{"id":13190,"date":"2024-02-14T00:04:27","date_gmt":"2024-02-14T00:04:27","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=13190"},"modified":"2024-02-14T00:04:28","modified_gmt":"2024-02-14T00:04:28","slug":"historia-e-dy-te-rinjve-shqiptare-nga-call-center-ne-burgun-suedez-aty-na-pyesnin-pse-te-gjithe-ikni-nga-shqiperia-nje-vend-kaq-i-bukur-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=13190","title":{"rendered":"Historia e dy t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb, nga call center n\u00eb burgun suedez; Aty na pyesnin: Pse t\u00eb gjith\u00eb ikni nga Shqip\u00ebria, nj\u00eb vend kaq i bukur?"},"content":{"rendered":"<div class=\"78954ae5fa42b68c1393fe3da4998882\" data-index=\"1\" style=\"float: none; margin:0px 0 0px 0; text-align:center;\">\n<div data-type=\"_mgwidget\" data-widget-id=\"1576712\">\r\n<\/div>\r\n<script>(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push([\"_mgc.load\"])})(window,\"_mgq\");\r\n<\/script>\r\n\n<\/div>\n<p>Nga Lluiza Pinderi<\/p>\n<p>Qindra t\u00eb rinj zbrazin \u00e7do vit Shqip\u00ebrin\u00eb. Largohen drejt Evrop\u00ebs, apo kudo qoft\u00eb, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se n\u00eb vendin e tyre. Por ajo q\u00eb gjejn\u00eb, jo gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira. N\u00eb disa raste shohin tmerrin me sy, nuk ia dalin dot, p\u00ebrplasen n\u00eb shum\u00eb mure, e pak t\u00eb tjer\u00eb me shum\u00eb fat mund t\u00eb buz\u00ebqeshin t\u00eb lir\u00eb. Dritare.net do ju sjell\u00eb nj\u00eb histori ndryshe, t\u00eb dy t\u00eb rinjve q\u00eb k\u00ebrkuan parajs\u00ebn, por gjet\u00ebn purgatorin.<\/p>\n<p>Eriola dhe i fejuari i saj sapo kishin p\u00ebrfunduar studimet p\u00ebr matematik\u00eb, n\u00eb Fakultetin e Shkencave. Puna n\u00eb call center ua kishte marr\u00eb shpirtin dhe jetesa n\u00eb Tiran\u00eb ishte pothuajse e pap\u00ebrballueshme. K\u00ebshtu q\u00eb menduan si zgjidhje largimin drejt Anglis\u00eb,  ku kishin t\u00eb af\u00ebrmit e tyre.<\/p>\n<p>\u201cIshim me qera. Na duhej nj\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr familjen ton\u00eb. T\u00eb ardhurat ishin t\u00eb pakta. Nj\u00eb i af\u00ebrmi yn\u00eb n\u00eb Angli na premtoi se do t\u00eb na ndihmonte me pun\u00eb dhe sht\u00ebpi, n\u00ebse ne siguronim dokumentet. K\u00ebshtu qe filluam t\u00eb interesoheshim, se si t\u00eb gjenim nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, me m\u00eb pak shpenzime. Na than\u00eb q\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e mundshme ishte sigurimi i identitetit t\u00eb nj\u00eb vendi tjet\u00ebr, q\u00eb e kishin b\u00ebr\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb vendos\u00ebm t\u00eb provonim shansin. Nj\u00eb shok n\u00eb call center na gjeti nj\u00eb person q\u00eb b\u00ebnte dokumente fallco. Paguam 500 euro p\u00ebr person dhe prit\u00ebm q\u00eb t\u00eb merrnim identitetin e ri dhe n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb italiane\u201d.<\/p>\n<p>Eriola tregon se u larguan drejt Italis\u00eb, si shqiptar\u00eb dhe aty prit\u00ebn pasaportat e reja. Personi q\u00eb i ndihmoi me dokumentet, iu kishte th\u00ebn\u00eb se rruga m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Angli, ishte q\u00eb si fillim t\u00eb shkonin n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb BE. Sipas tij, Suedia ishte nj\u00eb vend i mir\u00eb tranzit.<\/p>\n<p>\u201cUdh\u00ebtuam  dy or\u00eb me avion n\u00eb Gothenburg, nj\u00eb qytet n\u00eb Suedi. Q\u00ebndruam n\u00eb nj\u00eb hotel dhe m\u00eb pas k\u00ebrkuam nj\u00eb agjenci p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb bileta. Gjet\u00ebm nj\u00eb agjenci q\u00eb pranonte para n\u00eb dor\u00eb, pasi t\u00eb gjitha agjencit\u00eb pranonin vet\u00ebm kart\u00eb krediti. Pas disa pyetjeve t\u00eb thjeshta, se pse dy italian\u00ebve si ne, iu p\u00eblqente Anglia, siguruam biletat tona dhe mezi po prisnim t\u00eb niseshim\u201d.<\/p>\n<p>Epo kjo nuk ishte aspak  e leht\u00eb. Suedia nuk u tregua aspak e m\u00ebshirshme, teksa shk\u00ebrmoqi mij\u00ebra iluzione, mendime, \u00e7aste lumturie. Eriola dhe i fejuari i saj Altini, u zbuluan n\u00eb aeroport. Pas disa pyetjeve rutin\u00eb, p\u00ebr emrat, q\u00ebllimin e vizit\u00ebs, qyteti q\u00eb do t\u00eb vizitohej, sportelisti i aeroportit iu b\u00ebri nj\u00eb kontroll t\u00eb imt\u00ebsish\u00ebm edhe pasaportave italiane. Dhe ja ku drita jeshile, u b\u00eb m\u00eb e bardh\u00eb dhe nxori t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb drit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAi zbuloi n\u00eb sistem se identiteti im ishte i vjedhur. Mesa duket, ishte denoncuar n\u00eb polici nga personi p\u00ebrkat\u00ebs. N\u00eb ato momente kur ai u largua drejt nj\u00eb zyre, po dridhesha nga frika. Pastaj na zbuluan pasaportat shqiptare, pavar\u00ebsisht se i kishim futur brenda materialit t\u00eb \u00e7ant\u00ebs. Na \u00e7uan n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb m\u00eb vete, ku kishte polic\u00eb. Na fut\u00ebn n\u00eb dhoma t\u00eb ndryshme. Prej aty, na d\u00ebrguan n\u00eb rajonin  e policis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb prek\u00ebsh p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb qelin\u00eb<\/p>\n<p>P\u00ebr 25 vje\u00e7aren nga Shqip\u00ebria, ky ishte momenti m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb i jet\u00ebs. Njeriu q\u00eb s\u2019kishte guxuar kurr\u00eb t\u00eb thoshte edhe nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb keqe, tashm\u00eb po shkonte drejt hekurave p\u00ebr mashtrim.<\/p>\n<p>\u201cKur m\u00eb than\u00eb se do t\u00eb shkonim n\u00eb rajon u preva fare. Vet\u00ebm qaja, ndjehesha si nj\u00eb kriminele. M\u00eb kalonin n\u00ebp\u00ebr mend t\u00eb gjith\u00eb filmat q\u00eb kisha par\u00eb. Mendoja se \u00e7far\u00eb do t\u00eb m\u00eb ndodhte n\u00eb paraburgim, ku kishte shum\u00eb njer\u00ebz, ku t\u00eb dhunonin, t\u00eb vrisnin\u201d.<\/p>\n<p>Pas mb\u00ebrritjes n\u00eb rajonin e Policis\u00eb, fotografimit dhe procedurave t\u00eb tjera, ata iu n\u00ebnshtruan nj\u00eb testi psikologjik, p\u00ebr t\u00eb kuptuar gjendjen e tyre. \u201cP\u00ebrve\u00e7 pyetjeve n\u00ebse kishte qen\u00eb n\u00eb burg m\u00eb par\u00eb, kishte edhe pyetje t\u00eb tipit: \u201cA mendon t\u00eb b\u00ebsh vet\u00ebvrasje\u201d, apo \u201cA thua pse m\u00eb ndodhi mua kjo\u201d. Dhe kjo nuk ishte nj\u00eb pyetje rutin\u00eb. Ishte nj\u00eb pyetje me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kuptuar kufijt\u00eb e \u00e7do personi.<\/p>\n<p>\u201cSiguria ishte absolute, dyer t\u00eb r\u00ebnda e t\u00eb blinduara. Asnj\u00eb der\u00eb nuk hapej pa kod. M\u00eb fut\u00ebn n\u00eb nj\u00eb qeli vet\u00ebm. Dritaret ishin me dy pal\u00eb hekura dhe me nj\u00eb xham shum\u00eb t\u00eb trash\u00eb, t\u00eb pathyesh\u00ebm. Mobiliet ishin me nj\u00eb material t\u00eb but\u00eb. Ishte shum\u00eb ngroht\u00eb brenda, pavar\u00ebsisht se jasht\u00eb ishte dhjetor dhe shum\u00eb ftoht\u00eb. P\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb t\u00eb sillnin \u00e7do vakt, por un\u00eb s\u2019mundesha. Vet\u00ebm qaja me t\u00eb madhe. Qava aq shum\u00eb sa u detyrova t\u2019i bija s\u00ebrish ziles e t\u00eb k\u00ebrkoja ila\u00e7e. Deri sa m\u00eb kaploi gjumi, v\u00ebrtitesha n\u00eb dhom\u00eb e lexoja shkrimet n\u00ebp\u00ebr mure. Kishte pasur edhe shqiptar\u00eb para meje, e shum\u00eb fjal\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb huaja, ishin d\u00ebshmi t\u00eb atyre q\u00eb kishin pasur t\u00eb nj\u00ebjtin fat si un\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb hyn n\u00eb burg, \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj si nj\u00eb fund. \u00cbsht\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre si nj\u00eb vdekje, sepse realisht t\u00eb ik\u00ebn liria. Eriola tregon se nuk e kishte konceptin e koh\u00ebs p\u00ebr asnj\u00eb gj\u00eb, nuk e dinte se ku ishte i fejuari i saj dhe askush nuk i kthente p\u00ebrgjigje, nd\u00ebrsa mendimi i vet\u00ebm n\u00eb kok\u00eb ishte p\u00ebr mamin. Si do t\u00eb ndjehej ajo tani, q\u00eb bija e saj ndodhej n\u00eb burg?<\/p>\n<p>\u201cAty mendon shpesh p\u00ebr familjen, p\u00ebr dhimbjen q\u00eb mund t\u2019iu shkaktosh. Nuk mendon aq shum\u00eb p\u00ebr veten. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb nuk e dija \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte me mua. Kur m\u00eb pyet\u00ebn n\u00ebse doja t\u00eb ecja, gati sa nuk po fluturoja. Ndjesia e liris\u00eb m\u00eb b\u00ebri me krah\u00eb. Vet\u00ebm me instruksionet e tyre, p\u00ebrfundova n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb ajrosjeje dhe u riktheva s\u00ebrish n\u00eb kafazin tim\u201d.<\/p>\n<p>Eriola tregon se p\u00ebrve\u00e7 siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrdorimit t\u00eb teknologjis\u00eb, kushteve t\u00eb mira, kishte edhe p\u00ebrkujdesje njer\u00ebzore. Madje p\u00ebr ta, t\u00eb burgosurit ishin si rast studimi. \u00c7do her\u00eb q\u00eb sillnin ushqimin, vinin disa persona, ku t\u00eb gjith\u00eb mbanin sh\u00ebnime, secili p\u00ebr fush\u00ebn e vet: sjelljen, reagimin, ngr\u00ebnien e ushqimit. Pas dy dit\u00ebsh, Eriola tregon se u mor\u00ebn n\u00eb pyetje nga nj\u00eb avokat, p\u00ebr vepr\u00ebn  tyre, n\u00ebse e dinin q\u00eb ishte ilegale apo jo, n\u00ebse e pranonin gabimin, n\u00ebse ishin penduar etj.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb pyeti pse t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt largohen nga vendi i tyre. Un\u00eb iu p\u00ebrgjigja se p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve ekonomike. E pastaj vazhdoi:\u201cKam miq q\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr pushime n\u00eb Shqip\u00ebri dhe thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb vendi i bukur. Kam d\u00ebgjuar se shqiptar\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb, por  kan\u00eb qeveritar\u00eb t\u00eb k\u00ebqij dhe t\u00eb korruptuar\u201d. U mundova t\u2019ia sqaroj se \u00e7far\u00eb ndodhte realisht n\u00eb vendin ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ndalesa e fundit n\u00eb Zyr\u00ebn e Emigracionit<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb vepre t\u00eb till\u00eb, askush nuk mund ta mbyllte syrin, aq m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb suedez, q\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb kishte  ligjin sesa jet\u00ebn. Eriola tregon se suedez\u00ebt ishin njer\u00ebz shum\u00eb t\u00eb komunikuesh\u00ebm, t\u00eb sjellsh\u00ebm, t\u00eb mb\u00ebshtesnin, por kur vinte puna te q\u00ebndrimi, thoshin se nuk dilnin dot mbi ligjet.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb dy t\u00eb rinjt\u00eb u d\u00ebrguan n\u00eb Zyr\u00ebn e Emigracionit, u d\u00ebnuan me 200 euro, p\u00ebr t\u00eb paguar secili dhe iu ndalua p\u00ebr 2 vjet l\u00ebvizja e lir\u00eb n\u00eb BE.<\/p>\n<p>\u201cTe zyra e emigracionit ishin gjith\u00eb emigrant\u00ebt e paligjsh\u00ebm. Kishte nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, shqiptar\u00eb, indian\u00eb. Na sistemuan n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb t\u00eb madhe nj\u00ebkat\u00ebshe, me ambiente t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr ngr\u00ebnie, palest\u00ebr, sall\u00eb interneti. Po ashtu kishim edhe nj\u00eb dhom\u00eb personale, por q\u00eb s\u2019mund ta mbyllnim kurr\u00eb me \u00e7el\u00ebs. Ishte e ndaluar. Madje punonj\u00ebsit e stafit, \u00e7do nj\u00eb or\u00eb kontrollonin dhomat, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhte. Vet\u00ebm dy or\u00eb mund t\u00eb dilje n\u00eb oborrin e rrethuar me mur p\u00ebr ajrim, e pastaj gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs brenda\u201d.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se t\u00eb rinjt\u00eb tentuan s\u00ebrish t\u00eb provonin fatin e tyre, duke aplikuar p\u00ebr azil ekonomik, nuk ia dol\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNuk pranuan, duke na th\u00ebn\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i sigurt, se ishte rritur numri i policis\u00eb. Madje sipas tyre kishte t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb vendi yn\u00eb ishte n\u00eb rritje ekonomike dhe se ne mund t\u2019ia dalim mir\u00eb k\u00ebtu. K\u00ebshtu q\u00eb na kthyen s\u00ebrish n\u00eb atdhe\u201d.<\/p>\n<p>Me siguri do t\u00eb mendoni, q\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb ka d\u00ebshtuar, nuk do t\u00eb tentoj\u00eb s\u00ebrish, apo se ia ka kuptuar vlerat e vendit q\u00eb ka. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, d\u00ebshira p\u00ebr ikje, nuk zbehet kollaj. P\u00ebr Eriol\u00ebn, asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb si m\u00eb par\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u00e7ift, nuk ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pun\u00eb. Por, ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn d\u00ebshir\u00eb, largimin.<\/p>\n<p>\u201cNuk do ta b\u00ebja s\u00ebrish t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zgjedhje, sepse nuk dua t\u00eb p\u00ebrfundoj n\u00eb burg. Dua t\u00eb gjej nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb largohem n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rregullave. Por ama dua t\u00eb iki nga ky vend. Nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb\u201d.\/Dritare.net<\/p>\n<p>PS: Eriola nuk \u00ebsht\u00eb emri i v\u00ebrtet\u00eb i vajz\u00ebs. Redaksia respektoi d\u00ebshir\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb ruajtur anonimitetin.Dritare.net<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lluiza Pinderi Qindra t\u00eb rinj zbrazin \u00e7do vit Shqip\u00ebrin\u00eb. Largohen drejt Evrop\u00ebs, apo kudo qoft\u00eb, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se n\u00eb vendin&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13191,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-13190","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13190","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13190"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13190\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13191"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13190"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13190"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13190"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}