{"id":13532,"date":"2024-02-19T16:02:18","date_gmt":"2024-02-19T16:02:18","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=13532"},"modified":"2024-02-19T16:02:20","modified_gmt":"2024-02-19T16:02:20","slug":"bizneset-shqiptare-ne-krize-per-punetore-tu-rrisim-rrogat-punetoreve-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=13532","title":{"rendered":"Bizneset shqiptare ne krize per punetore: t&#8217;u rrisim rrogat pun\u00ebtor\u00ebve shqiptar\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"78954ae5fa42b68c1393fe3da4998882\" data-index=\"1\" style=\"float: none; margin:0px 0 0px 0; text-align:center;\">\n<div data-type=\"_mgwidget\" data-widget-id=\"1576712\">\r\n<\/div>\r\n<script>(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push([\"_mgc.load\"])})(window,\"_mgq\");\r\n<\/script>\r\n\n<\/div>\n<p>Masa p\u00ebr plot\u00ebsimin e mungesave t\u00eb forc\u00ebs pun\u00ebtore me t\u00eb huaj po rezulton jo funksionale. Shum\u00eb biznese pohojn\u00eb se jan\u00eb t\u00ebrhequr nga rekrutimet e aziatik\u00ebve nga frika e largimit, por edhe kostove t\u00eb larta t\u00eb mbajtjes s\u00eb tyre deri n\u00eb 600 USD n\u00eb muaj q\u00eb nuk justifikohen me rendimentin e pun\u00ebs.Rreth 8 mij\u00eb shtetas t\u00eb huaj ishin t\u00eb pajisur me leje pune n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve, t\u00eb huajt me leje pune jan\u00eb 43% e totalit t\u00eb personave t\u00eb pajisur me leje q\u00ebndrimi.<br \/>\nKjo tregon se forca e huaj e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrfillshme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Nisma p\u00ebr marrjen e punonj\u00ebsve nga Azia, pas largimeve masive t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs vendase n\u00eb emigracion nuk po funksionon.<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb drejtuesit e kompanive prodhuese dhe ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve q\u00eb pohojn\u00eb se jan\u00eb t\u00ebrhequr nga marrja n\u00eb pun\u00eb e t\u00eb huajve, nga frika e largimit t\u00eb tyre, pasi n\u00eb shum\u00eb raste, Shqip\u00ebria p\u00ebrdoret si vend trampolin\u00eb p\u00ebr t\u2019u pun\u00ebsuar drejt shteteve t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMasa p\u00ebr marrjen e punonj\u00ebsve t\u00eb huaj nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje afatgjat\u00eb, pasi shumica e tyre e p\u00ebrdorin Shqip\u00ebrin\u00eb si trampolin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb vendet e tjera t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Problematika t\u00eb tjera jan\u00eb kostoja e lart\u00eb, por edhe kultura e tyre e pun\u00ebs, e ndryshme nga vendi yn\u00eb\u201d, pohoi n\u00eb podcastin \u201cBusiness Plus Monitor\u201d, Drini Zusi, koordinator i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i \u201cAz Group\u201d.<\/p>\n<p>Por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm frika e braktisjes s\u00eb vendit t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb po sjell t\u00ebrheqjen apo hezitimin e shum\u00eb kompanive shqiptare, q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb ngutshme p\u00ebr punonj\u00ebs, t\u00eb rekrutojn\u00eb aziatik\u00ebt.<\/p>\n<p>Kostoja e lart\u00eb e mbajtjes s\u00eb tyre, duke filluar me pagesat neto mujore, akomodimi p\u00ebr fjetje dhe ushqim q\u00eb minimalisht arrin deri 600 USD, nuk e justifikon rendimentin e pun\u00ebs q\u00eb ofrojn\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e ardhur nga Bangladeshi apo Nepali.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga kompanit\u00eb prodhuese t\u00eb mobilieve vendase, muaj m\u00eb par\u00eb, parashikonte t\u00eb merrte 20 punonj\u00ebs nga Bangladeshi. Dritan Cacaj, nga \u201cTrin Mobileri\u201d, tha se tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga vendimi p\u00ebr pun\u00ebsimin e tyre, nga frika e largimit.<\/p>\n<p>\u201cMarrja n\u00eb pun\u00eb e shtetasve t\u00eb huaj nga vendet e Indis\u00eb dhe m\u00eb pas l\u00ebnia e vendit t\u00eb pun\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u larguar drejt nj\u00eb shteti t\u00eb huaj q\u00eb paguan m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr problematikat kryesore t\u00eb mosfunksionimit t\u00eb k\u00ebsaj mase.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, jemi detyruar t\u00eb vijojm\u00eb rritjen e pagave t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve vendas, pasi pun\u00ebsimi i tyre mbetet p\u00ebrpar\u00ebsi\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Problematika e mpreht\u00eb p\u00ebr gjetjen e punonj\u00ebsve t\u00eb kualifikuar ndihet n\u00eb shum\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb edhe te transporti i mallrave dhe udh\u00ebtar\u00ebve. T\u00eb gjesh shofer\u00eb kamioni apo transporti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mision i pamundur, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb rajon dhe Europ\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto v\u00ebshtir\u00ebsi \u00ebsht\u00eb edhe kompania nd\u00ebrkomb\u00ebtare e transportit t\u00eb mallrave \u201cBalkan Trans Albania\u201d, q\u00eb parashikonte q\u00eb vakuumin e burimeve njer\u00ebzore, kryesisht p\u00ebr shofer\u00eb kamioni, ta plot\u00ebsonte me rekrutime t\u00eb reja nga Egjipti.<\/p>\n<p>Por edhe Rodolf Xhillari, Ceo i kompanis\u00eb, tha p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga vendimi p\u00ebr pun\u00ebsimin e 10 egjiptian\u00ebve, pasi pun\u00ebtor\u00ebt e k\u00ebtij shteti preferojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsohen n\u00eb shtetet e BE-s\u00eb, ku paguhen m\u00eb shum\u00eb, sesa n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Pasiguria p\u00ebr q\u00ebndrimin afatgjat\u00eb t\u00eb t\u00eb huajve n\u00eb p\u00ebrputhje me kontratat e pun\u00ebs q\u00eb duhen t\u00eb jen\u00eb me afat dyvje\u00e7ar \u00ebsht\u00eb arsyeja tjet\u00ebr q\u00eb kompania refuzoi t\u00eb pun\u00ebsoj\u00eb t\u00eb huajt.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb sektorin e transportit t\u00eb mallrave, 5-6 vite m\u00eb par\u00eb, kompanit\u00eb arrinim t\u00eb rekrutonin forc\u00eb pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar, por sot gjetja e k\u00ebtij kontingjenti mbetet e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebs t\u00eb kualifikuar ka, por jan\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb madhe. Tregu i pun\u00ebs aktualisht ofron drejtues kamion\u00ebsh t\u00eb kualifikuar mbi 65 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Kjo kategori z\u00eb 70% t\u00eb ofert\u00ebs s\u00eb tregut. Kompanit\u00eb e sektorit t\u00eb transportit e kan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb vijojn\u00eb aktivitetin me k\u00ebta punonj\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt, nuk mund t\u2019i d\u00ebrgosh t\u00eb kryejn\u00eb itinerare t\u00eb gjat\u00eb udh\u00ebtimi me kamion.<\/p>\n<p>Pra rendimenti i pun\u00ebs s\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb 50% m\u00eb pak se ai i punonj\u00ebsve t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb re\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Nga pun\u00ebsimi i 30 grave nga Nepali \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr edhe kompania \u201cDoni Fruits\u201d, q\u00eb ka aktivitet grumbullimin dhe eksportin e fruta-perimeve n\u00eb Lushnj\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Prodhuesve t\u00eb Buk\u00ebs, Pasti\u00e7erive dhe Brum\u00ebrave, G\u00ebzim Peshkopia, m\u00eb her\u00ebt pohoi p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se kompanit\u00eb vendase jan\u00eb t\u00ebrhequr nga vendimi p\u00ebr pun\u00ebsimet nga India dhe Filipinet.<\/p>\n<p>Arsyet p\u00ebr mosmarrjen e tyre, sipas tij, ishin kostoja e lart\u00eb p\u00ebr paga neto 800 euro n\u00eb muaj dhe 300 euro p\u00ebr akomodimin, si dhe problemi i tregut aziatik t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ofruar punonj\u00ebs t\u00eb kualifikuar p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e brumit dhe \u00ebmb\u00eblsirave.<\/p>\n<p>Erald Pashaj, Drejtor Ekzekutiv n\u00eb \u201cEPPC Albania &#038; Kosova\u201d, nj\u00eb nga kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb konsulenc\u00ebs p\u00ebr burime njer\u00ebzore, vler\u00ebson se mosfunksionimi i skem\u00ebs erdhi nga parregullsit\u00eb q\u00eb hasi zbatimi nga t\u00eb dyja pal\u00ebt, si nga agjencit\u00eb e shteteve q\u00eb ofrojn\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb huaj, por edhe rekrutuesit shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb ekonomia globale nuk e njeh modelin e pun\u00ebsimit t\u00eb shtetasve nga vende n\u00eb varf\u00ebri dhe pa rregulla, q\u00eb pun\u00ebsohen po n\u00eb shtete t\u00eb varfra dhe me rregulla \u2018gri\u2019 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, skema nuk ka p\u00ebr t\u00eb funksionuar\u201d, pohon ai.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, numri i t\u00eb huajve me leje q\u00ebndrimi n\u00eb Shqip\u00ebri rezultoi 18,151 persona, nga t\u00eb cil\u00ebt meshkuj 62,5% dhe femra 37,5%.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa numri i t\u00eb huajve me leje pun\u00ebsimi arrin n\u00eb 7,930 punonj\u00ebs n\u00eb vitin 2022. T\u00eb huajt me leje pune z\u00ebn\u00eb 43% t\u00eb totalit t\u00eb shtetasve me leje q\u00ebndrimi.<\/p>\n<p>Z, Pashaj tha se k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna tregojn\u00eb se forca e pun\u00ebs nga jasht\u00eb \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrfillshme p\u00ebr tregun e pun\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe pritet q\u00eb edhe gjat\u00eb vitit 2024 t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb mbetet e till\u00eb.<\/p>\n<p>Krahasuar me 2021, numri i shtetasve me leje pune, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga INSTAT, \u00ebsht\u00eb rritur me 11%. P\u00ebr shtetasit e pajisur me leje q\u00ebndrimi n\u00eb Shqip\u00ebri, numri i tyre n\u00eb 2022 ishte 22% m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb raport m\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarit.<\/p>\n<p>Sipas Pashaj, ku vendin kryesor e z\u00ebn\u00eb ata me shtet\u00ebsi Italin\u00eb (q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb pun\u00eb t\u00eb pakualifukuara, por kryesisht n\u00eb biznese vetjake), Turke, t\u00eb Kosov\u00ebs, Egjipti, Filipine, Maqedonia e Veriut, Bangladeshi, Siria, etj.<\/p>\n<p>P.sh, nga Egjipti deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2022, ishin me leje pune 395 persona.<\/p>\n<p>Ende forca e pun\u00ebs nga jasht\u00eb \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrfillshme p\u00ebr tregun e pun\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe pritet q\u00eb edhe p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2024 t\u00eb jet\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Rreth 4.1 mij\u00eb leje t\u00eb reja n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb 2023<\/p>\n<p>Rreth 4,092 shtetas t\u00eb huaj u pajis\u00ebn me leje unike pune p\u00ebr muajt janar-qershor 2023 sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb marra n\u00eb vendimin e miratuar nga qeveria \u201cP\u00ebr miratimin e Profilit t\u00eb Zgjeruar Komb\u00ebtar t\u00eb Migracionit p\u00ebr vitet 2019\u20132022\u201d.<\/p>\n<p>Pas zbatimit t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr t\u00eb huajt\u201d, \u201cleje unike\u201d \u00ebsht\u00eb leja e l\u00ebshuar nga autoritetet e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb lejon shtetasin e huaj t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb ligj\u00ebrisht n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime pune.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare e Pun\u00ebsimit dhe Aft\u00ebsive ku referohet vendimi p\u00ebr vitin 2022 u dhan\u00eb 7,434 leje p\u00ebr pun\u00ebmarr\u00ebs nga 4,357 q\u00eb ishin p\u00ebr 2021 (70% rritje).<\/p>\n<p>Sa u takon lejeve unike t\u00eb l\u00ebshuara n\u00eb periudh\u00ebn janar\u2013qershor 2023, p\u00ebr pun\u00ebmarr\u00ebs jan\u00eb 3,499 (q\u00eb zen\u00eb 86% t\u00eb totalit t\u00eb lejeve unike), 170 (4%) p\u00ebr t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuar dhe 158 (3.8%) p\u00ebr vullnetar\u00eb.<\/p>\n<p>3,098 leje unike ishin p\u00ebr meshkuj dhe 994 p\u00ebr femra. Lidhur me aktivitetin ekonomik p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb l\u00ebshuar lejet, akomodimi dhe sh\u00ebrbimi ushqimor p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe me 14%, ndjekur nga industria p\u00ebrpunuese e tekstileve (11,2%) dhe industria p\u00ebrpunuese e produkteve ushqimore me 11,1%.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2022, qarku me fluksin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb shtetasve t\u00eb huaj t\u00eb pajisur me leje dhe v\u00ebrtetime pune ishte Tirana, me rreth 44% t\u00eb lejeve t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas shtet\u00ebsis\u00eb, numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr lejet e pun\u00ebs e z\u00ebn\u00eb turqit, pasuar nga italian\u00ebt, pasuar nga kosovar\u00ebt, pasuar nga kinez\u00ebt.<\/p>\n<p>Fason\u00ebt, t\u00eb shqet\u00ebsuar nga r\u00ebnia e euros, largojn\u00eb filipinaset nga fabrikat<\/p>\n<p>Fillimisht, trendi p\u00ebr pun\u00ebsimin e t\u00eb huajve n\u00eb Shqip\u00ebri nisi t\u00eb zbatohet nga familjet e pasura. Nd\u00ebr punonj\u00ebset e para q\u00eb u pun\u00ebsuan prej tyre, vite m\u00eb par\u00eb, si pastruese apo kujdestare f\u00ebmij\u00ebsh, ishin filipinaset.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e kompanive t\u00eb rekrutimit, por edhe bizneset dhe individ\u00ebt q\u00eb kan\u00eb pun\u00ebsuar filipinas, vler\u00ebsojn\u00eb se punonj\u00ebset kan\u00eb shfaqur aft\u00ebsi shum\u00eb her\u00eb m\u00eb produktive dhe disiplin\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme pune krahasuar me punonj\u00ebsit e huaj t\u00eb shteteve t\u00eb tjera aziatike.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, nj\u00eb nd\u00ebr kontraktor\u00ebt e kompanis\u00eb fason \u201cAlbania Tricot\u201d n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs, q\u00eb prodhonte veshje intimo t\u00eb mark\u00ebs italiane \u201cCotonella\u201d, pun\u00ebsoi vitin e kaluar 35 gra nga Filipinet.<\/p>\n<p>Kompania investoi edhe p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb kapanoni ku ishin t\u00eb strehuara punonj\u00ebset e huaja.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs nga r\u00ebnia e euros dhe shtimit t\u00eb kostos s\u00eb mbajtjes s\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore pas rritjes s\u00eb pag\u00ebs minimale prej shtatorit 2023, fabrika \u201cAlbania Tricot\u201d dhe n\u00ebnkontraktor\u00ebt e saj u zhvendos\u00ebn n\u00eb Uzbekistan.<\/p>\n<p>Me mbylljen e aktivitetit n\u00eb Shqip\u00ebri, kompania kontraktore vendase e prodhuesit t\u00eb veshjeve intimo t\u00eb mark\u00ebs \u201cCotonella\u201d shkurtoi 150 t\u00eb pun\u00ebsuarit, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe punonj\u00ebset e huaja.<\/p>\n<p>\u201cMonitor\u201d kontaktoi stafin e n\u00ebnkontraktorit t\u00eb kompanis\u00eb \u201cAlbania Tricot\u201d, t\u00eb cil\u00ebt pohuan se 25 punonj\u00ebse nga Filipinet u pun\u00ebsuan pran\u00eb nj\u00eb rrobaqep\u00ebsie italiane t\u00eb veshjeve fason n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Kontrata p\u00ebr pun\u00ebsimin e tyre zgjat deri m\u00eb 28 shkurt 2024. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb kontrat\u00ebs, punonj\u00ebset nga Filipinet jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb largohen drejt shtetit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb fitimeve nga zhvler\u00ebsimi i kursit t\u00eb k\u00ebmbimit t\u00eb monedhave t\u00eb huaja, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi sektori fason e ka t\u00eb pamundur t\u00eb ruaj\u00eb vendet e pun\u00ebs, si p\u00ebr vendasit, edhe p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e huaj, sipas kryetarit t\u00eb Shoqat\u00ebs Pro Eksport Albania, Edvin Pren\u00e7e.<\/p>\n<p>\u201cSkema p\u00ebr pun\u00ebsimet e punonj\u00ebsve t\u00eb huaj, kryesisht gra n\u00eb disa vende ka qen\u00eb shum\u00eb efikase, produktive dhe me kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta ose t\u00eb barabarta me punonj\u00ebsit shqiptar\u00eb, para periudh\u00ebs kur sektori nuk kishte k\u00ebto problematika.<\/p>\n<p>Sot flitet p\u00ebr t\u2019i mbijetuar k\u00ebsaj dallge t\u00eb madhe krize ekonomike, si e till\u00eb, bizneset nuk e shohin dhe nuk e mendojn\u00eb prurjen e punonj\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb, por si ta mbajn\u00eb n\u00eb pun\u00eb e n\u00eb l\u00ebvizje aktivitetin ekonomik, duke ruajtur vendet e pun\u00ebs aktuale\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket shtimit t\u00eb rekrutimeve t\u00eb t\u00eb huajve n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor, z. Pren\u00e7e tha se nuk ka m\u00eb prurje t\u00eb reja, pasi edhe ato kompani q\u00eb vijojn\u00eb aktivitetin, nuk e ndiejn\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr punonj\u00ebs t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>\u201cPasiguria p\u00ebr t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt i b\u00ebn t\u00eb mendohen dy her\u00eb, para se t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebta punonj\u00ebs (pasi jan\u00eb kontrata dyvje\u00e7are dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi se po i shp\u00ebrngul nga vende t\u00eb larg\u00ebta)\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>N\u00eb 6-mujorin e par\u00eb t\u00eb 2023, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Shoqat\u00ebs Pro Eksport Albania, nd\u00ebrmarrjet fason t\u00eb veshjeve dhe t\u00eb k\u00ebpuc\u00ebve pun\u00ebsuan 450 gra nga Nepali dhe Filipinet.<\/p>\n<p>Drejtuesit e shoqat\u00ebs than\u00eb se vet\u00ebm 5% e t\u00eb pun\u00ebsuarve u larguan, pasi nuk plot\u00ebsonin pritshm\u00ebrit\u00eb e bizneseve shqiptare p\u00ebr rendimentin e pun\u00ebs. Kostoja p\u00ebr pun\u00ebsimin e tyre, duke p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00ebm pagesat mujore, arrinte n\u00eb 450 USD n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit e huaj, me kosto t\u00eb lart\u00eb dhe produktivitet t\u00eb ul\u00ebt<\/p>\n<p>Kompani t\u00eb tjera vijojn\u00eb me nd\u00ebrtimin e kapanoneve p\u00ebr akomodimin e punonj\u00ebsve t\u00eb huaj. Kompania e eksportit t\u00eb bim\u00ebve mjek\u00ebsore \u201cFilipi CO\u201d, sipas drejtuesit t\u00eb saj, Filip Gjoka, pun\u00ebsoi rreth 4 muaj m\u00eb par\u00eb 9 pun\u00ebtor\u00eb nga India. Z. Gjoka pohon se pritet t\u00eb pun\u00ebsoj\u00eb edhe 15 punonj\u00ebs.<\/p>\n<p>Kostoja p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb punonj\u00ebsi nga India, duke p\u00ebrfshir\u00eb pag\u00ebn mujore neto, akomodimin dhe ushqimin arrin n\u00eb 600 USD n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>\u201cKostoja p\u00ebr pun\u00ebsimin e t\u00eb huajve \u00ebsht\u00eb m\u00eb e shtrenjt\u00eb n\u00eb krahasim me pun\u00ebsimet e vendasve, por rendimenti i pun\u00ebs 25% m\u00eb i lart\u00eb, e justifikon mbajtjen e tyre\u201d, thekson z. Gjoka.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr bizneset mbetet shqet\u00ebsuese problematika dhe rendimenti i ul\u00ebt n\u00eb pun\u00eb nga punonj\u00ebsit. P\u00ebr kompanit\u00eb e eksportit t\u00eb bim\u00ebve mjek\u00ebsore, konsiderohet si nj\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt pengues p\u00ebr rritjen e kapacitetit p\u00ebrpunues.<\/p>\n<p>Mungesa e investimeve n\u00eb makineri t\u00eb automatizuara vler\u00ebsohet gjithashtu penges\u00eb p\u00ebr rritjen e shkall\u00ebs s\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb bim\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb punonj\u00ebs vendas arrin t\u00eb pastroj\u00eb dhe p\u00ebrpunoj\u00eb 100 deri n\u00eb 120 kg bim\u00eb mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb punonj\u00ebs indian p\u00ebrpunon 25% m\u00eb shum\u00eb, pra arrin deri n\u00eb 150 kg n\u00eb dit\u00eb. Kina renditet e para n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr rendiment t\u00eb lart\u00eb t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb bim\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb punonj\u00ebs kinez p\u00ebrpunon 250 kg bim\u00eb mjek\u00ebsore n\u00eb dit\u00eb\u201d, thekson kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Eksportuesve t\u00eb Bim\u00ebve Medicinale dhe Aromatike.<\/p>\n<p>Sipas Erald Pashaj, nga \u201cEPPC Albania &#038; Kosova\u201d, produktiviteti i punonj\u00ebsve nga vendet e Azis\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb i pranuesh\u00ebm n\u00eb rastet kur kompanit\u00eb marrin qindra punonj\u00ebs.<\/p>\n<p>Bizneset shqiptare, t\u00eb cilat marrin 10 apo 20 punonj\u00ebs me paga neto 400 USD n\u00eb muaj, sipas tij tregojn\u00eb se produktiviteti dhe kualifikimi i t\u00eb huajve \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cSkema e marrjes s\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb huaj n\u00eb shtetet e rajonit po funksionon m\u00eb s\u00eb miri vet\u00ebm n\u00eb Kroaci, pasi ofrohen paga n\u00eb mesataren e punonj\u00ebsve vendas.<\/p>\n<p>Paga mesatare e punonj\u00ebsve vendas n\u00eb Kroaci \u00ebsht\u00eb 500 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00ebse punonj\u00ebsit e huaj kontraktohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive p.sh., n\u00ebse kontraktohen 1,000 punonj\u00ebs, kostot e pun\u00ebsimit ulen, por kjo nuk ndodh kur kompanit\u00eb kontraktojn\u00eb 10 apo 20 punonj\u00ebs, si\u00e7 po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, tha z. Pashaj.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po humb konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e krahut t\u00eb lir\u00eb t\u00eb pun\u00ebs<\/p>\n<p>Krahu i lir\u00eb i pun\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri vitet e kaluara ishte nj\u00eb nd\u00ebr avantazhet konkurruese p\u00ebr pun\u00ebsimet e vendasve n\u00eb kompanit\u00eb e huaja t\u00eb sektorit fason dhe call center n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Si n\u00eb shum\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, edhe bizneset call center n\u00eb Shqip\u00ebri po i drejtojn\u00eb syt\u00eb p\u00ebr pun\u00ebsime t\u00eb anglishtfol\u00ebsve nga Tunizia, Maroku apo Filipinet.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse do t\u00eb zbatohet kjo mas\u00eb, p\u00ebr sektorin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, do t\u00eb jet\u00eb si thik\u00eb me dy presa. Nga nj\u00ebra an\u00eb do t\u00eb mbush\u00eb grop\u00ebn e burimeve njer\u00ebzore nga emigrimi, dhe n\u00eb tjetr\u00ebn do t\u00eb humbas\u00eb avantazhin konkurrues.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur fol\u00ebs t\u00eb gjuh\u00ebs italiane, kjo rrit pagat dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7mimi q\u00eb u jepet klient\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb interesant p\u00ebr ta, si deri para disa vitesh.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb jet\u00eb konkurruese edhe p\u00ebr shkak t\u00eb zon\u00ebs kohore, e cila shton kostot jasht\u00eb orarit p\u00ebr klient\u00ebt amerikan\u00eb\u201d, pohoi m\u00eb her\u00ebt Diego Pisa.<\/p>\n<p>N\u00eb Filipine, pagat po rriten, p\u00ebr shkak t\u00eb transferimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve call center nga India dhe industris\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr pajisje nga Kina. Pagat po rriten mesatarisht 9% n\u00eb vit dhe n\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb af\u00ebrt edhe Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb nj\u00eb vend konkurrues.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, paga minimale mujore n\u00eb Filipine ishte 186.9 USD nga 182.9 USD n\u00eb muaj q\u00eb ishte vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa disa fabrika italiane fason, q\u00eb operonin n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs nga n\u00ebn\u00e7mimi i euros dhe shtimit t\u00eb kostos p\u00ebr mbajtjen e fuqis\u00eb pun\u00ebtore, pas rritjes s\u00eb pag\u00ebs minimale n\u00eb 40 mij\u00eb lek\u00eb po transferohen n\u00eb Uzbekistan, Egjipt apo Tunizi.<\/p>\n<p>Pagat n\u00eb Nepal dhe Egjipt t\u00eb ul\u00ebta, por fuqia pun\u00ebtore e kualifikuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb bujq\u00ebsi<\/p>\n<p>N\u00eb Nepal, paga minimale mujore p\u00ebr 2023, sipas statistikave zyrtare ishte 130 USD n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb nivelit t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb pagave, pjesa d\u00ebrrmuese e popullsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb ardhurat ka zgjedhur emigrimin.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo ekonomia e Nepalit dominohet nga bujq\u00ebsia dhe 90% e njer\u00ebzve merren me bujq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrvoj\u00eb e punonj\u00ebsve nga Nepali nuk p\u00ebrputhet me nevojat e fabrikave shqiptare, t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrballen me kosto shtes\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb trajnimin e tyre.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb Egjipt, sipas statistikave zyrtare, deri n\u00eb 2020 bujq\u00ebsia ishte sektori m\u00eb i madh kontribuues n\u00eb pun\u00ebsimin, me deri n\u00eb 21% t\u00eb egjiptian\u00ebve t\u00eb pun\u00ebsuar q\u00eb punonin n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi, tregtia me shumic\u00eb dhe pakic\u00eb, s\u00eb bashku me industrit\u00eb p\u00ebrpunuese renditen m\u00eb pas me p\u00ebrkat\u00ebsisht 14%, 13,4% dhe 12,5%.<\/p>\n<p>Pesha e pun\u00ebsimit n\u00eb aktivitetet shkencore, teknike dhe t\u00eb energjis\u00eb ishte shum\u00eb e ul\u00ebt n\u00eb totalin e pun\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Aktivitetet shkencore dhe teknike dhe sektor\u00ebt e energjis\u00eb elektrike kishin pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb pun\u00ebsimin total.<\/p>\n<p>N\u00eb Egjipt, paga minimale p\u00ebr 2023 ishte 113 USD n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrvoja e punonj\u00ebsve nga Egjipti nuk p\u00ebrputhet me nevojat e bizneseve shqiptare, kryesisht p\u00ebr sektorin e transportit apo prodhimit t\u00eb mobilieve.<\/p>\n<p>Bangladeshi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend me fuqi t\u00eb madhe pun\u00ebtore dhe pun\u00ebtor\u00ebt e tij kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb kontribuues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ekonomi n\u00ebp\u00ebrmjet d\u00ebrgesave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, vendi mori rreth 23 miliard\u00eb USD remitanca nga pun\u00ebtor\u00ebt e tij jasht\u00eb vendit, rreth 34% m\u00eb shum\u00eb se 2019.<\/p>\n<p>Shumica e pun\u00ebtor\u00ebve emigrant\u00eb nga Bangladeshi jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb Lindjen e Mesme dhe n\u00eb shtetet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Bangladesh, paga minimale p\u00ebr 2023 ishte 72 USD n\u00eb muaj.\/MONITOR<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Masa p\u00ebr plot\u00ebsimin e mungesave t\u00eb forc\u00ebs pun\u00ebtore me t\u00eb huaj po rezulton jo funksionale. Shum\u00eb biznese pohojn\u00eb se jan\u00eb t\u00ebrhequr nga rekrutimet e aziatik\u00ebve nga frika&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13533,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-13532","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13532","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13532"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13532\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13533"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13532"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13532"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13532"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}