{"id":20019,"date":"2024-08-11T10:52:50","date_gmt":"2024-08-11T10:52:50","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=20019"},"modified":"2024-08-11T10:52:52","modified_gmt":"2024-08-11T10:52:52","slug":"e-di-kur-te-vdes-do-me-nderojne-pusho-ne-paqe-o-artisti-i-pavdekshem-koco-devole-kjo-histori-e-shkurter-e-jetes-tende-tregon-gjithcka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=20019","title":{"rendered":"E di, kur t\u00eb vdes do m\u00eb nderojn\u00eb! Pusho n\u00eb paqe o artisti i pavdeksh\u00ebm Ko\u00e7o Devole, kjo histori e shkurt\u00ebr e jet\u00ebs t\u00ebnde tregon gjith\u00e7ka"},"content":{"rendered":"<div class=\"78954ae5fa42b68c1393fe3da4998882\" data-index=\"1\" style=\"float: none; margin:0px 0 0px 0; text-align:center;\">\n<div data-type=\"_mgwidget\" data-widget-id=\"1576712\">\r\n<\/div>\r\n<script>(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push([\"_mgc.load\"])})(window,\"_mgq\");\r\n<\/script>\r\n\n<\/div>\n<p>Publikohet intervista e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb emisionin \u201cRR\u00cbFIM\u201d n\u00eb TV Scan disa koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, nga piktori, karikaturisti, skenaristi, aktori dhe regjisori i madh i humorit shqiptar, Ko\u00e7o Devole, q\u00eb u nda nga jeta para pak koh\u00ebsh, i cili p\u00ebr 90 minuta, ka rr\u00ebfyer disa nga ngjarjet dhe historit\u00eb e panjohura t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai ka folur rreth familjes dhe karrier\u00ebs s\u00eb tij artistike, duke filluar nga origjina e familjes, specializmi i babait t\u00eb tij, Thanasit, n\u00eb Itali p\u00ebr kino-operator, puna n\u00eb at\u00eb profesion n\u00eb qytez\u00ebn e Ku\u00e7ov\u00ebs ku u lind dhe Ko\u00e7o, ardhja n\u00eb Tiran\u00eb si kino-operator n\u00eb Kinema \u201c17 N\u00ebntori\u201d, largimi dhe d\u00ebrgimi n\u00eb Kombinat me d\u00ebnim si pun\u00ebtor, pasi u zbulua se ai kishte rregulluar nj\u00eb linj\u00eb direkte telefonike p\u00ebr Tuk Jakov\u00ebn e Bedri Spahiun, q\u00eb u shpall\u00ebn \u201carmiq t\u00eb popullit\u201d, pjes\u00ebmarrja e Ko\u00e7os n\u00eb kino-provat p\u00ebr nj\u00eb rol te filmi \u201cDebatik\u201d, ku \u2018nuk fitoi\u2019, dhe figurant te \u2018Vitet e para\u2019, etj.<br \/>\nPasioni e prirjet e Ko\u00e7os p\u00ebr piktur\u00ebn ku m\u00ebsonte me inxhinierin rus n\u00eb Kombinatin e Tekstileve \u201cStalin\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, si dhe me rrethin e teatrit n\u00eb Pallatin e Pioner\u00ebve ku regjisorja ruse i besoi disa role, karikatura e par\u00eb q\u00eb botoi te \u2018Hosteni\u2019 n\u00eb 1964-\u00ebn.<\/p>\n<p>Rolet n\u00eb disa drama n\u00eb Klubin e Kultur\u00ebs n\u00eb Kombinat, konkursi p\u00ebr n\u00eb Liceun Artistik dhe pengesa biografike p\u00ebr \u2018xhaxhan\u00eb e arratisur\u2019, e drejta e studimit p\u00ebr n\u00eb Inxhneri Mekanike n\u00eb Tiran\u00eb ku q\u00ebndroi vet\u00ebm dy vite, \u2018p\u00ebr hat\u00ebrin\u2019 e shokut indonezian q\u00eb i b\u00ebnte portretin dhe \u2018shp\u00ebrblehej\u2019 me kafe, dreka e darka te \u2018Vollga\u2019, vajtja ushtar dhe angazhimi n\u00eb Estrad\u00ebn e Ushtarit me shok\u00ebn e f\u00ebmijris\u00eb, Roland Trebicka, pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb regjizorit, Viktor Gjoka, duke dh\u00ebn\u00eb shfaqje deri n\u00eb pikat m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta kufitare, etj.<\/p>\n<p>Lirimi i Ko\u00e7os nga Ushtria dhe puna n\u00eb Klubin e Kultur\u00ebs n\u00eb Kombinat, ku b\u00ebri em\u00ebr t\u00eb madh, pasi pikturoi n\u00eb nj\u00eb fasad\u00eb gjigande Enver Hoxh\u00ebn, angazhimi n\u00eb revist\u00ebn \u2018Hosteni\u2019 si karikaturist dhe me skenare p\u00ebr ske\u00e7e e parodi, em\u00ebrimi n\u00eb Estrad\u00ebn e Shtetit dhe m\u00eb pas n\u00eb Radio-Televizionin Shqiptar, puna dhe projeketet pas viteve \u201990-t\u00eb me filma, komedi, spektakle etj., bashk\u00ebpunimi e puna me mikun e ngusht\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, Filip \u00c7akuli, e deri tek profecia e tij e th\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb emisionin, ku ai mes t\u00eb tjerash u shpreh:<\/p>\n<p>\u201c\u2026Nuk pyesin fare n\u00ebse ik\u00ebn nga jeta ndonj\u00eb artist i madh, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq! Nuk pranojn\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebrcjellin p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e fundit q\u00eb nga Teatri, p.sh. Ka pasur shum\u00eb raste. Rasti i fundit ishte Hajrie Rondo q\u00eb me nj\u00ebqind lutje, e ndihmuan nga pak. Kur vdesin po, ironikisht, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nderimin m\u00eb t\u00eb madh. Un\u00eb e di q\u00eb kur t\u00eb vdes, do t\u00eb m\u00eb nderojn\u00eb, dhe do thon\u00eb ato gj\u00ebrat e zakonshme q\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt\u2026\u201d<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrpara \u201990-\u00ebs, artist\u00ebt jan\u00eb vler\u00ebsuar, se Partia, b\u00ebnte propagand\u00eb dhe na quante \u2018ndihm\u00ebs t\u00eb saj\u2019. Prandaj edhe na paguante. Por kjo nuk ka lidhje fare me sistemin diktatorial. Neve na respektonin q\u00eb nga sekretar\u00ebt e partis\u00eb, e t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ai sistem ka q\u00ebn\u00eb i mir\u00eb. Absolutisht, diktatorial ka q\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu u shpreh n\u00eb mes t\u00eb tjerash para pak koh\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr emisionin \u201cRR\u00cbFIM\u201d n\u00eb Tv Scan, (me autor Dashnor Kalo\u00e7in dhe moderatore Albana Shehu Qirjako), piktori, karikaturisti, skenaristi, aktori dhe regjizori i madh i humorit shqiptar, Ko\u00e7o Devole, i cili u nda nga jeta m\u00eb dat\u00ebn 8 n\u00ebntor dhe fatkeq\u00ebsisht, profecia e tij \u201cu zbatua pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb\u201d, sikur i madhi Devole, \u201cta kishte l\u00ebn\u00eb me amanet\u201d, pasi ai u p\u00ebrcoll p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e fundit nga nj\u00eb sht\u00ebpi funerale private?!<\/p>\n<p>N\u00eb sh\u00ebnje homazhi p\u00ebr nj\u00eb nga ikonat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb humorit shqiptar, Memorie.al, ka zbardhur dhe sjell ekskluzivisht p\u00ebr lexuesit, d\u00ebshmit\u00eb e rralla t\u00eb \u2018Mjeshtrit t\u00eb Madh\u2019, Ko\u00e7o Devole, n\u00eb disa numra.<\/p>\n<p>Zoti Devole, kjo foto e juaja q\u00eb shikojm\u00eb n\u00eb ekran, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e hershme\u2026?<br \/>\nKo\u00e7o Devole: Po, kjo foto i p\u00ebrket vitit 1963-\u201864 dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kino-prov\u00eb q\u00eb un\u00eb b\u00ebra p\u00ebr filmin \u201cVitet e para\u201d, e cila u realizua me skenar t\u00eb shkrimtarit, Fatmir Gjata, sipas romanit t\u00eb ti, \u201cK\u00ebneta\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e madhe q\u00eb t\u00eb interpretoje n\u00eb nj\u00eb film, dhe sigurisht q\u00eb ishte nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e madhe q\u00eb t\u00eb ishe p\u00ebrpara kamerave, atje n\u00eb Kinostudion \u201cShqip\u00ebria e Re\u201d.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb lloj \u00ebndrre q\u00eb sa kishte filluar t\u00eb m\u00eb ngacmonte mua, por do vij rradha dhe t\u2019ju tregoj edhe si nisi kjo \u00ebnd\u00ebrr, pasi ka qen\u00eb filmi \u201cDebatik\u201d ai i pari, ku un\u00eb b\u00ebra kinoprov\u00ebn, xhirova shum\u00eb, por si p\u00ebrfundim nuk shkova, pasi fitoi nj\u00eb djal tjet\u00ebr. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, do ta them edhe at\u00eb, por ky moment q\u00eb shikojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb foto, \u00ebsht\u00eb pas asaj t\u00eb \u201cDebatik\u201d-ut.<\/p>\n<p>U prek\u00ebt dhe u l\u00ebnduat q\u00eb nuk fituat te ai film, pra te \u201cDebatiku\u201d?<br \/>\nKo\u00e7o Devole: Po sigurisht, p\u00ebrve\u00e7se ishte nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e madhe t\u00eb interpretoje n\u00eb nj\u00eb film, ishte dhe k\u00ebnaq\u00ebsia tjet\u00ebr, pasi aty luanin dhe interpretonin emra t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb sken\u00ebs dhe kinematografis\u00eb shqiptare, si: Sand\u00ebr Prosi, Prokop Mima, Margarita Xhepa, etj., q\u00eb i kishim par\u00eb n\u00ebp\u00ebr filma dhe tani ne i kishim af\u00ebr, i kishim n\u00eb krah. Ishte gati gati magjike, se kur ke nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb madhe t\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb ekran, n\u00eb kinematografi n\u00eb televizion!<\/p>\n<p>Aty u xhirua goxha, se ishte nj\u00eb sken\u00eb masive, (sipas skenarit) ku u shp\u00ebrthye diga, n\u00eb nj\u00eb moment vjen ai asistent regjisori, dhe na thoshte q\u00eb t\u00eb b\u00ebnim kujdes, pasi ne fillimisht duhet t\u00eb ishim t\u00eb qet\u00eb dhe vet\u00ebm kur vjen lajmi q\u00eb po shp\u00ebrthente diga, ne duhej t\u00eb alarmoheshim.<\/p>\n<p>Por un\u00eb isha shum\u00eb n\u00eb siklet, pasi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb turm\u00eb me 30-40 figurant\u00ebsh, un\u00eb isha nj\u00eb nga ata dhe kujtoja se asistent regjizori dhe t\u00eb gjith\u00eb, m\u00eb shikonin vet\u00ebm mua dhe rrija me shum\u00eb siklet e frik\u00eb, duke menduar se do e b\u00ebja mir\u00eb apo keq at\u00eb sken\u00eb!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb at\u00eb siklet q\u00eb isha, kur vjen momenti q\u00eb u dha lajmi nga asistent regjisor, pra q\u00eb u shp\u00ebrthye diga, nuk e di se \u00e7far b\u00ebra, por kur e pash\u00eb filmin, (qesh) nuk ishte fare ajo sken\u00eb, vet\u00ebm dukesha pak q\u00eb kisha zbritur nga ato krevatet q\u00eb ishte nd\u00ebrtuar dekori aty, dhe kaq ishte e gjitha. Pra, dhjet\u00eb sekonda a ishin apo nuk ishin\u2026?!<\/p>\n<p>Por ju Ko\u00e7o u impenjuat maksimalisht, edhe pse dol\u00ebt vet\u00ebm disa sekonda n\u00eb at\u00eb sken\u00eb t\u00eb filmit\u2026?!<br \/>\nKo\u00e7o Devole: Patjet\u00ebr q\u00eb impenjimi ishte maksimal, por kjo gj\u00eb erdhi m\u00eb shum\u00eb nga meraku i madh q\u00eb kisha un\u00eb nga d\u00ebshtimi, d.m.th., me kino-provat q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb me \u201cDebatik\u201d-un dhe k\u00ebt\u00eb dua t\u00eb them, se ajo tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb interpretuar n\u00eb at\u00eb film n\u00eb 1961-in apo \u201962-in, te vitet mund t\u00eb gaboj, por aty af\u00ebr \u00ebsht\u00eb dhe ajo ishte nj\u00eb nism\u00eb e madhe, kur e kujtoj tani.<\/p>\n<p>Te Shkolla \u201c8-N\u00ebntori\u201d, ku isha un\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, erdhi regjisori, Hysen Hakani, futet n\u00eb klas\u00eb dhe shikon t\u00eb gjith\u00eb e afrohet tek un\u00eb, pasi un\u00eb s\u2019kam qen\u00eb k\u00ebshtu, kam pasur flok\u00eb, e ai m\u00eb p\u00ebrkedheli nga koka e m\u00eb tha:<\/p>\n<p>\u201cA ke d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb interpretosh n\u00eb nj\u00eb film\u201d? Nd\u00ebrkoh\u00eb nga g\u00ebzimi, un\u00eb mbeta e nuk fola fare dhe ai m\u2019u drejtua p\u00ebrs\u00ebri: \u201cH\u00eb mo, ke qejf t\u00eb vish, apo jo\u2026\u201d?! \u2018Po\u2019, i thash\u00eb un\u00eb menj\u00ebher\u00eb nga frika se mos nd\u00ebrronte m\u00ebndje.<\/p>\n<p>Ai m\u00eb tha: \u201cNes\u00ebr do vish n\u00eb Kinostudio\u201d. Un\u00eb fluturova, nuk e di, por fluturova nga g\u00ebzimi n\u00eb ato momente, pasi ishte nj\u00eb ndjenj\u00eb, q\u00eb nuk e di si se si t\u2019ua them\u2026! T\u00eb nes\u00ebrmen, erdhi \u201cGaz\u201d-i i Kinostudios aty te shkolla p\u00ebr t\u00eb m\u00eb marr\u00eb dhe doli e gjith\u00eb shkolla duke m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur me duar kur un\u00eb po hypja aty dhe m\u00eb thonin:<\/p>\n<p>\u201cEjjj, na ndero, mir\u00ebupafshim Ko\u00e7o, etj\u2026\u201d dhe m\u00eb b\u00ebnin me duar. Hypa, shkova n\u00eb Kinostudio, b\u00ebra disa fotografi me aktorin e madh, Besim Levonja (i cili nuk jeton m\u00eb, respekte) edhe Sand\u00ebr Prosin e madh, e nuk e di tjet\u00ebr se kush ka qen\u00eb se kan\u00eb kaluar vite dhe nuk i mbaj m\u00ebnd, por k\u00ebta t\u00eb dy i mbaj m\u00ebnd shum\u00eb mir\u00eb dhe b\u00ebm\u00eb disa xhirime, jo me ca p\u00ebllumba, jo me nj\u00eb italian q\u00eb i jepja breshk\u00ebn, etj.<\/p>\n<p>Tartaruge\u2026?!<br \/>\nKo\u00e7o Devole: Ehh, poo tartarughe, di\u00e7ka e till\u00eb, ishin disa skena q\u00eb i kishte zgjedhur vet\u00eb regjizori Hyseni, skena q\u00eb i dukeshin atij tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtira dhe a do ta p\u00ebrballoja un\u00eb at\u00eb xhirim.<\/p>\n<p>Pra ishin k\u00ebto skena q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriteshin me xhirime, disa dit\u00eb, vinte \u201cGaz\u201d-i n\u00eb shkoll e m\u00eb merrte, m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndesin shok\u00ebt e shoqet e shkoll\u00ebs, m\u00eb d\u00ebrgonin n\u00eb Kinostudio, vazhdonin e p\u00ebrs\u00ebrisnim xhirimet, m\u00eb sillin p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb shkoll\u00eb, m\u00eb merrnin prap\u00eb e k\u00ebshtu nja nj\u00eb jav\u00eb kjo pun\u00eb.<\/p>\n<p>Befas, pas nj\u00eb jave, vjen Drejtori i Kinostudios, Todi Bozo dhe i thot\u00eb regjisorit, me at\u00eb z\u00ebrin e tij karakteristik (se Todi mesa di \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb dhe i uroj edhe 100 vjet, \u00ebsht\u00eb i ati i Petrit\u2026), e i thot\u00eb Hysenit: \u201cOreee, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb ki mo, ki \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh sa ata, gjej ndonj\u00eb tjet\u00ebr mo\u2026\u201d. Un\u00eb mbeta k\u00ebshtu i ngrir\u00eb. \u201cGjej ndonj\u00eb tjet\u00ebr mo, ky \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh sa k\u00ebta, sa Roland Trebicka, sa Dhimit\u00ebr Pecani, kupton ti\u2026,<\/p>\n<p>Coli duhet t\u00eb jet\u00eb i vog\u00ebl mo Hysen\u2026\u201d! Dhe k\u00ebshtu erdhi Hyseni e m\u00eb p\u00ebrkedheli, u pren\u00eb xhirimet n\u00eb mes dhe m\u00eb tha, \u2018h\u00eb\u00eb\u00eb se do bisedojm\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri do vij\u2026\u2019 dhe t\u00eb nes\u00ebrmen prita, por nuk erdhi m\u00eb \u201cGaz\u201d-i dhe n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre u thye \u00ebndrra. Po u thye v\u00ebrtet, por kur me thirr\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, u rizgjua p\u00ebrs\u00ebri d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb interpretuar.<\/p>\n<p>Por kishin kaluar koh\u00eb dhe sigurisht un\u00eb kisha marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto grupet e Teatrit me shkollat, me Pallatin e Pionerit etj., e gjithashtu un\u00eb q\u00eb n\u00eb f\u00ebmijri isha marr\u00eb me vizatime, piktura, b\u00ebja skulptura me balt\u00eb e vog\u00eblsira t\u00eb tjera si gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb at\u00eb mosh\u00eb.<\/p>\n<p>Kishit prirje p\u00ebr artin\u2026?<br \/>\nKo\u00e7o Devole: Po, kisha, m\u00eb kujtohet se n\u00eb Kombinat, ishte nj\u00eb inxhinier Tekstili, por ai b\u00ebnte piktura me bojra vaji dhe un\u00eb i dilja nga mbrapa e komunikoja me t\u00eb, se ai dinte pak shqip e m\u00eb thoshte:<\/p>\n<p>\u201cMundohu t\u00eb b\u00ebsh vizatime k\u00ebshtu, se ke nj\u00eb stil\u2026\u201d. Un\u00eb edhe pse s\u2019merrja vesh \u00e7a thoshte ai, mundohesha t\u00eb vizatoja dhe e kisha me shum\u00eb pasion e d\u00ebshir\u00eb, pasi q\u00eb i vog\u00ebl, pra para se t\u00eb shkoja p\u00ebr kino-prova n\u00eb Kinostudio, \u00ebndrra ime ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha piktor.<\/p>\n<p>Por rruga e jetes dredhoi dhe ai q\u00eb u b\u00eb sebep, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb regjisor, Mihallaq Baliu, i cili ka qen\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb Q\u00ebndrore t\u00eb Krijimtaris\u00eb Popullore, dhe ai di\u00e7ka pa te une, pasi un\u00eb kisha shkruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb tip parodie, rreth 10 rreshta. Duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb viti 1959-\u201960, i ri isha dhe ajo ishte nj\u00eb parodi p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, ku un\u00eb trajtoja ato \u00e7apk\u00ebnll\u00ebqet e f\u00ebmijve, kur ne nuk shkonim n\u00eb shkoll\u00eb, apo loznim me llastiqe etj.<\/p>\n<p>Dhe ky m\u00eb nxiti t\u00eb shkruaja, duke m\u00eb inkurajuar, por krahas k\u00ebsaj, un\u00eb vazhdova t\u00eb merresha me karikatura dhe n\u00eb vitin 1964, arrita t\u00eb botoja karikatur\u00ebn e pare, te revista Hosteni. Ajo ishte nj\u00eb karikatur\u00eb si 30 a 40 karikatura t\u00eb tjera q\u00eb kisha ber\u00eb un\u00eb, dhe shikoja njerzit q\u00eb blinim revist\u00ebn Hosteni, e kujtoja se ata e blinin at\u00eb p\u00ebr mua, edhe pse askujt si binte nd\u00ebrm\u00ebnd p\u00ebr karikatur\u00ebn time.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb ishte nj\u00eb ngjarje e madhe p\u00ebr mua, botimi i asaj karikature, q\u00eb se harroj kurr\u00eb. Ajo ishte nj\u00eb karikatur\u00eb e vog\u00ebl, por u b\u00eb shtysa kryesore q\u00eb un\u00eb u mora p\u00ebr vite e vite me rradh\u00eb te Revista Hosteni.<\/p>\n<p>Me sa dim\u00eb, q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re kur ju ishit n\u00eb Pallatin e Pionerit, n\u00eb shkoll\u00ebn 7 vje\u00e7are, nuk merreshit me vizatime dhe karikatura, por me let\u00ebrsi\u2026?!<br \/>\nKo\u00e7o Devole: Po po me let\u00ebrsi jam marr\u00eb, me drama, vet\u00ebm me dram\u00ebn merreshim, por m\u00ebndjen e kisha te piktura dhe gjithnj\u00eb thoja se do b\u00ebhem piktor, edhe pse kisha pasion edhe let\u00ebrsin\u00eb.<\/p>\n<p>Pra ishte nj\u00eb dyzim si t\u00eb thuash, q\u00eb s\u2019di ta p\u00ebrcaktoj, nd\u00ebrmjet piktur\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb, kjo ka qen\u00eb zanafilla e pasioneve t\u00eb mija, q\u00eb m\u00eb von\u00eb erdhi dhe u konsolidua, duke u b\u00ebr\u00eb si profesion i imi n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Kujtoj se n\u00eb vitin 1961 apo \u201962, ka qen\u00eb nj\u00eb regjizore ruse, e cila m\u00eb dha nj\u00eb rol t\u00eb Gjon Marka Gjonit, te drama e Loni Pap\u00ebs \u201cTre t\u00eb sht\u00ebna pushke\u201d. Un\u00eb isha fare i ri, por m\u00eb b\u00ebnin makjazh, musteqe, flok\u00eb t\u00eb thinjura, m\u00eb vinin qeleshe etj.<\/p>\n<p>Ku ju gjeti ajo dhe \u00e7far\u00eb pa tek ju?<br \/>\nKo\u00e7o Devole: Aty m\u00eb gjeti te grupi i teatrit dhe nuk e di se \u00e7far gj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pikasi te un\u00eb q\u00eb m\u00eb angazhoi n\u00eb at\u00eb dram\u00eb, duhet pyetur ajo, por nuk \u00ebsht\u00eb e shkreta. Aty u forcua ajo prirje po themi p\u00ebr teatrin dhe mua m\u00eb angazhuan n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera, pastaj erdhi komedia \u201cBanor\u00ebt e shkall\u00ebs nr. 6\u201d, e Dionis Bubanit.<\/p>\n<p>K\u00ebto ishin fillimet e mija t\u00eb para me artin, sken\u00ebn dhe dram\u00ebn n\u00eb ve\u00e7anti, pasi ajo e Pallatit t\u00eb Pioner\u00ebve, ishte si nj\u00eb shaka.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu fillova at\u00ebher\u00eb. Ishim kalamaj dhe ku t\u00eb venim, shkonim n\u00eb rrethin e tetatrit, ku t\u00eb venim, te rrethi piktur\u00ebs, por atje te piktura, nuk me pranuan si t\u00eb paaft\u00eb\u2026! D.m.th., ngeca te Teatri, jo se kisha ndonj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe. Pra karikatura e d\u00ebshira e madhe p\u00ebr sken\u00ebn, u p\u00ebrzie dhe un\u00eb anoja nga komedia.<\/p>\n<p>Ju keni pasur fatin dhe rastin q\u00eb t\u00eb takonit ikonat e jet\u00ebs kulturore e artistike shqiptare, q\u00eb kur u p\u00ebrzgjodh\u00ebt p\u00ebr kino-prov\u00ebn te \u201cDebatiku\u201d, pra aktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb asaj kohe?<br \/>\nKo\u00e7o Devole: Po patjet\u00ebr, vet\u00ebm se nuk na vinte njeri n\u00eb pull\u00eb kur i thon\u00eb, e ne vet\u00ebm rrinim dhe shikonim. M\u00eb kujtohet kur Prokop Mima, na jepte fjal\u00ebn artistike dhe ne e shikonim k\u00ebshtu, pasi ai e b\u00ebnte pun\u00ebn e vet me shum\u00eb pasion.<\/p>\n<p>Dhe erdhi nj\u00eb moment kur Prokopi, me at\u00eb t\u00eb folur\u00ebn e tij karakteristike, (ka qen\u00eb nj\u00eb aktor i shk\u00eblqyer ai dhe gjith\u00eb plejada e aktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb asaj kohe), me at\u00eb timbrin e z\u00ebrit t\u00eb tij t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, na thoshte: \u201cDuhet t\u2019i jepni tingullin \u00e7do g\u00ebrme, \u00e7do fjale, duhet ta marri vesh edhe spektatori q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb sall\u00ebs\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Dhe ne rrinim k\u00ebshtu dhe e d\u00ebgjonim me v\u00ebm\u00ebndje. P.sh., kur thoshte: \u201cKarikaturisti, karikaturoi nj\u00eb karikatur\u00eb karakteristike\u2019, dhe ne duhet ta thonim t\u00eb gjith\u00eb fjalin\u00eb, duke i ndar\u00eb fjal\u00ebt n\u00eb rrokje\u2026.\u201d Si i thonim disa nga ne, edhe duke qeshur dhe na mbet\u00ebn n\u00eb m\u00ebndje ato fjal\u00eb, e i p\u00ebrs\u00ebrisnim me nj\u00ebri tjetrin, por ai ishte nj\u00eb aktor i madh i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm.<\/p>\n<p>A kishit nj\u00eb aktor t\u00eb preferuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb mendonit sikur un\u00eb t\u00eb b\u00ebhem si ky\u2026?<br \/>\nKo\u00e7o Devole: Aktori q\u00eb ne \u00ebnd\u00ebrronim, ka qen\u00eb Mario Ashiku, q\u00eb ne e kishim idhull, q\u00eb kur e pam\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb pare, te filmi \u201cFurtuna\u201d n\u00eb rolin e Arbenit, ai ishte nj\u00eb aktor i madh dhe gjithashtu nj\u00eb burr\u00eb simpatik dhe ja kam th\u00ebn\u00eb Marios m\u00eb von\u00eb, q\u00eb ne t\u00eb shikonim gjith\u00eb adhurim e simpati.<\/p>\n<p>Ju keni kaluar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs suaj n\u00eb Kombinat, keni ber\u00eb shkoll\u00ebn e mesme aty, keni punuar atje, por mesa kemi m\u00ebsuar, q\u00eb i vog\u00ebl ju shkonit n\u00eb Kinema \u201c17 N\u00ebntori\u201d, si e kujtoni at\u00eb koh\u00eb Kineman\u00eb \u201c17 N\u00ebntori\u201d?<br \/>\nKo\u00e7o Devole: Po po n\u00eb Kombinat, atje kam qen\u00eb. Ehhh Kinema \u201c17 N\u00ebntori\u201d, se im at\u00eb, ka qen\u00eb Kino-operator i Kinema \u201c17 N\u00ebntori\u201d dhe aty vinin edhe aktor\u00ebt e Teatrit, se ajo ka qen\u00eb e vetmja kinema n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, e bashk\u00eb me Kinema \u201cDonika\u201d e \u201cPartizani\u201d, ishin t\u00eb vetmet, se tre kinema kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht aty vinin aktor\u00ebt e njohur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ku un\u00eb, si\u00e7 thoshte ime m\u00eb, m\u00eb kan\u00eb marr\u00eb q\u00eb nj\u00eb vje\u00e7, dy vje\u00e7, pasi babai perve\u00e7se ishte kino-operator aty, ka qen\u00eb kino-operatori i par\u00eb n\u00eb Kineman\u00eb e Ku\u00e7ov\u00ebs, se un\u00eb atje kam lindur n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb. Im at\u00eb ishte kino-operatori i par\u00eb aty dhe kishte shkuar edhe n\u00eb Itali p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar p\u00ebr at\u00eb profesion, por kishte m\u00ebsuar edhe p\u00ebr k\u00ebto makinat e akulloreve dhe e th\u00ebrrisnin gjithandej tim at\u00eb, p\u00ebr k\u00ebto pun\u00eb.<\/p>\n<p>Do flas pak p\u00ebr tim at\u00eb, pasi m\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb m\u00ebndje fjal\u00ebt e tij, kur un\u00eb isha f\u00ebmij\u00eb dhe ai tregonte, si\u00e7 i mbesin \u00e7do f\u00ebmije n\u00eb m\u00ebndje ca gj\u00ebra, q\u00eb b\u00ebhen shkak p\u00ebr nj\u00eb ngjarje jo t\u00eb mir\u00eb n\u00eb familje. Ne n\u00eb Kombinat na kishin \u00e7uar me d\u00ebnim, pasi babai kur kishte ardhur n\u00eb Tiran\u00eb, nga q\u00eb merrej dhe me telefona, (pasi i vinte dor\u00ebsh p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra), i kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lidhje telefonike direkte, Tuk Jakov\u00ebs me Bedri Spahiun, kur k\u00ebta ishin antar\u00eb t\u00eb Byros\u00eb Politike dhe me funksione t\u00eb larta pas Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Por pasi u d\u00ebnuan k\u00ebta dhe dol\u00ebn si \u201carmiq t\u00eb popullit\u201d, ashtu si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, pyet\u00ebn; po kush u\u2019a ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb? \u2018Thanas Devole\u2019, than\u00eb\u2026.! Hiqeni menj\u00ebher\u00eb u dha urdh\u00ebri dhe baban\u00eb e hoq\u00ebn nga Kinema \u201c17 N\u00ebntori\u201d, dhe ne na \u00e7uan n\u00eb Kombinat. Mua m\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb m\u00ebndje k\u00ebto gj\u00ebra q\u00eb ndodh\u00ebn me baban\u00eb, pasi nuk arrija ta konceptoja dot at\u00eb gj\u00eb\u2026?!<\/p>\n<p>Po prind\u00ebrit, mamaja me baban\u00eb, a e diskutonin at\u00eb gj\u00eb n\u00eb familje, pra d\u00ebnimin e babait?<br \/>\nKo\u00e7o Devole: Jo nuk e diskutonin kurr\u00eb, por ky ka qen\u00eb realiteti dhe un\u00eb nuk dua t\u00eb ndalem gjat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje q\u00eb i solli jo pak peripeci familjes son\u00eb, pasi k\u00ebshtu e solli jeta me trishtime e probleme t\u00eb tjera, dhe si ne, ka pasur me dhjetra familje q\u00eb kan\u00eb vuajtur. Pra nuk dua t\u00eb ndalem m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje, pasi edhe telespektatori q\u00eb na ndjek, mesiguri, pret nga un\u00eb q\u00eb t\u2019u tregoj ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur\u2026!<\/p>\n<p>Por t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb pak k\u00ebtu te ngjarja me baban\u00eb tuaj q\u00eb p\u00ebrfundoi i d\u00ebnuar n\u00eb Kombinat?<br \/>\nKo\u00e7o Devole: Po aty p\u00ebrfundoi, por ngaq\u00eb ishte e zoti dhe ja kishin nevoj\u00ebn, u detyruan dhe e b\u00ebn\u00eb prap shef reparti, por tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb profesion tjet\u00ebr. Aq i zoti ishte, saq\u00eb edhe vet\u00eb ata specialist\u00ebt dhe inxhinier\u00ebt sovjetik\u00eb q\u00eb ishin aty n\u00eb Kombinat e pyesnin dhe konsultoheshin me t\u00eb p\u00ebr probleme t\u00eb ndryshme pune. Sepse si\u00e7 ju thash\u00eb, ai kishte qen\u00eb nja nj\u00eb vit n\u00eb Itali, n\u00eb 1939-\u00ebn apo n\u00eb \u201940-\u00ebn, di\u00e7ka e till\u00eb dhe kishte m\u00ebsuar shum\u00eb atje nga k\u00ebto profesionet.<\/p>\n<p>Po ju personalisht, \u00e7far kujtimesh keni nga Kombinati, pasi aty keni kaluar jo pak vite, p.sh. nga gjimnazi \u00e7far kujtoni?<br \/>\nKo\u00e7o Devole: Nga Kombinati un\u00eb kam plot kujtime dhe nga gjimnazi gjithashtu, por q\u00eb nga vit 1964, q\u00eb kam mbaruar un\u00eb matur\u00ebn, kan\u00eb kaluar kaq vite dhe\u2026, por sigurisht i mbaj m\u00ebnd shok\u00ebt e klas\u00ebs e shum\u00eb prej tyre, si p.sh. disa q\u00eb u b\u00ebn\u00eb mjek\u00eb m\u00eb von\u00eb, si Drita Llaha (Hana) apo Bedrie Bezhani, etj. Dhe nga e gjith\u00eb klasa q\u00eb ishim ne at\u00ebhere, vet\u00ebm un\u00eb devijova dhe dola k\u00ebshtu, z\u2019droms, si i thon\u00eb\u2026?!<\/p>\n<p>Pra devijuat?!<br \/>\nKo\u00e7o Devole: Po devijova se t\u00eb gjith\u00eb dol\u00ebn mjek\u00eb apo inxhinier\u00eb, kurse un\u00eb\u2026, n\u00eb fakt edhe un\u00eb p\u00ebr Inxhinieri vazhdova n\u00eb fillim.<\/p>\n<p>Aty do ndalemi, pra, kur ishit n\u00eb gjimnaz dhe mbaruat matur\u00ebn, a kishit \u00ebndrra se \u00e7far\u00eb do b\u00ebheshit, pra p\u00ebr \u00e7far\u00eb kishit d\u00ebshir\u00eb t\u00eb studjonit?<\/p>\n<p>Ko\u00e7o Devole: \u00cbndrra ime ishte q\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha piktor dhe un\u00eb kisha k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb vazhdoja Liceun Artistik, por nuk m\u00eb pranuar se mua m\u00eb pengonte biografia dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb un\u00eb e kam marr\u00eb vesh shum\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb xhaxha i babit tim, kishte ikur n\u00eb 1939-\u00ebn n\u00eb Amerik\u00eb. Dhe pra ai regjim, thoshin se xhaxhai nuk ka ikur n\u00eb \u201939-\u00ebn, por ka ikur n\u00eb \u201949-\u00ebn. Tani, kjo e \u201949-\u00ebs, quhej i arratisur politik dhe me k\u00ebt\u00eb, ata m\u00eb thoshin, \u2018kij kujdes tani\u2019.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e kam kuptuar von\u00eb si\u00e7 u thash\u00eb, pasi kur shkova p\u00ebr t\u00eb konkuruar n\u00eb Teat\u00ebr, Instituti i Lart\u00eb i Arteve ishte at\u00ebhere, them se dola mir\u00eb, por nuk ma dhan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, se si\u00e7 dukej, ishte puna e k\u00ebtij xhaxhait q\u00eb ma b\u00ebn\u00eb t\u00eb arratisur n\u00eb \u201949-\u00ebn. Se nuk kishte arsye tjet\u00ebr, pasi sa her\u00eb konkuroja, q\u00eb n\u00eb Lice e m\u00eb pas, m\u00eb thonin, \u2018mir\u00eb, shum\u00eb mir\u00eb\u2019, por asnj\u00ebher\u00eb nuk fitoja. Vet\u00ebm n\u00eb Inxhineri Mekanike q\u00eb m\u00eb doli, pasi kisha shk\u00eblqyer Vizatimin Teknik dhe nuk e di se si m\u00eb doli, e qysh m\u00eb doli, por Vizatimin Teknik e kisha 10 me notat q\u00eb u dyfishuan n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pasi nota m\u00eb e lart\u00eb deri at\u00ebhere ishte pesa. Un\u00eb e kisha qejf Vizatimin Teknik dhe m\u00eb doli Inxhineri Mekanike, ku q\u00ebndrova dy vjet, pasi nuk ma fshin\u00eb emrin si her\u00ebt e tjera.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e kisha me qejf at\u00eb deg\u00eb dhe ato dy vjet kam q\u00ebndruar aty, vet\u00ebm p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb nj\u00eb shoku tim indonezian (kishte plot at\u00ebhere t\u00eb huaj n\u00ebp\u00ebr fakultete) q\u00eb vinte p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb merrte dhe m\u00eb jepte ndonj\u00eb kafe. E gjith\u00eb puna ishte, se si gati gati m\u00eb adhuronte, sepse un\u00eb i b\u00ebja ndonj\u00eb piktur\u00eb portretin e tij dhe karikatur\u00eb, e ai k\u00ebnaqej me k\u00ebto, e s\u2019m\u00eb ndahej, por as un\u00eb, si ndahesha\u2026! (qesh).<\/p>\n<p>Pra ju paskeni pasur t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb s\u2019i ndaheshit, pasi e meritonit kafen me ato piktura q\u00eb i b\u00ebnit?<br \/>\nKo\u00e7o Devole: Jo vet\u00ebm kafe, \u00e7a kafe, se pastaj kaluam te drekat ne, nuk mbet\u00ebm te kafja, pra p\u00ebrparuam\u2026(qesh) e shkonim n\u00eb lokale serioze, si \u201cVollga\u201d, por nj\u00eb dit\u00eb i thash\u00eb, se nuk do vazhdoj m\u00eb fakultetin. Ai m\u00eb tha, \u2018jo mos e l\u00eb, do b\u00ebsh gabim, jo k\u00ebshtu, jo ashtu\u2019, por un\u00eb e kisha vendosur dhe ai ka qar\u00eb shum\u00eb kur u ndam\u00eb. Kaluan dy vjet dhe ai iku, nuk e di se ku, se nuk munda t\u00eb lidhesha m\u00eb dot me t\u00eb.<\/p>\n<p>Po ju ku shkuat pasi ik\u00ebt nga Inxhineria?<br \/>\nKo\u00e7o Devole: Pasi ika nga Inxhinieria Mekanike, m\u00eb mor\u00ebn ushtar p\u00ebr mbrojtjen e atdheut dhe m\u00eb caktuan n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Estrad\u00ebn e Ushtarit, ku isha bashk\u00eb me Roland Trebick\u00ebn, shokun tim t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Po kush ju mori n\u00eb Estrad\u00ebn e Ushtarit, si e rregulluat?<br \/>\nKo\u00e7o Devole: Po kush na mori, po kishim nga pak talent, thoshin, k\u00ebshtu na mori aty Viktor Gjoka me Thanas Gjok\u00ebn dhe na \u00e7uan n\u00eb Gard\u00ebn e Republik\u00ebs. I tham\u00eb ne, \u2018po \u00e7a do b\u00ebjm\u00eb aty\u2019, do b\u00ebjm\u00eb teat\u00ebr tha Rolandi.<\/p>\n<p>Ishim t\u00eb veshur me uniform\u00eb me armatime, me kok\u00eb t\u00eb qethur, ushtar tamam. Aty filluam pastaj t\u00eb merreshim me teat\u00ebr, se na takoi regjizori Viktor Gjoka dhe na tha neser do vini te Sht\u00ebpia Q\u00ebndrore e Ushtris\u00eb, ku filluam provat menj\u00ebher\u00eb me Estrad\u00ebn e Ushtarit.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00ebntori i 1966-\u00ebs apo \u201967-\u00ebs di\u00e7ka e till\u00eb, se me k\u00ebto vitet, ju thash\u00eb se nuk jam shum\u00eb i sakt\u00eb. Nga aty kemi shkuar at\u00ebher\u00eb n\u00eb V\u00ebrzhezh\u00eb t\u00eb Skraparit, ku ishte ai \u201ctrimi pa sy\u201d q\u00eb tha shoku Enver Hoxha dhe kemi vajtur atje, kemi dh\u00ebn\u00eb shfaqje n\u00eb maj\u00eb t\u00eb malit me d\u00ebbor\u00eb!<\/p>\n<p>Po, i kishte keto Estrada e Ushtarit?<br \/>\nKo\u00e7o Devole: Po po i kishte, e kuptoj, po ku na q\u00eblloi ne t\u00eb shkonim p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb atje, sa vajt\u00ebm ushtar, k\u00ebtu e kisha fjal\u00ebn, se ne ushtar ishim dhe do shkonim ku kishte nevoj\u00eb atdheu.<\/p>\n<p>Po paskeni qen\u00eb me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb mbar\u00eb\u2026?<br \/>\nKo\u00e7o Devole: Po po me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb mbar\u00eb, atje n\u00eb maj\u00eb t\u00eb malit ku u b\u00eb dhe nj\u00eb st\u00ebrvitje e madhe ushtarake dhe n\u00eb p\u00ebrfundim, t\u00eb saj i dhan\u00eb edhe atij, Fuat \u00c7el\u00ebs nj\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Nj\u00eb dekorat\u00eb\u2026?<br \/>\nKo\u00e7o Devole: Jo jo \u00e7a dekorate, i dhan\u00eb nj\u00eb automatik, k\u00ebshtu \u201cKallash\u201d, ja dhan\u00eb aty dhe ai i shkreti, qau nga g\u00ebzimi, se nuk e priste si duket, ja dha ai Shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Petrit Dume dhe ai nuk shikonte, por kur ja lan\u00eb n\u00eb dor\u00eb, ai i shkreti gjith\u00eb g\u00ebzim tha: \u201cK\u00ebt\u00eb arm\u00eb q\u00eb ma dha Partia, do e ruaj si syt\u00eb e ballit\u201d, e n\u00eb at\u00eb moment, ai shefi i ra me brryl, (se ai nuk shihte dhe syt\u00eb thonin se ja kishte d\u00ebmtuar nj\u00eb granat\u00eb, por nejse) dhe ato fjal\u00eb, ai i tha nja tre her\u00eb dhe po kaq brryle h\u00ebngri i shkreti nga ai oficeri q\u00eb ishte ngjitur me t\u00eb! Por pastaj, si duket e kuptoi dhe her\u00ebn e kat\u00ebrt tha: \u201cK\u00ebt\u00eb automatik q\u00eb ma dha Partia do ta ruaj n\u00eb z\u00ebm\u00ebr si syt\u00eb e ballit\u201d, e k\u00ebshtu\u2026!<\/p>\n<p>Qeshnit ju\u2026?<br \/>\nKo\u00e7o Devole: P\u00ebr t\u00eb qeshur ishte, po kujt ja mbante t\u00eb qeshte, ishin gj\u00ebra me zarar k\u00ebto dhe nuk b\u00ebhej shaka p\u00ebr kollaj me ato q\u00eb thoshte Partia, sesi \u201cai ishte trim pa sy\u201d dhe me \u201cKallash\u201d, etj.\/Memorie.al<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Publikohet intervista e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb emisionin \u201cRR\u00cbFIM\u201d n\u00eb TV Scan disa koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, nga piktori, karikaturisti, skenaristi, aktori dhe regjisori i madh i humorit shqiptar, Ko\u00e7o&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20020,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-20019","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20019","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20019"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20019\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20019"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20019"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20019"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}