Ruajtja e parimeve \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb \u2013 k\u00ebt\u00eb deklaroi dje K\u00ebshilli i Pavarur i Prokuroris\u00eb, \u201cqeveria e prokuror\u00ebve\u201d dhe k\u00ebrkoi \u201ct\u00eb respektohet pavar\u00ebsia e prokuror\u00ebve\u201d. KLGJ, \u201cqeveria e gjyqtar\u00ebve\u201d, k\u00ebrkoi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb duke pasur parasysh deklaratat e zjarrta t\u00eb kryeministrit, aludimet p\u00ebr an\u00ebsi t\u00eb medias, irritimin e krahut politik q\u00eb u godit me burgosjen e Erion Veliajt.<\/p>\n\n\n\n
A duhet sulmuar SPAK kur heton, burgos, diskrediton me publikim dosjesh nj\u00eb politikan, nj\u00eb kryebashkiak, nj\u00eb lider opozite, nj\u00eb kryeminist\u00ebr apo nj\u00eb ish-kryeminist\u00ebr? \u2013 Jo!<\/p>\n\n\n\n
A duhet sulmuar media n\u00ebse merr shkas nga nj\u00eb \u201ckryevep\u00ebr\u201d hetimore p\u00ebr t\u00eb zbuluar kush \u00ebsht\u00eb talenti, \u201cviolina\u201d e par\u00eb e saj? \u2013 P\u00ebrs\u00ebri jo!<\/p>\n\n\n\n
Nesti Angoni \u00ebsht\u00eb autori i nj\u00eb letre anonime q\u00eb SPAK e mori n\u00eb shkurt 2023, e b\u00ebri fije-fije duke e kthyer n\u00eb akuz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb pas.<\/p>\n\n\n\n
Le t\u00eb jet\u00eb \u201cResti Angoni\u201d nj\u00eb tjet\u00ebr denoncues p\u00ebr SPAK. Denoncohet nj\u00eb prokuror, Ols Milto Dado.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb shkelje t\u00eb \u00e7do kriteri ligjor, Ols Dado, em\u00ebrohet PROKUROR n\u00eb 21.11.2008, pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Pogradec. Em\u00ebrimi dhe dekretimi i tij u b\u00eb nga Presidenti Bamir Topi, me propozim t\u00eb Prokurores s\u00eb P\u00ebrgjithshme Ina Rama.<\/p>\n\n\n\n
Si u em\u00ebrua nj\u00eb PROKUROR I REPUBLIK\u00cbS jasht\u00eb \u00e7do kriteri ligjor? Me para, me taraf politik? Me marr\u00ebdh\u00ebnie jasht\u00ebmartesore? Mund t\u00eb aludohet p\u00ebr t\u00eb tria versionet, por deri tani nuk ka fakte.<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n
CV-ja e Ols Dados \u00ebsht\u00eb fakti, prova, \u201cbizhuteria\u201d q\u00eb tregon shkeljen e ligjit me t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt nga nj\u00eb tuf\u00eb jurist\u00ebsh q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb vende t\u00eb ngrohta t\u00eb qeverive t\u00eb pushtetit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
I biri i Milto Dados, nj\u00eb i p\u00ebrndjekur i regjimit komunist, \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb Durr\u00ebs. Genc Koka, nj\u00eb pinjoll familjeje zogiste, tregon nga SHBA p\u00ebr historin\u00eb e grupit t\u00eb shok\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb gjimnazit t\u00eb Tiran\u00ebs, ku b\u00ebnin pjes\u00eb Amik Kasaruho, Vasil Melo, Emil Totozani, Triumf Nepravishta, Milto Dado dhe Qemal Jusufati, t\u00eb cil\u00ebt u arrestuan nga Sigurimi i Shtetit pasi shtyp\u00ebn disa trakte. Milto Dado nuk b\u00ebri asnj\u00eb dit\u00eb burg sepse \u2018tregoi\u2019 shok\u00ebt, por u rrit me urrejtje p\u00ebr regjimin hoxhist derisa erdhi demokracia dhe u hodh natyrsh\u00ebm n\u00eb pushtetin e ri t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, si ish-i p\u00ebrndjekur. Milto Dado \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga noter\u00ebt e par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, shp\u00ebrblim nga presidenti Berisha. Djali i tij, Ols Dado, pa asnj\u00eb mesatare shkolle, u pranua n\u00eb Fakultetin Juridik me listat e t\u00eb p\u00ebrndjekurve t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb vitin 1991. N\u00eb nj\u00eb kurs me Argita Berish\u00ebn, Sokol Olldashin, Ina Ram\u00ebn, p\u00ebrfundoi pa lavdi fakultetin juridik dhe u diplomua \u201cjurist\u201d.<\/p>\n\n\n\n
\u00c7far\u00eb pun\u00ebsh, karriere b\u00ebri Ols Dado pas diplomimit?<\/p>\n\n\n\n
\u25cf 16.12.1995 \u2013 15.2.1996, punonj\u00ebs pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, \u00c7\u00ebshtjeve Sociale e Shanseve t\u00eb Barabarta. Em\u00ebrimi i b\u00ebhet nga Engj\u00ebll Dakli, ish-minist\u00ebr i PD-s\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb kjo ministri kishte em\u00ebrtimin: Ministria e Pun\u00ebs, Emigracionit, P\u00ebrkrahjes Sociale dhe t\u00eb P\u00ebrndjekurve Politik\u00eb.
\u25cf 16.2.1996 \u2013 10.9.1996, punonj\u00ebs pran\u00eb \u201cA.M.C\u201d sh.a. Kompania (AMC) krijohet n\u00eb n\u00ebntor 1995 dhe Ols Dado filloi pun\u00eb si operator celulari me ndihm\u00ebn e shokut t\u00eb babait, Aleksand\u00ebr Meksi.
\u25cf 29.1.1997 \u2013 8.11.2000, punonj\u00ebs pran\u00eb Bashkis\u00eb Durr\u00ebs. Em\u00ebrimin si specialist n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki e b\u00ebn Arqile Gorea i PD-s\u00eb.
\u25cf 9.11.2000 \u2013 30.6.2003, nuk punoi. U mbajt pa deklarime me t\u00eb ardhurat e babait, Milto Dado (noter) dhe bashk\u00ebshortes Gentiana Bardhoka (notere).
\u25cf 1.7.2003 \u2013 29.9.2005, punonj\u00ebs n\u00eb ish-Komisionin e Letrave me Vler\u00eb. Em\u00ebruar nga Kryekomisionerja e Komisionit Shqiptar t\u00eb Letrave me Vler\u00eb, Elisabeta Gjonaj.
\u25cf 2005 \u2013 2008, b\u00ebhet noter pa konkurrim, duke hapur NIPT-in K52025501V, pasi e trash\u00ebgon licenc\u00ebn nga babai i tij, noteri Milto Dado.<\/p>\n\n\n\n
Si u em\u00ebrua prokuror Ols Dado?<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Pa asnj\u00eb eksperienc\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e hetimit, me eksperienca t\u00eb cop\u00ebtuara jasht\u00eb fush\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, Ols Dado, m\u00eb 21.11.2008, em\u00ebrohet PROKUROR n\u00eb Prokurorin\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Pogradec. Dekreti i em\u00ebrimit u firmos nga Bamir Topi, nd\u00ebrsa propozimi u b\u00eb nga Prokurorja e P\u00ebrgjithshme, Ina Rama. Nj\u00eb grup prokuror\u00ebsh n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme (k\u00ebshilli), q\u00eb analizuan CV-n\u00eb dhe k\u00ebrkes\u00ebn e Ols Dados pasi eliminuan disa kandidat\u00eb me kritere t\u00eb sakta, kaluan propozimin p\u00ebr em\u00ebrimin e Dados te Ina Rama, duke mbyllur syt\u00eb dhe shkelur ligjin me t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n
Procedura e em\u00ebrimit t\u00eb nj\u00eb prokurori n\u00eb vitin 2008 bazohej n\u00eb ligjin nr. 8737, dat\u00eb 12.2.2001 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Prokuroris\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n
Kriteret q\u00eb duhej t\u00eb plot\u00ebsonte nj\u00eb prokuror gjendeshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj n\u00eb nenet 17 dhe 18:<\/p>\n\n\n\n
Neni 17
Kushte t\u00eb p\u00ebrgjithshme<\/strong>
Em\u00ebrohet prokuror n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga prokurorit\u00eb pran\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, personi q\u00eb
plot\u00ebson k\u00ebto kushte:
\u2022 \u00ebsht\u00eb shtetas shqiptar;
\u2022 ka zot\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar;
\u2022 ka arsim t\u00eb lart\u00eb juridik;
\u2022 \u00e7) ka p\u00ebrfunduar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs;
\u2022 d) nuk \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb vepre penale;
\u2022 dh) nuk \u00ebsht\u00eb larguar p\u00ebr shkelje disiplinore nga administrata publike brenda nj\u00eb afati prej tre vjet\u00ebsh nga data e depozitimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs; kur shkelja disiplinore \u00ebsht\u00eb kryer gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit si gjyqtar, prokuror, oficer i policis\u00eb, noter ose avokat, afati \u00ebsht\u00eb pes\u00eb vjet; \u00ebsht\u00eb jo m\u00eb pak se 25 vje\u00e7.<\/p>\n\n\n\n
Neni 18
Kushte t\u00eb ve\u00e7anta<\/strong>
Mund t\u00eb em\u00ebrohet prokuror edhe personi q\u00eb nuk ka p\u00ebrfunduar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, n\u00ebse p\u00ebrmbush kriteret e tjera t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb nenin 17 t\u00eb k\u00ebtij ligji dhe nj\u00ebrin prej kushteve t\u00eb m\u00ebposhtme:
a) ka punuar gjyqtar ose prokuror;
b) ka punuar, jo m\u00eb pak se tre vjet, pedagog n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, n\u00eb Fakultetin Juridik, k\u00ebshilltar ligjor, drejtues ose specialist n\u00eb strukturat juridiko-profesionale n\u00eb Kuvend, pran\u00ebPresidentit, n\u00eb K\u00ebshillin e Ministrave, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, pran\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit ose deputet me arsim t\u00eb lart\u00eb juridik, si dhe oficer n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n
P\u00ebrse u anashkalua e gjith\u00eb procedura e em\u00ebrimit p\u00ebr Ols Dadon kur ai nuk kishte asnj\u00eb kriter p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar prokuror?<\/p>\n\n\n\n
Disa pun\u00eb sporadike pa pesh\u00eb p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb babait (noter) dhe dy vjet t\u00eb \u00e7al\u00eb si noter z\u00ebvend\u00ebs I babait, koleg me gruan e tij, e b\u00ebn\u00eb Ina Ram\u00ebn, shoqen e klas\u00ebs dhe t\u00eb qytetit Durr\u00ebs, ta em\u00ebroj\u00eb prokuror. Falsifikimi i nj\u00eb CV-je t\u00eb nj\u00eb prokurori q\u00eb nuk plot\u00ebson asnj\u00eb kusht apo kriter p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i till\u00eb, \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale q\u00eb ngarkon me faj personat q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me procedur\u00ebn e em\u00ebrimit t\u00eb tij, filluar nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, p\u00ebrfunduar n\u00eb Presidenc\u00eb, e m\u00eb pas t\u00eb t\u00eb gjitha institucioneve t\u00eb reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Karriera e g\u00ebnjesht\u00ebrt e Ols Dados mori nj\u00eb drejtim t\u00eb lakmuesh\u00ebm p\u00ebr shum\u00eb jurist\u00eb t\u00eb aft\u00eb e t\u00eb skualifikuar, q\u00eb lan\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr munges\u00eb vendesh n\u00eb Prokurori.<\/p>\n\n\n\n
Nga Pogradeci, ku b\u00ebri \u201cstazhin\u201d, Ols Dado u transferua nga mikja e tij n\u00eb 2010 n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. P\u00ebr 10 vjet, Dado st\u00ebrvitet t\u00eb b\u00ebj\u00eb prokurorin, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2020 transferohet n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, p\u00ebrs\u00ebri nga nd\u00ebrhyrja e mikesh\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr (\u201cSilvia Konti\u201d), e cila tashm\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Apelimit. Pas disa viteve n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, dhe pasi kaloi pa asnj\u00eb problem vettingun n\u00eb 3.11.2022, Dado p\u00ebrzgjidhet me nj\u00eb proces konkurrimi t\u00eb p\u00ebrfolur si prokuror i SPAK. Noteri Ols Dado b\u00ebhet prokuror special m\u00eb 7.3.2024 dhe merr menj\u00ebher\u00eb n\u00eb duar dosjen e denoncuesit Nesti Angoni, q\u00eb ishte regjistruar n\u00eb korik 2023.<\/p>\n\n\n\n
Komisioni i Pavarur t\u00eb Kualifikimit, me trup\u00ebn: Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe relatoren Genta Tafa Bungo, e pikasi faktin se Ols Dado ka punuar n\u00eb sektorin privat dhe si noter p\u00ebrpara se t\u00eb em\u00ebrohej prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Pogradecit n\u00eb vitin 2008, por nuk e \u201cpa\u201d k\u00ebt\u00eb fakt. KPK mbylli syt\u00eb p\u00ebr Ols Dadon, ashtu si Ina Rama i mbylli syt\u00eb m\u00eb pas p\u00ebr tre vendime t\u00eb Sanxhaktarit dhe dy t\u00eb Genta Bungos. Nderi lahet me nder.<\/p>\n\n\n\n
Ols Dado, me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb \u201cdhuruar\u201d, i sistemuar tashm\u00eb, m\u00eb shum\u00eb sesa t\u00eb m\u00ebsonte profesionin e hetuesit, u mor me biznes dhe arg\u00ebtim. Pasi \u201csistemoi\u201d letrat e nj\u00eb trualli q\u00eb gjendet n\u00eb Rrug\u00ebn e Bogdaneve n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb trash\u00ebguar nga i ati q\u00eb nd\u00ebrroi jet\u00eb, u b\u00eb \u201caplikant\u201d si pronar me \u00bc e truallit ku u ngrit nj\u00eb pallat 9-kat\u00ebsh. N\u00eb vitin 2021, firma ALB EDIL mori lejen nga Bashkia Tiran\u00eb dhe objekti 9-kat\u00ebsh p\u00ebrfundoi n\u00eb vitin 2024. Ols Dado merr nga ky nd\u00ebrtim dy apartamente dhe nj\u00eb garazh n\u00eb vler\u00ebn 600 mij\u00eb euro. Por \u201cnoteri\u201d filloi t\u00eb interesohet edhe p\u00ebr nd\u00ebrtime t\u00eb tjera n\u00eb pika nevralgjike t\u00eb Tiran\u00ebs. D\u00ebshmi p\u00ebr k\u00ebto d\u00ebshira shum\u00ebmilion\u00ebshe japin disa nd\u00ebrtues dhe nj\u00ebbashkiak.<\/p>\n\n\n\n
Arg\u00ebtimi i bashk\u00ebshortit t\u00eb noteres Gentiana Bardhoka, nuk p\u00ebrputhej me mosh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb \u00e7iftit. Ndaj ky u divorcua nga kjo e fundit para se t\u00eb mbushte 50 vje\u00e7. Me noteren Bardhoka, \u201cnoteri\u201d Dado ka nj\u00eb djal\u00eb (Kris Dado). P\u00ebrve\u00e7 bashk\u00ebshortes s\u00eb mplakur \u201cnoteri\u201d harroi edhe favoret e shoqes prokurore t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs mosh\u00eb. Tani ai donte shoqe t\u00eb reja.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb rrethet e prokuror\u00ebve flitet p\u00ebr aventurat e \u201cnoterit\u201d Dado me disa magjistrate t\u00eb reja.<\/p>\n\n\n\n
Karriera e Ols Dados dhe figura e tij n\u00eb kompleks nuk mund t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb fokusin e medias, p\u00ebr sa koh\u00eb ky prokuror po b\u00ebn revolucionin e d\u00ebshiruar nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Po sjell drejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri. Po nd\u00ebshkon t\u00eb pand\u00ebshkueshmit.<\/p>\n\n\n\n
T\u00eb dh\u00ebnat e para ravij\u00ebzojn\u00eb profilin e nj\u00eb heroi t\u00eb rrem\u00eb por edhe t\u00eb nj\u00eb bisnesmeni qejfli, n\u00eb sukses e sip\u00ebr. T\u00eb dh\u00ebnat e dyta mbeten p\u00ebr t\u2019u par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Ruajtja e parimeve \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb \u2013 k\u00ebt\u00eb deklaroi dje K\u00ebshilli i Pavarur i Prokuroris\u00eb, \u201cqeveria e prokuror\u00ebve\u201d dhe k\u00ebrkoi \u201ct\u00eb respektohet pavar\u00ebsia e prokuror\u00ebve\u201d. KLGJ,… <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22408,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-22407","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22407","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22407"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22407\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/22408"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22407"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22407"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22407"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}