{"id":20235,"date":"2024-08-26T03:49:16","date_gmt":"2024-08-26T03:49:16","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=20235"},"modified":"2024-08-26T03:49:17","modified_gmt":"2024-08-26T03:49:17","slug":"ja-kush-eshte-griselda-goxhare-vetem-nje-here-tradhtova-erioni-ndodhi-4-vite-lorenci-i-hengri-edhe-parate-djersen-time","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=20235","title":{"rendered":"Ja kush \u00ebsht\u00eb Griselda Goxhare: Vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb tradhtova. Erioni: Ndodhi 4 vite, Lorenci i h\u00ebngri edhe parat\u00eb, djers\u00ebn time"},"content":{"rendered":"<div class=\"78954ae5fa42b68c1393fe3da4998882\" data-index=\"1\" style=\"float: none; margin:0px 0 0px 0; text-align:center;\">\n<div data-type=\"_mgwidget\" data-widget-id=\"1576712\">\r\n<\/div>\r\n<script>(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push([\"_mgc.load\"])})(window,\"_mgq\");\r\n<\/script>\r\n\n<\/div>\n\n<p>Komisar Goxhara q\u00eblloi me 6 plumba kund\u00ebr inxhinjerit Kosta dit\u00ebn, n\u00eb nj\u00eb nga lagjet m\u00eb t\u00eb populluara e t\u00eb njohura t\u00eb Tiran\u00ebs. Ai po ruante posht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb t\u00eb dashurin e gruas s\u00eb tij, pik\u00ebrisht me makin\u00ebn e saj, me at\u00eb makin\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kishin hipur t\u00eb dy burrat.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas nj\u00eb debati t\u00eb shkurt\u00ebr, Erjon Goxhara nxori nga brezi pistoleten dhe i tha Erjon Kost\u00ebs: \u201c<em>K\u00ebshtu e p\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb u hyjn\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb hak, q\u00eb u hyn\u00eb n\u00eb familje o mot\u00ebrq\u2026. Ti t\u00eb m\u00eb mbash mua nus\u00ebn peng mua 4 vjet?! Ti hash lek\u00ebt o robq.. S\u2019e ha dot ti djers\u00ebn e familjes time o k*rv\u00eb.. Nuk hy dot n\u00eb familjen time<\/em>\u201d.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prapaskena.com\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/Screenshot_20240824_123541_WhatsApp-1-1017x1024.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-166631\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Plumbat i drejtoi n\u00eb gjenitalet e \u201carmikut\u201d, e xhiroi me telefon sken\u00ebn, nd\u00ebrsa ky i fundit u plagos n\u00ebp\u00ebr gjymtyr\u00eb teksa iu shmang agresorit xheloz.<\/p>\n\n\n\n<p>Ngjarja mori dhen\u00eb sepse oficeri i policis\u00eb Goxharaj e b\u00ebri problem publik problemin e tij personal. Jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb plumbave, por edhe sepse donte q\u00eb ta ndante \u201ctradhtin\u00eb\u201d e s\u00eb shoqes me t\u00eb gjith\u00eb. Ai e kishte p\u00ebrgatitur sulmin prej koh\u00ebsh.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga p\u00ebrmbajtje e bised\u00ebs gjat\u00eb sulmit me shenjest\u00ebr organet gjenitale t\u00eb \u2018armikut\u2019, komisar Goxhara flet p\u00ebr nj\u00eb raport 4-vje\u00e7ar, madje duke pretenduar se inxhinier Lorenci i ka \u2018ngr\u00ebn\u00eb parat\u00eb\u2019 bashk\u00ebshortes s\u00eb komisarit, Griselda Goxhare.<\/p>\n\n\n\n<p>Parat\u00eb e kujt? T\u00eb rrog\u00ebs modeste apo para t\u00eb tjera? N\u00eb \u00e7\u2019form\u00eb ishin fituar? A do hetoj\u00eb prokuroria edhe p\u00ebr burimin e parave?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Inxhinjer Lorenci<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gruaja e Erjon Goxhar\u00ebs, Griselda, e kishte tradhtuar bashk\u00ebshortin me kolegun e pun\u00ebs, inxhinjerin Lorenc Kosta, sipas konfesionit t\u00eb saj \u201cvet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Inxhinjeri elektrik Kosta, nj\u00eb burr\u00eb serioz (45 vje\u00e7) dhe me karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb OST dhe ERE (Enti Rregullator i Energjis\u00eb), mban prej vitesh nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb drejtorin\u00eb e autorizimeve dhe licencave t\u00eb entit.<\/p>\n\n\n\n<p>Martuar me Klotilda (Tavani) Kosta (45 vje\u00e7), ata kan\u00eb dy f\u00ebmij\u00eb, djal\u00eb dhe vajz\u00eb, 16 dhe 11 vje\u00e7. Burime nga ERE tregojn\u00eb se Griselda dhe Lorenci jan\u00eb njohur dhe shoq\u00ebruar s\u00eb bashku prej disa vitesh, pasi kan\u00eb filluar pun\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb n\u00eb janar 2020.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Drejtoresha Klotilda<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Klotilda Kosta, nga ana e saj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua e suksesshme q\u00eb punon prej vitesh n\u00eb nj\u00eb nga OJF-t\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vendit, \u201cPartner\u00ebt Shqiptar\u00eb p\u00ebr Ndryshim dhe Zhvillim\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Drejtoresh\u00eb e programeve t\u00eb k\u00ebsaj organizate nga 2005, programet e saj kan\u00eb mbuluar kryesisht t\u00eb drejtat e grave, problemet gjinore, etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Klotilda, e angazhuar p\u00ebr 20 vjet si pjes\u00eb e PSHNZH-s\u00eb s\u00eb bashku me grat\u00eb e njohura t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, Juliana Hoxha, Arjola Agolli, Jonida Alite, Iris Panariti, ka prezantuar n\u00eb Shqip\u00ebri me dhjetra programe ndihme p\u00ebr zhvillimin dhe arsimimin e gruas, sigurimin social, sip\u00ebrmarrjet e vogla.<\/p>\n\n\n\n<p>Grat\u00eb e PSHNZH-s\u00eb njihen si shoq\u00ebria \u201cSex and the City\u201d n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn avangard\u00eb krahasuar me femrat e tjera, p\u00ebr shkak t\u00eb pagesave t\u00eb majme t\u00eb donacioneve dhe rrogave t\u00eb tyre t\u00eb larta.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Juristja Griselda<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Griselda Goxhare (40 vje\u00e7) ka lindur dhe \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb Memaliaj (Tepelen\u00eb). Ajo njihet n\u00eb mosh\u00ebn 15 vje\u00e7are me Erjon Goxharen (45 vje\u00e7) edhe ky nga e nj\u00ebjta qytez\u00eb, me t\u00eb cilin martohet n\u00eb mosh\u00ebn 19 vje\u00e7are.<\/p>\n\n\n\n<p>Me ndihm\u00ebn e familjeve t\u00eb dy zhvendosen n\u00eb Tiran\u00eb. Nga martesa me Erjonin lind\u00ebn dy f\u00ebmij\u00eb, djal\u00eb dhe vajz\u00eb, 20 dhe 16 vje\u00e7.<\/p>\n\n\n\n<p>Griselda, me arsim t\u00eb mes\u00ebm, fillimisht merret me rritjen e f\u00ebmij\u00ebve dhe m\u00eb pas, shkollohet dhe punon.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb viteve 2008-2014 regjistrohet dhe ndjek Universitetin \u201cVitrina\u201d, ku merr diplom\u00ebn si juriste. Me ndihm\u00ebn e motr\u00ebs, pun\u00ebsohet si agjente (shit\u00ebse) n\u00eb kompanin\u00eb \u201cYldon\u201d, m\u00eb pas disa koh\u00eb si operatore n\u00eb OSHEE, nd\u00ebrsa n\u00eb janar 2020 sistemohet n\u00eb drejtorin\u00eb juridike t\u00eb ERE.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Komisar Erjoni<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Koleg\u00ebt tregojn\u00eb p\u00ebr Erjon Goxhar\u00ebn se i ka prir\u00eb \u201cfati\u201d pasi ka punuar shumic\u00ebn e koh\u00ebs si oficer kufiri n\u00eb Rinas ose Kakavij\u00eb, \u201cn\u00eb vende me lek\u00eb\u201d ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn e \u201cSaje Qorrit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi fiton Akademin\u00eb e Policis\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb 2002, Goxharaj fillon karrier\u00ebn dhe zhvendoset n\u00eb 2005 n\u00eb Tiran\u00eb, bashk\u00eb me Griseld\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Fiton grad\u00ebn Komisar pas shum\u00eb viteve si oficer policie n\u00eb drejtori\u00ebn e kufirit.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn karrier\u00eb ndjek edhe kunati i tij, v\u00ebllai i Griseld\u00ebs, Marsel Seferi, oficer policie pran\u00eb forcave operacionale n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Komisar Goxhara siguroi nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb qet\u00eb n\u00eb aspektin ekonomik p\u00ebr familjen e tij n\u00eb Tiran\u00eb, bashk\u00eb me Griseld\u00ebn dhe dy f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr shum\u00eb vite der isa erdhi momenti i plumbave\u2026<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Tradhti apo Dashuri<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cGriselda njihet prej kat\u00ebr vjet\u00ebsh me inxhinjer Lencin, kur t\u00eb dy erdh\u00ebn n\u00eb ERE (Enti Rregullator i Enrgjis\u00eb).<\/p>\n\n\n\n<p>ERE, nj\u00eb organiz\u00ebm n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb ka rreth 60 punonj\u00ebs t\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga njohjet politike ose t\u00eb pushtetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Me rroga t\u00eb k\u00ebnaqshme q\u00eb shoq\u00ebrohen me \u201cndere\u201d t\u00eb tjera nga sektor\u00ebt ku punojn\u00eb, Griselda dhe Lorenci konsumuan nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb dukshme p\u00ebr syt\u00eb e koleg\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse ishte dashuri, kjo mund t\u00eb konfirmohet vet\u00ebm nga ata dy.<\/p>\n\n\n\n<p>Pranimi i \u201ctradhtis\u00eb\u201d me kolegun Kosta b\u00ebhet pas disa grindjesh dhe debatesh t\u00eb \u00e7iftit Goxhara n\u00eb nj\u00eb ballafaqim p\u00ebrfundimtar zhvilluar tek kafet e TEG.<\/p>\n\n\n\n<p>Erjoni e p\u00ebrndoqi disa koh\u00eb Griselden, pasi, me syrin e \u201cpolicit\u201d, vuri re ndryshime tek vajza q\u00eb kishte njohur n\u00eb Memaliaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo mbahej m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Dhe e kaluara ishte goxha e gjer\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet.<\/p>\n\n\n\n<p>L\u00ebvizte shpesh me makin\u00ebn e saj, fliste ndryshe, sillej ndryshe\u2026 Problemin q\u00eb kishte me Griseld\u00ebn, Erjoni e hapi n\u00eb familje, duke ia shprehur dyshimet v\u00ebllait t\u00eb Griseld\u00ebs, motr\u00ebs s\u00eb saj dhe duke ndar\u00eb shqet\u00ebsimin edhe me motr\u00ebn e tij, q\u00eb punon n\u00eb nj\u00eb televizion t\u00eb njohur komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Kriza e \u00e7iftit Goxhara fillon gjat\u00eb pandemis\u00eb, kur Griselda fliste gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb telefon \u201cp\u00ebr pun\u00ebn\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Erjon Goxharaj b\u00ebhet posesiv, p\u00ebrndjek Griseld\u00ebn dhe Lorencin, s\u00eb bashku me Klotild\u00ebn gruan e tij, derisa n\u00eb fund nuk e p\u00ebrballoi realitetin q\u00eb kuptoi dhe q\u00eblloi me plumba n\u00eb drejtim t\u00eb inxhinier Kost\u00ebs, pasi e kishte ruajtur prej dit\u00ebsh n\u00eb rrug\u00ebn \u201cTish Daija\u201d, aty ku Lorenc Kosta me familjen e tij banonte.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Klisheja \u201cGriselda\u201d po p\u00ebrs\u00ebritet nj\u00ebsoj<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ky em\u00ebr po merr kuptim keq\u00ebsues, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb ndryshe nga rasti i Kavaj\u00ebs. P\u00ebr tradhtin\u00eb e Griseld\u00ebs, burri i saj Erjoni p\u00ebr pak vrau nj\u00eb njeri.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb gjykat\u00eb, para se Erjon Goxhara t\u00eb merrte verdiktin n\u00ebse do t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb burg ose jasht\u00eb, aleanca morale nd\u00ebrmjet meshkujve, gardian\u00ebve, avokat\u00ebve, polic\u00ebve, prokuror\u00ebve\u2026 kishte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u201cmir\u00eb ia b\u00ebri\u2026 gjynah\u2026 prej asaj\u2026\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Aleanca mashkullore e komenteve online shkon p\u00ebrtej \u201cpse s\u2019ja hoqe kok\u00ebn t\u00eb dyve or pall!\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Femrat jan\u00eb stepur. Nuk po komentojn\u00eb as ato m\u00eb t\u00eb flaktat feministe. Si ta mbrojn\u00eb Griselden me dy f\u00ebmij\u00eb? Po ato vet\u00eb kan\u00eb ndonj\u00eb histori t\u00eb ngjashme?!<\/p>\n\n\n\n<p>Stereotipi i nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb shal\u00ebt e gruas i ruan me pushk\u00eb vazhdon.<\/p>\n\n\n\n<p>Griselda \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua e bukur (kjo pranohet nga koleget e saj) dhe duhet t\u00eb kishte par\u00eb burrin q\u00eb e njohu 25 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Memaliaj, e jo dashuri\u00e7ka n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cLenc qerosi \u00ebsht\u00eb tip serioz q\u00eb ka jetuar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb qet\u00eb me Klotild\u00ebn, moshatare, grua me karrier\u00eb dhe shoq\u00ebri t\u00eb spikatur femrash t\u00eb forta. T\u00eb gjitha i kan\u00eb burrat m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl se vetja,\u201d thot\u00eb nj\u00eb mikesh\u00eb e familjes Kosta.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cSa keq p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e dy familjeve,\u201d thot\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Paragjykimi kolektiv q\u00eb dashuria mes t\u00eb martuarve nuk mund t\u00eb jet\u00eb ve\u00e7se tradhti vazhdon n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb shthurur moralisht.<\/p>\n\n\n\n<p>Morali q\u00eb d\u00ebnon tradhtin\u00eb dhe hutohet disi para plumbave t\u00eb saj mbizot\u00ebron komentet, pavar\u00ebsisht se kurv\u00ebria n\u00eb administrat\u00ebn e shtetit shqiptar \u00ebsht\u00eb kthyer prej vitesh n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb padukshme t\u00eb CV-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka skuta t\u00eb administrat\u00ebs ku gruaja, vajza e merituar t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb vend pune, n\u00ebse nuk ka nj\u00eb dor\u00eb pushteti nga pas, apo nj\u00eb dor\u00eb q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb ofshaj\u00eb \u201cOhh\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasthirrma po z\u00ebvend\u00ebson n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve edhe vet\u00eb pushtetin, dhe kjo pasthirrm\u00eb fillon nga majat m\u00eb t\u00eb larta, qeveria.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb zyrat e nj\u00eb administrate t\u00eb shkat\u00ebrruar nuk ka asnj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb \u201cbiesh\u201d n\u00eb dashuri p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Jo pa shkak edhe i gjith\u00eb opinioni publik po merret me shal\u00ebt e Griseld\u00ebs dhe pushk\u00ebn e Komisarit q\u00eb u derdh n\u00eb gjenitalin e inxhinierit.<\/p>\n\n\n\n<p>Askush nuk komentoi se si u fut Griselda e bukur n\u00eb nj\u00eb ent kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si \u00ebsht\u00eb Enti Rregullator i Energjis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>E \u201cdiplomuar\u201d part-time n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mbyllur partie si ishte Universiteti \u201cVitrina\u201d, bukuroshja nga Tepelena trajton letrat e ERE. K\u00ebrdi me em\u00ebrime t\u00eb tilla n\u00ebp\u00ebr institucione kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe \u201cKristali\u201d, \u201cJustiniani\u201d, \u201cUfo\u201d etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur fakultetet shtetrore jan\u00eb kthyer n\u00eb kazerma q\u00eb nxjerrin student\u00eb analfabet\u00eb funksional\u00eb, pa dije por me diploma imagjinohet p\u00ebr ato private.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, komisar Goxhara q\u00eb mezi u shkollua n\u00eb Akademin\u00eb e Policis\u00eb, pasi b\u00ebri karrier\u00eb dhe \u201cnamin n\u00eb Rinas\u201d, sistemoi veten e familjen me nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re e komode n\u00eb Tiran\u00eb, larg qytez\u00ebs s\u00eb varf\u00ebr, duke bler\u00eb sht\u00ebpi, makina p\u00ebr gruan, shkollimin dhe pun\u00ebn e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>Po shoq\u00ebria civile e Klotild\u00ebs, Julian\u00ebs dhe shoqet e tyre, \u00e7far\u00eb mendimi kan\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e Griseld\u00ebs me \u201cVitrin\u00ebn\u201d n\u00eb xhep dhe nj\u00eb vitrin\u00eb seksi n\u00eb \u201clook\u201d?<\/p>\n\n\n\n<p>A nuk duhet t\u2019ua marrin burrat \u201cGriseldat\u201d? Apo p\u00ebr t\u00eb izoluar k\u00ebrkesat e tyre legjitime, duhet nj\u00eb program ndihme nga jasht\u00eb, me donacione (ku gjysma e parave vidhen) q\u00eb do t\u00eb trajtoj\u00eb epshin e grave q\u00eb vijn\u00eb nga \u201cfshati\u201d n\u00eb drejtimin e duhur?<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb atyre grave e vajzave q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb reja dhe m\u00eb t\u00eb bukura se ato.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cGriselda 2\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fabul q\u00eb nuk ka burim varf\u00ebrin\u00eb, pamund\u00ebsin\u00eb, mungesat jetike apo ekonomike si ato t\u00eb pjes\u00ebs d\u00ebrrmuese t\u00eb familjeve shqiptare, por ajo tregon p\u00ebr dashurin\u00eb ose tradhtin\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtetet mbi kot\u00ebsin\u00eb. Kot\u00ebsia q\u00eb t\u00eb krijon nj\u00eb jet\u00eb e ngritur pa merit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb mbushur e gjith\u00eb administrata publike e Shqip\u00ebris\u00eb me k\u00ebt\u00eb lloj kot\u00ebsie?<\/p>\n\n\n\n<p>Me \u201cqeros\u00eb\u201d e me \u201cGriselda\u201d?<\/p>\n\n\n\n<p>Me shefa servile pushteti t\u00eb etur p\u00ebr seks dhe me bukuroshe t\u00eb reja q\u00eb s\u2019din\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asgje vet\u00ebm t\u00eb \u201ctik-tok\u201d-ojn\u00eb dhe ofshajn\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>Pa d\u00ebgjuar k\u00ebto p\u00ebrgjigje, shoq\u00ebria shqiptare do t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb vet\u00ebm krismat e komisar\u00ebve q\u00eb pushkatojn\u00eb epshet e grave t\u00eb tyre. Dhe k\u00ebto do jen\u00eb krisma t\u00eb plumbave q\u00eb do q\u00ebllojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjenitalit, jo p\u00ebr moral e dinjitet, por p\u00ebr nder t\u00eb nderit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb shqyer prej shal\u00ebsh.<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisar Goxhara q\u00eblloi me 6 plumba kund\u00ebr inxhinjerit Kosta dit\u00ebn, n\u00eb nj\u00eb nga lagjet m\u00eb t\u00eb populluara e t\u00eb njohura t\u00eb Tiran\u00ebs. Ai po ruante posht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20236,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-20235","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20235","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20235"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20235\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20236"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20235"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20235"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20235"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}