{"id":12983,"date":"2024-02-11T19:00:15","date_gmt":"2024-02-11T19:00:15","guid":{"rendered":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=12983"},"modified":"2024-02-11T19:00:17","modified_gmt":"2024-02-11T19:00:17","slug":"kafja-me-dy-mikeshat-makina-e-qitesve-e-priste-jashte-si-u-nxor-nga-kulla-e-tij-marklen-haka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/new.findnews5.com\/?p=12983","title":{"rendered":"Kafja me dy mikeshat, makina e qit\u00ebsve e priste jasht\u00eb\/ Si u nxor nga \u201ckulla\u201d e tij Marklen Haka\u2026"},"content":{"rendered":"<div class=\"78954ae5fa42b68c1393fe3da4998882\" data-index=\"1\" style=\"float: none; margin:0px 0 0px 0; text-align:center;\">\n<div data-type=\"_mgwidget\" data-widget-id=\"1576712\">\r\n<\/div>\r\n<script>(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push([\"_mgc.load\"])})(window,\"_mgq\");\r\n<\/script>\r\n\n<\/div>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 8 Qershor 2022, rreth or\u00ebs 14.30 \u00ebsht\u00eb marr\u00eb njoftim nga salla operative se n\u00eb vendin e quajtur kryq\u00ebzimi i fshatit Nik\u00ebl t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb Administrative, Nik\u00ebl-Kruj\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar me arm\u00eb zjarri ndaj shtetasit Marklen Lutfi Haka, i cili ka shkuar n\u00eb spitalin e Traum\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr mjekim.<br \/>\nGjat\u00eb kqyrjes s\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes grupi hetimor, provoi se n\u00eb segmentin rrugor, 35 metra n\u00eb an\u00ebn lindore t\u00eb kryq\u00ebzimit t\u00eb fshatit Nik\u00ebl, mbi asfalt, jan\u00eb gjetur t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7rregullt, 17 g\u00ebzhoja n\u00eb form\u00eb cilindrike, 12 nga t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb shtypura me kapsoll\u00eb t\u00eb goditura me mbishkrimin n\u00eb fundin e tyre 14 G.F.L, nj\u00eb predh\u00eb metalike e shformuar dhe nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb predhe.<\/p>\n<p>Marklen Haka ia hodhi paq edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb, si n\u00eb sulmet e tjera me arm\u00eb ku objektiv i armiqve t\u00eb tij kishte qen\u00eb ai vet\u00eb dhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes Haka. Ai mori nj\u00eb plumb n\u00eb nofull, nd\u00ebrsa d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb batareve ndaj makin\u00ebs s\u00eb tij u b\u00ebn\u00eb edhe t\u00eb pranish\u00ebm t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm apo jo n\u00eb vendngjarje. Ata pan\u00eb t\u00eb tmerruar se si plumbat v\u00ebrshuan edhe ndaj tyre, duke rrezikuar seriozisht jet\u00ebn. Disa prej qitjeve p\u00ebrfunduan edhe n\u00eb lokalin ngjitur me sken\u00ebn e atentatit.<\/p>\n<p>P\u00ebrparim Caca ishte duke sh\u00ebrbyer n\u00eb lokalin e tij kur ndjeu s\u00eb pari t\u00eb sht\u00ebnat e shumta q\u00eb vinin nga jasht\u00eb kafenes\u00eb s\u00eb tij t\u00eb vog\u00ebl. Ai nuk pati mund\u00ebsi t\u00eb dilte dhe t\u00eb shikonte menj\u00ebher\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodhte n\u00eb rrug\u00eb. Nj\u00eb vrim\u00eb tejshpuese e mbetur n\u00eb xhamin e lokalit tregoi p\u00ebr terrorin q\u00eb ai dhe t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb kafene n\u00eb at\u00eb moment p\u00ebrjetuan nga plumbat q\u00eb vinin nga p\u00ebrtej rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>Dosja Hetimore<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kqyrjes s\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes, n\u00eb lokalin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit P\u00ebrparim Caca, u konstatua nj\u00eb vrim\u00eb tejshpuese n\u00eb xhamin e dritares s\u00eb kafenes\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu nga kqyrja e automjetit model \u2018Golf 5\u2019, me targa AB 728 CB, 5 vend\u00ebsh, me ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit Kurt Hidri dhe q\u00eb m\u00eb dat\u00eb 8 Qershor 2022, ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorimin e Marklen Hak\u00ebs, u konstatuan vrima tejshpuese, me drejtim nga e  majta n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, t\u00eb cilat korespodojn\u00eb me xhamin e krahut t\u00eb pasagjerit t\u00eb par\u00eb t\u00eb automjetit ne fjal\u00eb.<\/p>\n<p>I pari q\u00eb u mor n\u00eb pyetje lidhur me ngjarjen ishte pik\u00ebrisht Marklen Haka, njeriu q\u00eb ishte edhe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb sulmit m\u00eb t\u00eb fundit me arm\u00eb ndaj tij. Pasi mori ndihm\u00ebn e par\u00eb mjek\u00ebsore n\u00eb Spitalin e Traum\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, pas d\u00ebmtimit q\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb nofull, ashtu si edhe n\u00eb atentatet e tjera t\u00eb ngjashme ndaj tij, nuk dha asnj\u00eb informacion me interes p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij, q\u00eb i ishin v\u00ebn\u00eb nga pas p\u00ebr t\u00eb q\u00ebruar hesapet me t\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nuk dha njohje p\u00ebr armiqt\u00eb e tij t\u00eb mundsh\u00ebm, Marklen Haka nuk mohoi dyshimet q\u00eb ai pati n\u00eb momentin kur makina e tij u vu n\u00eb ndjekje nga nj\u00eb tjet\u00ebr automjet, fill pasi kishte konsumuar nj\u00eb kafe me dy mikeshat e tij, nj\u00eb lokal jo shum\u00eb larg vil\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb fshatin Nik\u00ebl. Ai tha se doli nga banesa rreth or\u00ebs 12.00 t\u00eb drek\u00ebs, pas ftes\u00ebs p\u00ebr kafe q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb e njohura e tij, t\u00eb cil\u00ebn e identifikon me emrin Alketa. E cila i tha se ishte e shoq\u00ebruar me nj\u00eb mikesh\u00ebn e saj, t\u00eb quajtur Rita.<\/p>\n<p>Marklen Haka: M\u00eb dat\u00eb 8 Qershor 2022, un\u00eb po q\u00ebndroja n\u00eb banes\u00ebn time kur rreth or\u00ebs 12.00 u telefonova nga nj\u00eb mikesha ime, Alketa.  Ajo m\u00eb tha se jam me Rit\u00ebn dhe m\u00eb ftonin p\u00ebr kafe. E lam\u00eb t\u00eb takoheshim te \u2018Klajdi Park\u2019 n\u00eb Tapiz\u00eb.  Un\u00eb aty shkova me makin\u00ebn time tip \u2018Golf 5\u2019 me ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb. Kur shkova aty pash\u00eb q\u00eb Alketa dhe Rita kishin mb\u00ebrritur para meje dhe po m\u00eb prisnin.  Un\u00eb q\u00ebndrova me to n\u00eb lokal p\u00ebrreth nj\u00eb or\u00eb. Pasi p\u00ebrfunduam kafen, un\u00eb u p\u00ebrsh\u00ebndeta me Alket\u00ebn dhe Rit\u00ebm dhe shkova t\u00eb paguaj fatur\u00ebn.<\/p>\n<p>Pasi u nda me vajzat, Marklen Haka tha p\u00ebr hetuesit se ai mori s\u00ebrish rrug\u00ebn e kthimit p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e tij n\u00eb fshatin Nik\u00ebl. Megjithat\u00eb, me daljen nga lokali, ai vuri re nga pasqyrat e makin\u00ebs nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb pazakont\u00eb t\u00eb nj\u00eb automjeti q\u00eb vinte pas tij. Ky automjet e ndiqte p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, pa iu ndar\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb moment t\u00eb vet\u00ebm. Kjo situat\u00eb shkaktoi dyshime te ai vet\u00eb, se automjeti q\u00eb vinte pas tij dhe njer\u00ebzit n\u00eb bord, nuk ishin p\u00ebrdorues t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>Marklen Haka: Pasi pagova fatur\u00ebn dola dhe shkova te makina ime. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Alketa dhe Rita po q\u00ebndronin n\u00eb makin\u00ebn e tyre n\u00eb oborrin e lokalit dhe t\u00eb dyja po merreshin me telefonin. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe un\u00eb u ngjita n\u00eb makin\u00ebn time dhe u nisa drejt Fush\u00eb Kruj\u00ebs, nd\u00ebrsa vajzat u nis\u00ebn p\u00ebr n\u00eb drejtim t\u00eb Tiran\u00ebs me nj\u00eb automjet A Class. Por sapo u nisa un\u00eb pata dyshime, pasi n\u00eb ndjekje t\u00eb automjetit tim u vu nj\u00eb tjet\u00ebr makin\u00eb, Audi A8.<\/p>\n<p>Dyshimet e Marklen Hak\u00ebs n\u00eb at\u00eb moment nuk rezultuan thjesht t\u00eb tilla. Manovrat q\u00eb ai kreu n\u00eb rrug\u00eb e bind\u00ebn se automjeti me xhama t\u00eb zinj q\u00eb po e ndiqte nga pas ishte aty pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb. Ai nuk mundi t\u00eb shquaj\u00eb asgj\u00eb nga brenda automjetit p\u00ebrve\u00e7 xhamave t\u00eb zinj dhe targ\u00ebs s\u00eb huaj n\u00eb pjes\u00ebn e saj t\u00eb p\u00ebrparme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, e vetmja mund\u00ebsi shp\u00ebtimi p\u00ebr t\u00eb ishte t\u00eb jepte gaz sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb mundej makin\u00ebs s\u00eb tij, e cila ishte disa kuaj kubik m\u00eb pak e fuqishme se Audi q\u00eb po e ndiqte.<\/p>\n<p>Marklen Haka:  Nuk kisha ecur as 200 metra nga lokali kur vura re nj\u00eb automjet tip Audi A8, prodhim i viteve 2008-2010, me ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb, me xhama komplet t\u00eb zinj, me targa t\u00eb bardha t\u00eb huaja, me g\u00ebrma t\u00eb vogla, q\u00eb m\u00eb b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebrshtypje. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment i dhash\u00eb gaz makin\u00ebs dhe e parakalova Audin.  Por aty vura re se kjo makin\u00eb po vazhdonte t\u00eb m\u00eb ndiqte dhe q\u00ebndronte pran\u00eb meje n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb rreth 100 metra.<\/p>\n<p>Por kur mendoi se i shp\u00ebtoi kurthit t\u00eb radh\u00ebs, Marklen Haka nuk llogariti se ndjek\u00ebsit e tij do ta godisnin pik\u00ebrisht n\u00eb momentin kur ai do t\u00eb merrte frym\u00eb lirisht dhe ia kishte hedhur pa u lagur sh\u00ebnjestruesve t\u00eb tij. Ai tha p\u00ebr hetuesit se sapo hyri n\u00eb Nik\u00ebl, nj\u00eb tyt\u00eb arme zjarri doli nga xhami i zi i ulur i makin\u00ebs q\u00eb e kishte ndjekur p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs, dhe q\u00eblloi n\u00eb drejtim t\u00eb automjetit t\u00eb tij, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ishte ndalur n\u00eb an\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>Marklen Haka: Kur mb\u00ebrrita n\u00eb vendin e quajtur stacioni i Nikl\u00ebs, mora kthes\u00ebn p\u00ebr n\u00eb fshat. Aty pash\u00eb djalin e xhaxhait tim q\u00eb duhet Tani Haka. Ai po q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb rrug\u00eb para lokalit dhe ma b\u00ebri me dor\u00eb q\u00eb ta merrja. Un\u00eb ndala makin\u00ebn dhe Tani mu afrua q\u00eb t\u00eb hipte n\u00eb automjet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, pran\u00eb makin\u00ebs sime u afrua Audi A8, i cili uli xhamin dhe nga aty u q\u00ebllua me arm\u00eb. Un\u00eb u shtriva n\u00eb sedilje, nd\u00ebrsa t\u00eb sht\u00ebnat vazhdonin. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb plumb m\u00eb kapi n\u00eb nofull.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb at\u00eb gjendje, Marklen Haka tha se ende pati fuqin\u00eb ti jepte makin\u00ebs dhe t\u00eb largohej nga vendi ku u derdh ndaj tij bresh\u00ebria e plumbave. Ai tregoi se u drejtua drejt Fush\u00eb Kruj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb te miqt\u00eb e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas e d\u00ebrguan n\u00eb Spitalin e Traum\u00ebs n\u00eb kryeqytet, pas plag\u00ebs q\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb nofull. Spitali i Traum\u00ebs, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb ishte kthyer n\u00eb stacion t\u00eb zakonsh\u00ebm kurimi, sa her\u00eb ai binte pre e atentateve, ashtu si edhe n\u00eb k\u00ebto pamje t\u00eb shtatorit 2019, ku edhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u plagos r\u00ebnd\u00eb pas nj\u00eb prite q\u00eb i ishte organizuar n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb mbr\u00ebmjes n\u00eb der\u00ebn e vil\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb fshatin Nik\u00ebl n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb.<\/p>\n<p>Marklen Haka: Pas asaj q\u00eb m\u00eb ndodhi un\u00eb i dhash\u00eb makin\u00ebs indietro dhe u largova drejt Fush\u00eb Kruj\u00ebs. Aty u ndala p\u00ebr nj\u00eb moment dhe u nisa s\u00ebrish dhe shkova t\u00eb kal\u00e7eto \u2018\u00c7angu\u2019.  Ku mb\u00ebrriti Adi Haka i cili m\u00eb pas m\u00eb d\u00ebrgoi n\u00eb spital.<\/p>\n<p>Nga shtrati i spitalit ku ndodhej, Marklen Haka tha se nuk i njihte atentator\u00ebt e tij dhe se nuk kishte dyshime p\u00ebr asnj\u00eb em\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb mund t\u00eb lidhej me motivet e ekzekutimit t\u00eb tij. Ai rr\u00ebfeu p\u00ebr hetuesit se ishte kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 5 qershor 2023, vet\u00ebm tri dit\u00eb para se t\u00eb ishte pre e sulmit me arm\u00eb, informacion q\u00eb duket se e kan\u00eb siguruar edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, ai kishte q\u00ebndruar n\u00eb Bruksel, por nuk dha shpjegime se cila ishte arsyeja e q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb kryeqytetin belg, ku ishte rezident p\u00ebr vet\u00ebm dy jav\u00eb. Lidhur me atentatin ndaj tij, u pyet\u00ebn nga grupi hetues edhe persona t\u00eb cil\u00ebt mendoheshin se kishin dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Nj\u00eb prej k\u00ebtyre personave t\u00eb pyetur ishte edhe Geraldo Haka, kush\u00ebri i Marklen Hak\u00ebs, i cili ishte i pari q\u00eb u njoh me atentatin q\u00eb i ishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb tij dhe b\u00ebri shoq\u00ebrimin e tij deri n\u00eb Fush\u00eb Kruj\u00eb, si dhe m\u00eb tej n\u00eb spitalin e Traum\u00ebs n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Geraldo Haka: Un\u00eb ndodhesha n\u00eb lokalin tim pran\u00eb shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are Nik\u00ebl, kur kush\u00ebriri im Marklen Haka, m\u00eb thirri me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb; \u2018Merr makin\u00ebn t\u00ebnde dhe m\u00eb ndiq, pasi m\u00eb kan\u00eb q\u00eblluar\u2019. Sapo e pash\u00eb, e ndoqa nga pas Marklenin derisa parkoi makin\u00ebn te kal\u00e7eto.<br \/>\nAty ai m\u00eb pas u ngjit n\u00eb makin\u00ebn time dhe jemi nisur p\u00ebr n\u00eb spital. Gjat\u00eb rrug\u00ebs Markleni m\u00eb tha se nuk e di kush m\u00eb ka q\u00eblluar. Nuk fol\u00ebm shum\u00eb gjat\u00eb, pasi ai kishte gjakderdhje nga goja, pasi kishte marr\u00eb nj\u00eb plumb n\u00eb nofull.<\/p>\n<p>Pas marrjes s\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb kush\u00ebririt t\u00eb objektivit t\u00eb atentatit, grupi hetues u kthye edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb vendngjarje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb th\u00ebnie t\u00eb reja, q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr t\u00eb zbardhur sken\u00ebn e krimit. Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto persona ishte edhe P\u00ebrparim Caca, pronari i lokalit p\u00ebrball\u00eb ku ndodhi ngjarja. Ai tregoi se i tmerruar, ishte m\u00eb shum\u00eb i interesuar t\u00eb fshihte kok\u00ebn se sa t\u00eb shikonte se \u00e7far\u00eb po ndodhte jasht\u00eb apo kush ishin autor\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrparim Caca: N\u00eb momentin q\u00eb d\u00ebgjova t\u00eb sht\u00ebna me arm\u00eb, un\u00eb u ndjeva i frik\u00ebsuar dhe u futa posht\u00eb banakut dhe nuk kam par\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur. Un\u00eb m\u00eb pas dallova nj\u00eb plumb q\u00eb kishte p\u00ebrshkuar xhamin e dritares s\u00eb lokalit. N\u00eb momentin e ngjarjes, n\u00eb ambjentin e brendsh\u00ebm t\u00eb lokalit nuk ka patur klient\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb verand\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ulur nj\u00eb djal\u00eb dhe nj\u00eb vajz\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt sapo d\u00ebgjuan t\u00eb sht\u00ebnat u shtrin\u00eb p\u00ebrtok\u00eb.<\/p>\n<p>I vetmi q\u00eb mundi t\u00eb shquaj\u00eb di\u00e7ka rreth identikitit t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb krimit ishte Dritan Haka, kush\u00ebri me Marklen Hak\u00ebn. Personi i cili i shp\u00ebtoi mrekullisht plumbave nd\u00ebrsa po b\u00ebhej gati t\u00eb ngjitej n\u00eb makin\u00ebn e t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb tij. Gjat\u00eb momentit kur Marklen Haka ishte ndalur n\u00eb kryq\u00ebzimin e fshatit Nik\u00ebl, pas shenj\u00ebs q\u00eb kush\u00ebriri i tij i kishte b\u00ebr\u00eb me dor\u00eb p\u00ebr ta marr\u00eb me vete n\u00eb makin\u00ebn e tij. Edhe pse n\u00eb fillim Dritan Haka dha detaje interesante n\u00eb lidhje me karakteristikat pamore t\u00eb autorit q\u00eb q\u00eblloi ndaj kush\u00ebririt t\u00eb tij, m\u00eb von\u00eb n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij para hetuesve, ai i tha k\u00ebtyre t\u00eb fundit se nuk i mbahej mend mir\u00eb portreti i atij q\u00eb shkrehu arm\u00ebn.<\/p>\n<p>Dritan Haka: M\u00eb dat\u00eb 8 qershor 2022, rreth or\u00ebs 14:00, isha duke q\u00ebndruar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb kryq\u00ebzimin e stacionit Nik\u00ebl, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb gjetur ndonj\u00eb makin\u00eb t\u00eb rastit, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb fshat. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe para k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb mia ndaloi me makin\u00ebn e tij, Marklen Haka, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe djali i xhaxhait tim. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, paralelisht me makin\u00ebn e Marklenit pash\u00eb q\u00eb u afrua edhe nj\u00eb automjet tjet\u00ebr tip Audi, me ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb, ku nga sedilja e pasagjerit u q\u00ebllua me arm\u00eb zjarri n\u00eb drejtim t\u00eb makin\u00ebs, ku ndodhej kush\u00ebriri im. Un\u00eb arrita ta dalloj personin q\u00eb q\u00eblloi. Ai nuk kishte mask\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb. Ishte brun dhe mendoj se duhet t\u00eb jet\u00eb diku te rreth 40 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Dritan Haka kujtoi m\u00eb pas, se autor\u00ebt, ndoshta t\u00eb trembur, i drejtuan arm\u00ebn edhe atij, por nuk q\u00eblluan m\u00eb n\u00eb vazhdim. Ai mundi t\u00eb shikoj\u00eb vet\u00ebm nd\u00ebrsa ata mor\u00ebn rrug\u00ebn nga kishin ardhur dhe u larguan t\u00eb qet\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb rrug\u00ebs Kam\u00ebz-Fush\u00eb Kruj\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur gjurm\u00ebt edhe sot.<\/p>\n<p>Dritan Haka: Un\u00eb arrita t\u00eb shquaj vet\u00ebm faktin q\u00eb mjeti i autor\u00ebve u kthye mbrapsht. Dhe n\u00eb at\u00eb moment m\u00eb drejtuan edhe mua arm\u00ebn. Nga sa pash\u00eb pas atentatit ata mor\u00ebn rrug\u00ebn nacionale Kam\u00ebz-Fush\u00eb Kruj\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht deklarimit t\u00eb tij t\u00eb par\u00eb se ai arriti ta shikoj\u00eb n\u00eb sy nj\u00eb nga atentator\u00ebt, n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij t\u00eb dyt\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr hetuesit, Dritan Haka u shfaq i mjegullt n\u00eb lidhje me portretin e qit\u00ebsit q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb moment desh i mori jet\u00ebn edhe atij vet\u00eb.<\/p>\n<p>Dosja Hetimore: Pavar\u00ebsisht se Dritan Haka, thot\u00eb se e ka par\u00eb drejt e n\u00eb sy personin q\u00eb q\u00eblloi mbi kush\u00ebririn e tij, Marklen Haka, n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e dyt\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga ky deklarim, duke th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje ta identifikoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebt\u00eb person. Ai po k\u00ebshtu thot\u00eb se nuk e ka fiksuar me \u00e7far\u00eb arme \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar, por ai q\u00eb ka qen\u00eb arm\u00eb e gjat\u00eb dhe jo pistolet\u00eb. Dhe t\u00eb sht\u00ebnat kan\u00eb qen\u00eb me bresh\u00ebri dhe jo tek e tek.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj nuk dha edhe nj\u00eb nga klientet e lokalit, p\u00ebrpara t\u00eb cilit u luajt e gjith\u00eb skena e krimit, e cila at\u00eb dit\u00eb u p\u00ebrball bashk\u00eb me nj\u00eb t\u00eb njohur\u00ebn e saj, me momentet e frikshme. Por q\u00eb p\u00ebr fatin e saj t\u00eb mir\u00eb, plumbat e kursyen, nd\u00ebrsa iu desh t\u00eb kthehej e tronditur n\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>J.M:  M\u00eb dat\u00eb 8 qershor 2022, n\u00eb or\u00ebn 07.00 kam dal\u00eb nga sht\u00ebpia ime q\u00eb ndodhet n\u00eb fshatin Mukje dhe kam shkuar n\u00eb pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb mobileri n\u00eb fshatin Shelqet. Rreth or\u00ebs 13:00 pasi mbylla pun\u00ebn u nisa p\u00ebr n\u00eb kryq\u00ebzimin e Nikl\u00ebs dhe u ula n\u00eb verand\u00ebn e lokalit t\u00eb shtetasit Pap Caca p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb kafe bashk\u00eb me nj\u00eb t\u00eb njohur\u00ebn time. Pak m\u00eb von\u00eb d\u00ebgjova krisma arme dhe t\u00eb dyja u ul\u00ebm posht\u00eb tavolin\u00ebs. Pas ngjarjes, u largova n\u00eb drejtim t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb fshatin Mukje. Marklen Hak\u00ebn nuk e njoh dhe nuk e kam par\u00eb ngjarjen sesi ndodhi dhe as autor\u00ebt.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb hetimit, askush nuk i njihte autor\u00ebt e atentatit, edhe pse kishin mundur ti shquanin portretet e tyre brenda makin\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn tentuan t\u00eb kryenin eleminimin e Marklen Hak\u00ebs. Kjo sugjeron se qit\u00ebsit m\u00eb shum\u00eb gjasa nuk i p\u00ebrkisnin zon\u00ebs p\u00ebrreth. N\u00eb lidhje me ngjarjen, grupi hetues u ndal edhe te makina e p\u00ebrdorur nga Marklen Haka dit\u00ebn e ngjarjes, kur ra pre e plumbave. Nga kjo u konstatua se automjeti n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb sh\u00ebnjestr\u00ebs s\u00eb atentatit ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb shtetasi, me gjasa familjar i tij i af\u00ebrt.<\/p>\n<p>Dosja Hetimore: N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit q\u00eb ka dijeni p\u00ebr rrethanat e hetimit, \u00ebsht\u00eb pyetur shtetasi Kurt Hidri. Ai ka deklaruar se automjetin q\u00eb p\u00ebrdorej nga Marklen Haka me targa AB 728 CB, i p\u00ebrket p\u00ebrket shtetasit Agustin Haka, t\u00eb cilit ia ka shitur para nj\u00eb viti dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb mund ta v\u00ebrtetoj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet aktit noterial q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb te noteri.<\/p>\n<p>Por n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij, Kurt Hidri, tha se nuk e njihte Marklen Hak\u00ebn. Nd\u00ebrsa me t\u00eb vetmin person q\u00eb kishte njohje ishte Agustin Haka, t\u00eb cilit i kishte shitur edhe makin\u00ebn. Megjithat\u00eb, d\u00ebshmia m\u00eb interesante p\u00ebr grupin hetues ishte padyshim e vajzave me t\u00eb cilat Marklen Haka konsumoi kafen\u00eb e fundit para se t\u00eb binte pre e plumbave, ve\u00e7an\u00ebrisht e nj\u00ebr\u00ebs prej tyre, e identifikuar me emrin Alketa.<\/p>\n<p>Ajo kishte telefonuar Marklenin p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga banesa ku ndodhej n\u00eb ngujim t\u00eb plot\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb kafe me t\u00eb. Policis\u00eb iu arrit t\u00eb identifikoj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e Marklen Hak\u00ebs me dy vajzat p\u00ebrmes pamjeve filmike, si edhe t\u00eb bizneseve n\u00eb zon\u00eb, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb ndjekjen q\u00eb i b\u00ebri m\u00eb tej makina e vras\u00ebsve.<\/p>\n<p>Alketa: Marklen Hak\u00ebn e njoh prej shum\u00eb vitesh, pasi kam bashk\u00ebjetuar me v\u00ebllain e tij t\u00eb ndjer\u00eb, Roland Haka. At\u00eb dit\u00eb rreth or\u00ebs 12.30 e kam takuar Marklenin s\u00eb bashku me nj\u00eb shoqen time n\u00eb nj\u00eb lokal pran\u00eb Tapiz\u00ebs. Pasi pim\u00eb kafe u larguam n\u00eb dy drejtime t\u00eb ndryshme. Ai drejt sht\u00ebpis\u00eb, ne p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. Ngjarjen e kam m\u00ebsuar p\u00ebrmes lajmeve.Por kjo d\u00ebshmi duket e cunguar n\u00eb th\u00ebniet e saj.Pasi jo vet\u00ebm Alketa nuk tregon p\u00ebr q\u00ebllimin e takimit por mungon edhe d\u00ebshmia e shoq\u00ebrueses s\u00eb saj n\u00eb tavolin\u00eb, at\u00eb dit\u00eb. Kush \u00ebsht\u00eb kjo vajz\u00eb dhe pse grupi hetues nuk e ka marr\u00eb edhe d\u00ebshmin\u00eb e saj. D\u00ebshmi q\u00eb mund t\u00eb hedh\u00eb drit\u00eb, n\u00ebse vajzat u p\u00ebrdor\u00ebn si karrem apo u ndoq\u00ebn n\u00eb l\u00ebvizjet e tyre, me q\u00ebllim q\u00eb grupi i qit\u00ebsve t\u00eb binte n\u00eb gjurm\u00ebt e Marklen Hak\u00ebs.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Q\u00eb nga atentati i fundit ndaj tij n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2022, thuhet se Marklen Haka nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb fare i gjall\u00eb jasht\u00eb mureve t\u00eb fortifikat\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb fshatin Nik\u00ebl t\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00ebs, njohur si VIP-i i krimit. Ai mendohet se kalon nj\u00eb jet\u00eb gati prej eremiti, t\u00eb vetmuar brenda vil\u00ebs s\u00eb tij, ku goj\u00ebt rreth e rrotull thon\u00eb se jeton bashk\u00eb me babain e tij t\u00eb moshuar, n\u00eb nj\u00eb historik t\u00eb vrazhd\u00eb dhe gjak\u00ebsor ku familja e madhe Haka \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>Historia e hakmarrjes nuk duket t\u00eb ket\u00eb l\u00ebn\u00eb pa prekur as Marklen Hakan. Emri i tij fillimisht nis t\u00eb lakohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2011, kur ai akuzohet p\u00ebr vrasjen n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kryeqytetit, n\u00eb zon\u00ebn e ish-Bllokut, t\u00eb biznesmenit, Nadien Zeneli.<\/p>\n<p>Ngjarja ndodhi mbr\u00ebmjen e 13 qershorit t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb nj\u00eb nga baret m\u00eb t\u00eb frekuentuara t\u00eb zon\u00ebs, ku mbet\u00ebn t\u00eb plagosur r\u00ebnd\u00eb shtetasit Taf Mandri dhe Bledar Miha. Marklen Haka u akuzua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, por nuk u d\u00ebnua kurr\u00eb, edhe pse p\u00ebr t\u00eb u ngrit\u00ebn dy akuza t\u00eb r\u00ebnda, t\u00eb cilat m\u00eb pas u rr\u00ebzuan. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, sipas prokuroris\u00eb, ai kreu krimin si nj\u00eb form\u00eb hakmarrje ndaj biznesmenit 32 vje\u00e7ar nga Bulqiza, p\u00ebr vrasjen e v\u00ebllait t\u00eb tij, Roland Haka.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb familja Haka dyshonte se vras\u00ebs i djalit t\u00eb tyre n\u00eb vitin 2004, ishte Nadien Zeneli.<\/p>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs\/ 2011: Vrasja e shtetasit Nadien Zeneli dyshohet t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr motive gjakmarrje, pasi viktima dyshohej nga familja e shtetasit Marklen Haka si autor i vrasjes s\u00eb shtetasit Roland Lutfi Haka, ngjarje kjo e ndodhur n\u00eb vitin 2004 n\u00eb Kruj\u00eb.<\/p>\n<p>Por, ashtu si\u00e7 u b\u00eb e ditur, Marklen Haka ia doli t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb pretendimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe tia dal\u00eb t\u00eb mos vuaj\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb d\u00ebnim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje. Nj\u00eb nga vajzat d\u00ebshmitare e pranishme n\u00eb at\u00eb moment n\u00eb sken\u00ebn e krimit identifikoi at\u00eb si vras\u00ebsin q\u00eb q\u00eblloi mbi biznesmenin dhe dy personat e tjer\u00eb q\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb plagosur. Ngjarja mbeti edhe m\u00eb tej pa autor.<\/p>\n<p>Kronik\u00eb\/2011: Roland Haka, v\u00ebllai i Marklen Hak\u00ebs, u vra mbr\u00ebmjen e dat\u00ebs 10 qershor 2004 teksa po darkonte me disa miq t\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb. Pasi dikush e telefonoi, ai u ngrit nga tavolina p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb m\u00eb pas n\u00eb pjes\u00ebn e parkingut t\u00eb lokalit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, persona t\u00eb paidentifikuar e q\u00eblluan me bresh\u00ebri automatike duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb vend. Familja e Roland Hak\u00ebs pati dyshime se ishte biznesmeni i kromit Nadien Zeneli ai q\u00eb i kishte telefonuar Roland Hak\u00ebs p\u00ebr ta nxjerr\u00eb n\u00eb prit\u00eb. Zeneli kishte njohje t\u00eb m\u00ebparshme me Roland Hak\u00ebn p\u00ebr shkak se ai ishte i martuar me nj\u00eb vajz\u00eb nga fisi Haka.<br \/>\nN\u00eb vitin 2004 Marklen Haka, ishte vet\u00ebm 13 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Por kjo ngjarje ishte vet\u00ebm fillimi i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb episodesh dramatike dhe tragjike q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrndiqnin Marklen Hak\u00ebn n\u00eb jet\u00ebn e tij. Ngjarje t\u00eb tilla do t\u00eb shoq\u00ebroheshin n\u00eb vazhdim me humbje t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnda brenda familjes s\u00eb tij, por edhe me prita t\u00eb armatosura ku k\u00ebt\u00eb her\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr do t\u00eb ishte ai vet\u00eb. Atentati i par\u00eb ndodhi n\u00eb der\u00ebn e banes\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb fshatin Zez\u00eb t\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00ebs, nat\u00ebn e 21 shtatorit 2019, ku nj\u00eb tog\u00eb qit\u00ebsish q\u00eblluan pa m\u00ebshir\u00eb ndaj pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes Haka.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje, Marklen Haka mbeti i plagosur r\u00ebnd\u00eb dhe u transportua n\u00eb Spitalin e Traum\u00ebs n\u00eb kryeqytet. Nd\u00ebrsa atje, ai u prit me dy makina luksoze, nj\u00ebri prej tyre identifikohet si Valter Bami, v\u00ebllai i Durim Bamit, nj\u00eb personazh i fort\u00eb n\u00eb Nik\u00ebl. Por, ajo q\u00eb b\u00ebri edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb atentatin ndaj Marklen Hak\u00ebs ishte humbja e jet\u00ebs s\u00eb hall\u00ebs s\u00eb tij, Shpresa Basha. Ajo u q\u00ebllua n\u00eb der\u00ebn e banes\u00ebs dhe humbi jet\u00ebn si pasoj\u00eb e plumbave n\u00eb Spitalin e Traum\u00ebs, vet\u00ebm pak minuta pasi kishte mb\u00ebrritur aty.<\/p>\n<p>Raporti policor: M\u00eb dat\u00eb 21 shtator 2019, \u00ebsht\u00eb njoftuar salla operative se n\u00eb fshatin Zez\u00eb, Nik\u00ebl, jan\u00eb plagosur Marklen Haka dhe halla e tij Shpresa Basha, e cila m\u00eb von\u00eb nga plag\u00ebt e marra ka gjetur vdekjen n\u00eb spital. Banesa e Marklen Hak\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb banes\u00eb dykat\u00ebshe, e rrethuar me mure dhe me port\u00eb metalike dy kanat\u00ebshe, nd\u00ebrsa ajo nj\u00ebkanat\u00ebshe ndodhet n\u00eb drejtim t\u00eb krahut jugor. N\u00eb sheshin p\u00ebrpara port\u00ebs, q\u00eb t\u00eb nxjerr n\u00eb rrug\u00ebn e asfaltuar q\u00eb lidh fshatin Nik\u00ebl me lagjen Zez\u00eb, gjithashtu dhe nj\u00eb shesh q\u00eb ndodhet n\u00eb an\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb asfaltit jan\u00eb gjetur gjithsej 85 g\u00ebzhoja model 56 kalibri 7.62 mm.<\/p>\n<p>Ishte e qart\u00eb edhe nga furia e plumbave t\u00eb derdhur, ashp\u00ebrsia me t\u00eb cil\u00ebn autor\u00ebt kund\u00ebrvepruan ndaj Marklen Hak\u00ebs. At\u00eb mbr\u00ebmje, sipas dosjes hetimore, Marklen Haka mb\u00ebrriti n\u00eb banes\u00ebn e tij rreth or\u00ebs 21:00. Por kur dukej se gjith\u00e7ka po shkonte normalisht, kush\u00ebriri i tij e njoftoi p\u00ebr disa l\u00ebvizje t\u00eb dyshimta rreth banesave t\u00eb tyre, l\u00ebvizje t\u00eb cilat ishin konstatuar edhe nj\u00eb nat\u00eb para krimit.<\/p>\n<p>Si\u00e7 rezulton nga hetimi, m\u00ebnj\u00ebher\u00eb pasi d\u00ebgjuan zhurmat q\u00eb vinin nga lumi, kush\u00ebriri dhe nipi i Marklen Hak\u00ebs dol\u00ebn me elektrik\u00eb n\u00eb duar p\u00ebr t\u00eb kontrolluar perimetrin e zon\u00ebs p\u00ebrreth. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, Markleni dhe halla e tij, Shpresa Basha, doli jasht\u00eb. Por, 3 persona t\u00eb armatosur filluan t\u00eb hapin zjarr drejt tyre.<\/p>\n<p>Marklen Haka: M\u00eb dat\u00eb 21 shtator 2019, kam shkuar rreth or\u00ebs 21.00 n\u00eb sht\u00ebpi, ku kishin ardhur p\u00ebr vizit\u00eb motra ime dhe halla Shpresa Basha. Kemi q\u00ebndruar t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr dark\u00eb, aty ishte dhe djali i xhaxhait tim Egustian Haka. Gusti doli p\u00ebr t\u00eb par\u00eb ndeshjen Inter-Milan. Ai \u00ebsht\u00eb kthyer rreth or\u00ebs 23.00, dhe ka parkuar automjetin para sht\u00ebpis\u00eb time.<br \/>\nErdhi tek un\u00eb dhe m\u00eb tha se tek skarpati e lumit, kishte d\u00ebgjuar zhurm\u00eb. M\u00eb ka th\u00ebn\u00eb hajde t\u00eb dalim t\u00eb shikojm\u00eb nj\u00ebher\u00eb. I kam th\u00ebn\u00eb Gustit dhe nipit Ervis Basha t\u00eb marrin nga nj\u00eb elektrik dhe t\u00eb kontrollonim skarpatin e lumit. T\u00eb dy kemi dal\u00eb nga banesa duke kontrolluar, nd\u00ebrsa un\u00eb me hall\u00ebn Shpres\u00ebn kemi dal\u00eb tek porta kryesore. I kam th\u00ebn\u00eb Shpres\u00ebs t\u00eb kthehet n\u00eb sht\u00ebpi, por ajo nuk m\u00eb d\u00ebgjoi. Pasi kam b\u00ebr\u00eb 4-5 hapa nga porta kryesore, kam d\u00ebgjuar bresh\u00ebri automatiku, teksa po q\u00ebllohej drejt meje. Kam ndjer\u00eb q\u00eb u plagosa te krahu i djatht\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa mendohet se plumbat dhe atentatet ndaj Marklen Hak\u00ebs do t\u00eb ndaleshin k\u00ebtu, vet\u00ebm disa vite m\u00eb pas, ai p\u00ebsoi nj\u00eb her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb ekspozimin ndaj nj\u00eb prite t\u00eb armatosur. Kjo ndodhi tri vite m\u00eb von\u00eb, n\u00eb muajin qershor t\u00eb vitit 2023, n\u00eb hyrje t\u00eb fshatit Nik\u00ebl, vet\u00ebm pak \u00e7aste pasi kishte dal\u00eb nga strofka e tij. P\u00ebrpara k\u00ebtij episodi t\u00eb radh\u00ebs t\u00eb dhunsh\u00ebm, Marklen Haka ishte arrestuar bashk\u00eb me pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes, gjat\u00eb nj\u00eb kontrolli t\u00eb befasish\u00ebm t\u00eb policis\u00eb. Gjat\u00eb kontrollit, u zbulua se ai mbante nj\u00eb arm\u00eb zjarri pa leje dhe u arrestua nd\u00ebrsa tentoi t\u00eb fshihej pas nj\u00eb divani.<\/p>\n<p>Dosja Hetimore: Nga aktet e p\u00ebrfshira n\u00eb fashikullin e gjykimit t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, ka rezultuar se m\u00eb dat\u00eb 6 Janar 2022, rreth or\u00ebs 19.00 n\u00eb fshatin Nik\u00ebl, Bashkia Kruj\u00eb, m\u00eb konkretisht tek Kal\u00e7eto e shtetasit Ylli \u00c7angu, nga ana e sh\u00ebrbimeve t\u00eb Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Durr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kontroll dhe jan\u00eb kapur n\u00eb flagranc\u00eb disa shtetas.<br \/>\nMidis shtetasve t\u00eb ndaluar \u00ebsht\u00eb edhe Marklen Lutfi (Aliu) Haka.<br \/>\nNga aktet, rezulton se ky shtetas pasi \u00ebsht\u00eb kapur n\u00eb flagranc\u00eb, sapo ka par\u00eb sh\u00ebrbimet e policis\u00eb \u00ebsht\u00eb larguar me vrap dhe \u00ebsht\u00eb kapur n\u00eb katin e dyt\u00eb t\u00eb objektit, brenda nj\u00eb dhome t\u00eb lokalit t\u00eb fshehur mbas nj\u00eb divani.<br \/>\nNga kontrolli i ushtruar, pran\u00eb tij \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb kuti me ngjyr\u00eb t\u00eb verdh\u00eb me mbishkrimin OZKURSAN 922 Cal. 9 mm P.A.K, brenda s\u00eb cil\u00ebs ndodheshin 44 fishek\u00eb me ngjyr\u00eb gri, si dhe nj\u00eb telefon i mark\u00ebs \u2018Iphone me k\u00ebll\u00ebf ngjyr\u00eb kafe\u2019, t\u00eb cilat jan\u00eb sekuestruar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs material dhe u kryen vendimet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Sipas policis\u00eb bashk\u00eb me Marklen Hak\u00ebn n\u00eb momentin e arrestimit u ndaluan edhe disa persona t\u00eb tjer\u00eb, miq dhe shok\u00eb t\u00eb tij, edhe k\u00ebta, disa t\u00eb armatosur. Vet\u00eb Marklen Haka i tha policis\u00eb se ai nuk kishte lidhje me arm\u00ebn q\u00eb iu gjet n\u00eb momentin e ndalimit.<\/p>\n<p>Dosja Hetimore: Nga ana e policis\u00eb gjyq\u00ebsore u pyet n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit ndaj t\u00eb cilit zhvillohen hetimet edhe shtetasi Marklen Haka.<br \/>\nGjat\u00eb marrjes n\u00eb pyetje ai deklaroi se m\u00eb dat\u00eb 6 Janar 2022, ai ka dal\u00eb pasdite te lokali i YIli \u00c7angut dhe ka q\u00ebndruar n\u00eb kafe, te tavolinat brenda lokalit, ku kishte dhe persona t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\nAi po k\u00ebshtu deklaroi se \u00ebsht\u00eb ulur i vet\u00ebm n\u00eb tavolin\u00eb, ku rreth or\u00ebs 17.30 ka ardhur policia p\u00ebr kontroll. Marklen Haka, tha se nuk e ka kund\u00ebrshtuar policin\u00eb dhe se gjat\u00eb kontrollit nuk i \u00ebsht\u00eb gjetur asgj\u00eb e paligjshme. Dhe se fishek\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb tijat. Pasi ato nuk i jan\u00eb gjetur atij, por n\u00eb ambientet e lokalit ku po pinte kafe, n\u00eb katin e dyt\u00eb dhe se ai nuk e di se t\u00eb kujt mund t\u00eb jen\u00eb.<\/p>\n<p>Sikurse kishte mundur tia hidhte m\u00eb her\u00ebt drejt\u00ebsis\u00eb, Marklen Haka mundi edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb episod t\u2019i shp\u00ebtonte qelis\u00eb. Ai u la n\u00eb mas\u00ebn e arrestit sht\u00ebpiak, aty ku duhet t\u00eb ishte edhe dit\u00ebn kur la banes\u00ebn e tij dhe doli p\u00ebr kafe, duke r\u00ebn\u00eb m\u00eb pas pre e atentatit m\u00eb qershor 2022.<\/p>\n<p>Dosja Hetimore:  Prokuroria i \u00ebsht\u00eb drejtuar gjykat\u00ebs me k\u00ebrkes\u00eb me objekt vler\u00ebsimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb arrestit n\u00eb flagranc\u00eb t\u00eb kryer nga policia gjyq\u00ebsore dhe caktimin ndaj personave n\u00ebn hetim Zenel Haka dhe Gazmir Haka t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u2018arrest n\u00eb burg\u2019 dhe \u2018arrest n\u00eb sht\u00ebpi\u2019 ndaj shtetasit Marklen Haka.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Marklen Haka nuk duket t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb thjesht nj\u00eb objektiv hakmarrje ndaj familjar\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnda kriminale. Policis\u00eb dhe prokuroris\u00eb gjithmon\u00eb kan\u00eb pasur dyshimet e tyre se ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb i implikuar n\u00eb ngjarje t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat m\u00eb pas e kan\u00eb p\u00ebrndjekur si hije dhe kan\u00eb sjell\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb edhe nevoj\u00ebn e kund\u00ebrshtar\u00ebve p\u00ebr eliminimin e tij fizik.<\/p>\n<p>Bardhok Pllanaj, i konsideruar si kumbari i drog\u00ebs veri t\u00eb vendit, ishte i lidhur me grupin t\u00eb fort\u00ebve t\u00eb Nikl\u00ebs. Ai u ekzekutua m\u00eb 4 prill 2021 n\u00eb lagjen Dobra\u00e7 t\u00eb Shkodr\u00ebs nga nj\u00eb tog\u00eb e vog\u00ebl qit\u00ebsish, kur sapo kishte l\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshorten e tij n\u00eb banes\u00eb, nd\u00ebrsa sapo ishte kthyer nga nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb spital te n\u00ebna e tij e s\u00ebmur\u00eb dhe po merrte rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe. Edhe pse krimi mbeti pa autor, prokuroria n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mori n\u00eb p\u00ebrgjim shum\u00eb personazhe t\u00eb njohur t\u00eb krimit, midis tyre edhe t\u00eb fshatit Nik\u00ebl n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb. Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto personazhe q\u00eb u vendos n\u00eb p\u00ebrgjim ishte edhe Marklen Haka.<\/p>\n<p>Dosja Hetimore Me q\u00ebllim p\u00ebrftmin e t\u00eb dh\u00ebnave me vler\u00eb jan\u00eb marr\u00eb dhe d\u00ebrguar n\u00eb p\u00ebrgjim disa numra telefoni t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb lidhje e viktim\u00ebs.<br \/>\nNga p\u00ebrgjimi i t\u00eb cil\u00ebve mendohet se mund t\u00eb p\u00ebrfitohen biseda me interes p\u00ebr hetimin.<br \/>\nP\u00ebrkat\u00ebsisht jan\u00eb p\u00ebrgjuar bisedat e Marklen Hakas, Kujtim Markut, Orlando Pllanaj, Eugers, Elhad dhe Erol Hyseni, G\u00ebzim Cafit, Dorjan Dulit dhe Mehdi Ivzikut.<br \/>\nPor paralelisht me p\u00ebrgjimin ambiental t\u00eb k\u00ebtyre personave, grupi hetues mori n\u00eb pyetje edhe d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb vendngjarje, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb jepnin detaje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme mbi at\u00eb \u00e7far\u00eb mund t\u00eb kishin par\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, si\u00e7 shikohet, Marklen Haka ishte nj\u00eb nd\u00ebr personat q\u00eb kishte lidhje me kumbarin e vrar\u00eb t\u00eb drog\u00ebs, Bardhok Pllanaj. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Bardhok Pllanaj ishte n\u00eb hetim edhe p\u00ebr episodin e d\u00ebshtuar t\u00eb transportit t\u00eb drog\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet Lagun\u00ebs s\u00eb Vilunit, ku bashk\u00ebpunoi me Indrit Rraj\u00ebn, nj\u00eb personazh tjet\u00ebr i krimit me banim n\u00eb fshatin Nik\u00ebl t\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00ebs, dhe kishte edhe lidhje miq\u00ebsore me Marklen Hak\u00ebn. Indrit Rraja, i cili shoq\u00ebroi Marklen Hak\u00ebn drejt Spitalit t\u00eb Traum\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb pas atentatit n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2019, ishte nd\u00ebr personat e par\u00eb q\u00eb sh\u00ebrbyen si ur\u00eb lidh\u00ebse midis nj\u00eb grupi prodhuesish narkotik\u00ebsh nga Vlora dhe atyre italian, n\u00eb Operacionin e Lagun\u00ebs s\u00eb Vilunit.<\/p>\n<p>Pllanaj, thuhej se ishte nd\u00ebrlidh\u00ebsi i tonelatave me drog\u00eb q\u00eb po b\u00ebheshin gati t\u00eb niseshin drejt Italis\u00eb, p\u00ebrmes dijenis\u00eb dhe territorit t\u00eb t\u00eb fort\u00ebve t\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Marklen Haka ruante miq\u00ebsi t\u00eb konsoliduar me Indrit Rraj\u00ebn. Megjithat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb roli i Marklen Hak\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb Rraj\u00ebs me Bardhok Pllanaj ose me trafikun e drog\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, dihet se Marklen Haka ruante miq\u00ebsi edhe me v\u00ebllez\u00ebrit Durim dhe Valter Bami.<\/p>\n<p>F\u00ebrkimet midis Marklen Hak\u00ebs dhe Bam\u00ebve nga ana tjet\u00ebr nis\u00ebn pas atentatit, kur Marklen Haka dyshoi se ai ishte tradh\u00ebtuar nga brenda grupit t\u00eb tij. P\u00ebrplasjet filluan pas ekzekutimit t\u00eb Aleksand\u00ebr Ndok\u00ebs n\u00eb Lezh\u00eb, v\u00ebllait t\u00eb ish-deputetit socialist Arben Ndoka, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2017. Marklen Haka ishte nj\u00eb nga personat e dyshuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, q\u00eb sh\u00ebrbeu si prelud p\u00ebr pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tij me v\u00ebllez\u00ebrit Bami. Miq\u00ebsia mes tyre u prish m\u00eb von\u00eb dhe tani ata jan\u00eb armiq t\u00eb p\u00ebrbetuar.<\/p>\n<p>Gjithashtu, duket se Marklen Haka u kthye n\u00eb armik edhe me Gentjan Bejtjen, nj\u00eb tjet\u00ebr eskponent i krimit n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb. Gentjan Bejtja ishte i pranish\u00ebm n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2013, kur u rr\u00ebmbye Enver Stafuka. Nj\u00eb atentat n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2023, n\u00eb fshatin Larushk t\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00ebs, ndaj makin\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn udh\u00ebtonin f\u00ebmij\u00ebt e Gentjan Bejtjes, tregoi p\u00ebrplasjet e forta brenda grupit t\u00eb \u2018T\u00eb fort\u00ebve\u2019 t\u00eb Nikl\u00ebs, ku Ramazan Sino, kunati i tij, u vra. Gentjan Bejtja kishte shk\u00ebputur marr\u00ebdh\u00ebniet me Bam\u00ebt dhe edhe me Marklen Hak\u00ebn, duke refuzuar ballafaqimin me ta n\u00eb varrimin e mikut t\u00eb tij t\u00eb vrar\u00eb, biznesmenit Iljas \u00c7ali. Ai \u00ebsht\u00eb thirrur p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi n\u00eb polici dhe dyshohet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga organizator\u00ebt e atentatit ndaj Marklen Hak\u00ebs, duke ndar\u00eb nj\u00eb urrejtje t\u00eb gjat\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb dat\u00eb 8 Qershor 2022, rreth or\u00ebs 14.30 \u00ebsht\u00eb marr\u00eb njoftim nga salla operative se n\u00eb vendin e quajtur kryq\u00ebzimi i fshatit Nik\u00ebl t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb Administrative, Nik\u00ebl-Kruj\u00eb,&#8230; <\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12984,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-12983","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12983","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12983"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12983\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12984"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12983"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12983"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/new.findnews5.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12983"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}