{"id":27068,"date":"2025-06-17T11:59:54","date_gmt":"2025-06-17T11:59:54","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=27068"},"modified":"2025-06-17T11:59:55","modified_gmt":"2025-06-17T11:59:55","slug":"27068","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=27068","title":{"rendered":""},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryeministri Sali Berisha nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb n\u00eb ambientet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK), ku ishte thirrur p\u00ebr t\u2019u pyetur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e shum\u00ebp\u00ebrfolur \u201cPartizani\u201d. Shkaku i munges\u00ebs, sipas avokatit t\u00eb tij Ledio Nuraj, ka qen\u00eb gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore e r\u00ebnduar e Berish\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb prekur nga nj\u00eb viroz\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ambientet e SPAK ka qen\u00eb i pranish\u00ebm vet\u00ebm avokati mbrojt\u00ebs, i cili ka depozituar dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs q\u00eb justifikon munges\u00ebn p\u00ebr arsye mjek\u00ebsore, duke njoftuar se Berisha nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb l\u00ebr\u00eb banes\u00ebn.<\/p>\n<p>Nderkohe ne nje lajm te vitit 2018 nga PAMFLETI eshte zbuluar detaje mbi shqetesimet shendetesore te Sali Berishes<\/p>\n<p>Ish kryeministri vuan \u00e7rregullimet e personalitetit, ku tani \u00ebsht\u00eb i qeshur, kalon n\u00eb gjendje agresive m\u00eb pas, dhe n\u00eb fund qan me d\u00ebnes\u00eb p\u00ebr minuta t\u00eb t\u00ebra. Mbahen n\u00ebn kontroll nga mjek\u00ebt me ila\u00e7e me p\u00ebrmbajtje narkotike mjek\u00ebsore. N\u00ebn kur\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur q\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Enverit, si u shp\u00ebtua nga paraliza m\u00eb 12 dhjetor 2011, dhe si i ka marr\u00eb paraliza, k\u00ebmb\u00ebn, krahun e syrin tani<\/p>\n<p>Sali Berisha duket shum\u00eb aktiv n\u00eb rrjetet sociale, n\u00eb sulmet ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs por dhe n\u00eb denoncimin e qeveris\u00eb p\u00ebrmes \u201cqytetarit dixhital\u201d.<\/p>\n<p>Duke q\u00ebn\u00eb se rrjetet sociale t\u00eb japin \u201cluksin\u201d q\u00eb t\u00eb shkruash dhe nga krevati po t\u00eb duash, shum\u00eb pak njer\u00ebz e kan\u00eb par\u00eb ish kryeministrin Sali Berisha k\u00ebt\u00eb ver\u00eb t\u00eb l\u00ebviz\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive sikurse jan\u00eb m\u00ebsuar ta shohin.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar koh\u00ebt kur ish kryeministri demokrat shihej duke shetitur bregut t\u00eb detit tek vila e tij n\u00eb Gjirin e Lalzit apo n\u00eb klim\u00eb malore n\u00eb Dajt.<\/p>\n<p>I vetmi rast q\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i para dy muajve, kur Sali Berisha bashk\u00eb me bashk\u00ebshorten kan\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00eb malet e Rugov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pushuar, duke q\u00ebn\u00eb dhe p\u00ebrkundruall maleve t\u00eb vendlindjes s\u00eb tij Tropoj\u00eb.<\/p>\n<p>Por Sali Berisha shfaqjen e fundit publike, pas mbylljes s\u00eb punimeve t\u00eb Kuvendit e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb takim me kreun e komun\u00ebs s\u00eb Mitrovic\u00ebs Agim Bahtiri disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb zyr\u00ebn e ish kreut t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Madje ka b\u00ebr\u00eb dhe nj\u00eb dalje mediatike, ku Berisha ka folur p\u00ebr tez\u00ebn e Tha\u00e7it p\u00ebr ridefinimin e kufijve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj teze dhe \u00e7far\u00eb humbin shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Me sy t\u00eb thjesht\u00eb dukej se Sali Berisha ishte kapluar nga nj\u00eb zbeht\u00ebsi e nivelit t\u00eb lart\u00eb, ndoshta dhe p\u00ebr shkak mosekspozimit n\u00eb diell, si dhe problemeve t\u00eb r\u00ebnda sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Madje vihej re fare leht\u00eb q\u00eb lodhja e kishte dominuar sh\u00ebndetin e ish kryeministrit, i cili me sforco t\u00eb madhe arriti t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr ta p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebrmes videos.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb me shum\u00eb sforco, t\u00eb shoq\u00ebruar dhe me shum\u00eb gjestikulacione si p\u00ebr ta nxjerr\u00eb m\u00eb leht\u00eb fjal\u00ebn.<\/p>\n<p>Burime pran\u00eb ish kryeministrit m\u00ebsohet se p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb deklarat\u00eb publike, Berisha ka marr\u00eb shum\u00eb inxheksione dhe stimulues, ku nuk p\u00ebrjashtohen drog\u00ebrat e lehta mjek\u00ebsore dhe t\u00eb kontrolluara rrept\u00ebsisht nga mjeku q\u00eb e ka n\u00ebn kontroll.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Mentor Petrel\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh b\u00ebhet e ditur se Berisha \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb s\u00ebmundjesh e kan\u00eb lodhur, duke filluar nga s\u00ebmundjet nervore q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00ebfar\u00eb paralize n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb tij, ku krahun, k\u00ebmb\u00ebn dhe syrin i l\u00ebviz me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Shpesh syri i ngrin, dhe as q\u00eb l\u00ebviz fare qepall\u00ebn.<\/p>\n<p>Berisha \u00ebsht\u00eb n\u00ebn nj\u00eb kontroll t\u00eb rrept\u00eb mjek\u00ebsor, pasi dhe humbja e imunitetit e ka d\u00ebmtuar duke e l\u00ebn\u00eb at\u00eb t\u00eb ekspozuar ndaj shum\u00eb s\u00ebmundjeve, qoft\u00eb dhe virale.<\/p>\n<p>M\u00ebsohet se s\u00eb shpejti ish kryeministri Berisha do t\u00eb rrug\u00ebtoj\u00eb drejt Austris\u00eb, ku shkon \u00e7do vit p\u00ebr t\u2019u kuruar dhe rikuperuar p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb vitin e ashp\u00ebr politik.<\/p>\n<p>Shum\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar se Berisha pasi ka p\u00ebrballuar me v\u00ebshtir\u00ebsi s\u00ebmundjen e t\u00eb fiktit (Lipotemin\u00eb) dhe Dementin\u00eb si dhe problemet e forta nervore dhe kardiake, pritet q\u00eb brenda shtatorit t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb kontroll t\u00eb imt\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Austri. N\u00eb Austri gjen dhe supermbes\u00ebn.<\/p>\n<p>Burimet than\u00eb se pavar\u00ebsisht se Berisha nuk e jep veten dhe punon shum\u00eb, p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb gjithnj\u00eb prezent n\u00eb publik, gjendja e tij sh\u00ebndet\u00ebsore e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb kalimtare, dhe n\u00ebn efektin e ila\u00e7eve.<\/p>\n<p>Por m\u00ebsohet se tashm\u00eb jan\u00eb shpeshtuar shum\u00eb shp\u00ebrthimet e Berish\u00ebs, dalja jasht\u00eb kontrollit e tij, ndryshimi i personalitetit, her\u00eb \u00ebsht\u00eb i qeshur, her\u00eb shp\u00ebrthen n\u00eb agresivitet dhe pastaj kalon minuta t\u00eb t\u00ebra duke qar\u00eb me d\u00ebnes\u00eb. \u00c7ka e r\u00ebndon shum\u00eb sh\u00ebndetin e tij mendor e fizik.<\/p>\n<p>S\u00ebmundjet e Berish\u00ebs jan\u00eb shfaqur q\u00eb her\u00ebt, n\u00eb koh\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs<\/p>\n<p>Sali Berisha ka q\u00ebn\u00eb gjithnj\u00eb n\u00ebn goditjen e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e argumentonin pamund\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb vendit me faktin se \u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb mend\u00ebrisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr jo specialist\u00ebt kjo quhet nj\u00eb s\u00ebmundje nervore, q\u00eb e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb paaksesuesh\u00ebm me shoq\u00ebrin\u00eb apo ambientin ku kontribuon.<\/p>\n<p>Sali Berisha p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ka treguar se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i s\u00ebmur\u00eb kronik p\u00ebrsa i p\u00ebrket pushtetit, d\u00ebgjimit t\u00eb mendimit t\u00eb tjetrit por dhe reagimit ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik.<\/p>\n<p>Krimet e tij kan\u00eb q\u00ebn\u00eb monstruoze, duke filluar nga futja n\u00eb burg e kund\u00ebrshtarit t\u00eb tij politik Fatos Nano, mbrojtja e firmave piramidale dhe d\u00ebrgimi i ushtris\u00eb, SHIK dhe forcave paramiltare p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur kund\u00ebr jugut t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Por dhe artikulimi i tij politik q\u00eb ka shkaktuar si gjithnj\u00eb viktima, rasti i shuarjes s\u00eb djemve t\u00eb Tropoj\u00ebs dhe n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb fisit t\u00eb Haklajve vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb fjal\u00eb goje \u00ebsht\u00eb ilustrimi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Por dhe vrasjet m\u00eb 21 janar 2011, ku me dashje apo pa dashje ngat\u00ebrron termin e institucionit, ku quan godin\u00ebn e kryeministris\u00eb institucion dhe jo kryeministrin, si dhe akuzat ndaj opozit\u00ebs p\u00ebr grusht shteti me \u00e7adra me helm apo thika etj tregojn\u00eb qart\u00eb \u00e7rregullimin e tij psiqik.<\/p>\n<p>N\u00eb gjuh\u00ebn shkencore quhen \u00e7rregullim personaliteti dhe mbahet gjithnj\u00eb n\u00ebn kontroll p\u00ebrmes qet\u00ebsuesve t\u00eb fort\u00eb me p\u00ebrmbajtje t\u00eb lart\u00eb narkotike, gjithnj\u00eb mjek\u00ebsore dhe t\u00eb kontrolluara.<\/p>\n<p>Por mjek\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb q\u00ebndrime p\u00ebrsa i p\u00ebrket p\u00ebrcaktimit t\u00eb diagnoz\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Dikush thot\u00eb se sjellja e Berish\u00ebs nuk jep p\u00ebrshtypjen e dikujt q\u00eb ka rrjedhur, ose t\u00eb pakt\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb i rrjedhur, n\u00eb sensin q\u00eb e p\u00ebrdorim n\u00eb shqip k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Me t\u00eb gjitha gjasat, Berisha \u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb nga nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb i kap jo rrall\u00eb personat n\u00eb mosh\u00eb mbi 60 vje\u00e7 e q\u00eb quhet DEMENTIA(http:\/\/en.wikipedia.org\/wiki\/Dementia (link is external)).<\/p>\n<p>Shenjat sipas variantit t\u00eb k\u00ebtij mjeku jan\u00eb fiks me ato t\u00eb Dementia-s.<\/p>\n<p>I vetmi problem \u00ebsht\u00eb se, pacient\u00ebt q\u00eb vuajn\u00eb nga nj\u00eb s\u00ebmundje e till\u00eb, e kan\u00eb t\u00eb pamundur ta pranojn\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb diagnoza e  tyre. Aq m\u00eb pak t\u00eb pranojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb semur\u00eb dhe pik\u00ebrisht ky fakt e mban Berish\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Madje duke k\u00ebrkuar me insistim q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetet me ila\u00e7e q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr Berisha ka vujatur q\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs nga s\u00ebmundjet nervore dhe \u00ebsht\u00eb kuruar gjithnj\u00eb. Proverbiale ka q\u00ebn\u00eb dhe kura e dh\u00ebn\u00eb nga mjeku Ulvi Vehbiu, q\u00eb fatkeq\u00ebsisht sot nuk jeton m\u00eb, por q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk ka folur p\u00ebr s\u00ebmundjen e Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e b\u00ebn me dije djali i tij. \u201c\u00c7mendurit\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e sotme shqiptare nuk kan\u00eb natyr\u00eb psikiatrike.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, rr\u00ebnj\u00ebt e legjend\u00ebs urbane, p\u00ebr Berish\u00ebn t\u00eb mjekuar nga im at\u00eb, ndoshta i duhen k\u00ebrkuar n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb organizat\u00ebs baz\u00eb t\u00eb Partis\u00eb, n\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb, n\u00eb vitet 1980; kur diskutohej p\u00ebr qarkullimin e kuadrit.<\/p>\n<p>Qarkullimi i kuadrit mund t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb si shprehje e r\u00ebndomt\u00eb e burokratishtes; por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u ngjethte misht\u00eb njer\u00ebzve, meq\u00eb donte t\u00eb thoshte t\u00eb lije Tiran\u00ebn dhe pun\u00ebn e mir\u00eb dhe koleg\u00ebt dhe jet\u00ebn sociale q\u00eb kishe krijuar, p\u00ebr t\u00eb shkuar t\u00eb punoje diku tjet\u00ebr; n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe me probleme. Nuk dua ta krahasoj me internimin, por e keqja \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb relative; dhe asnj\u00eb \u201ckuad\u00ebr\u201d nuk d\u00ebshironte t\u00eb qarkullonte.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb mbledhje, ku ishte i pranish\u00ebm edhe dr. Berisha, u fol p\u00ebr t\u00eb qarkulluar tim at\u00eb e p\u00ebr ta \u00e7uar ca koh\u00eb n\u00eb spitalin psikiatrik t\u00eb Elbasanit. K\u00ebtu u ngrit t\u00eb fliste nj\u00eb mjek tjet\u00ebr, dr. Ilir Gjylbegu, obstet\u00ebr i njohur n\u00eb Tiran\u00eb dhe mik i tim eti q\u00eb nga vitet e studentll\u00ebkut n\u00eb Mosk\u00eb; shakaxhi nga m\u00eb t\u00eb holl\u00ebt n\u00eb ato rrethe.<\/p>\n<p>\u201cJu q\u00eb doni t\u00eb qarkulloni Ulviun,\u201d tha Gjylbegu, \u201ce keni menduar se \u00e7\u2019do ta b\u00ebjm\u00eb pastaj Sal\u00ebn?\u201d, thot\u00eb Ardian Vehbiu. I cili gjithsesi n\u00ebnvizon se i ati nuk ka th\u00ebn\u00eb kurr\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri p\u00ebsoi paraliz\u00eb t\u00eb pjesshme, mjek\u00ebt i k\u00ebshillojn\u00eb t\u00ebrheqjen m\u00eb 12 Dhjetor 2011<\/p>\n<p>Ish Kryeministri Sali Berisha 7 vit\u00eb m\u00eb par\u00eb ka p\u00ebsuar nj\u00eb paraliz\u00eb t\u00eb pjesshme t\u00eb trupit q\u00eb i erdhi nga tensioni i lart\u00eb i gjakut, problemet kardiake nga t\u00eb cilat vuan deri n\u00eb kufijt\u00eb e nj\u00eb tromboze q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb nuk i shkaktoi \u00e7rregullime serioze p\u00ebr jet\u00ebn.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nat\u00ebn e 12 dhjetorit t\u00eb vitit 2011. Ai ka p\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb goditje si pasoj\u00eb e problemeve q\u00eb ka pasur n\u00eb vazhdim, (k\u00ebt\u00eb e shpjegon dhe termi zyrtar mjek\u00ebsor i shp\u00ebrndar\u00eb lipotemi, shkak i nj\u00eb s\u00ebmundje baz\u00eb).<\/p>\n<p>M\u00ebsohet se paraliza ka q\u00ebn\u00eb e leht\u00eb, e pjesshme, n\u00eb gjymtyr\u00eb, po q\u00eb p\u00ebr momentin nuk paraqiste shqet\u00ebsime tejet serioze, por duhej par\u00eb p\u00ebr m\u00eb pas. M\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb se mjek\u00ebt i kan\u00eb k\u00ebshilluar ish kryeministrit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nj\u00eb pushim tejet absolut dhe t\u00ebrheqje nga aktivitetet politike dhe institucionale.<\/p>\n<p>Nuk lejohej ngarkesa e madhe fizike, psikologjike dhe emocionale, pasi nj\u00eb tjet\u00ebr litotomi do t\u00eb ishte fatale p\u00ebr sh\u00ebndetin e ish kreut t\u00eb mazhoranc\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Pavar\u00ebsisht se at\u00ebher\u00eb ish kryeministri u tha publikisht shqiptar\u00ebve se ndihet i ri, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Mjek\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb fush\u00ebs kan\u00eb kontrolluar dhe e mbajn\u00eb n\u00ebn kontroll ish kryeministrin kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se lodhja e madhe fizike, emocionale dhe psikologjike ka sjell\u00eb pasoj\u00ebn e mbr\u00ebmjes s\u00eb p\u00ebrvjetorit t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb dhjetorit, ku Berisha u shemb n\u00eb tok\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb fikti.<\/p>\n<p>Berish\u00ebs i \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilluar jo m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb or\u00eb pun\u00eb aktive n\u00eb dit\u00eb n\u00eb zyr\u00eb dhe pak e nga pak t\u00ebrheqje totale nga jeta politike dhe institucionale. Mjek\u00ebt nuk kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr pasojat p\u00ebr t\u00eb ardhmen n\u00ebse kryeministri shmang k\u00ebshillat e tyre.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ajo koh\u00eb Berisha ka q\u00ebn\u00eb gjithnj\u00eb n\u00ebn kontrollin e mjek\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt i k\u00ebshillojn\u00eb gjithnj\u00eb q\u00eb t\u00eb mos sforcohet dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb totale n\u00eb Vjen\u00eb nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit p\u00ebr t\u00eb par\u00eb dhe ecurin\u00eb e sh\u00ebndetit t\u00eb tij.\/Pamfleti<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja \u201cPartizani\u201d dhe pozicioni i Berish\u00ebs<\/p>\n<p>Hetimet ndaj Berish\u00ebs lidhen me privatizimin e dyshimt\u00eb t\u00eb ish-kompleksit sportiv \u201cPartizani\u201d, ku Prokuroria Speciale dyshon se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb paligjshme n\u00eb dokumentacionin dhe procedurat e pron\u00ebsis\u00eb, duke favorizuar p\u00ebrfitime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr persona t\u00eb lidhur me t\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe dh\u00ebndri i tij, Jamarb\u00ebr Malltezi, tashm\u00eb n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>Sali Berisha e ka mohuar \u00e7do akuz\u00eb, duke i cil\u00ebsuar veprimet e SPAK-ut si nj\u00eb p\u00ebrndjekje politike e orkestruar nga kryeministri Rama dhe faktor\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb, sipas tij, synojn\u00eb t\u00eb ndalin opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Si vijon procedura?<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Berisha mungon p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb thirrur nga SPAK. Deri tani, organi i akuz\u00ebs nuk ka marr\u00eb masa nd\u00ebshkuese, duke pranuar justifikimet mjek\u00ebsore n\u00eb p\u00ebrputhje me statusin ligjor t\u00eb ish-kryeministrit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, burime nga SPAK pohojn\u00eb se afati i hetimeve \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00eb t\u00eb avancuar, dhe se n\u00eb jav\u00ebt n\u00eb vijim pritet t\u00eb ket\u00eb l\u00ebvizje procedurale t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr d\u00ebrgimin e dosjes n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkoh\u00ebsisht jasht\u00eb zyrave t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb viroze, por jo jasht\u00eb fokusit t\u00eb saj \u2013 Sali Berisha mbetet figura m\u00eb e lart\u00eb politike n\u00ebn mas\u00eb sigurie n\u00eb historin\u00eb e pas \u201990-\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nTashm\u00eb pritet t\u00eb shihet n\u00ebse kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb akt-akuze formale dhe nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor t\u00eb hapur, apo do t\u00eb vijoj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e p\u00ebrplasjes s\u00eb dy realiteteve: drejt\u00ebsia dhe politika.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryeministri Sali Berisha nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb n\u00eb ambientet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK), ku ishte thirrur p\u00ebr t\u2019u&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-27068","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27068","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27068"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27068\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27072,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27068\/revisions\/27072"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27068"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27068"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27068"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}