eb ato n\u00ebnat q\u00eb i kan\u00eb mbuluar kokat me shami t\u00eb zez\u00eb, pse ka jetuar n\u00eb Elbasan nj\u00eb Tan Katesh, kur mor\u00ebn vesh q\u00eb e kap\u00ebm, nuk na kan\u00eb l\u00ebn\u00eb bekim pa dh\u00ebn\u00eb mua dhe shok\u00ebve t\u00eb mi.\u201d<\/p>\n<p>Nehat Kulla, pastaj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori m\u00eb vete.<br \/>\n\u201cM\u00eb than\u00eb q\u00eb kaloi Elbasanin me nj\u00eb rresht makina, p\u00ebr t\u00eb shkuar s\u2019di ku. Makina me simbolet e policis\u00eb dhe perde. E mendova q\u00eb do kthehej p\u00ebrs\u00ebri nga ajo rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Tiran\u00eb. K\u00ebshtu ndodhi. I ndaluam p\u00ebr t\u2019i pyetur \u00e7\u2019k\u00ebrkonin me simbolet tona, kur ishin ve\u00e7se civil\u00eb. Pastaj iu b\u00ebm\u00eb dhe kontroll n\u00eb makin\u00eb dhe iu gjet\u00ebm depo arm\u00ebsh brenda.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ja si ka qen\u00eb Shqip\u00ebria e \u201997. M\u00eb mir\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb Kosenit nuk do ta gjeni kund tjet\u00ebr. Nuk \u00ebsht\u00eb i majt\u00eb, megjith\u00ebse pohon&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-27200","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27200","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27200"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27200\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27201,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27200\/revisions\/27201"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27200"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}