{"id":13481,"date":"2024-02-18T16:05:42","date_gmt":"2024-02-18T16:05:42","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=13481"},"modified":"2024-02-18T16:05:48","modified_gmt":"2024-02-18T16:05:48","slug":"shakaja-e-hetimeve-ndertuesit-thone-se-e-moren-vesh-nga-mediat-qe-pallatet-e-tyre-kishin-kate-pa-leje-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=13481","title":{"rendered":"Shakaja e hetimeve\/ Nd\u00ebrtuesit thon\u00eb se e mor\u00ebn vesh nga mediat q\u00eb pallatet e tyre kishin kate pa leje"},"content":{"rendered":"<div class=\"78954ae5fa42b68c1393fe3da4998882\" data-index=\"1\" style=\"float: none; margin:0px 0 0px 0; text-align:center;\">\n<div data-type=\"_mgwidget\" data-widget-id=\"1576712\">\r\n<\/div>\r\n<script>(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push([\"_mgc.load\"])})(window,\"_mgq\");\r\n<\/script>\r\n\n<\/div>\n<p>Kur u pyet nga prokurori p\u00ebr 2414 metra katror\u00eb shtes\u00eb n\u00eb pallatin q\u00eb kompania Salillari sh.p.k po nd\u00ebrtonte n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Kopshtit Zoologjik, Lulzim Salillari, administrator i kompanis\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit, k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni.<\/p>\n<p>Salillari madje i tha prokurorit se ai m\u00ebsoi p\u00ebr katet pa leje vet\u00ebm kur \u00e7\u00ebshtja u b\u00eb publike n\u00eb media.<\/p>\n<p>\u201cAi ka sqaruar se nuk ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij fakti dhe ka ardhur n\u00eb dijeni kur n\u00eb objekt ka shkuar ministri i Brendsh\u00ebm dhe e ka b\u00ebr\u00eb publike,\u201d thuhet n\u00eb dokumentin e njoftimit t\u00eb akuz\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb paditurin p\u00ebr katet pa leje para Prokuroris\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb edhe Arben Maloku, ish-administratori socialist i nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Zall-Herrit, nj\u00ebherazi themelues i kompanis\u00eb Arb&#038;Trans-2010 q\u00eb nd\u00ebrtoi pallatin n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMyslym Shyri\u201d n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Maloku deklaroi se nuk kishte dijeni q\u00eb kompania e administruar nga babai i tij t\u00eb ket\u00eb kryer nd\u00ebrtim pa leje, ndon\u00ebse i tha Prokuroris\u00eb se t\u00eb kat\u00ebrta katet pa leje ishin shitur.<\/p>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs i konsideroi megjithat\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e tyre t\u00eb pabesueshme dhe pas nj\u00eb hetimi gati 2-vje\u00e7ar ngriti akuz\u00ebn e \u201cnd\u00ebrtimit t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d p\u00ebr kompanin\u00eb Salillari dhe administratorin e saj, Lulzim Sallillari.<\/p>\n<p>Po t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, Prokuroria e Tiran\u00ebs njoftoi akuz\u00ebn edhe p\u00ebr kompanin\u00eb Arb&#038;Trans-2010, ortakun e vet\u00ebm t\u00eb saj, Shyqyri Maloku dhe punonj\u00ebsit Hysni Gjoci, Dritan Gjoni, Edmond Ndoj dhe Orgeta Bardho (Kapllani).  Kjo shoq\u00ebri dhe personat p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb saj akuzohen se shkel\u00ebn lejen e nd\u00ebrtimit me rreth 2700 metra.<\/p>\n<p>\u201cNga analiza e t\u00eb gjitha rrethanave konkludohet q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb dyshuarit kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb kryerjes s\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit dhe n\u00eb k\u00ebto kushte, kan\u00eb vijuar t\u00eb jap\u00eb secili kontributin e tij p\u00ebr t\u00eb vijuar me situat\u00ebn e paligjshm\u00ebris\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb aktin e njoftimit t\u00eb akuz\u00ebs nga prokurori Arenc \u00c7ela, nj\u00ebkoh\u00ebsisht drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Dokumenti i njoftimit t\u00eb akuz\u00ebs nga Prokuroria l\u00eb t\u00eb kuptohet se godinat n\u00eb shkelje t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit u toleruan, pavar\u00ebsisht se inspektor\u00ebt e IMT-s\u00eb s\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs pretenduan t\u00eb kishin ushtruar kontrolle dhe shkeljet ishin gjobitur.<\/p>\n<p>Pallatet e nd\u00ebrtuara nga kompania Salillari dhe ajo Arb&#038;Trans 2010 u sekuestruan me buj\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi kontrovers t\u00eb qeveris\u00eb, q\u00eb u mund\u00ebsoi atyre m\u00eb pas q\u00eb t\u2019i riblenin shtesat pa leje me \u00e7mime 10 her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se ato t\u00eb tregut.<\/p>\n<p>Akuza e nd\u00ebrtimit t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb bashk\u00ebpunim me q\u00ebllime fitimi parashikon d\u00ebnime nga 3 deri n\u00eb 8 vjet burg sipas Kodit Penal. T\u00eb akuzuarit nuk qen\u00eb t\u00eb arritsh\u00ebm p\u00ebr koment deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sy qorr p\u00ebr katet pa leje<\/p>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs i filloi hetimet p\u00ebr pallatet q\u00eb kishin shkelur lejet e nd\u00ebrtimit n\u00eb kryeqytet n\u00eb vitin 2022, kur katet shtes\u00eb t\u00eb komplekseve u denoncuan publikisht prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb dhe m\u00eb pas u konfiskuan n\u00eb vendime t\u00eb KKT-s\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dy pallatet p\u00ebr t\u00eb cilat prokuroria ka p\u00ebrfunduar hetimet i p\u00ebrkasin nj\u00eb grupi prej 25 objektesh \u2013 kryesisht n\u00eb kryeqytet, q\u00eb u konfiskuan plot\u00ebsisht ose pjes\u00ebrisht nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, KKT bazuar n\u00eb Vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave 589\/2022, pasi u gjet\u00ebn se kishin shkelur lejet e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>BIRN gjeti me her\u00ebt se pas nj\u00eb procesi t\u00eb diskutuesh\u00ebm, q\u00eb p\u00ebr eskpert\u00ebt dhe opozit\u00ebn shkel barazin\u00eb e qytetar\u00ebve para ligjit, pallatet u jan\u00eb rishitur kompanive Salillari dhe Arb&#038;Trans 2010 me \u00e7mime 10 her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se tregu. N\u00eb procesin e riblerjes, t\u00eb dy kompanit\u00eb kan\u00eb pranuar se kishin shkelur lejet e nd\u00ebrtimit, duke n\u00ebnshkruar kontratat p\u00ebrkat\u00ebse me Ministrin\u00eb e Financave.<\/p>\n<p>Hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiran\u00ebs kan\u00eb zbuluar se shkeljet e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit kishin qen\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr zyrtar\u00ebt lokal\u00eb t\u00eb inspektimit dhe p\u00ebr policin\u00eb, por nd\u00ebrhyrjet p\u00ebr t\u00eb ndaluar paligjshm\u00ebrin\u00eb ishin t\u00eb vak\u00ebta.<\/p>\n<p>N\u00eb hetimet p\u00ebr pallatin e Arb&#038;Trans 2010 n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMyslym Shyri\u201d, inspektor\u00ebt e IMT-s\u00eb pretendojn\u00eb se ia kishin referuar policis\u00eb gjetjet e tyre n\u00eb janar 2022, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb veprim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm si kall\u00ebzim penal.<\/p>\n<p>Inspektor\u00ebt e Bashkis\u00eb kan\u00eb d\u00ebshmuar se gjet\u00ebn shkelje t\u00eb lejes n\u00eb kompanin\u00eb e themeluar nga Arben Maloku, at\u00ebher\u00eb administrator i nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Zall-Herrit, q\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 2022. Shkeljet ishin jo vet\u00ebm n\u00eb faktin q\u00eb ishin shtuar kate, por edhe n\u00eb ndryshim t\u00eb projektit.<\/p>\n<p>Por gjat\u00eb kontrollit n\u00eb sheshin e nd\u00ebrtimit, inspektor\u00ebt kan\u00eb pretenduar se nuk gjet\u00ebn asnj\u00eb person p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe procesverbalin e lan\u00eb n\u00eb kantier.<\/p>\n<p>Lidhur me kompanis\u00eb Salillari n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb biznesmenit P\u00ebllumb Salillari, prokuroria v\u00eb n\u00eb dukje se shtesa ishte denoncuar nga qytetar\u00eb n\u00eb korrik 2022 dhe hetimet zyrtarisht filluan n\u00eb shtator t\u00eb po atij viti.<\/p>\n<p>Nga inspektor\u00ebt e IMT-s\u00eb pran\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, shkeljet ishin konstatuar q\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2021, kur kompania ishte gjobitur.<\/p>\n<p>\u201cNga kontrolli \u00ebsht\u00eb konstatuar munges\u00eb dokumentacioni n\u00eb kantierin e nd\u00ebrtimit, shkelje e kushteve teknike t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe munges\u00eb e v\u00ebrtetimit t\u00eb fillimit t\u00eb punimeve,\u201d citohen zyrtar\u00ebt e bashkis\u00eb n\u00eb dokumentin e Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsja e sektorit juridik pran\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs pretendoi se kompania ishte gjobitur m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr shkeljet e gjetura n\u00eb nd\u00ebrtim para se pallati t\u00eb denoncohej publikisht, por i tha prokuroris\u00eb nuk kishte dijeni pse nuk ishte b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim penal.<\/p>\n<p>Prokuroria gjeti n\u00eb hetime se p\u00ebr pallatet ishte marr\u00eb fillimisht vendim prishje nga IKMT, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb pezulluar p\u00ebr shkak t\u00eb futjes s\u00eb tyre n\u00eb procesin e konfiskimit dhe riblerjes s\u00eb shtesave. Gjithashtu, Instituti i Nd\u00ebrtimit vler\u00ebsoi se strukturat e k\u00ebtyre pallateve nuk do ishin t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00ebse shtesat pa leje prisheshin.<\/p>\n<p>Pallate q\u00eb ngrihen vet\u00eb<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj si nd\u00ebrtuesit, edhe mbik\u00ebqyr\u00ebsit e punimeve dhe drejtuesit teknik\u00eb t\u00eb kompanive q\u00eb duhej t\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm gjat\u00eb procesit t\u00eb pun\u00ebs, i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb prokurorit \u00c7ela gjat\u00eb marrjes n\u00eb pyetje se nuk kishin dijeni p\u00ebr katet shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Sk\u00ebnder \u00c7ota, inxhinier i kompanis\u00eb Instituti i Konsulenc\u00ebs n\u00eb Nd\u00ebrtim \u201cIKN\u201d shpk, e cila po ashtu \u00ebsht\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb, i tha prokuroris\u00eb se ai kishte qen\u00eb mbikqyr\u00ebs p\u00ebr punimet n\u00eb kantierin e kompanis\u00eb Salillari vet\u00ebm gjat\u00eb hapjes s\u00eb grop\u00ebs s\u00eb themelit dhe nuk kishte dijeni p\u00ebr shtesat.<\/p>\n<p>Sipas tij, mbik\u00ebqyrja m\u00eb pas i kaloi me urdh\u00ebr verbal inxhinierit Ilir Zmalaj, por edhe ky i fundit pretendon se nuk ka pasur dijeni p\u00ebr shtesat dhe se m\u00ebsoi p\u00ebr to vet\u00ebm kur pa deklarimin e ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm t\u00eb koh\u00ebs Bledi \u00c7u\u00e7i. Zmalaj thot\u00eb se at\u00ebher\u00eb ishte me pushime n\u00eb Suedi. Ai thot\u00eb po ashtu se nuk ka ushtruar kontrolle n\u00eb kantier, pasi kompania Salillari nuk e ka njoftuar. \u201cNuk jan\u00eb njoftuar nga kontraktori me shkrim as verbalisht p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e kushteve p\u00ebr akt kontrollin e kuot\u00ebs 0.00\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Vet\u00eb administratori i kompanis\u00eb \u00ebsht\u00eb shfaj\u00ebsuar se ai nuk i ndiqte punimet n\u00eb kantier dhe nuk kishte qen\u00eb i pranish\u00ebm. Ai ua ka kaluar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr shkeljet punonj\u00ebsve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cAi nuk rri n\u00eb objekt dhe nuk i drejton punimet personalisht n\u00eb asnj\u00eb kantier t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cSalillari\u201d shpk dhe pun\u00ebt i drejton n\u00ebp\u00ebrmjet personelit inxhinjero- teknik q\u00eb i em\u00ebron n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe ata jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr zbatimin e punimeve sipas projektit dhe kushteve teknike t\u00eb zbatimit\u201d, citohet Salillari nga prokuroria.<\/p>\n<p>Salillari po ashtu ka k\u00ebmb\u00ebngulur se vet\u00eb ai s\u2019ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kate shtes\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb del edhe nga d\u00ebshmit\u00eb e mbledhura prej drejtuesve dhe p\u00ebrfq\u00ebsuesve t\u00eb kompanis\u00eb Arb&#038;Trans 2010. Administratori i k\u00ebsaj kompanie nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi, por personat e tjer\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb mohuar dijenin\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb lejes.<\/p>\n<p>Inxhinier\u00ebt Dritan Gjoni, drejtuesja teknike Orgeta Kapllani, topografi Edmond Ndoj dhe mbikqyr\u00ebsi i punimeve, Hysni Gjoci kan\u00eb pretenduar munges\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie dhe dijenie. Gjoci ka pretenduar se kompania i ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb do ndryshohej projekti p\u00ebr shkak t\u00eb formave t\u00eb pamundura dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb aplikim.<\/p>\n<p>Kapllani q\u00eb duhej t\u00eb ishte n\u00eb kantier, sipas prokuroris\u00eb ka k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk e ka vizituar at\u00eb dhe nuk ka qen\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim. Inxhinieri Dritan Gjoni ka pretenduar se p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tij nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me zbatimin e lejes, por kontratat me t\u00eb tret\u00ebt dhe blerjet q\u00eb duheshin p\u00ebr nd\u00ebrtimin.<\/p>\n<p>Prokuroria k\u00ebmb\u00ebngul se k\u00ebta persona dhe kompanit\u00eb q\u00eb ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb ishin n\u00eb fakt n\u00eb dijeni t\u00eb shkeljes s\u00eb ligjit. \u201cN\u00eb rastin konkret, rezulton se t\u00eb pandehurit e cituar m\u00eb lart jan\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kryer p\u00ebr q\u00ebllim fitimi t\u00eb parashikuar nga neni 199\/a\/4 e 25 t\u00eb K.Penal\u201d, thuhet n\u00eb dokumentet p\u00ebr njoftim t\u00eb akuz\u00ebs.<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur u pyet nga prokurori p\u00ebr 2414 metra katror\u00eb shtes\u00eb n\u00eb pallatin q\u00eb kompania Salillari sh.p.k po nd\u00ebrtonte n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Kopshtit Zoologjik, Lulzim Salillari, administrator i&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13482,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-13481","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13481","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13481"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13481\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13482"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}