{"id":16950,"date":"2024-05-02T03:32:25","date_gmt":"2024-05-02T03:32:25","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=16950"},"modified":"2024-05-02T03:32:26","modified_gmt":"2024-05-02T03:32:26","slug":"enver-hoxha-ishte-homoseksual-e-dinte-dhe-nexhmija-zbardhet-deshmia-e-ish-perkthyesit-te-diktatorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=16950","title":{"rendered":"\u201cEnver Hoxha ishte homoseksual, e dinte dhe Nexhmija\u201d\/ Zbardhet d\u00ebshmia e ish-p\u00ebrkthyesit t\u00eb diktatorit"},"content":{"rendered":"<div class=\"78954ae5fa42b68c1393fe3da4998882\" data-index=\"1\" style=\"float: none; margin:0px 0 0px 0; text-align:center;\">\n<div data-type=\"_mgwidget\" data-widget-id=\"1576712\">\r\n<\/div>\r\n<script>(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push([\"_mgc.load\"])})(window,\"_mgq\");\r\n<\/script>\r\n\n<\/div>\n<p>Zbardhet d\u00ebshmia e ish-p\u00ebrkthyesit t\u00eb diktatorit Enver Hoxha, e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr shtypin per\u00ebndimor, pas arratisjes n\u00eb 1987.<\/p>\n<p> Ilir Bulka n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij thekson se Enver Hoxha ishte homoseksual dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt ishte n\u00eb dijeni dhe bashk\u00ebshortja e tij Nexhmije Hoxha.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrmbledhjen e tyre, ndihm\u00ebsit e Alis\u00eb, pasardh\u00ebsit t\u00eb Hoxh\u00ebs, p\u00ebrgatit\u00ebn nj\u00eb buletin t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb ndodhet n\u00eb Arkivin e Shtetit.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb po zbardhim pjes\u00ebt q\u00eb apara\u00e7ik\u00ebt e KQ kan\u00eb koleksionuar nga deklaratat e Bulk\u00ebs\u2026<\/p>\n<p>Gazeta greke \u201cVradhini\u201d, 10 n\u00ebntor 1987, boton shkrimin me titul1: \u201c\u2019Braktisa Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb lirisht\u2026\u2019, tha p\u00ebrkthyesi i Enver Hoxh\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Athin\u00eb \u2013 \u201cErdha n\u00eb Greqi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb lirisht. Po. Isha p\u00ebrkthyesi personal i Enver Hoxh\u00ebs dhe di holl\u00ebsira t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr jet\u00ebn dhe pasionin e tij prej homoseksuali! Kam jetuar tronditjen q\u00eb krijohej n\u00eb mekanizmin e Partis\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kur ndodhnin arratisje jasht\u00eb shtetit. Shtyp\u00ebn t\u00eb drejtat e njeriut, ka internime, burgosje, r\u00ebnie t\u00eb ekonomis\u00eb, censure, devijime morale. Katalogu \u00ebsht\u00eb i gjat\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsi i ndjer\u00eb shqiptar, Enver Hoxha, ishte nj\u00eb homoseksual q\u00eb i fshihte prirjet e tij, gj\u00eb q\u00eb e \u00e7oi ne paranoj\u00eb dhe n\u00eb vrasje, deklaroi Ilir Bulka, ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor i tij q\u00eb nga viti 1973 deri m\u00eb 1980, 5 vjet p\u00ebrpara se Hoxha t\u00eb vdiste, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb agjencis\u00eb UPI. Bulka ka k\u00ebrkuar strehim politik n\u00eb Greqi. \u201cFrika psikologjike se mos e tallnin e b\u00ebri at\u00eb q\u00eb t\u00eb kapej pas pushtetit me t\u00eb gjitha mjetet, pavar\u00ebsisht se kjo do t\u00eb thoshte p\u00ebrdorim i metodave si shfarosjet masive\u201d, tha Bulka, i cili shtoi se Hoxha imponoi nj\u00eb kod t\u00eb rrept\u00eb sjelljeje morale n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, \u201csolli n\u00eb fuqi ligje q\u00eb e d\u00ebnonin homoseksualizmin dhe ata q\u00eb shpalleshin fajtor\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim, d\u00ebnoheshin me t\u00eb pakt\u00ebn 7 vjet n\u00eb nj\u00eb kamp pune\u201d.<\/p>\n<p>Bulka pohoi m\u00eb pas se \u201chomoseksualiteti i Hoxh\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin e shoqja ishte n\u00eb dijeni, ka influencuar n\u00eb historin\u00eb e vendit ton\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Udh\u00ebheq\u00ebsi filloi t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie homoseksuale n\u00eb Paris, ku studioi p\u00ebrpara Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor\u00eb shqiptar\u00eb e din\u00eb se ai i vazhdoi marr\u00ebdh\u00ebniet e fshehta homoseksuale deri dit\u00ebn q\u00eb vdiq\u201d. Refugjati shqiptar, n\u00eb intervist\u00ebn e tij, i b\u00ebri elozhe udh\u00ebheqjes aktuale duke th\u00ebn\u00eb se udh\u00ebheq\u00ebsi i ri i saj \u201cRamiz Alia po k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb pak\u00ebsoj\u00eb me ngadal\u00eb influenc\u00ebn e pasuesve t\u00eb Hoxh\u00ebs n\u00eb vend, t\u00eb atyre q\u00eb mor\u00ebn prej tij poste t\u00eb privilegjuara, por, ashtu si Gorba\u00e7ovi, ka shum\u00eb armiq t\u00eb rreziksh\u00ebm\u201d. Alia e ka hequr ligjin mbi ndalimin e homoseksualitetit dhe ka b\u00ebr\u00eb disa hapje t\u00eb matura tregtare dhe diplomatike ndaj Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>Enver Hoxha vdiq n\u00eb prill 1985, n\u00eb mosh\u00ebn 76-vje\u00e7are, pasi kishte udh\u00ebhequr p\u00ebr 40 vjet vendin m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr e m\u00eb t\u00eb izoluar t\u00eb Europ\u00ebs me metoda t\u00eb ashpra staliniste dhe duke e mbajtur at\u00eb rrept\u00ebsisht t\u00eb izoluar. Sipas Bulk\u00ebs, \u201cvrasjet e miqve t\u00eb tij n\u00eb qeveri, q\u00eb i kryente me gjakftoht\u00ebsi, dhe spastrimet e tmerrshme vinin p\u00ebr shkak te grindjeve midis dashnoreve me huqe, ose ishin krime n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve ishte pasioni\u201d.<\/p>\n<p>\u201cHoxha b\u00ebnte rregullisht spastrime n\u00eb gjirin e udh\u00ebheqjes komuniste shqiptare dhe \u201cvrau vet\u00eb ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku dhe kryeministrin e tij, Mehmet Shehu\u201d, p\u00ebrfundoi Bulka.<\/p>\n<p>Gazeta \u201cIl Mesaxhero\u201d, e dat\u00ebs 11.11.1987, boton nj\u00eb artikull me titull: \u201cZbulimet, Enver Hoxha ishte homoseksual, paranojak dhe vras\u00ebs\u201d dhe me n\u00ebntitul1: \u201cIsh-sekretari personal i udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, i arratisur n\u00eb Athin\u00eb, akuzon: Enveri i vrau vet\u00eb ministrat, dashnoret e tij\u201d\u2026<\/p>\n<p>Gazeta \u201cLa Stampa\u201d e dat\u00ebs 11.11.1987, boton nj\u00eb shkrim me titull: \u201cStalini shqiptar, homoseksual dhe vras\u00ebs\u201d, me mbititull: \u201cNj\u00eb ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor i Hoxh\u00ebs thot\u00eb: Frika se mos e tallnin e \u00e7oi deri n\u00eb paranoj\u00eb\u201d, dhe me n\u00ebntitull: \u201cT\u00eb kund\u00ebrshtoje marr\u00ebdh\u00ebniet me udh\u00ebheq\u00ebsin, do t\u00eb thoshte t\u00eb d\u00ebnoheshe me vdekje, e megjithat\u00eb ishte seksofob dhe e d\u00ebnonte homoseksualizmin me 7 vjet kamp pune t\u00eb detyruar\u201d.<\/p>\n<p>Urdhri i Nexhmijes: Shporrini nga Tirana Bulk\u00ebt<\/p>\n<p>Ilir Bulka, ish-punonj\u00ebsi i ATSH-s\u00eb, u arratis m\u00eb 26 shtator 1987, kur ishte duke shoq\u00ebruar ekipin e \u201cVllaznis\u00eb\u201d n\u00eb rolin e p\u00ebrkthyesit. N\u00eb rastin e tij, ndryshe nga reagimi i menj\u00ebhersh\u00ebm ndaj familjeve t\u00eb t\u00eb arratisurve, shteti operoi me vones\u00eb. Vendimi p\u00ebr internimin e familjes s\u00eb Bulk\u00ebs mban dat\u00ebn 16 n\u00ebntor 1987.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00ebfar\u00eb kohe kjo histori u harrua dhe ata mund t\u00eb shp\u00ebtonin, \u2013 shprehet nj\u00ebri nga ish-oficer\u00ebt e Sigurimit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me \u00e7\u00ebshtjen, \u2013 por nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e rrufeshme e Nexhmijes e futi n\u00eb tjet\u00ebr rrjedh\u00eb fatin e tyre\u201d.<\/p>\n<p>Gruaja e Hoxh\u00ebs, sa ishte njohur me deklaratat e Ilirit n\u00eb shtypin e huaj p\u00ebr figur\u00ebn e Enverit, kishte urdh\u00ebruar prer\u00eb: \u201cShporrini nga Tirana brenda nat\u00ebs!\u201d. Mjaftoi kaq, shton ish-sigurimsi dhe familjar\u00ebt e Ilirit p\u00ebrfunduan n\u00eb Fierz\u00eb t\u00eb Dumres\u00eb, madje pa dal\u00eb as vendimi zyrtar i Komisionit t\u00eb Internim-D\u00ebbimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb n\u00ebntorit t\u00eb vitit 1987, buletini sekret i ATSH-s\u00eb, me p\u00ebrmbledhje nga shtypi i huaj p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, njihte krer\u00ebt e regjimit me lajme t\u00eb pad\u00ebgjuara p\u00ebr veset e diktatorit, i cili kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb dy vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEnver Hoxha ishte vras\u00ebs i pashpirt dhe homoseksual maniak\u201d K\u00ebt\u00eb radh\u00eb, njeriu m\u00eb i fuqish\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb komuniste denoncohej nga nj\u00ebri prej bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve, q\u00eb kishte deklaruar arratin\u00eb dhe kishte pranuar t\u00eb fliste p\u00ebr pjes\u00ebt e err\u00ebta t\u00eb personalitetit t\u00eb Hoxh\u00ebs. M\u00eb 26 shtator 1987, Ilir Bulka, p\u00ebrkthyesi 38-vje\u00e7ar, q\u00eb shoq\u00ebronte ekipin e Vllaznis\u00eb n\u00eb Greqi, bashk\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr strehim politik, t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e mediave me deklaratat e bujshme p\u00ebr figur\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs, \u201cstalinistit t\u00eb fundit n\u00eb Ballkan\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrkthyesi q\u00eb kishte pritur rastin t\u2019i shp\u00ebtonte represionit t\u00eb regjimit, m\u00eb s\u00eb fundi kishte tronditur opinionin me b\u00ebmat e diktatorit, t\u00eb cilin, si\u00e7 pretendonte, e kishte njohur nga af\u00ebr. Pohimet e tij se Hoxha kishte qen\u00eb maniak i orgjive perverse, me nj\u00eb jet\u00eb jo normale dhe orientim t\u00eb gabuar seksual, b\u00ebn\u00eb xhiron e bot\u00ebs. Sakaq, Tirana zyrtare, e njohur rishtas me to, n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb reagonte ndaj autorit, filloi t\u00eb hakmerrej si\u00e7 dinte ajo me familjen e tij. Pranvera Bulka, motra e p\u00ebrkthyesit t\u00eb arratisur, n\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim p\u00ebr \u201cPanorama\u201d risjell historin\u00eb e Ilirit, duke u ndalur te p\u00ebrjetimet nga kontaktet me t\u00eb huajt, d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb ndjekur \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d, hobi p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar gjuh\u00ebt e vendeve per\u00ebndimore, motivet q\u00eb e shtyn\u00eb p\u00ebr t\u00eb braktisur Shqip\u00ebrin\u00eb e deri te rikthimi n\u00eb Tiran\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Zonja Pranvera! Iliri, v\u00ebllai juaj i arratisur n\u00eb vitin 1987, ka deklaruar p\u00ebr gazetat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Greqis\u00eb dhe Italis\u00eb se Enver Hoxha nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb diktator vras\u00ebs, por edhe njeri me orientim t\u00eb gabuar seksual q\u00eb ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e af\u00ebrt. Fliste p\u00ebr k\u00ebt\u00eb me familjar\u00ebt dhe shok\u00ebt para se t\u00eb arratisej?<\/p>\n<p>Iliri u arratis se urrente regjimin, diktatur\u00ebn. Ai kishte tentuar t\u00eb kalonte kufirin qysh kur ishte gjimnazist te \u201cQemal Stafa\u201d. K\u00ebt\u00eb e arsyetonte me munges\u00ebn e liris\u00eb, varf\u00ebrin\u00eb, trysnin\u00eb politike, luft\u00ebn e klasave, bab\u00ebzin\u00eb e bllokmen\u00ebve, dhun\u00ebn e policis\u00eb sekrete, izolimin. Jasht\u00eb telave me gjemba, thoshte shpesh me bindje, jetohet shum\u00eb her\u00eb m\u00eb mir\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, arratia e tij ishte di\u00e7ka e paralajm\u00ebruar, s\u00eb paku p\u00ebr ne. Paramendohej sakaq edhe m\u00ebnyra si do reagonte p\u00ebrball\u00eb autoriteteve t\u00eb huaja\u2026<\/p>\n<p>A kishte lidhje arratia e Ilirit me kushtet e jetes\u00ebs dhe statusin politik t\u00eb familjes?<\/p>\n<p>Kjo nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte fare me vendimin e Ilirit p\u00ebr t\u2019u arratisur. Familja jon\u00eb ka qen\u00eb e lidhur me regjimin, madje prind\u00ebrit ishin an\u00ebtar\u00eb partie. Krahasuar me t\u00eb tjer\u00ebt, ishim disi t\u00eb privilegjuar. Me sht\u00ebpi te porta e Bllokut. T\u00eb shkolluar n\u00eb deg\u00ebt m\u00eb t\u00eb preferuara. T\u00eb pun\u00ebsuar brenda unaz\u00ebs. Jetonim jo keq, po t\u00eb kishe parasysh kufizimet e koh\u00ebs. Ideja e Ilirit p\u00ebr t\u2019u arratisur kishte t\u00eb tjera motive. Ajo ishte e brendshme, pjes\u00eb e formimit t\u00eb tij, e mospajtueshm\u00ebris\u00eb me realitetin. Kishte ndikuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrethi shoq\u00ebror, por m\u00eb s\u00eb shumti pasioni p\u00ebr librat e huaj. Iliri zot\u00ebronte shum\u00eb mir\u00eb gjuh\u00ebn angleze, italiane, franceze, rusishten etj.<\/p>\n<p>N\u00eb intervistat e Ilirit pas momentit t\u00eb arratisjes, mediat e huaja e identifikonin si p\u00ebrkthyesin e Enverit, madje si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb tij. \u00c7far\u00eb kishte t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb k\u00ebto pohime dhe a kishte lidhje puna q\u00eb kryente me Hoxh\u00ebn?<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas diplomimit n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, Iliri u em\u00ebrua n\u00eb ATSH. Aty punoi dhjet\u00eb vite n\u00eb sektorin q\u00eb p\u00ebrgatiste buletinin e axhanseve q\u00eb u shkonin vet\u00ebm krer\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb regjimit. Ishte zgjedhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr rezultatet e larta n\u00eb fakultet, por sidomos p\u00ebr garancit\u00eb politike t\u00eb familjes. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, kjo ishte linja e vetme (n\u00ebse mund ta quajm\u00eb t\u00eb till\u00eb) e kontakteve t\u00eb Ilirit me Hoxh\u00ebn. Nj\u00eb kontakt jo i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb gjithsesi, por i p\u00ebrditsh\u00ebm. Produkti i sektorit ku punonte Iliri, i shkonte Enverit dy her\u00eb n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Si funksiononte sektori i ATSH-s\u00eb q\u00eb prodhonte axhanse p\u00ebr Enverin dhe krer\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb regjimit?<\/p>\n<p>Pak a shum\u00eb, ATSH-ja si institucion ka qen\u00eb kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot, me destinacion lajmet nga vendi dhe bota p\u00ebr konsum publik. Asokohe kishte nj\u00eb sektor t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb p\u00ebrzgjidhte nga informacionet mediatike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, gj\u00ebrat m\u00eb kritike, m\u00eb t\u00eb nxehta, si\u00e7 thuhej dhe me to p\u00ebrgatiste buletin special p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor\u00eb. Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit e zinin lajmet e stacioneve BBC, \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d dhe \u201cEuropa e Lir\u00eb\u201d mbi zhvillimet n\u00eb vendin ton\u00eb. Iliri ishte pjes\u00eb e grupit q\u00eb merrej me p\u00ebrkthimin e tyre\u2026<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, Iliri i \u00e7onte Enverit lajmet q\u00eb denonconin Enverin, regjimin, politik\u00ebn e tij\u2026<\/p>\n<p>Ndoshta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye mediat e huaja e identifikonin si p\u00ebrkthyesin dhe bashk\u00ebpun\u00ebtorin e tij. Iliri n\u00eb fakt s\u2019kishte pasur asnj\u00eb takim zyrtar me Hoxh\u00ebn. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb kontakteve kur ishim komshi me familjen e tij, tjet\u00ebr lidhje nuk kishte\u2026<\/p>\n<p>Pra, keni jetuar disa vite n\u00eb Bllok, af\u00ebr vil\u00ebs s\u00eb Enverit. \u00c7far\u00eb raportesh kishit me t\u00eb dhe familjar\u00ebt e tij?<\/p>\n<p>Me t\u00eb p\u00ebrballeshim \u00e7do dit\u00eb kur hynte dhe dilte n\u00eb banes\u00eb. Enveri dhe Nexhmija kur banonin te vila e vjet\u00ebr, ishin mysafir\u00ebt e par\u00eb q\u00eb na uronin n\u00eb familje Vitin e Ri. Babai dhe mamaja njiheshin me ta qysh nga vitet e luft\u00ebs. Miq\u00ebsia kishte arritur deri aty, sa un\u00eb dhe Iliri ishim pag\u00ebzuar me emrat e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre. Un\u00eb me emrin e Pranver\u00ebs, vajz\u00ebs s\u00eb Enverit dhe Iliri me at\u00eb t\u00eb djalit t\u00eb madh. N\u00eb ato kushte, kjo nuk ishte pak. At\u00ebher\u00eb, hyrje-daljet e \u00e7iftit Hoxha ishin privilegj, q\u00eb nuk mund ta kishte shum\u00ebkush. Logjika e regjimit e p\u00ebrkthente k\u00ebt\u00eb n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb besnik\u00ebrie, q\u00eb parakuptonte siguri e p\u00ebrfitime p\u00ebr t\u00eb preferuarit e tyre\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana, Iliri guxonte t\u2019i kund\u00ebrvihej regjimit, t\u00eb ironizonte Enverin, t\u00eb mendonte p\u00ebr t\u2019u arratisur\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duket paradoksale, por k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Iliri ishte nj\u00eb lloj disidenti i vet\u00ebformuar. Ky profil ishte ngjizur tek ai qysh n\u00eb rinin\u00eb e hershme. Kur na gjente n\u00eb sht\u00ebpi duke ndjekur lajmet e TVSH-s\u00eb, mbyllte televizorin me nj\u00eb rebelim t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm. \u201cAkoma ju me pallavrat e Tiran\u00ebs\u201d, na thoshte qortuesh\u00ebm dhe aty p\u00ebr aty hapte radion te \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d. \u201cDoni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, d\u00ebgjoni k\u00ebt\u00eb!\u201d, na k\u00ebshillonte me nj\u00eb siguri absolute. \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d p\u00ebr t\u00eb ishte e v\u00ebrteta e padiskutueshme. \u201cMos vdeksha pa fol\u00eb nj\u00eb her\u00eb aty p\u00ebr marr\u00ebzit\u00eb e Sulltanit ton\u00eb\u201d, shprehej shpesh duke p\u00ebr\u00e7muar Enverin. \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d ishte fiksimi i tij\u2026<\/p>\n<p>K\u00ebshtu shprehej vet\u00ebm me familjar\u00ebt, apo edhe me shok\u00ebt?<\/p>\n<p>Me shok\u00ebt ca m\u00eb shum\u00eb. Ve\u00e7 konsideratave politike, me ta ndante qasjet ndryshe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs, artin, muzik\u00ebn, arg\u00ebtimin. Ithtar i modelit per\u00ebndimor, Iliri nuk linte vend pa p\u00ebrbuzur tam-tamet e regjimit p\u00ebr moralin komunist, njeriun e ri, p\u00ebr \u201cshfaqjet e huaja\u201d, \u201cdekadenc\u00ebn borgjeze\u201d etj\u2026<\/p>\n<p>Me cil\u00ebt nga shok\u00ebt konsumonte biseda t\u00eb tilla?<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme, ka pasur shum\u00eb syresh. Kur punonte n\u00eb ATSH, mbante p\u00ebr mikun m\u00eb t\u00eb mir\u00eb Nuri Hamzarain, vjehrrin e Agim Krajk\u00ebs, t\u00eb cilin e vler\u00ebsonte jasht\u00eb mase. Me t\u00eb fliste pa dogan\u00eb, si\u00e7 thoshim at\u00ebher\u00eb. Ai ishte m\u00eb i madh n\u00eb mosh\u00eb dhe m\u00eb i regjur n\u00eb disidenc\u00ebn me regjimin. M\u00eb von\u00eb u njoh e miq\u00ebsua me Agim Fagun, Medi Bushatin, Luan Hajdarag\u00ebn e t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e tyre ndihej mir\u00eb, bisedonte p\u00ebr gjith\u00e7ka, madje edhe p\u00ebr arratin\u00eb. Nuk i vinte mir\u00eb vet\u00ebm kur e qortonin: Ilir mos k\u00ebshtu, se do p\u00ebrfundosh n\u00eb Spa\u00e7! Iliri ka pasur sakaq edhe nj\u00eb mik t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: Nonda Bulk\u00ebn, xhaxhain ton\u00eb q\u00eb e donte fort. Kuvendonte me t\u00eb p\u00ebr histori t\u00eb ndryshme. Nonda kishte qen\u00eb student me Hoxh\u00ebn n\u00eb Franc\u00eb dhe i tregonte p\u00ebr prap\u00ebsit\u00eb e tij. Enveri s\u2019e kishte mendjen te studimet, i thoshte n\u00eb mir\u00ebbesim, por te orgjit\u00eb dhe lokalet e nat\u00ebs. P\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra ligj\u00ebronin p\u00ebr profilin e panjohur t\u00eb diktatorit q\u00eb na hiqej si engj\u00ebll, por kishte qen\u00eb djalli vet\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Ku punonte Iliri kur u arratis?<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1980, Iliri iku nga ATSH-ja dhe p\u00ebr disa koh\u00eb u sistemua n\u00eb Nd\u00ebrmarrjen Makina-Import. M\u00eb von\u00eb shkoi n\u00eb Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs dhe Arsimit, n\u00eb Komitetin Olimpik t\u00eb Sporteve. Aty e aktivizonin her\u00eb pas here me shoq\u00ebrimin e turist\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb vinin n\u00eb Shqip\u00ebri. Ndihej i lumtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, sepse, si\u00e7 thoshte, i jepte dor\u00eb p\u00ebr perfeksionimin e gjuh\u00ebve q\u00eb zot\u00ebronte dhe njohjet me bot\u00ebn p\u00ebrtej telave me gjemba. Kontaktet me t\u00eb huajt e b\u00ebn\u00eb m\u00eb rebel e m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrmbajtur. Filloi t\u00eb fliste hapur, t\u00eb shante vend e pa vend, t\u00eb anatemonte figurat e regjimit. Ky lloj reagimi, p\u00ebr\u00e7artja e shfrenuar, nisi t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb sy t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb Sigurimit. U fut n\u00eb list\u00ebn e t\u00eb dyshuarve, si kontingjent i armikut t\u00eb klas\u00ebs. Kjo na alarmoi si familje. U alarmuan sakaq edhe shok\u00ebt. E k\u00ebshilloi babai, n\u00ebna, v\u00ebllai tjet\u00ebr. E thirri i tronditur Medi Bushati dhe i shprehu rrezikun q\u00eb i kanosej. Iliri e d\u00ebgjonte, por nuk reagonte\u2026\/ CNA<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zbardhet d\u00ebshmia e ish-p\u00ebrkthyesit t\u00eb diktatorit Enver Hoxha, e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr shtypin per\u00ebndimor, pas arratisjes n\u00eb 1987. Ilir Bulka n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij thekson se Enver Hoxha&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16951,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-16950","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16950","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16950"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16950\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16951"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16950"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16950"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16950"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}