{"id":17765,"date":"2024-05-20T23:09:14","date_gmt":"2024-05-20T23:09:14","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=17765"},"modified":"2024-05-20T23:09:16","modified_gmt":"2024-05-20T23:09:16","slug":"aleancat-mafioze-vis-martinaj-pakt-me-ben-ndoken-dhe-shullazin-per-te-vrare-durim-bamin-i-forti-i-nikles-pakt-me-dukajt-per-eliminimin-e-martinajt-dhe-ndokes-detajet-e-plota-nga","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=17765","title":{"rendered":"Aleancat mafioze \/ Vis Martinaj pakt me Ben Ndok\u00ebn dhe Shullazin p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb Durim Bamin. \u201cI forti\u201d i Nikl\u00ebs pakt me Dukajt p\u00ebr eliminimin e Martinajt dhe Ndok\u00ebs. Detajet e PLOTA nga megaoperacioni i SPAK"},"content":{"rendered":"<div class=\"78954ae5fa42b68c1393fe3da4998882\" data-index=\"1\" style=\"float: none; margin:0px 0 0px 0; text-align:center;\">\n<div data-type=\"_mgwidget\" data-widget-id=\"1576712\">\r\n<\/div>\r\n<script>(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push([\"_mgc.load\"])})(window,\"_mgq\");\r\n<\/script>\r\n\n<\/div>\n<p>Megaoperacioni i SPAK i zhvilluar p\u00ebrgjat\u00eb dy dit\u00ebve n\u00eb 6 qytete, por edhe jasht\u00eb vendit ka \u00e7uar n\u00eb \u00e7montimin e 7 grupeve kriminale. <\/p>\n<p>Jan\u00eb 50 urdh\u00ebrarreste p\u00ebr personazhe t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, por mes tyre ka edhe figura q\u00eb dikur i p\u00ebrkisnin jet\u00ebs politike dhe strukturave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Njoftimi i SPAK i shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebr mediat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori m\u00eb vete q\u00eb tregon skenar\u00ebt dhe aleancat mes grupeve kriminale p\u00ebr t\u00eb goditur rival\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, grupi i Ervis Martinajt kishte lidhur aleanc\u00eb me grupin e Arben Ndok\u00ebs (ish-deputet i PS). Ish-bosi i loj\u00ebrave t\u00eb fatit k\u00ebrkonte t\u00eb vriste Fatmir Hysenin nga Vlora pasi ky i fundit akuzohej p\u00ebr atentatin q\u00eb i mori jet\u00ebn Santiago Malkos n\u00eb ish-Kinostudio i cili konsiderohej si krahu i djatht\u00eb i Martinajt.<\/p>\n<p>Grupit t\u00eb Ervis Martinajt i jan\u00eb bashkuar edhe njer\u00ebzit e Emiljano Shullazit edhe pse ky i fundit ndodhet prapa hekurave i d\u00ebnuar me 15 vjet burg. Mir\u00ebpo, ish-bosi i loj\u00ebrave t\u00eb fatit, Ervis Martinaj q\u00eb rezulton i zhdukur prej dat\u00ebs 8 gusht 2022 nuk ndalejk me kaq. Ai ka k\u00ebrkuar bashk\u00ebpunimin e grupeve t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb eliminuar Durim Bamin, nj\u00eb tjet\u00ebr person me t\u00eb shkuar t\u00eb err\u00ebt dhe i dyshuar p\u00ebr disa ngjarje kriminale.<\/p>\n<p>Ervis Martinajt p\u00ebr t\u00eb realizuar q\u00ebllimet e tij i \u00ebsht\u00eb bashkuar edhe Aldo Avdylaj, v\u00ebllai i Astrit e Altin Avdylaj.<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje, Durim Bami kishte marr\u00ebveshje me v\u00ebllez\u00ebrit Leonard dhe Erlis Duka. Grupit t\u00eb tij i bashkohet edhe Fatmir Hyseni i v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr nga Martinaj p\u00ebr vrasjen e Santiago Malkos, krahu i tij i djatht\u00eb, ish-polic.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Edison Re\u00e7i, nipi i Kastriot Re\u00e7it, kishte urdh\u00ebruar ekzekutimin e shtetasit Preng Gjini.<\/p>\n<p>Gjithashtu, SPAK njofton se \u00ebsht\u00eb zbardhur vrasja e Shk\u00eblzen Kastratit, 41 vje\u00e7, n\u00eb Fier, ngjarje kjo e ndodhur n\u00eb shkurt 2021. SPAK thot\u00eb se ka identifikuar vras\u00ebsit e 41-vje\u00e7arit.<\/p>\n<p>SPAK jep detajet e plota t\u00eb k\u00ebtij megaoperacioni<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb 4 procedimeve penale (Nr.59, t\u00eb vitit 2022, i cili \u00ebsht\u00eb bashkuar me procedimet penale Nr. 66, t\u00eb vitit 2022, Nr. 33, t\u00eb vitit 2024, dhe Nr. 50, t\u00eb vitit 2024), ka evidentuar kryerjen e veprave penale t\u00eb r\u00ebnda nga 7 grupe t\u00eb strukturuara kriminale me fuqi t\u00eb konsiderueshme dhe me shtrirje gjeografike t\u00eb aktivitetit t\u00eb tyre kriminal n\u00eb disa nga qytetet kryesore t\u00eb vendit si Tiran\u00eb, Durr\u00ebs, Vlor\u00eb, Lezh\u00eb, Fush\u00eb Kruj\u00eb dhe Rr\u00ebshen.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimeve penale t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, Struktura e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK), n\u00eb bashk\u00ebpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencit\u00eb ligjzbatuese holandeze, belge, franceze, gjermane, italiane, spanjolle dhe greke ka shtrir\u00eb hetimet edhe n\u00eb k\u00ebto shtete p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e dyshuar t\u00eb k\u00ebtyre grupeve kriminale t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vepra penale t\u00eb kryera n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe n\u00eb disa vende t\u00eb tjera n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Operacioni i Drejtuar nga SPAK dhe i dakort\u00ebsuar me Europol m\u00eb dat\u00eb 17 maj 2024, zgjati p\u00ebr rreth 20 or\u00eb, ku u angazhuan af\u00ebrsisht 30 hetues t\u00eb BKH-s\u00eb, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi nj\u00eb Oficer pran\u00eb SPAK p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb Operacion. U kryen veprime hetimore n\u00eb qytetet e Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit, Vlor\u00ebs, Shkodr\u00ebs, Lezh\u00ebs, Rr\u00ebshenit, Kurbinit, Fush\u00eb-Kruj\u00ebs dhe Kruj\u00ebs. Gjat\u00eb k\u00ebtyre veprimeve hetimore u ushtruan kontrolle n\u00eb rreth 50 ambiente banimi.<\/p>\n<p>Sekuestrohen 4.5 mln euro<\/p>\n<p>Gjat\u00eb ekzekutimit t\u00eb vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs jan\u00eb gjetur dhe sekuestruar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale pasuri me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt mbi 4,5 milion Euro, ku p\u00ebrfshihen:<\/p>\n<p>996,760 Euro cash;<\/p>\n<p>Sasi t\u00eb konsiderueshme floriri dhe bizhuteri t\u00eb shtrenjta;<\/p>\n<p>Ora t\u00eb markave t\u00eb shtrenjta me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt prej 500.000 Euro;<\/p>\n<p>Arm\u00eb zjarri;<\/p>\n<p>Targa t\u00eb p\u00ebrshtatura automjetesh;<\/p>\n<p>Automjete luksoze (nga t\u00eb cilat 5 t\u00eb blinduara me vler\u00eb mbi 500,000 Euro);<\/p>\n<p>Sisteme vrojtimi kamerash, tavolin\u00eb pokeri, etj.<\/p>\n<p>Jan\u00eb l\u00ebshuar 50 urdh\u00ebrarreste, 6 prangosen jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 \u201ckokat\u201d e krimit n\u00eb Dubai<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.49, dat\u00eb 15.05.2024, ka vendosur caktimin e masave t\u00eb siguris\u00eb personale \u201carrest n\u00eb burg\u201d, p\u00ebr 50 shtetas t\u00eb dyshuar si autor\u00eb t\u00eb kryerjes s\u00eb veprave penale, konkretisht p\u00ebr shtetasit: Leonard Duka; Erlis Duka; Astrit Avdylaj; Endrit Dokle; Arben Ndoka; Fatmir Hyseni; Albert Zaja; Armando Ndreca; Elvis Ndreca; Miri Bruli; Henerigert Mitri; Klodian Shahini; Altin Morina; Marklen Haka; Arjan Tuku; Denis Meta; Naim Stafuka; Samuel Ndoka; Aldo Avdylaj; Santilo Basho; Viktor Imeri; Ervis Do\u00e7i; Emiljano Shullazi; Ervis Martinaj; Edison Re\u00e7i; A.N, A.T, I.N, S.N, V.T, E.M, J.K, A.A(alias A.B, alias A.S), A.A( alias E.A), M.B, N.S, E.SH, B.A, E.N, O.Z, E.J, A.N, K.N, E.R, B.XH, E.D, R.L, F.T, K.SH, H.M, GJ.C, K.T, D.M, V.I, S.B, M.H, T.XH, E.M, A.Z, F.K, A.GJ, D.B, A.P, D.B, E.D, XH.RR, A.M, G.B, L.D, E.D, F.H, D.B, A.G, F.B dhe E.Z.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto urdh\u00ebr arreste, 14 prej tyre jan\u00eb ekzekutuar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe 6 jasht\u00eb vendit ku fal\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb Interpol Tirana me homolog\u00eb t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur arrestimi i shtetasve shqiptar\u00eb n\u00eb Itali (2 persona), Gjermani (1 person) dhe Spanj\u00eb (1) dhe Belgjik\u00eb (2).<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshje mes grupeve kriminale p\u00ebr t\u00eb eliminuar kund\u00ebrshtar\u00ebt<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimeve intensive t\u00eb kryera \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal t\u00eb personave t\u00eb dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autor\u00ebve t\u00eb ngjarjeve kriminale dhe t\u00eb kryerjes s\u00eb veprave penale, q\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Identifikimi i autor\u00ebve t\u00eb dyshuar p\u00ebr vrasjen me paramendim t\u00eb shtetasit SH.K (Shk\u00eblzen Kastrati), ngjarje e ndodhur m\u00eb dat\u00eb 01.02.2021 n\u00eb qytetin e Fierit;<\/p>\n<p>Identifikimi i autor\u00ebve t\u00eb dyshuar p\u00ebr vrasjen p\u00ebr gjakmarrje, t\u00eb mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, t\u00eb shtetasit P.GJ (Preng Gjini). dhe t\u00eb shkat\u00ebrrimit t\u00eb pron\u00ebs me eksploziv, e ndodhur m\u00eb dat\u00eb 15.09.2020, n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs;<\/p>\n<p>Identifikimi i autor\u00ebve t\u00eb dyshuar p\u00ebr vrasjen me paramendim, t\u00eb mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, t\u00eb shtetasit D.B (Durim Bami), e ndodhur m\u00eb dat\u00eb 04.11.2020, n\u00eb zon\u00ebn e Kruj\u00ebs;<\/p>\n<p>Identifikimi i autor\u00ebve t\u00eb dyshuar p\u00ebr vrasjen me dashje, t\u00eb mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, t\u00eb shtetasit E.M (Ervis Martinaj), e ndodhur m\u00eb dat\u00eb 04.07.2020, n\u00eb qytetin e Burrelit;<\/p>\n<p>Identifikimi i autor\u00ebve t\u00eb dyshuar p\u00ebr vrasjen me dashje, t\u00eb mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, t\u00eb shtetasit H.T. dhe shkat\u00ebrrimit t\u00eb pron\u00ebs, e ndodhur m\u00eb dat\u00eb 18.05.2020, n\u00eb fshatin Zenisht t\u00eb Matit.<\/p>\n<p>Identifikimi i autor\u00ebve t\u00eb dyshuar p\u00ebr sigurimin e kushteve, p\u00ebr vrasjen e shtetasit D.B, gjat\u00eb vitit 2020;<\/p>\n<p>Identifikimi i autor\u00ebve t\u00eb dyshuar p\u00ebr sigurimin e kushteve, p\u00ebr vrasjen e shtetasit P.GJ, gjat\u00eb vitit 2020;<\/p>\n<p>Identifikimi i autor\u00ebve t\u00eb dyshuar p\u00ebr sigurimin e kushteve, p\u00ebr vrasjen e shtetasve E.G, L.D dhe A.G, gjat\u00eb vitit 2020;<\/p>\n<p>Identifikimi i autor\u00ebve t\u00eb dyshuar p\u00ebr sigurimin e kushteve, p\u00ebr vrasjen e shtetasve F.H dhe A.H., gjat\u00eb vitit 2020;<\/p>\n<p>Identifikimi i autor\u00ebve t\u00eb dyshuar p\u00ebr sigurimin e kushteve, p\u00ebr vrasjen e shtetasit E.M, gjat\u00eb vitit 2020;<\/p>\n<p>Identifikimi i autor\u00ebve t\u00eb dyshuar p\u00ebr sigurimin e kushteve, p\u00ebr vrasjen e shtetasit A.N, gjat\u00eb vitit 2021;<\/p>\n<p>Identifikimi i autor\u00ebve t\u00eb dyshuar p\u00ebr sigurimin e kushteve, p\u00ebr vrasjen e shtetasve E.M dhe T.XH., gjat\u00eb vitit 2021;<\/p>\n<p>Identifikimi i autor\u00ebve t\u00eb dyshuar p\u00ebr nj\u00eb rast shitje bim\u00ebsh narkotike canabis sativa, dhe trafikimi t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, n\u00eb nj\u00eb vend kufitar me Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb vitit 2020;<\/p>\n<p>Identifikimi i autor\u00ebve t\u00eb dyshuar p\u00ebr nj\u00eb rast dh\u00ebnie ndihm\u00eb p\u00ebr kalim t\u00eb pa ligjsh\u00ebm t\u00eb kufijve, n\u00eb vitin 2020;<\/p>\n<p>Identifikimi i autor\u00ebve t\u00eb dyshuar p\u00ebr pastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale, n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb;<\/p>\n<p>Identifikimi i autor\u00ebve t\u00eb disa rasteve t\u00eb kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike, gjat\u00eb viteve 2019-2020;<\/p>\n<p>Identifikimi i autor\u00ebve t\u00eb mbajtjes pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municioneve, p\u00ebr disa raste kriminale, gjat\u00eb vitit 2020;<\/p>\n<p>Identifikimi i autor\u00ebve t\u00eb nj\u00eb rasti t\u00eb organizimit ose ushtrimit t\u00eb veprimtarive t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, gjat\u00eb vitit 2020;<\/p>\n<p>Identifikimi i autorit t\u00eb nj\u00eb rasti t\u00eb korrupsionit pasiv t\u00eb personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike;<\/p>\n<p>Identifikimi i autorit t\u00eb nj\u00eb rasti t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, nga persona q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike;<\/p>\n<p>Identifikimi i autor\u00ebve t\u00eb nj\u00eb rasti t\u00eb goditjes ndaj pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb personit q\u00eb kryen nj\u00eb detyr\u00eb shtet\u00ebrore;<\/p>\n<p>Gjithashtu jan\u00eb dokumentuar pasuri, t\u00eb cilat jan\u00eb produkt i k\u00ebsaj veprimtarie kriminale.<\/p>\n<p>Cil\u00ebsojm\u00eb se, k\u00ebto grupe kriminale dyshohet se kan\u00eb kryer veprat penale me pasoja t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb jet\u00ebs dhe sh\u00ebndetit, si edhe n\u00eb drejtim t\u00eb pasuris\u00eb. Disa nga veprat penale m\u00eb serioze p\u00ebr t\u00eb cilat k\u00ebto grupe po hetohen jan\u00eb: \u201cVrasja me paramendim\u201d, mbetur n\u00eb tentativ\u00eb e kryer n\u00eb form\u00ebn e posa\u00e7me t\u00eb bashk\u00ebpunimit at\u00eb t\u00eb \u201cSigurimit t\u00eb kushteve dhe t\u00eb mjeteve materiale p\u00ebr t\u00eb kryer vrasje\u201d, \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit\u201d, \u201cKultivimi i bim\u00ebve narkotikeve\u201d, \u201cProdhimi dhe shitja e narkotik\u00ebve\u201d, \u201cTrafikimi i narkotik\u00ebve\u201d, \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, , \u201cMbajtja pa leje e arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe municionit\u201d, \u201cSigurim i kushteve p\u00ebr kryerjen e vrasjes\u201d, \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, \u201cNdihma p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufijve\u201d, \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, \u201cKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal\u201detj.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb p\u00ebr k\u00ebta grupe kriminale \u00ebsht\u00eb dhuna e eg\u00ebr e treguar n\u00eb kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb ardhura nga k\u00ebta veprime kriminale. Pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb grupi kriminal n\u00eb raste t\u00eb ndryshme bashk\u00ebpunojn\u00eb me grupe t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb nj\u00ebri \u2013 tjetrit.<\/p>\n<p>Ervis Martinaj aleanc\u00eb me Arben Ndok\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb Durim Bamin<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre grupeve kriminale \u00ebsht\u00eb grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi Ervis Martinaj, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb aleanc\u00eb me grupin kriminal q\u00eb vepronte n\u00eb qytetin e Lezh\u00ebs t\u00eb drejtuar nga shtetasi Arben Ndoka. K\u00ebta dy grupe kriminale, p\u00ebr arritjen e q\u00ebllimit kriminal kan\u00eb kontaktuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb grupi tjet\u00ebr kriminal i cili vepronte n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit. Gjithashtu, t\u00eb dy k\u00ebto grupe kriminale kan\u00eb rekrutuar vras\u00ebs me pages\u00eb t\u00eb cil\u00ebt veprojn\u00eb kryesisht n\u00eb zon\u00ebn e Fush\u00eb \u2013 Kruj\u00ebs dhe n\u00eb zon\u00ebn e Burrelit. Po k\u00ebshtu p\u00ebr t\u00eb realizuar q\u00ebllimet kriminale Ervis Martinaj, kontakton shtetasin V.I., i cili sapo kishte p\u00ebrfunduar vuajtjen e d\u00ebnimit me burgim i k\u00ebrkon vrasjen e shtetasit Fatmir Hyseni. N\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb grupeve kriminale t\u00eb drejtuara nga Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijn\u00eb edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.A., t\u00eb cil\u00ebt edhe pse n\u00eb kushtet e paraburgimit ndihmojn\u00eb Ervis Martinajn dhe Arben Ndok\u00ebn, n\u00eb realizimin e q\u00ebllimit kriminal q\u00eb \u00ebsht\u00eb vrasja e Durim Bamit etj. Emiljano Shullazi kontakton me t\u00eb hetuarin T. B., t\u00eb cilit i k\u00ebrkon vrasjen e Durim Bamit. Po k\u00ebshtu Emiljano Shullazi, siguron informacione p\u00ebr l\u00ebvizjet e Durim Bamit. Dhe k\u00ebto informacione i\u2019a v\u00eb n\u00eb dispozicion shtetasit Arben Ndoka.<\/p>\n<p>Durim Bami aleanc\u00eb me Leonard Duk\u00ebn dhe Fatmir Hysenin, rival\u00ebt e Ervis Martinajt<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr n\u00eb zon\u00ebn e Fush\u00eb Kruj\u00ebs spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi Durim Bami, i cili shfaqet n\u00eb konflikt t\u00eb hapur me grupet kriminale t\u00eb drejtuara nga shtetasit Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka. Grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami, b\u00ebn aleanc\u00eb me nj\u00eb grup kund\u00ebrshtar t\u00eb shtetasit E.M., dhe q\u00eb drejtohet nga shtetasit Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedent\u00eb t\u00eb theksuar kriminal me q\u00ebllim vrasjen e Ervis Martinajt dhe Arben Ndok\u00ebs dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre grupeve kriminale.<\/p>\n<p>Krijohet edhe nj\u00eb grup i ri kriminal nga Edison Re\u00e7i, porositi vrasjen e Preng Gjinit. I p\u00ebrfshir\u00eb shefi i policis\u00eb<\/p>\n<p>Hetimet kan\u00eb evidentuar ekzistenc\u00ebn edhe t\u00eb nj\u00eb grupi tjet\u00ebr kriminal t\u00eb drejtuar nga shtetasi Edison Re\u00e7i (nipi i Kastriot Re\u00e7it i ekzekutuar me snajper n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Rr\u00ebshenit). Ky shtetas me q\u00ebllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e shtetasit Preng Gjini, ku n\u00eb dat\u00ebn 15.09.2020, ky i fundit ka mbetur i plagosur r\u00ebnd\u00eb si pasoj\u00eb e shp\u00ebrthimit me eksploziv t\u00eb automjetit me t\u00eb cilin udh\u00ebtonte. Edison Re\u00e7i, ka rekrutuar si pjes\u00eb t\u00eb grupit shtetasit Endrit Dokle, B.Xh. etj., t\u00eb cil\u00ebve ju kishte premtuar nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme parash me q\u00ebllim vrasjen e shtetasit Preng Gjini.<\/p>\n<p>Shtetasi Klodian Shahini me detyr\u00eb me detyr\u00eb Shef i Seksionit t\u00eb Trafiqeve t\u00eb Paligjshme dhe Narkotik\u00ebve n\u00eb Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb, Lezh\u00eb, si pjes\u00eb e grupit t\u00eb strukturuar kriminal ndihmonte shtetasin Endrit Re\u00e7i, duke i dh\u00ebn\u00eb informacion n\u00eb lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e shtetasit Preng Gjini.<\/p>\n<p>SPAK: Ish-deputeti dhe 4 punonj\u00ebs t\u00eb policis\u00eb, 2 prej tyre t\u00eb RENEA-s, pjes\u00eb e grupeve kriminale q\u00eb porosisnin vrasje<\/p>\n<p>Hetimi ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah se, k\u00ebto grupe kriminale ishin n\u00eb gjendje t\u00eb paguanin shuma t\u00eb m\u00ebdha parash me q\u00ebllim realizimin e vrasjes t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tyre. M\u00ebnyra e kryerjes s\u00eb veprave penale tregon gjithashtu nj\u00eb shkall\u00eb shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb organizimi dhe rrezikshm\u00ebrie shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Nga hetimi \u00ebsht\u00eb evidentuar gjithashtu edhe p\u00ebrfshirja e nj\u00eb ish Deputeti, kat\u00ebr punonj\u00ebs policie, dy prej tyre n\u00eb role drejtuese, gjat\u00eb vitit 2020, p\u00ebrkat\u00ebsisht:<\/p>\n<p>\u2013 Ish Deputeti me Arben Ndoka;<\/p>\n<p>\u2013 Drejtori i Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Lezh\u00eb, me iniciale H.M.;<\/p>\n<p>\u2013 Shefi i Seksionit t\u00eb Trafiqeve t\u00eb Paligjshme dhe Narkotik\u00ebve n\u00eb po k\u00ebt\u00eb drejtori, Klodian Shahini;<\/p>\n<p>\u2013 2 efektiv\u00eb t\u00eb Repartit Special RENEA, Altin Morina dhe A.P.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb krijuar dyshimi i arsyesh\u00ebm se shtetasi H.M., me detyr\u00eb drejtor i Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Lezh\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetasin Klodian Shahini dhe persona t\u00eb tjer\u00eb, drejtonin aktivitetin kriminal t\u00eb kultivimit t\u00eb narkotik\u00ebve, n\u00eb qarkun e Lezh\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu i hetuari H.M., n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetasin Preng Gjini, aktualisht i arrestuar p\u00ebr nj\u00eb procedim tjet\u00ebr penal, organizonin aktivitetin e paligjsh\u00ebm t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit n\u00eb qytetin e Lezh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb dinamik\u00ebn e hetimit t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal, jan\u00eb grumbulluar prova q\u00eb krijojn\u00eb dyshimin e arsyesh\u00ebm se shtetasi Durim Bami, n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetasin Altin Morina (me detyr\u00eb efektiv i forcave \u201cRenea\u201d n\u00eb koh\u00ebn e kryerjes s\u00eb krimit) kan\u00eb organizuar kultivimin e bim\u00ebve narkotike n\u00eb zon\u00ebn e Nikl\u00ebs dhe Tapiz\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, falenderon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Policin\u00eb e Shtetit dhe Byron\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, p\u00ebr profesionalizimin e treguar dhe bashk\u00ebpunimin e ngusht\u00eb, gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb ekzekutimit t\u00eb vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb falenderim i ve\u00e7ant\u00eb i drejtohet Eurojust, Europol, dhe agjencive ligjzbatuese holandeze, belge, franceze, gjermane, italiane, spanjolle dhe greke, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mb\u00ebshtetur dhe ndihmuar SPAK.<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Megaoperacioni i SPAK i zhvilluar p\u00ebrgjat\u00eb dy dit\u00ebve n\u00eb 6 qytete, por edhe jasht\u00eb vendit ka \u00e7uar n\u00eb \u00e7montimin e 7 grupeve kriminale. Jan\u00eb 50 urdh\u00ebrarreste p\u00ebr&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17766,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-17765","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17765","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17765"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17765\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17766"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17765"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17765"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17765"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}