{"id":20035,"date":"2024-08-13T09:37:25","date_gmt":"2024-08-13T09:37:25","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=20035"},"modified":"2024-08-13T09:37:28","modified_gmt":"2024-08-13T09:37:28","slug":"misteri-i-tunelit-te-porto-palermos-dikur-strehim-per-nendeteset-sot-destinacion-turistik-hapet-dera-e-celikte-pas-32-vitesh-cfare-fsheh-bunkeri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=20035","title":{"rendered":"Misteri i tunelit t\u00eb Porto Palermos\/ Dikur strehim p\u00ebr n\u00ebndet\u00ebset, sot destinacion turistik, hapet dera e \u00e7elikt\u00eb pas 32 vitesh! \u00c7far\u00eb fsheh bunkeri"},"content":{"rendered":"<div class=\"78954ae5fa42b68c1393fe3da4998882\" data-index=\"1\" style=\"float: none; margin:0px 0 0px 0; text-align:center;\">\n<div data-type=\"_mgwidget\" data-widget-id=\"1576712\">\r\n<\/div>\r\n<script>(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push([\"_mgc.load\"])})(window,\"_mgq\");\r\n<\/script>\r\n\n<\/div>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr port\u00ebn e tunelit t\u00eb Porto Palermos. Hapja e k\u00ebtij tuneli q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit ishte nj\u00eb sekret ushtarak, \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb i nj\u00eb projekti t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes p\u00ebr rijet\u00ebsimin dhe rehabilitimin e t\u00eb gjith\u00eb kompleksit infrastrukturor n\u00eb Gjirin e Panorm\u00ebs p\u00ebr funksione ushtarake dhe civile.<\/p>\n<p>Hapja e port\u00ebs prej \u00e7eliku t\u00eb k\u00ebtij tuneli ujor t\u00eb veshur me betonarme vuri p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje mekanizmin e saj, pas mbi 3 dekadave mosaktivizim. Hapja e tunelit u krye n\u00ebn drejtimin e stafit inxhinierik t\u00eb batalionit t\u00eb Xhenios dhe kaloi pa asnj\u00eb problem. Ishte vet\u00eb Kryeministri Edi Rama, i cili publikoi pamjet nga hapja e k\u00ebtij tuneli. Kreu i qeveris\u00eb theksoi se me hapjen e tunelit n\u00ebnujor t\u00eb Porto Palermos ka nisur projekti i Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes p\u00ebr ta kthyer Gjirin magjeps\u00ebs t\u00eb Panorm\u00ebs n\u00eb nj\u00eb destinacion t\u00eb turizmit historik.<\/p>\n<p>\u201cMir\u00ebm\u00ebngjesi dhe me hapjen e tunelit n\u00ebnujor t\u00eb Porto Palermos, nis projekti i Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes p\u00ebr ta kthyer Gjirin magjeps\u00ebs t\u00eb Panorm\u00ebs n\u00eb nj\u00eb destinacion t\u00eb turizmit historik, ku do t\u00eb nd\u00ebrthuret natyra e paprekur e gjirit, vendosur n\u00ebn mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijet\u00ebzimin e godinave t\u00eb vjetra ushtarake, krijimin e muzeut t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, si edhe jet\u00ebzimin e kalas\u00eb s\u00eb famshme t\u00eb Ali Pash\u00ebs, ju uroj t\u00eb diel t\u00eb bukur\u201d, \u2013 shkruan Rama.<\/p>\n<p>Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, hapi tjet\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrshtatja joinvazive e objekteve t\u00eb kompleksit q\u00eb nuk g\u00ebzojn\u00eb m\u00eb funksione ushtarake, me q\u00ebllim krijimin e nj\u00eb atraksioni turistik t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, duke respektuar normat mjedisore dhe duke ofruar kushte sa m\u00eb t\u00eb larta sigurie lundrimore.<\/p>\n<p>Projekti synon miradministrimin e zon\u00ebs, e cila ka nisur t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb destinacion turistik i privilegjuar, duke respektuar normat mjedisore dhe duke ofruar kushte sa m\u00eb t\u00eb larta sigurie lundrimore. Projekti synon gjithashtu t\u00eb rikthej\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri teknike k\u00ebto asete t\u00eb \u00e7muara t\u00eb Forc\u00ebs son\u00eb Detare, t\u00eb cilat mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime st\u00ebrvitjesh komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Hapja e tunelit \u00ebsht\u00eb kryer n\u00ebn drejtimin e stafit inxhinierik t\u00eb Batalionit t\u00eb Xhenios dhe kaloi pa asnj\u00eb problem pavar\u00ebsisht mbi 3 dekadave mosaktivizim. Tuneli sh\u00ebrbente si nj\u00eb baz\u00eb autonome p\u00ebr strehimin dhe kalimin e sigurt t\u00eb mjeteve detare t\u00eb marin\u00ebs ushtarake t\u00eb koh\u00ebs, brenda gadishullit t\u00eb Porto Palermos. Hapja e port\u00ebs prej \u00e7eliku e k\u00ebtij tuneli ujor t\u00eb veshur me betonarme ka v\u00ebn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje pas shum\u00eb koh\u00ebsh mekanizmin e saj. Nd\u00ebrtimi i k\u00ebtij tuneli nisi n\u00eb 1969 dhe zgjati deri n\u00eb vitin 1988.<\/p>\n<p>Ai sh\u00ebrbente p\u00ebr strehimin dhe kalimin e sigurt t\u00eb mjeteve detare t\u00eb marin\u00ebs ushtarake t\u00eb koh\u00ebs, duke sh\u00ebrbyer nj\u00ebkoh\u00ebsisht si nj\u00eb baz\u00eb e fuqishme dhe e mbrojtur. Nga frika e armiqve, diktatori Enver Hoxha nd\u00ebrtoi 175 mij\u00eb bunker\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin dhe tuneli I Porto Palermos \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej tyre. Ky bunker p\u00ebr n\u00ebndet\u00ebset \u00ebsht\u00eb i vetmi i k\u00ebtij lloji n\u00eb Shqip\u00ebri. Tuneli \u00ebsht\u00eb 650 metra i gjat\u00eb me baz\u00eb t\u00eb fort\u00eb inxhinierike.<\/p>\n<p>Tuneli ka dy porta, nj\u00ebra n\u00eb hyrje, nd\u00ebrsa tjetra n\u00eb detin Jon. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00ebndet\u00ebset ose anijet e shpejta mund t\u00eb vinin n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb t\u00eb gjirit, t\u00eb furnizoheshin me karburant e municione dhe m\u00eb pas t\u00eb dilnin n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Shum\u00eb efektive si metod\u00eb, por q\u00eb nuk u p\u00ebrdor kurr\u00eb. Bunkeri i fortifikuar me dyer t\u00eb m\u00ebdha prej hekuri n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e tunelit synonte t\u00eb ndalonte \u00e7do form\u00eb sulmi. Brenda tunelit kishte edhe reparte p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e n\u00ebndet\u00ebseve dhe anijeve. Ndaj shum\u00eb njer\u00ebz q\u00ebndronin aty gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>MISTERI<\/p>\n<p>Tuneli i Porto Palermos pretendohet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb bunker n\u00ebndet\u00ebsesh i nd\u00ebrtuar n\u00eb Republik\u00ebn Popullore Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb sundimit t\u00eb diktatorit Enver Hoxha. Ndodhet n\u00eb skajin verior t\u00eb Gjirit t\u00eb Porto Palermos. Ai nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim si i till\u00eb, por mbetet n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb kufizimi ushtarak.<\/p>\n<p>Pothuajse me siguri funksioni i tij kryesor ishte si nj\u00eb baz\u00eb p\u00ebr mjetet e sulmit t\u00eb shpejt\u00eb. Ndryshe nga n\u00ebndet\u00ebset, k\u00ebto anije jan\u00eb anije mbrojt\u00ebse bregdetare me rreze t\u00eb shkurt\u00ebr veprimi q\u00eb shtrihen t\u00eb fshehura gjat\u00eb dit\u00ebs af\u00ebr vendit ku duhet t\u00eb operojn\u00eb nat\u00ebn. N\u00ebndet\u00ebset shqiptare t\u00eb klas\u00ebs \u201cWhisky ishin anije me rreze t\u00eb gjat\u00eb dhe zakonisht bazoheshin m\u00eb larg nga baza detare e Pashalimanit n\u00eb Gjirin e Vlor\u00ebs. N\u00eb pension n\u00eb vitin 1998, n\u00ebndet\u00ebset gjenden ende n\u00eb Pashaliman.<\/p>\n<p>Tuneli i Porto Palermos \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr gjigante nga ato q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb dukshme, por q\u00eb vlera e tij \u00ebsht\u00eb sa tri hidrocentrale t\u00eb kaskad\u00ebs s\u00eb Drinit t\u00eb marra s\u00eb bashku. Ky tunel ka q\u00ebndruar i fshehur p\u00ebr vite me radh\u00eb n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb mali dhe nuk u shfryt\u00ebzua kurr\u00eb. Kjo sepse n\u00eb momentet e p\u00ebrfundimit t\u00eb tij regjimi komunist ra. Kjo vep\u00ebr nuk u pa kurr\u00eb nga njer\u00ebzit, me p\u00ebrjashtim t\u00eb atyre q\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrzgjedhur me kujdes p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj. Tuneli i Porto Palermos ndodhet n\u00eb nj\u00eb prej perlave t\u00eb turizmit shqiptar, n\u00eb Gjirin e Porto Palermos.<\/p>\n<p>Aty gjithashtu \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga kalat\u00eb m\u00eb t\u00eb famshme nd\u00ebrtuar n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XIX nga Ali Pash\u00eb Tepelena mbi rr\u00ebnojat e nj\u00eb kalaje veneciane. Ky gji ishte menduar nga regjimi komunist t\u00eb ishte nj\u00eb nga strofullat m\u00eb t\u00eb heshtura t\u00eb kat\u00ebr mjeteve lundruese. Historia fillon n\u00eb vitin 1969, sovjetik\u00ebt ishin ata q\u00eb projektuan nj\u00eb mbrojtje perfekte n\u00eb at\u00eb zon\u00eb. Pas prishjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Bashkimin Sovjetik, ishin kinez\u00ebt ata q\u00eb mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr vijimin e projektit. Tuneli \u00ebsht\u00eb 980 metra i gjat\u00eb, 11 metra i lart\u00eb dhe 8 deri n\u00eb 11 metra i thell\u00eb, 12 metra i gjer\u00eb dhe q\u00eb shoq\u00ebrohet me disa nd\u00ebrtime deri n\u00eb 4 kate.<\/p>\n<p>Kjo vep\u00ebr, sipas kalkulimeve t\u00eb asaj kohe, ka kapur shifr\u00ebn 418 milion\u00eb Dollar\u00eb ose e konvertuar me vler\u00ebn e sotme sipas nj\u00eb kalkulimi q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb internet 1.8 miliard\u00eb Euro. Nd\u00ebrtimi i tij nisi n\u00eb 1969 dhe zgjati deri n\u00eb vitin 1988. Regjimi komunist nuk e \u00e7oi dot as deri n\u00eb fund marr\u00ebzin\u00eb e super kushtueshme q\u00eb do t\u2019i mbronte nga sulmet imagjinare. P\u00ebr nd\u00ebrtimin e tij kan\u00eb punuar rreth 1000 persona n\u00eb kushte ekstreme. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb procesverbaleve t\u00eb mbajtura n\u00eb baz\u00ebn ushtarake, vet\u00ebm nj\u00eb prej menteshave, ardhur nga Kina, kushton 75 mij\u00eb Euro. Dyert e vendosura n\u00eb tunel ishin llogaritur t\u2019i rezistoni \u00e7far\u00ebdolloj shp\u00ebrthimi, madje edhe shp\u00ebrthimeve atomike.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb tij kan\u00eb humbur jet\u00ebn rreth 100 punonj\u00ebs, por vet\u00ebm 93 prej tyre jan\u00eb dokumentuar. Shifrat mbeten kaotike pasi jo t\u00eb gjitha vdekjet brenda tunelit raportoheshin. P\u00ebr nd\u00ebrtimin e tij jan\u00eb dashur m\u00eb shum\u00eb se 20 vite pun\u00eb. Porto Palermo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur koh\u00ebt e fundit p\u00ebr st\u00ebrvitje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me vende t\u00eb tjera. M\u00eb 28 Prill 2013, USS Monterey mori pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb st\u00ebrvitje kat\u00ebror\u00ebshe p\u00ebr testimin e aft\u00ebsive t\u00eb Forcave Detare Shqiptare n\u00eb Porto Palermo. St\u00ebrvitja p\u00ebrfshiu marinar\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb reagonin ndaj thirrjeve t\u00eb simuluara t\u00eb shqet\u00ebsimit dhe raporteve p\u00ebr aktivitet t\u00eb dyshimt\u00eb. St\u00ebrvitja Shqiptare Lion 2014 p\u00ebrfshiu forcat shqiptare dhe britanike q\u00eb praktikonin nj\u00eb sulm amfib n\u00eb Porto Palermo.<\/p>\n<p>St\u00ebrvitjet Albanian Lion \u201914 u zhvilluan edhe n\u00eb Biz\u00eb, Zall-Herr, Ku\u00e7ov\u00eb dhe Pashaliman, me seli n\u00eb Kepin e Palit. Ministria Shqiptare e Mbrojtjes njoftoi se n\u00eb st\u00ebrvitje mor\u00ebn pjes\u00eb 600 trupa dhe kat\u00ebr anije. Pas shk\u00ebputjes nga BRSS-ja n\u00eb Porto Palermo mbeti vet\u00ebm nj\u00eb n\u00ebndet\u00ebse, 8 i mor\u00ebn rus\u00ebt, tre u vendos\u00ebn m\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Porto Palermos dhe u \u00e7uan p\u00ebr skrap. Nd\u00ebrsa baza ushtarake \u00ebsht\u00eb ende funksionale sot e k\u00ebsaj dite, thot\u00eb fotoreporteri, ambienti rreth saj \u00ebsht\u00eb fantastik. Ndaj thot\u00eb fotoreporteri, n\u00ebse keni qen\u00eb pjes\u00eb e ushtris\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e madhe t\u00eb q\u00ebndronit n\u00eb plazhin af\u00ebr baz\u00ebs ushtarake. Kjo baz\u00eb, q\u00eb u b\u00eb vendstrehimi i 12 n\u00ebndet\u00ebseve t\u00eb Bashkimit Sovjetik.\/ PANORAMA<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr port\u00ebn e tunelit t\u00eb Porto Palermos. Hapja e k\u00ebtij tuneli q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit ishte nj\u00eb sekret ushtarak, \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb i&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20036,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-20035","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20035","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20035"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20035\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20035"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20035"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20035"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}