{"id":19299,"date":"2024-06-22T17:14:30","date_gmt":"2024-06-22T17:14:30","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=19299"},"modified":"2024-06-22T17:14:31","modified_gmt":"2024-06-22T17:14:31","slug":"i-dhane-fund-marteses-26-vjecare-prapaskenat-e-divorcit-te-ilir-metes-dhe-monika-kryemadhit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=19299","title":{"rendered":"I dhan\u00eb fund martes\u00ebs 26-vje\u00e7are! Prapaskenat e divorcit t\u00eb Ilir Met\u00ebs dhe Monika Kryemadhit"},"content":{"rendered":"<div class=\"78954ae5fa42b68c1393fe3da4998882\" data-index=\"1\" style=\"float: none; margin:0px 0 0px 0; text-align:center;\">\n<div data-type=\"_mgwidget\" data-widget-id=\"1576712\">\r\n<\/div>\r\n<script>(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push([\"_mgc.load\"])})(window,\"_mgq\");\r\n<\/script>\r\n\n<\/div>\n\n<p>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, ka zbuluar n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb se \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb zyrtarisht me Monika Kryemadhin. Meta u shpreh se tashm\u00eb Monika Kryemadhi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb gruaja e tij, por ish-bashk\u00ebshortja.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai tregoi se ka filluar edhe procesin e divorcit, si dhe ka njoftuar djalin e tij dhe t\u00eb Kryemadhit, Besartin. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, kreu u PL u shpreh se iden\u00eb p\u00ebr ndarje ia kishte dh\u00ebn\u00eb edhe i biri, q\u00eb sipas Met\u00ebs, ishte shprehur se, \u201cmeq\u00eb keni kaq shum\u00eb tensione dhe probleme, mund t\u00eb gjeni edhe ndonj\u00eb zgjidhje m\u00eb t\u00eb qet\u00eb\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cZnj.Monika Kryemadhi \u00ebsht\u00eb ish-bashk\u00ebshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrug\u00ebn juridike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe kam njoftuar edhe djalin tim, Besar Ilir Meta, i cili e ka pasur si ide t\u00eb till\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb dhe m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u2018meq\u00eb keni kaq shum\u00eb tensione dhe probleme, mund t\u00eb gjeni edhe ndonj\u00eb zgjidhje m\u00eb t\u00eb qet\u00eb\u2019 dhe un\u00eb besoj se kam gjetur nj\u00eb zgjidhje\u201d, u shpreh presidenti i PL.<\/p>\n\n\n\n<p>Zonja Kryemadhi i tha \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d se nuk preferonte p\u00ebr momentin t\u00eb komentonte vendimin e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj dhe se m\u00eb par\u00eb donte t\u00eb m\u00ebsonte arsyet q\u00eb e kishin \u00e7uar zotin Meta n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr divorc, t\u00eb depozituar t\u00eb enjten n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>VENDIMI<\/p>\n\n\n\n<p>Prej disa muajsh zoti Meta nuk jeton n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e familjes. Edhe n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr divorc, ai ka paraqitur si adres\u00eb personale at\u00eb t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb. Tronditja e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes tyre u shp\u00ebrfaq dhe publikisht, kur riformatimi i strukturave drejtuese t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb la jasht\u00eb tyre zonj\u00ebn Kryemadhi. T\u00eb dy shk\u00ebmbyen dhe polemika gjat\u00eb mbledhjeve t\u00eb forumeve drejtuese t\u00eb Partis\u00eb. Meta ka theksuar se krisja me Kryemadhin filloi q\u00eb me \u00e7\u00ebshtjen e mandatave, t\u00eb cilin ai e quajti nj\u00eb krim p\u00ebr popullin shqiptar. Ai theksoi se tani marr\u00ebdh\u00ebnia me Kryemadhin \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e pamundur.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cE para, un\u00eb e mendoj se \u00ebsht\u00eb e pafajshme. E dyta, Batoni m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb dark\u00eb tek \u2018Kodra e Diellit\u2019, se kam menduar se do ta ndaje q\u00eb kur u lan\u00eb mandatet. E p\u00ebrmenda \u00e7\u00ebshtjen e mandateve se ajo ka qen\u00eb nj\u00eb krisje shum\u00eb e madhe mes nesh. Nuk ka qen\u00eb loj\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb loj\u00eb. \u00c7\u00ebshtja e mandateve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim p\u00ebr popullin shqiptar. Un\u00eb kam pritur nga ajo nj\u00eb reflektim. Nga ajo dhe e deputet\u00ebve dhe askush nuk mori n\u00eb telefon p\u00ebr t\u00eb pyetur se, n\u00ebse ti ke dal\u00eb kund\u00ebr, \u00e7far\u00eb mendon\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr divorc q\u00eb konfirmon fundin e nj\u00eb martes\u00eb 26-vje\u00e7are, Ilir Meta thot\u00eb se politika \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e ndau me Monika Kryemadhin. N\u00eb padin\u00eb p\u00ebr zgjidhje martese e firmosur prej tij dhe e dor\u00ebzuar n\u00eb kryesekretarin\u00eb e Gjykat\u00ebs Civile, Meta shprehet se ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie normale dhe me problematika si \u00e7do martes\u00eb. Por, Meta nuk e l\u00eb jasht\u00eb martes\u00ebs edhe bashk\u00ebjetes\u00ebn politike q\u00eb pat\u00ebn t\u00eb dy, pasi ata u njoh\u00ebn gjat\u00eb aktivizimit t\u00eb forumit eurosocialist.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMe t\u00eb paditur\u00ebn kemi qen\u00eb dhe jemi aktiv\u00eb n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb vendit shkak p\u00ebr t\u00eb cilin kemi ushtruar dhe ushtrojm\u00eb funksione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb organet shtet\u00ebrore, organet p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb popullit dhe subjekte politike\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ilir Meta aktualisht kryetar i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb i thot\u00eb gjykat\u00ebs se vitet e fundit ka konstatuar fillimisht mos dakord\u00ebsi dhe kontradikta q\u00eb kan\u00eb ardhur duke u shtuar fillimisht p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve dhe pik\u00ebpamjeve t\u00eb ndryshme n\u00eb lidhje me zhvillimet n\u00eb aspektin politiko p\u00ebrfaq\u00ebsues dhe vendimmarr\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Me kalimin e koh\u00ebs, kjo ndarje k\u00ebndv\u00ebshtrimesh sipas Ilir Met\u00ebs, i cili n\u00eb padi ka vendosur adres\u00ebn e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb u b\u00ebn\u00eb prezente edhe n\u00eb raportin bashk\u00ebshortor deri sa koh\u00ebt e fundit k\u00ebto mosp\u00ebrputhje q\u00ebndrimesh e mendimesh edhe ndaj nj\u00ebri-tjetrit kan\u00eb sjelle si pasoj\u00eb \u2018grindje t\u00eb her\u00ebpashershme duke tronditur thell\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien ton\u00eb bashk\u00ebshortore\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p>HETIMI<\/p>\n\n\n\n<p>Jav\u00ebn e shkuar zoti Meta q\u00ebndroi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tri or\u00eb p\u00ebrball\u00eb hetuesve n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me. Nd\u00ebrsa nuk u b\u00eb e qart\u00eb se p\u00ebr cilin hetim ai ishte thirrur, n\u00eb deklarimet e tij t\u00eb m\u00ebpasshme, zoti Meta la t\u00eb kuptohej se ishte pyetur rreth \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb lidhen me pasurin\u00eb e familjes s\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndaj tij dhe zonj\u00ebs Kryemadhi po kryhet dhe nj\u00eb hetim pasuror. Ish-presidenti deklaroi se ai nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb me \u00e7\u00ebshtje pronash apo financash, p\u00ebr t\u00eb cilat ai ia la p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb bashk\u00ebshortes Monika Kryemadhi. T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim ai mbajti dhe gjat\u00eb emisionit t\u00eb s\u00eb enjtes, duke p\u00ebrs\u00ebritur po ashtu akuzat ndaj Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb deklarimet e saj, pas marrjes n\u00eb pyetje po n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, zonja Kryemadhi ka qen\u00eb tejet e matur duke u shprehur se \u201cprokuror\u00ebt po b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Zoti Meta dhe zonja Kryemadhi kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nj\u00eb rast t\u00eb rrall\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, at\u00eb t\u00eb nj\u00eb \u00e7ifti me nj\u00eb angazhim t\u00eb lart\u00eb politik. Rrug\u00ebtimi i tyre ka nisur q\u00eb kur ata ishin n\u00eb drejtimin e organizat\u00ebs rinore socialiste FRESH, duke vijuar m\u00eb pas n\u00eb gjirin e familjes socialiste deri n\u00eb vitin 2004, ku t\u00eb dy s\u00eb bashku dhe m\u00eb nj\u00eb grup tjet\u00ebr socialist\u00ebsh u shk\u00ebput\u00ebn, duke themeluar L\u00ebvizjen Socialiste p\u00ebr Integrim.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb parti e drejtuar nga Meta, e ku zonja Kryemadhi mbajti funksione t\u00eb larta n\u00eb hierarkin\u00eb e k\u00ebsaj force politike, duke marr\u00eb dhe frenat e saj n\u00eb dor\u00eb, pasi ver\u00ebn e vitit 2017, zoti Meta u zgjodh President i Republik\u00ebs. Dy dit\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit si Kryetar Shteti, n\u00eb korrik t\u00eb 2022, zoti Meta rimori drejtimin e LSI-s\u00eb duke i nd\u00ebrruar asaj edhe emrin, n\u00eb Partia e Liris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>REAGIMI<\/p>\n\n\n\n<p>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta thot\u00eb se vendimi p\u00ebr t\u2019u divorcuar nga bashk\u00ebshortja e tij, Monika Kryemadhi \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht politik. N\u00eb mbledhjen e kryesis\u00eb politike, ai sqaroi opinionin publik se pse \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por si\u00e7 u shpreh \u00ebsht\u00eb objektiv.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Ilir Met\u00ebs, kan\u00eb qen\u00eb q\u00ebndrimet e vazhdueshme t\u00eb Kryemadhit n\u00eb krah t\u00eb kund\u00ebrt t\u00eb kauzave q\u00eb ai mbron q\u00eb si\u00e7 thekson Meta: \u201cKrijojn\u00eb paraqit\u00ebsi n\u00eb publikun e gjer\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNuk po ndahem me nj\u00eb grua p\u00ebr nj\u00eb grua tjet\u00ebr, por p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur kauzat q\u00eb un\u00eb mbroj, q\u00eb kjo marr\u00ebdh\u00ebnie ishte penges\u00eb serioze\u201d, tha Ilir Meta. \u201cDua t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb sqarim publik lidhur me vendimin tim t\u00eb djesh\u00ebm. Ju jeni njohur me vendimin p\u00ebr divorcin, ky vendim ka qen\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time, por \u00ebsht\u00eb objektiv dhe nuk \u00ebsht\u00eb as i rast\u00ebsish\u00ebm dhe as i \u00e7astit. \u00cbsht\u00eb i motivuar nga ndarje t\u00eb papajtueshme, q\u00eb lidhen me kauzat e m\u00ebdha q\u00eb un\u00eb mbroj dhe jan\u00eb jetike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt sot dhe p\u00ebrgjithmon\u00eb. Marr\u00ebdh\u00ebniet tona kan\u00eb p\u00ebsuar nj\u00eb krisje t\u00eb fort\u00eb q\u00eb nga vendimi i saj si kryetare e LSI, p\u00ebr djegien e mandateve q\u00eb u mor\u00ebn dhe sakrifica dhe gjak n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb hapur me koalicionin e madh anti-LSI dhe anti-Meta t\u00eb 17 majit.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00ebndrimet e vazhdueshme t\u00eb saj n\u00eb krah t\u00eb kund\u00ebrt t\u00eb kauzave q\u00eb un\u00eb mbroj dhe q\u00eb krijojn\u00eb paraqit\u00ebsi n\u00eb publikun e gjer\u00eb duhet t\u00eb merrnin fund dhe vendimi im i jep fund \u00e7do paqart\u00ebsie, dileme dhe stresi sistematik t\u00eb panevojsh\u00ebm. Un\u00eb mir\u00ebkuptoj \u00e7do reagim emocional, por p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e mia publike jan\u00eb t\u00eb gjera dhe detyrimet e mia lidhen me kontributin dhe sakrificat e njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb besuar tek Ilir Meta. Ky vendim i imi nuk lidhet me raportet m\u00eb t\u00eb si grua apo si n\u00ebn\u00eb e tre f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Nuk po ndahem me nj\u00eb grua p\u00ebr nj\u00eb grua tjet\u00ebr, por p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur kauzat q\u00eb un\u00eb mbroj, q\u00eb kjo marr\u00ebdh\u00ebnie ishte penges\u00eb serioze\u201d, \u2013 u shpreh Ilir Meta.<\/p>\n\n\n\n<p>Ilir Meta i k\u00ebrkoi nj\u00eb ndjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb af\u00ebrm, por mbi t\u00eb gjitha tre f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb ish-\u00e7ifti Meta\u2013Kryemadhi kan\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cU k\u00ebrkoj shum\u00eb ndjes\u00eb tre f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi t\u00eb mrekulluesh\u00ebm p\u00ebr shqet\u00ebsimet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb. U k\u00ebrkoj ndjes\u00eb edhe njer\u00ebzve t\u00eb mi t\u00eb af\u00ebrt dhe sidomos dy prind\u00ebrve t\u00eb mi t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, por ata m\u00eb kan\u00eb edukuar me ndjenj\u00ebn e detyr\u00ebs dhe un\u00eb besoj n\u00eb mir\u00ebkuptimin e tyre\u201d, \u2013 tha Meta.<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, ka zbuluar n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb se \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb zyrtarisht me Monika Kryemadhin. Meta u shpreh se tashm\u00eb Monika Kryemadhi nuk&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19300,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-19299","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19299","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19299"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19299\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19300"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19299"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19299"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19299"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}